Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Mos bini pre e propogandes greke dhe te perdorni fjalen Vorio
    epiri por quajeni jugu i shqiperise.
    Hapja e shkolles greke ne korce eshte problematike sepse qellim do te kishte grekezimin e shqiptarve dhe jo arsimin e grekeve sepse dihet qe greke ne korce nuk ka. Ne nuk mund ti kunder-pergjigjemi grekeve me te njejten arme sepse po u hap nje shkolle shqipe ne greqi do behet nami dhe greket nuk kan per ta lejuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga elbasanas : 26-09-2003 më 14:15

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Gazeta KOHA JONE
    E Shtune, 27 Shtator 2003


    NJE VDEKJE GREKE NGA NJE JETE SHQIPTARI

    Vetem nje iluzionist do ta besonte ate fabul te sajuar ne menyren me mediokre te mundshme, ne menyren me feminore te mundshme, po aq dhe ne menyren me te pacipe te mundshme: nje polic grek qellon ne ajer me nje plumb dhe ky i bie ne koke shqiptarit. Prove me te mire se kjo per fajin e policise greke nuk mund te gjendet. Me pas, u tha, gjithnje nga pala greke, se shqiptari i vrare me nje plumb ne koke, ishte nje kontrabandist. Duken krejt qarte perpjekjet groteske te policise greke per te fshehur nje krim. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte grek. Krimineli ka nje emer dhe ai nuk eshte vetem polici grek qe shkrepi pistoleten. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte nje emer i keq: Ksenofobi Greke. Te ishte ky nje rast i shkeputur, do te mundoheshim te gjithe te pershpirteshim perpara trupit te pajete te emigrantit fatkeq e te falnim fisnikerisht, sic e kemi per rrenje ne shqiptaret. Por, qe me ndryshimet e medha demokratike te hapjes, jemi perballur periodikisht me dhunen e strukturave policore e shteterore greke ndaj emigranteve shqiptare. Greket vazhdimisht kane menduar e vazhdojne te mendojne gabim, duke fantazuar me superioritetin e nje vendi perendimor, anetar te BE e NATO-s. Greket ne pjese te madhe te tyre, mendojne shume gabim, madje abuzojne, me faktin se kane "ca lefta" me shume se shqiptaret. Ata duhet te dine te lexojne mire historine, ate histori kur vete ata vinin bregdetit shqiptar per te punuar toka, per te mbjelle ullinj e ndertuar mure me gure. Dhe per te marre me vete ca leke per familjet e tyre. Tamam sic bejne sot shqiptaret. Histori qe perseritet, ose per tu treguar grekerve se teoria e Galileit eshte universale ne kohe e hapesire. Problemi eshte akoma me i thjeshte, nese policet greke nuk jane analfabete: kemi qene vertete nje vend i varfer, shume i varfer. Madje jemi akoma nder vendet e varfera, por duhet te shikoni mire ndryshimet ekonomike progresive ne vetem nje dekade demokraci.

    Atehere pse? Pse kaq urrejtje ndaj shqiptareve? Po politika shteterore?

    Sikur te ndodhte nje ngjarje e tille makabre ne Shqiperi, a mund te imagjinohet se si do te sillej shteti grek?! Cdo te ndodhte me kufirin, me emigrantet, me politikat apo marredheniet bilaterale nese nje polic shqiptar do te vriste me nje plumb ne koke nje shtetas grek me duar ne xhepa?! Ne s'kemi pse te heshtim per nje njeri qe na e kane derguar ne qiell ne menyren me te padrejte njerezore. A ju kujtohet se si reagoi politika greke kur u burgosen kater shtetas shqiptare me nenshtetesi greke ne vitin '93? Dhe behej fjale per kater nenshtetas qe kishin shkelur flagrantisht ligjin shqiptar, kishin kryer veprimtari antikombetare shqiptare dhe po ne menyren tipike kishin shkaktuar nje ngacmim etnik. Natyrisht evokimi jo gjithmone eshte i vyeshem. Por ne rastin e emigrantit te njome shqiptar, te vrare ne kufi nga policia kufitare greke, kemite bejme me nje mungese shpirti, me nje krim te shemtuar te cilin natyrshem mund ta quajme te pashembellt. Eshte dinjitoz reagimi i Komitetit grek te Helsinkit, por eshte cinik deklarimi zyrtar "per vrasjen e nje kontrabandisti". Ndergjegjia shteterore greke ne kete rast, ka perfituar nje ngjolle, nje zezim te cilin s'mund ta fshehe as prezenca europarlamentare e as perkedhelia europiane. Perballe kesaj vrasjeje shteterore gjithe greket dhe shtetaret e ketij vendi "ndiejne nje meditatio mortis kur duhet te ndienin nje meditatio vitae".

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Greqia në listën e zezë te SHBA-s



    Greqia do t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara të korrigjojnë listën e organizatave terroriste ndërkombëtare, të publikuar prej tyre të enjten e kaluar, me qëllim që të merret parasysh shkatërrimi i grupit terrorist grek "17 Nëntori", njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke.
    Shefi i diplomacisë greke, Georges Papandreu, urdhëroi ambasadorin e Greqisë në Uashington të kërkojë korrigjimin e kësaj liste, në mënyrë që ajo të përputhet me realitetin", tha zëdhënësi i tij, Panos Beglitis, gjatë një takimi me shtypin. Një ndërmarrje e ngjashme duhet të bëhet edhe pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, saktësoi ai.

    Në listen e 25 organizatave terroriste ndërkombëtare, të bërë publike të enjten në një version të rishikuar, përmendet edhe grupi "17 Nëntori". "Greqia dëshiron që ky raport, që nuk pasqyron zhvillimet e fundit, të plotësohet, duke marrë parasysh vlerësimet e saj", shpjegoi Beglitis, duke përsëritur se, për Athinën, ky grup ishte shkatërruar. Media greke kishte reaguar ashpër ndaj faktit të përfshirjes së këtij grupi në listën amerikane. Kjo e fundit citon edhe një grup tjetër grek, "Celulat Revolucionare", që, sipas policisë greke, janë formuar nga organizata e dytë "historike" në vend, ELA (Lufta Popullore Revolucionare). Grupi "Celulat revolucionare" kishte marrë përsipër një atentat me bombë kundër një hoteli interkontinental në Athinë në vitin 1999, si pasojë e të cilit kishte gjetur vdekjen një punonjës.

    Pak ditë më parë një varg shpërthimesh ndodhën në qendër të Athinës në zyrat e partisë qeveritare PASOK dhe të opozitës, Demokracia e Re. Bombat shpërthyen në zyrat e PASOK-ut, në lagjen e Athinës, Kato Patisia dhe në Antupoli. Nga shpërthimi u thyen të gjitha dritaret e ndërtesës, ndërsa zjarri shkaktoi dëme në brendinë e ndërtesës. Shpërthime pati edhe në zyrën e Partisë Demokracia e Re, në lagjen e Athinës, Moshato, që ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Ndërsa në lagjen Kolonaki, shpërtheu edhe automjeti i deputetit të opozitës konservatore, Jorgos Vulgarakis. Policia deklaroi se sulmuesit kishin vendosur disa bomba në tri makina dhe në një motoçikletë të deputetit, i cili në atë moment nuk ka qenë në shtëpi. Si rezultat i shpërthimeve, janë shkatërruar edhe disa automjete të tjera. Asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Kjo është goditja më e madhe që merr siguria e Greqisë në prag të Lojërave Olimpike 2004, në një kohë që nga SHBA ka
    patur vërejtje pikërisht për nivelin e sigurisë. Të shqetësuar nga rrezikimi i Lojërave Olimpike, autoritetet zyrtare deklaruan javën e kaluar se "përtej çdo skenari fantastik dhe hiperbolizimi ka vetëm një realitet: Greqia po përgatitet me përpjekje të madhe për të organizuar Lojëra Olimpike krejtësisht të sigurta në 2004".


    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Sërish dhunë në kufi, ndonëse ministrin e Jashtëm grek kërkon ndjesë


    Në gjendje shoku, me shenja dhune në fytyrë, Arian Tarko, është paraqitur në orët e mbrëmjes në komisariatin e Korçës. Me zërin që i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bërë denoncimin, që tashmë është bërë i zakonshëm: “Më kanë rrahur policët grekë!” Dhe siç ndodh në të tilla raste, policët e komisariatit të Korçës, kanë plotësuar një formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili më pas, është nisur drejt shtëpisë së tij në Gramsh.

    Akoma pa u shuar mirë buja e vrasjes së Vullnet Bytyçit nga kufitarët grekë, këto të fundit kanë shkaktuar një tjetër incident. Arian Tarko, 28 vjeç, është rrahur nga policët grekë në postën e doganës greke të Kristolopogjisë. Sherri ka nisur në prani të dhjetra personave të tjerë, të cilët ishin në radhë si Tarko, për të hyrë në tokën greke. Por duke dashur që gjithçka të ngelë brenda për brenda, policët grekë e kanë marrë të riun shqiptar dhe e kanë futur brenda në postë. Aty, ata kanë e rrahur dhe e kanë qëlluar, duke i shkaktuar plagë të rënda.

    Megjithatë, 28-vjeçari u ka shpjeguar grekërve se ai e kishte nxjerrë pasaportën në policinë e Gramshit
    e nuk e kishte blerë rrugëve apo ta kishte të falsifikuar. “Në këto momente njëri nga policët më ka goditur me grushta disa herë në fytyrë dhe me shkelma në pjesën e prapme të trupit”, dëshmoi gramshioti. Pasi e kanë rrahur, policët e kanë detyruar atë që të firmoste një formular, të cilën e kanë plotësuar para syve, por ai nuk ka pranuar që të lërë firmën mbi të. Autoritetet greke e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë që të largohej urgjentisht. “Në rast se do të kalosh në Greqi, të duhet një pasaportë e re dhe vizë”, mësohet t´i kenë thënë ata. Pasi ka shkelur sërish në token shqiptare, Tarko ka mbërritur në policinë e Korçës. Menjëherë ai ka bërë denoncimin për ngjarjen e rëndë. Shenjat e dhunës në fytyrën e tij nuk kishin nevojë për ndonjë dëshmi të stërholluar. Grushtat dhe shqelmat e policëve grekë kishin shkaktuar enjtje dhe të çara në fytyrë, ndërkohë që në pjesën e pasme të trupit dukeshin qartë të mavijosurat. Tarko ka qëndruar për disa minuta në policinë e Korçës, e cila i ka premtuar se do
    të marrë masa për të sqaruar akoma më tej këtë incident.


    VIKTIMAT E TRI JAVËVE TE FUNDIT

    Vullnet Bytyçi i vrarë (18 vjeç, nga Hasi)
    Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeç, nga Elbasani)
    Mili Halili i rrahur (43 vjeç, nga Elbasani)
    Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeç, nga Elbasani)
    Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeç, nga Pogradeci)
    Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeç, nga Devolli)
    Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeç, nga Cërriku


    KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHËLLIMET PËR EMIGRANTIN E VRARË

    Kryeministri shqitar Fatos Nano, ka bërë dje një vizitë në shtëpinë e emigrantit të vrarë nga kufitari grek, Vullnet Bytyçi. Rreth orës 13.00 të mesditës së djeshme, i shoqëruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushëllimet në familjen e Bytyçëve. Ndonëse dialogu nuk ka qenë shumë intensiv, kryeministri Nano, i është drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyçi: “I kam kërkuar autoriteteve të pushtetit lokal që të bëjnë bilancin e të gjitha nevojave emergjente që ka familja juaj dhe unë angazhohem, se brenda një kohe shumë të shkurtër, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar më tej se ka kontaktuar dhe me palën greke për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur në telefon me ministrin e Jashtëm grek, Papandreu. Ai më ka thënë që të të bëj shumë të fala dhe të kërkon ndjesë për incidentin e ndodhur në kufi”. I zhytur në trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyçi është shprehur se familja e tij kërkon vetëm drejtësi. “Djali im është nisur me një çantë të mbushur me bukë dhe nuk ka pasur armë. Unë dua që kësaj çështje t’i shkohet deri në fund dhe të zbardhet plotësisht”.

    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Mësuesi SMS prindit: Fëmija yt mungon në shkollë
    Nga Davius në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 13:13
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •