Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    UNICEF: Shqiperia ne 10 vjet, 100 mije prostituta

    UNICEF: Shqiperia ne 10 vjet, 100 mije prostituta

    Korrieri

    Sipas nje studimi te bere nga organizata nderkombetare per te drejtat e femijeve rezulton se nga vendi yne brenda 10 vjetesh jane trafikuar ne vendet perendimore dhe Greqi per qellime prostitucioni rreth 100 mije vajza dhe gra

    Rreth 100 mije vajza dhe gra shqiptare jane trafikuar gjate dhjete viteve te fundit jashte vendit per qellime prostitucioni. Shifrat alarmante jane bere publike ne nje studim te koheve te te bere nga organizata nderkombetare mbi trafikimin e grave dhe vajzave ne Europen Juglindore. Sipas ketij studimi te publikuar kohet e fundit nga UNICEF-i, rezulton se gjate 10 viteve te fundit, jane trafikuar jashte vendit tone per qellime prostitucioni afro 100 000 vajza dhe gra. Viktimat e trafikut jane derguar te ushtrojne prostitucionin kryesisht ne Itali dhe vendet e tjera te Evropes Perendimore, por nuk kane munguar rastet kur jane derguar ne trotuaret e kryeqytetit grek. Sipas studimit, rezulton gjithashtu se gjate ketij 10-vjecari ne Shqiperi krimet seksuale, krimet e lidhura me prostitucionin dhe ato kunder lirise se personit, gjithnje kunder grave, jane shpeshtuar aq shume sa jane kthyer ne nje fenomen thuajse "te zakonshem". Grate dhe vajzat, qe mbeten "viktima" te ketij trafiku, kryesisht rrembehen apo genjehen nen premtime te rreme martesore dhe me pas kthehen ne objekt dhune fizike apo perdhunimi te vazhdueshem. Te pakten keto jane rruget te cilat trafikantet shqiptare po i perdorin me teper kohet e fundit, per te gjetur viktimat e tyre te trafikut. Gjithashtu, nuk mungojne dhe rastet ekstreme kur grate dhe vajzat e trafikuara me ane te mashtrimit, te jene vrare nga protektoret e tyre, qe zakonisht jane pjese e nje rrjeti te organizuar trafiku. Kryesisht raste te tilla vrasjesh dhe keqtrajtimesh te viktimave te trafikut jane shenuar ne Itali, por nuk kane munguar edhe ne vende te tjera. Gjithesesi, eshte nje fakt per t'u pranuar qe trafikimi i vajzave dhe grave kryesisht per qellime prostitucioni, eshte kthyer ne nje fenomen shqetesues per shoqerine shqiptare gjate ketij 10-vjecari. Deri pak kohe me pare Shqiperia ishte cilesuar nga vendet perendimore si ura kryesore e kalimit te prostitutave nga vendet e lindjes per ne perendim. Policia shqiptare kishte kapur ne disa raste ne zonat kufitare dhe Tirane, mjaft prostituta te huaja, kryesisht nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe vende te tjera lindore qe pergatiteshin per t'u derguar ne trotuaret e qyteteve italiane dhe vendeve te tjera perendimore. Ndersa sipas disa te dhenave te policise shqiptare protektoret shqiptare ne perendim kontrollojne kryesisht vajza dhe gra nga vende te tjera.

    Fatos Pellumbi

  2. #2
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Derim kur keshtu?
    Shtepite publike ne Londer flasin shqip.

    Ky ishte titulli i nje interviste te botuar ne Gazeten Intervista ne shtator te 2001 me numrin nje te luftes kundra prostitucionit ne Londer z Paul Holmes i cili tha se influenca e grupeve kriminale shqiptare ne boten prostitucionit ne londer ka filluar te rritem ndjeshem.
    Dhe tani prap ne shtator te 2003 pas dy vjeteve nga ajo interviste, pasi kam lexuar kete shkrim tek Korrieri me duhet ti bej serisht vetes time pyetjen.

    SIZE=4]Derim Kur Keshtu?[/SIZE]

    Cfare mendimi keni ju te nderuar anetare te ketij forumi?
    deri kur do te vazhdojne vajzat shqiptare te shesin trupin e tyre per te plotesuar deshirat seksuale te te huajve?

    A do te marri fund nje dite kjo tragjedi kombetare?[
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shijaksi-London : 02-09-2003 mė 06:09

Tema tė Ngjashme

  1. UNICEF: Fėmijėt shqiptarė ushqehen keq
    Nga Davius nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:37
  2. Arqipeshkvi: Kujdes Botėrorin, kėrkohen 40 000 prostituta!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:32
  3. Vajzat tona punojnė si prostituta nė Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  4. Prostituta rumune ther nė gjumė tutorin shqiptar!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 21:59
  5. Avioni special sjell 70 prostituta nga Italia
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •