Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 168
  1. #111
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mirela fitoi dhe bravo i qofte, eshte atlete e talentuar dhe e suksesshme dhe per te po investojne greket (pas investimeve te para qe kish bere shteti shqiptar deri ne pergatitjen e saj e pjesmarrjen ne olimpiaden e Atlantes, te cilat duket se ajo i ka fshire nga kujtesa). Nese do ta kish arritur fitoren me flamurin e Shqiperise, apo do te kish ruajtur kontaktet me vendin e lindjes dhe identitetin e saj te fituar me lindjen, atehere do te sherbente si burim simpatie per shqiptaret per kedo qe do te kish degjuar per te e te vihej ne kontakt me shqiptare ne ambientin ku jeton (kudo ne bote). Kete lloj simpatie (pa folur per perfitimet materiale ne industrine e sportit e turizmit sportiv, sepse per keto greket po investojne e do te marrin fitimin) nderkohe po e gezojne greket. Mund ta gezonin patjeter dhe te tjere shtete duke filluar me Ameriken si me te deshiruaren e duke perfunduar ne shtete evropiane. Por nese ka dicka ketu qe nuk shkon, eshte se kete sjellje ajo po e shfaq ne vendin qe diskriminon bashkekombasit e vet dhe asaj i duhet te jete vec e verbuar dhe e shurdhuar qe te mos shohe e degjoje se c’ndodh aty me shqiptaret. Ndaj pozicionimi i saj si nje greke e mbeshtjelle me flamurin grek me rastin e fitores ngjan me balte mbi shqiptaret qe shtypen ne kete shtet. Rangu i saj ne shoqerine greke eshte shume me i larte dhe me i zeshem se ai i shqiptareve qe robtohen per nje cope buke dhe zeri i saj ne kushte te tilla do te kishte fuqi te bente mire per ta. Ne rastet e nje deklarimi te Mireles (si shqiptare emigrante) per permiresimin e kushteve te emigranteve shqiptare ne Greqi, nuk besoj se do t’ia merrte kush per keq perfaqesimin e shtetit grek ne atletike.

    Deshiroj te kujtoj ketu nje rast te nje aktori te dale nga nje vend i vogel e qe tani konkurron per postin e guvernatorit te Kalifornise. Behet fjale per Arnold Schwarzenegger. Ai jo vetem qe e viziton rregullisht Austrine, por i ben reklame asaj me personin e vet ne te gjithe nivelet e shoqerive boterore, ku kane arritur te hyjne filmat e tij. Austrine e njohin prej Terminatorit (Arnold Schwarzenegger) dhe Herminatorit (Herman Maier - skiatorit).
    Ndoshta ndodh qe Mirela Manjani vite me vone te kujtohet per Shqiperine dhe per pefaqesimin e saj ne rolin e nje ambasadore ne fushen e atletikes, apo thjesht ta beje te zeshem identitetin e saj shqiptar. Edhe Aleksander Moisiu vec ne vite te vonshme te karrieres se tij u kujtua per identitetin shqipar duke bere asokohe kerkese per pasaporten shqiptare. Nuk kish reklamuar ndonjehere prejardhjen e tij e nuk kish pasur ndonje lidhje shpirterore me Shqiperine. E dini c’ndodhi? Mbreteria shqiptare ia refuzoi ate ne kohen qe ai e kerkoi pikerisht sepse ai nuk kish shfaqur ndonjehere interes per Shqiperine dhe ia dha vetem pak kohe para vdekjes (nje lloj pendimi).(Me shume lidhur me kete gjeni ne librin e studiuesit gjerman Rüdiger Schaper qe tani eshte perkthyer e publikuar edhe ne Shqiperi.)
    Uroj qe nese kjo deshire i ngjallet Mireles, shteti shqiptar te mos i pergjigjet ne te njejten forme si Moisiut. E nese kjo deshire nuk i ngjallet ndonjehere, atehere problemin e ka ajo dhe jo ne qe e dime se ajo eshte shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 09-09-2003 më 04:36

  2. #112
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Dita ,pershendetje.
    Mirela Manjani apo cilido sportist tjeter shqiptar qe garon per shtetet e tjera eshte nje individ. Ajo nuk perfaqeson atje Shqiperine dhe shqiptaret ( fare thjesht sepse nuk e ka zgjedhur kush ta perfaqesoje).Ajo perfaqeson atje vetem veten e saj....
    Sa per imazhin e saj te mbeshtjelle me flamur grek.....normal me duket. Eshte OFICERE e Marines greke, eshte betuar ta mbroje atje vend. Tjeter pune se nuk na vjen mire ne, veprimi i saj eshte mese normal.

    Sa per Arnin ( Shvarzeneger) ......Sigurisht do ta vizitoje ai dhe do ta doje Austrine.Se Austria nuk eshte Shqiperi....I solli dy medalje ari ( te Mister Universit) -(ne te vertete a eshte sport olimpik bodybuilding apo thjesht show?) dhe austriaket ia shperblyen jo vetem me para dhe me publicitet, dhe duke i vene emrin "Arnold Shvarceneger" nja dy -tre rrugeve, si dhe stadiumit me te madh te futbollit te Austrise.........
    Nuk po them ti jepet emri Pirro Dhima apo Mirela Manjani ndonji rruge apo Stadiumi ne Shqiperi.......Por Ymer Pampuri ama i takonte qofte dhe nje rrugice tia vinim emrin.....Se nuk kemi lene rruge e sokak pa quajtur me emrin e ndonji "komunisti" qe hipi ne peme per te mbedhur fiq per partizane dhe ra dhe theu qafen...Ketyre ua nderojme emrin...Atyre qe na sollen medaljet jo......Ky eshte ndryshimi midis Austrise dhe Shqiperise , Dita...Dhe per sa kohe do te kemi kete mentalitet si popull dhe si shtet, do te kete Manjane e Dhima qe do te rrine te mbeshtillen me flamure te huaj......
    Me respekt Toro

    P.S. Ne Greqi ka nja dy-tre rruge dhe nje stadium qe quhet Pirro Dhima...Ne Filadelfia te SHBA gjen nje statuje komplet te boksierit qe nxorri qyteti ( eshte fjala per Rockun e famshem qe eshte bere film!!!!). Ne Austri NDEROHET Shvarzenegeri, packa se ka "tradhetuar" Austrine dhe eshte bere shtetas amerikan...Ne Brazil Peleja eshte "Mbreti" jo zyrtar i Brazilit.Ne Serbi apo Kroaci nderohen sportistet qe u kane ofruar vendeve respektive me emra stadiumesh e rrugesh.Ne Itali futbollistet jane idhuj per rinine.....Ne cdo shtet te botes se qyteteruar do te gjesh ( qofte te fshehur ne ndonji qoshe te fshehur) nje veper arti qe nderon sportistet qe kane nderuar dhe i kane sjelle medalje kombit dhe shtetit......Pervec Shqiperise......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toro : 09-09-2003 më 12:44
    "Who is John Galt?"

  3. #113
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    o toro, pervec shqiperise thua, ndoshta shqipertaret kane qene ne periudhen e rritjes se kultures se sportit ne halle tjera?, ndoshta, se shih kosoven, tash kater vite pas clirimit ende po jane ne nje thellesi stagnacioni ne kete aspekt, nuk ja kane as haberin bile si te veprojn. A nuk eshte e drejte e cdo individi te shfaq aftesite e tija pa mare para sysh ku jeton dhe ne cfare sistemi politik apo gjendje politike gjindet?, pse kosovaret nuk ngulin kembe per pjesemarjene e tyre ne gara nderkombetare. Ta marim se ceshtja e kosoves mbetet edhe 100 vite pa zgjidhur, dmth. se individet kosovare nuk do te kene mundesi "teknike" te tregojn aftesite e tyre (garat nuk jane gje tjeter vecse matje e aftesive te njerit ndaj tjetrit)?

    Ka dikush njohuri me te thella mbi kete ceshtje, si qendron sporti kosovare ne raportet me nderkombetarizimin e tij?, kur do te luaje skuadra e UNO protektoratit kosova nje ndeshje INTERNACIONALE futbolli?, kure do te garojn atletet kosovare per UNO protektoratin kosovare?


    Flm

    PS: stadiumi me i madh i austrise gjindet ne vjene, ernst happel stadion me afer 50 000 shiques, kurse ai qe mban emrin e arnoldit gjindet ne qytetin GRAZ (klubi FC GAK), dhe ka nje kapacitet 15000 deri me 18000 shiques.
    albanish by nature

  4. #114
    syth
    Anëtarësuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    n'dege maji
    Postime
    47
    Natyrisht qe Mirela eshte e tradhtuara. I provoi te gjitha ne vend te vet e askush nuk i vuri vesh dhe kjo eshte e fresket se nuk ka kaluar shume kohe. Patetike me duket kjo dashuria ndaj vendit tend kur je komod shume jashte tij. Harroni qe fatkeqsisht Shqiperia po na tradheton te gjitheve nga pak e perdite.
    !

  5. #115
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Cil si jashte teme por nje pyetje kisha:
    Ajo Mirela ai ka ndonje borxh atij trajnerit te saj Shqiptar qe e zbuloi, e sterviti dhe luajti nje rol deri sa ajo arriti te konkuronte suksesshem ne arenen nderkombetare?
    Po shtetit Shqiptar qe "nuk i dha" asgje po e beri ate qe eshte sot?
    Shume e theksojne faktin qe Shqiperia nuk i dha Mireles asgje por harrojne faktin se Shqiperia e nxorri si atlete te rangut nderkombetar dhe Greqia e gllaberoi me pas.
    Frutet qe ajo po korr tani jane rezultat i fares qe u hodh ne Shqiperi.
    timeo Danaos et dona ferentes

  6. #116
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Pikerisht "Une jam Z..." ky eshte mentaliteti i gabuar qe kemi si komb...Pa mohuar aspak meriten e trajnerit qe e zbuloi, e trajnoi dhe e sterviti ( per ate pune paguhet apo jo -per te zbuluar talente, nuk besoj se paguhet te pije kafe apo te mbaje shalqinj neper ara!!!!!!), Durresi ( dhe qytete te tjera) kane plot vajza te talentuara per atletike. Por vetem Mirela ka arritur te dale e para...
    Shqiperia po e ritheksoj nuk i dha Mireles ASGJE! Shteti shqiptar ne baze te Kushtetutes qe ka e KA PER DETYRE tu ofroje shtetasve te tij kushtet minimale qe ata te punojne , te kene prosperitet dhe te drejte ne jete atje ku kane talentet e tyre... E KA PER DETYRE! Nuk i ka bere ndonji privilegj Mireles apo ndonji tjetri...Privilegjet e shtetit shqiptar i gezon tjeterkush pervec sportisteve ( e kam fjalen per politikanet e soj e sorrollopin e tyre).
    Sporti sot eshte PUNE! Profesioni: Futbollist, basketbollist, atlet, gjimnast etj...Dhe kur shteti nuk te ofron ambientin e punes ( stadiume, pista etj) , nuk te ofron as pagesen ( sa eshte rroga e nje gjimansti pershembull?), nuk te ofron as sadifaksionin shpirteror ( stimulimin material dhe jo material, publicitetin etj) , atehere punetori ( ne rastin tone sportisti) ose detyrohet te nderroje pune, ose nderron shtet.....Imagjino psh sa police do te kishte Shqiperia sikur shteti ketyre "punetoreve" mos tu ofronte as pagese, as rroba per tu veshur, as autoritet ...ASNJI......

    Sportistet kur thyejne rekorde boterore dhe fitojne medalje, nuk jane me njerez te thjeshte, por kthehen ne personalitete boterore....Pirro Dhima psh ishte personalitet boteror sa kohe luante per Shqiperine......Kish fituar medalje te arta dhe kish thyer rekorde boterore...Dhe ketij personaliteti boteror, ata "tradhetare" qe kemi ne krye i mohuan nje gje shume te vogel. Nje trasferim nga shkolla bujqesore ne Institutin e Sporteve nga ku do dilte "PROFESOR FISKULTURE". Ne Shqiperi kishte me mijera profesore fiskulture te futur me miq e me tarafe,ne shumicen e tyre te paafte dhe qe s'kishin asnje lidhje me sportin, as i kishin ofruar Shqiperise nderin qe ua kishte sjelle Dhima, por per nje personalitet boteror si Dhima qe kishte perfaqesuar denjesisht Shqiperine ne rang nderkombetar profesor fiskulture ishte "molle e ndaluar".....Eh kushdo prej jush te kishte qene ne vend te Pirro Dhimes, do te kishte bere te njejten gje qe beri ai...
    Kurse ne Shqiperi ( lexo me lart bashkebiseduesit e tjere) nje personalitet boteror dhe rekordmen si Luan Shabani rrihet ne mes te rruges nga Komisari Koseni sikur te ishte nje hajdut xhepash i rendomte...Do me per Belulin?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toro : 09-09-2003 më 15:45
    "Who is John Galt?"

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e altin uku
    Anëtarësuar
    04-05-2003
    Vendndodhja
    milano(itali)
    Postime
    25
    te vjen inat te shohesh qe nje atlete shqiptare te perdore flamurin e nje vendi tjeter.edhe per dicka qe jemi te zote qe te bejme duam tja japim meriten atij tjetrit!
    po he ju qe perkrahni mirelen nuk keni edhe ju deshire qe te pakten te degjoni nje fjale te mire per shqiptaret se deri tani vetem fjale te keqija po degjojme.
    sporti ne shqiperi ka mbaruar sepse disa persona parazit nuk po i lene edhe ata talente te reja qe te rriten.
    do te shikoni se edhe pas disa vitesh edhe ky brez peshengritesash do te ike nga shqiperia.
    uroj qe nuk do te ndodhe kjo gje por me keta nenpunes te federates nuk arrihet asgekundi.
    ju jap nje shembull qe nje atlet i beselidhjes YLLJAM KOLA ka dale per tre vite rresht kampion shqiperie per te rinj per 400m,nje vit per kercim ne rere dhe nje vit per 100m!!!!
    gjeja me e bukur ishte se ai nuk ka arritur qe te perfaqesoje shqiperine ne rang europian ose boteror.keto jane fjale te verteta sepse ai ka qene shoku im i squadres per 5 muaj.
    pastaj kur njeriu ben gjithe ate mund dhe nuk te njihet atehere ka ardhur koha te mendosh se ketu ka dicka qe nuk shkon.mua me vjen shume zor qe te pranoj qe nje atlet shqiptar te ngreje flamurin e nje shteti tjeter!
    mund te me urresh ose dashurosh por indiferente te lutem mos te me qendrosh!

  8. #118
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Boll me idealizma te venitura me kohe...behuni pak realist te gjithe pastaj flisni !

    Ps...Opinionin tim e kam thene ne postimin#86.....nese ndonjeri nga ju i hedh poshte ato qe kam thene, ju jap doren dhe bashkohem me ju. Deri tani po qesh akoma duke lexuar shkrimet tuaja. ....me e keqja eshte se shumica ketu jane ne emigrim dhe harrojne sa pak ose ..aspak.. e vrasin trurin per KOMBIN qe e ngrejne ne piedestal ............vetem me llafe , kuptohet....

  9. #119
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Toro
    Pikerisht "Une jam Z..." ky eshte mentaliteti i gabuar qe kemi si komb...
    Shqiperia po e ritheksoj nuk i dha Mireles ASGJE! Shteti shqiptar ne baze te Kushtetutes qe ka e KA PER DETYRE tu ofroje shtetasve te tij kushtet minimale qe ata te punojne , te kene prosperitet dhe te drejte ne jete atje ku kane talentet e tyre... E KA PER DETYRE! Nuk i ka bere ndonji privilegj Mireles apo ndonji tjetri...Privilegjet e shtetit shqiptar i gezon tjeterkush pervec sportisteve ( e kam fjalen per politikanet e soj e sorrollopin e tyre).
    Po mir Toro kte "mentalitet" te gabuar e kam une, e ke ti, apo e kemi te dy si pjestare te atij kombi?!
    Shqiperia edhe une po e ritheksoj LUAJTI ROLIN KRYESOR ne formimin e Mireles si atlete. Ndoshta ty qe i vlereson gjerat vetem monetarisht te duket ASGJE, por per mua eshte dicka shume e madhe. Ashtu sic mund te them edhe per veten time megjithese kam ikur 19 vjec nga Shqiperia, formimin tim ja dedikoj atyre mesuesve te mia qe me morren nje femije 6-vjecar dhe me brymosen e me bene nje te ri 19-vjecar.
    Frytet e asaj pune te pashperblyer do i haje Amerika po ama mirenjohjen une ia kam falur perjete atyre.
    Une Mirelen s'e konsideroj tradhtare pasi te atille quaj klasen politike Shqiptare qe po e shet Shqiperine per nje cope buke, por pyetja ime kishte me teper nje karakter detyre shoqerore dhe mirenjohje qe dikush duhet te shprehe ndaj atyre qe luajne rol ne formimin e nje personi se ne fund te fundit jemi njerez dhe po u zhveshem dhe nga normat me elementare njerezore atehere c'na ngelet?
    Eshte cehstje morale me teper se sa ligjore.
    Kjo qe po na ndodh ne sot po ndodh kudo ne vendet e varfera, banoret e te cilave po emigrojne ne Perendim per te mbajtur me buke popullsine ne renie te Evropes.
    Nejse ajo pyetja ime ishte jashte teme ndaj dhe nuk meritonte aq pergjigje te perzgjatur prej teje.

    Z...
    timeo Danaos et dona ferentes

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2003
    Postime
    8
    OK OK asnje nuk e njeh Mirelen sic e njoh une. Kam qene edhe une dikur Kampione e Ballkanit me Mirelen e shoqe te ngushta. Te dyjave na eshte bere oferta per ne Greqi po une e pata aq karakter qe te mos pranoja. Shqiperia ndoshta nuk i ka kushtet po kush tha mua dhe Mireles na u dhane bursa per tu stervitur jashte shteti mua ne Paris e Mireles ne Atlanta. Keshtu qe nuk ishte e nevojshme qe Mirela te ndronte nenshtetesi per shkak te kushteve, sepse kushtet ju dhane. Ai nuk ka guzuar tju flase ekipit kombetar te shqiperise dhe bente sikur nuk na njihte. E takova fshehurazi dhe me tha fol Italish dhe thuaj qe je Italiane. Qe prej asaj dite nuk i kam folur me. PO ajo thote qe eshte greke dhe jo shqiptare. Turp Turp.....

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •