Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 168
  1. #31
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Urime Mirela Manjanit per arritjen e saj boterore. Edhe pse ishte per Greqine dhe jo per Shqiperine, perseri m'u be qejfi qe ajo si SHQIPTARE (po aq shqiptare sa c'jam dhe une dhe te gjithe emigrantet e tjere qe hyjne ne kete forum) arriti te fitoje nje titull te tille te permasave boterore. Nuk di qe ajo te kete share ne ndonje vend Shqiperine, ndryshe nga Pirro Dhima qe s'besoj se kishte lene gje pa thene. Ajo biles eshte martuar me bashke-atdhetarin e saj shqiptar, Xhelilin, qe do te thote se edhe pse keta te dy konkurrojne per lavdi nen flamurin grek, ne shtepi ndjehen po aq shqiptare sa dhe emigrantet e tjere. S'eshte faji apo pergjegjesia e tyre qe shteti shqiptar nuk perkujdeset sa c'duhet per sportin ashtu sic nuk perkujdeset sa c'duhet edhe per shume gjera te tjera. Nqs. del qe Mirela e ka share diku Shqiperine publikisht neper gazetat greke (pasi privatisht kritika konstruktive bejme te gjithe besoj) atehere do te ndryshoj mendim per te. Deri tani ajo thjesht duhet uruar per arritjen e saj personale, dhe te mos behet shenjester cmire e supernacionalisteve. Mos harrojme se pasioni i saj me i madh s'eshte politika por sporti, gje qe qeveria shqiptare nuk arriti t'ja jepte ashtu sic e deshironte ajo.

    Pra urime Mireles.

    (mare nga BBC-ja)

    Greece's Mirela Manjani is crowned as javelin champion but Britain's Kelly Morgan (right) finishes 12th.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #32
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar më parë nga Arbr|
    Luan Shabani eshte rrahur keq nga ish shef i komisariat te policis se elbasanit Mond Koseni dersia Koseni i ka thyer brinjt ne mes te Elbasanit dhe mir ja ka boh per mendimin tim.
    Ja se c'ndodh pra ne vendin tone te dashur. Kjo eshte turp dhe jo krenari. Krenaria shqiptare nuk rritet ndermjet shqitpareve me llafe boshe kafanesh, as me vjersha frymezuese qe mesohen ne kopesht (ato i kemi plot dhe nuk na mungojne), por rritet me pune permiresuese dhe kulture. Tek skenari i mesiperm une shof vetem kanibalizmin e atij shefit te policise, pasi nuk po na jepet ndonje arsye per rrahjen e tille makabre te nje personaliteti te tille te njohur.

    P.S.: Po deshet quameni vorio-epiriote, anti-shqiptare, tradhetare, ku di une... vetem nje gje po them... s'kam nge dhe durim t'ju pergjigjem posteve te tilla boshe, por vetem argumentave brenda temes per Mirelen.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #33
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Po daleni pak more njerez, lereni mendjen te flase dhe jo gjakun e nxehte. Pa mendohuni njehere mire, cfare te keqe ju ka bere juve Mirela Manjani, qe e shani dhe e mallkoni?
    Ve bast qe shumica e atyre qe sot e shajne dhe e mallkojne ate, para dates 30 Gusht as nuk e kishin idene se ekzistoka nje Mirela Manjani dhe kjo jo per faj te Mireles sesa te atyre qe ne vend te merren dhe te bisedojne per artin, kulturen e sportin, na derdellisin per politike dhe duan te na mbushin mendjen se ata jane me patriotet dhe atdhedashesit me te medhenj. A thua se keto jane cilesi qe privatizohen.
    Pa mendohuni njehere cfare do te benit ju sikur te ishit te talentuar ne dicka (pervec se me derdellitjet online) dhe ne atdheun e dashur jo vetem qe nuk gjeni dot perkrahjen e duhur, por te vihen edhe shkopinj nen rrota nga disa aparatcike te felliqur te korruptuar, qe cdo gje e kane kthyer ne sende shitjeje?
    A nuk do t´ia mbathnit sa me pare e sa me larg shoqerise se kalbur shqiptare, qe eshte qelbur koke e kembe nga korrupsioni?
    Ne Shqiperi individi, sado i talentuar te jete, shkelet me kembe dhe nuk lihet te marre fryme, lere pastaj te stervitet dhe te jete i gatshem per te fituar tituj boterore. Ne keto kushte kur edhe mbijetesa eshte e veshtire, e lere pastaj te ushtrosh sport, koncepti atdhe kalohet ne plan te trete ose te katert. Dhe nqs njeri prej ketyre sportisteve te talentuar del i suksesshem atehere kujtohen te habitur edhe shteti dhe shoqeria shqiptare: "daleni more, po kjo cupa ose ky djale na paskerkan qene shqipetare".
    Te gjithe ata sportiste shqiptare, qe kane patur sukses jashte Shqiperie (qofte ne Greqi, qofte ne Itali, qofte diku tjeter) e kane care rrugen e tyre vete, pa patur perkrahjen e kurrkujt, prandaj edhe gezojne respektin tim.
    Pale pastaj qe ka edhe nga ata qe deshperohen qe medaljet e sportisteve shqiptare i gezon Greqia dhe jo ndonje shtet tjeter. Sa paradokse dhe mediokre njekohesisht?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #34
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    E nderuar nuk ja vlen dhe eshte turp per ne nese i themi vetes shqipetare ti percjellim urimet Mirela Thanasit se ka ngritur flamurin greke per qellime perfitimi e jo sic thote i nderuari albo se nuk ka patur kush ta sponcorizoje petulla me uje.

    Le ta urojne greket se ndoshta do ta ndije veten me mire.


    kristal

  5. #35
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Minut pas minuti me kampionen e botes ne hedhjen e shtizez Mirela Manjani.

    1- hedhja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shijaksi-London : 02-09-2003 më 18:26

  6. #36
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    2-E gezuar nga forma e mire e hedhjes se shtizes.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #37
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    3-duke ju gezuar rrezultatit, shoqeruar me lot.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #38
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    4 Durrsakja Manjani e kurezuar kampione bote per Greqine.

    Sa mire do te ishte sikur ne krahet e saj te valevitej flamuri shqiptar i cili do te na bente te gjitheve ne SHQIPTAREVE aneembane botes krenar dhe te derdhnin lot gezimi.
    E ndersa tani duhet te derdhim lot hidherimi, teksa shikojme kete foto e cila do te na mbet gjate ne memorjen e cdokushit nga ne qe do ta shikoje dhe do ta fiksoje ne memorje.
    Megjithate Sukse Mireles, ne fund te fundit ajo mbetet shqiptare dhe lutja jone e perbashket do te jete.
    "MIRELA KTHEHU ATJE KU TI TAKON TE JESH, NE SHQIPERI"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Lis, turpi eshte menyra e ngushte e te menduarit qe ti ke, qe kujton se shoqeria shqiptare eshte bunkeri i dikurshem, ku partiar, shoqeria i imponohej individit me force.

    Jetojme ne kohe te tjera i dashur, ne kohe ku cdo shqiptar eshte i lire te beje perzgjedhjet e jetes se tij. Ti vazhdo te gjykosh gjithe shqiptaret dhe te flasesh "ne emer te popullit", une nuk e bej dot kete, pasi sic te thashe, une nuk jam me i mire se Mirela Manjani dhe e kuptoj plotesisht ate dhe sportitet qe kane zgjedhur turpin ne vendin e tyre, ne shkembim te nje mundesie per te shkelqyer dhe arritur maksimumin ne vendin fqinj. Edhe une zgjodha ameriken per arsyen e thjeshte se vendi im nuk me ofronte dot ato mundesi qe edhe une ti beja enderrat e mia realitet.

    Ju shikoni qimen ne syrin e nje sportisteje por nuk shikoni trarin ne syrin tuaj. Gjithesesi, ju keni mendimin tuaj dhe une kam timin, ndryshe nga ju, une nuk u imponoj.

    Per mua Manjani eshte kampione shqiptare, packa se flamuri qe ajo valvit me lart eshte ai grek. Ashtu sic me vjen tmeresisht keq qe bashkekombasit e mi gjejne kohe te flasin per derdimene si Edi Rama dhe nuk gjejne kohe te flasin e mbeshtesin ata mijra artiste, shkencetare, sportiste qe vetem kur thyejne rekorde boterore, dalin ne vemendjen e shqiptareve.

    Manjani gjeti ate mundesi per te shkelqyer ne Greqi, qe nuk e gjeti ne Shqiperi. Manjani merr ato duartokritjet dhe mbeshtetjen e zjarrte te grekerve sot, qe nuk i mori kurre ne vendin e saj. Dhe mos e krahasoni ate me Pirro Dhimat qe gjuhen e nenes ka greqishten pasi Manjani nuk eshte Pirro Dhima. Ajo nuk iku ne 1991 nga Shqiperia por ne 1997, vit qe kam ikur une e mijra te tjere.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    1
    Mirelen bashkatdhetare te mi , e njoh personalisht , vetem nje gje dua t'ju them dhe konkluzionet nxirrini vete , e pershendet Mirelen ne Shqip miremengjes dhe pergjigja qe merr eshte KALIMERA... Keshtu jemi ne Shqiptaret fatkeqesisht interesi ekonomik mbi te gjitha, harram buka e Shqiperise MIRELA.....

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •