Urime Mirela Manjanit per arritjen e saj boterore. Edhe pse ishte per Greqine dhe jo per Shqiperine, perseri m'u be qejfi qe ajo si SHQIPTARE (po aq shqiptare sa c'jam dhe une dhe te gjithe emigrantet e tjere qe hyjne ne kete forum) arriti te fitoje nje titull te tille te permasave boterore. Nuk di qe ajo te kete share ne ndonje vend Shqiperine, ndryshe nga Pirro Dhima qe s'besoj se kishte lene gje pa thene. Ajo biles eshte martuar me bashke-atdhetarin e saj shqiptar, Xhelilin, qe do te thote se edhe pse keta te dy konkurrojne per lavdi nen flamurin grek, ne shtepi ndjehen po aq shqiptare sa dhe emigrantet e tjere. S'eshte faji apo pergjegjesia e tyre qe shteti shqiptar nuk perkujdeset sa c'duhet per sportin ashtu sic nuk perkujdeset sa c'duhet edhe per shume gjera te tjera. Nqs. del qe Mirela e ka share diku Shqiperine publikisht neper gazetat greke (pasi privatisht kritika konstruktive bejme te gjithe besoj) atehere do te ndryshoj mendim per te. Deri tani ajo thjesht duhet uruar per arritjen e saj personale, dhe te mos behet shenjester cmire e supernacionalisteve. Mos harrojme se pasioni i saj me i madh s'eshte politika por sporti, gje qe qeveria shqiptare nuk arriti t'ja jepte ashtu sic e deshironte ajo.
Pra urime Mireles.
(mare nga BBC-ja)
Greece's Mirela Manjani is crowned as javelin champion but Britain's Kelly Morgan (right) finishes 12th.
Krijoni Kontakt