Manjani - Shqiperia 1:0!
Atletja shqiptare qe garon per Greqine, se bashku me shqiptaret, kane shume arsye t'i gezohen titullit Kampine Bote ne hedhje shtize... por jo edhe pushtataret e Shqiperise
Nga Adriatik Kelmendi
Si te mos sjelle gezim arritja e titullit Kampion Bote per nje sportist shqiptar? A ka ndjenje me te mire se kur e di qe nje pjesetar i popullit tend arrin qe nje fushe te caktuar te jete i pari ne gjithe globin? Atletja shqiptare, Mirela Manjani, ka zene vendin e pare ne kategorine e hedhjes se shtizes ne Kampionatin Boteror te Atletikes, mbajtur ne Paris. Po ashtu, ajo ka vendosur rekord te ri ne kete kampionat tradicional, me rezultatin perfundimtar 66, 52 metra. Por, ne fund medalja i ka shkuar Greqise dhe ne piedestalin e kampioneve ka valuar flamuri grek. Ketu edhe fillon ai pshtjellimi qe misheron dy ndjenjat diamteralisht te kunderta shpirterore lidhur me nje situate te vetme.
Gezim apo deshperim? Urim apo sharje? Apo, s'jane te dyja bashke?! Mirepo te dyja i ndan nje vije e thelle dalluese. Shume gezime e urime per kampionen Mirela Manjani dhe popullin shqiptar, por edhe shume deshperim dhe sharje per pushtetaret shqiptare. Njesoj shume dhimbje per Mirelen, shqiptaret dhe pushtetaret, bashke. Kaptina e Mireles sot mund te karikoje me se miri realitetin shqiptar te shekullit XXI.
Eshte vertete shume per t'u cuditur reagimi i disa personaliteteve shqiptare te sportit lidhur me arritjen e Manjanit. Shumica e pane ate me sy te keq per shkakun se nuk ka garuar me ngjyrat e shtetit te saj, Shqiperise, por me ato te nje shteti tjeter. Por, sic duket te gjithe harruan te pyesin se ku qendron shkaku themelor qe ka sjelle ne nje pozite te ketille, si Mirelen, ashtu edhe shume e shume sportiste te tjere shqiptare sot qe garojne e shenojne suksese nen flamujt e shteteve te tjere. A jane vertet, sportistet, ata qe duhet te shihen me sy te keq? Vete nje pyetje e formuluar ne kete menyre flet fare bukur per ironine e situates. Si mund te shahet nje person qe ia del te jete i pari ne bote ne nje fushe?
Natyrisht se nje karakterizim me qellim ofendimi per ta shenon nje lajthitje prej kujtdo qe vjen. Keta sportiste, perkundrazi, meritojne respektin me te madh te te gjithe atyre qe veten do ta quanin patriote shqiptare. Kurse, faji perse sukseset e tyre nuk i atribuohen Shqiperise (se paku, derisa edhe Kosova nuk do te kete mundesine qe te garoje e pavarur ne arenen nderkombetare) do te duhej kerkuar te personat te cilet edhe paguhen dhe jane zgjedhur nga populli per te nxitur, organizuar, drejtuar, zhvilluar, mbrojtur e ngritur vlerat e interesat e kombit e te shtetit. Ne rastin konkret adresa eshte: Qeveria e Shqiperise. P.sh, ajo ministri e parendesishme (sic!) eshte ajo e Sportit, do te kishte mundur ne shume raste te arrinte ate qe thuajse kurre nuk po ia del ta arrije e rendesishmja (sic!) duhet te jete, ministria e Jashtme.
Investimi ne talente te deshmuara, si soji i Mireles, do te ishte nje nder beneficet me te medha per shtetin qe aq deshperueshem ka nevoje qe emri t'i degjohet ndonjehere nderkombetarisht edhe per te mire. Sportistja shqiptare e Greqise, aktualisht, parashikohet si kandidatja kryesore per medaljen e arte ne hedhjen e shtizes edhe ne Olimpiaden 2004, qe mbahet ne Athine. E tash mund te paramendohet se c'fare shansi i humbur do te jete ky per Shqiperine, nese bija e saj do te triumfoje ne ngjarjen me te madhe sportive ne bote- qe percillet nga me se 1 miliard njerez- por sersih te mos ngreje lart flamurin shqiptar.
Mund te tingelloje si shume ironik ky mendim, por Shqiperia me kete do te humte rastin qe nga shume njerez ne bote emri t'i degjohej per here te pare, dhe ate per nje vlere kulmore. E per kete, sigurisht, se me se paku ka faj Mirela. Aq me keq, kur ne situata te ketilla shqiptaret e kane kapur veten shpesh gjate historise, kur individe shqiptare kane shenuar suksese kulmore nen emrin e shteteve te tjera, ne sport, ne kulture etj., ndersa bashkekombasit e tyre jane kenaqur vetem me faktin se ata diku, ne ndonje vend, ose ne ndonje interviste, ashtu shkarazi e si nen ze, kane permendur faktin se ata "ne te vertete jane shqiptare, por..." Nder te gjitha keto, me se tepermi dhemb fakti se keto pjese te padeshiruara te historise, po na perseriten edhe sot, pa parashenja se do te pushojne se perserituri edhe neser.
Derisa te mos kemi mundesi te shohim diten kur sukseset individuale shqiptare do te dine te organizohen qe te jene edhe suksese te pergjithshme per kombin e shtetin shqiptar- urime triumfit te Mireles.
Krijoni Kontakt