Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 168
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Postuar më parë nga kristal
    Ajo nuk eshte shqipetare dhe nuk ja vlen tia permendim emrin ketu ka kush te flase per te.

    kristali
    Shqiptare nuk je as ti Kristal qe jeton ne UK dhe ke bere dokumentat atje, as une qe jetoj ne SHBA dhe jam bere nenshtetas ketu, as 90% e vizitoreve te ketij forumi qe punojne/mesojne/jetojne/fitojne ne Perendim, larg Shqiperise.

    Perpara se te gjykoni boten, gjykoni vetveten. Njerezit nga Shqiperia nuk ikin nga malli, por nga halli.

    Albo

  2. #22
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    I nderuar albo po me vjen shume keq per mendimin qe ke dhene se te jesh i varfer nuk do te thote te mohosh dinjitetin tend,te thuash qe je greke kur nuk je,te ngresh flamurin grek kur mund te ngresh flamurin shqipetare dyshkabor,jeta nuk eshte dekumenta i nderuar e une nuk mund te quhem anglez se nuk di tia falja vetes nje gje te tille.

    Ndryshon puna per kosoven ku shume kosovare ngrene flamurin Gjerman duke patur parasysh se kosova nuk eshte shtet i pavaruar e nese do te vije dita mendoj se te gjithe keta do ti rikthehen flamurit shqipetar.

    Jeta kalon mes hallesh i nderuar por dinjiteti e integriteti duhet te ngelen te njejte.

    kristali

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Albo.. e ka then ajo para gjith botes qe eshte shqiptare? po e ka shpallur atehere hallal.. dhe ne larg jetojm po smohojm atdheun tone..
    Be yourself and you will always be in fashion.

  4. #24
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Postuar më parë nga Reina
    Albo.. e ka then ajo para gjith botes qe eshte shqiptare? po e ka shpallur atehere hallal.. dhe ne larg jetojm po smohojm atdheun tone..

    Reina e ka patur nga halli zemer se per halle mund te kete thene se keshtu thote albo,o zot i madh fali te pafajeshmit.


    kristali

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ktu pajtohem me albon, cuna mos umerrni me patritizem koti se te gjithe ne qe kemi ikur ne perendim, pavaresisht se kur na pyesim se nga jeni dhe i themi shqiptar, ne nje fare menyre e kemi braktisur vendin tone. Nuk po hyj te arsyet por persa i perket sportistave shqiptare qe kane emigruar ne greqi, dhe ato ne nje fare menyre kane pasur te njejten arsye qe kemi pas dhe ne. Tani ka nga ata si pirro dhimasi qe kane qene aktive kundra vendit qe i rriti dhe i ushqeu e i beri kampiona, dhe ai eshte fucker tradhetar, por ka nga ata si mirela apo luani qe jane sportista dhe per emer te pasionit te tyre kane shkuar ne nje vend te tille qe ti jape dicka qe shqiperia sua jep, ashtu si te gjithe ne te tjeret. Pse nuk dua une qe djersen ta derdh per shqiperine, po skam mundesi se me ate qe me afron nuk i kam mundesite te plotesoj enderrat e mia, dhe une se konsideroj veten tradhetar por emigrant. Po me kete sy duhen te shihen dhe keta njerez, ok.
    Ky eshte mendimi im
    Kroksi

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Postuar më parë nga Reina
    Albo.. e ka then ajo para gjith botes qe eshte shqiptare? po e ka shpallur atehere hallal.. dhe ne larg jetojm po smohojm atdheun tone..
    Sepse ti jeton ne Amerike qe ka liri dhe njerezit jane te lire te jetojne ate jete qe u pelqen, te shprehin ate qe mendojne dhe ndjejne pa i privuar asgje vetvetes. Ne Greqi dhe ne Europe nuk e gjen ate liri qe gjen ne Amerike, pasi atje ka vetem diskriminim e racizem. Ne Greqi keto jane me te dukshme, por as Anglia, Franca e Gjermania nuk ngelen pas ne kete drejtim. Ne shqiptaret e kemi provuar vete ne lekuren tone diskriminimin. Eshte e lehte per ne qe jetojme ne SHBA te ruajme traditen dhe identitetin shqiptar, por jo aq e thjeshte per ata emigrante shqiptare qe jetojne ne Europe e sidomos Greqi.

    I nderuar albo po me vjen shume keq per mendimin qe ke dhene se te jesh i varfer nuk do te thote te mohosh dinjitetin tend,te thuash qe je greke kur nuk je,te ngresh flamurin grek kur mund te ngresh flamurin shqipetare dyshkabor,jeta nuk eshte dekumenta i nderuar e une nuk mund te quhem anglez se nuk di tia falja vetes nje gje te tille.
    Ai "dinjiteti kolektiv" dhe ai "morali komunist" i "njeriut te ri proletar" u vrau enderrat dhe u mbylli dyert mijra sportisteve, artisteve, talenteve shqiptare te 5 brezave qe u dogjen nen komunizem. Mos valle Mirela duhej te vriste enderren e saj per tu bere kampione bote, duke ndejtur ne Shqiperi, vetem qe ju te mos "irritoheshit" nga suksesi i saj ne Greqi.

    Po te kishit treguar aq dhembshuri per sportistet shqiptar, nuk do ti kishit harruar ata, por do te kishit thene fjalen tuaj per mbeshtetjen financiare te tyre pasi ata nuk perfaqesojne vetem vetveten, perfaqesojne mbare kombin.

    Mirela Manjani na ka tradhetuar ne po ne ate mase sa ne e kemi tradhetuar ate dhe qindra sportiste/artiste/shkencetare/intelektuale shqiptare.

    Albo

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Albo kam jetuar dhe ne greqi.. dhe kam qen ne nje klas plot me greke qe mundoheshin te me thoshin jam greke ngaqe jam me orgjine nga vunoi.. vazhdoja ngulja kemb qe isha shqiptare dhe sme intersonte fare nqf isha e perbuzur nga ta..
    Be yourself and you will always be in fashion.

  8. #28
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo me vjen keq per gjykimin e ceket tendin.
    Kjo tregon ne fakt karakterin karakteristik shqiptar, aq te dobet, te paemancipuar dhe ceshte me e bukura ne hiqemi sikur jemi ata qe duhet te jemi dhe ne fakt me shume se disa diletante nuk jemi.
    Ti e permend Gjergj Kastriotin, por mos harro se ai u rikthye ne Shqiperi per te rivene nderin e tij ne vend.
    Ndersa persa i perket "shqiptareve" si Manjani, si Dhima qe deklaron se eshte puro grek, xhelilet etj, ata kurre nuk kane per tu kthyer, jo sepse ne shqiptaret jemi te padurueshem per te pritur edhe 20- 30 vjet por sepse karakteri jone naiv, principet tona te paformuara, kultivimi i dobet i shqiptarise nga vete ne shqiptaret, ka krijuar keto kushte qe cdo sportist, cdo politikan, cdo nje ne tre vete ne kufirin shqiptaro grek, te deklarohet per ca para te felliqura dhe per ca kushte me te mira, si grek dem baba dem.
    Edhe boksieri Luan Krasniqi eshte shqiptar por mbaj mend para nje viti qe ai duartrokitej me shume entusiazem nga turqit te cilet mund te ishin mbi 80 vete dhe flamuri turk valevitej ne sallen ku ndeshej Krasniqi.
    Neqoftese flasi per politike, ka sa te duash grekofile shqiptare qe punojne per interesat greke dhe jo ato shqiptare.
    Shembuj kemi nga politika 13 vjecare duke mos lene pas edhe shume pjese nga historia e se kaluares ku te gjithe ne e njohim Naum Veqilharxhin per njeri atdhetar e iluminist dhe nipin e tij Jani Calin per nje njeri antikombetar e sa e sa te tjere.
    Eshte turp Albo te presesh gjykime te tilla naive nga vete ty qe drejton kete forum dhe do ishte me turp te perkedhelej e tu jepej kurajo forumsave sikur ne te ardhmen Shqiperia do rregullohet e do kemi sportistet tane qe do ngrijne lart e me lart krenarine shqiptare.
    Eshte akoma me deshperuese kur ju Albo, per tu shfajesuar ose per te shfajesuar rolin e Manjanit, juve u "rikujtoni" forumsave te fundit te ketij shekulli neper Evrope dhe bote se edhe ju nuk jeni shqiptare, edhe ju tashme keni kombesi te atij vendi ku jetoni, edhe ju duhet te shperfillni shqiptarine, edhe ju beni mire te gjeni ndonje mundesi te tille se me vlere ka mundi dhe djersa jote per te huajt se sa e harxhon ate per kombin tend.
    Jeni shume larg shqiptarise, dukeni qe jeni i ri ne moshe dhe fatkeqesisht nje ateist pa mend ne krye ashtu si te gjithe ne, por dua te ju uroj te kerkoni mendte se keshtu si e keni nisur ose e kemi nisur, do ngelemi disa njerez pa fe, pa kombesi, pa ardhmeri e ceshte me e keqja, manjanet, dhimat, pashkot, rrapushet etj etj do shtohen me shumice dhe ne do rremojme nepere historira per te marre vesh se a ishin shqiptare keta apo nuk qene te tille, ne menyre qe krenarine e tyre te derdhur diku tjeter ta vjedhim me veset me negative qe paraqet shqiptari.
    Turp shume turp.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #29
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Sa mire do te ishte sikur Mirela Manjani ti lexonte keto komente.
    Eshte per tu pershendetur fitorja e saj dhe njekohesisht per te ardhur keq qe ajo fitore eshte nje fitore per Greqine.
    Gjithkushi mund te perdori terma te ndryshme per ti etiketuar sportistet e "shitur" per ca dhrahmi ke greku.
    Por le te shpresojme i dashur Albo qe nje dite do te kthehen dhe do te na perfaqesojme denjesisht.
    Eshte fatekeqesi kombetare largimi i tyre dhe marrja e nenshtetesise Greke.
    Shteti shqiptar duhet te tregoje nje kujdes te vecante per keto "fruta" qe rriten nga nje "peme" shqiptare dhe "pertypen" nga Greket.

  10. #30
    No Limit Maska e Arbr|
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    n'pyll
    Postime
    82
    Mirela-Manjani Luan-Shabani Piro-Dhima dhe Jorgo-Xhelili ish bashkeshorti i Mireles etj etj jan shqipetar qe karieren e tyre e vazhdojne per kombetaren e greqis ose hellas greqia lavderohet me keta atletik shqiptar edhe nqs Piro Dhima eshte voriopiriot prap quhet shqiptar.Sidomos tani me kte te funit medalien e arit qe mori Mirela Xhelili kudo qe te kontrollosh nerper kanalet greke lajme emisione etj ajo permendet Xhelili Xhelili.Luan Shabani eshte rrahur keq nga ish shef i komisariat te policis se elbasanit Mond Koseni dersia Koseni i ka thyer brinjt ne mes te Elbasanit dhe mir ja ka boh per mendimin tim.

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •