Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41

Tema: Endėrrat

  1. #31

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Frojdi mendonte se ato sherbejne per shprehjen dhe kenaqjen e deshirave te pavetedijshme te cilat njeriu I sheh si te papranueshme ne kohen kur eshte zgjuar dhe eshte I. vetdijshem.Ne kete menyre reduktojne tensionin.

    Dimenti studiues I gjumit mendon se endrrat jane njelloj ‘’valvole sigurie’’ qe sherben per shkarkimin e ngarkesave te teperta emocionale te njeriut

  2. #32
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Pershendetje atij qe hapi kete teme kaq te bukur po ashtu edhe ju qe keni shkruar ne te.

    Te them te drejten nuk kam shume njohuri mbi enderrat, e sidomos kur trajtohen ne aspektin filozoifik.

    megjithate une kam nje veti, nese me pelqen nje teme shkruaj ne te dicka qofte ajo e madhe apo e vogel.
    Po ashtu edhe sot po ju shkruaj dicka me poshte shpresoj qe tju pelqeje e njekohesisht, ju lutem nese bej ndonje gafe te mos ma vini re se.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #33
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Enderrat.
    Enderrat jane “dicka qe shpeshhere i kalojne kufinjte e llogjikes se shendoshe”
    Shperhere enderrojme gjera te cuditshme, gjera qe gjithmone i tejkalojne apo frenojne mundesite tona njerezore.
    Psh. Une vete kam pare ender dhe ne te beja vepra qe ne realitet nuk arrija ti bej dot, po ashtu kam pare enderra kur nuk kisha mundesi te beja edhe gjera me te thjeshta te cilat njerezit mund ti kryejne me lehtesi.
    Enderrat ndahen ne dy kategori:
    1-Te verteta, burimi i te cilave eshte Krijuesi yne, i cili kerkon qe te lajmeroje apo te na pareqese qofte edhe nje fragment te shkurter nga e ardhmja jone.
    2-Enderra te rreme, burimi i te cilave eshte nga djalli, i cili gjithmone perpiqet qe te gjeje menyra te ndryshme per te vene ne aqmiqesi njeriun me Krijuesin e tij.
    Qe te gjithe njerezit pa perjashtim shikojne edhe enderra te verteta por edhe te rreme. Kurani famelarte na tregon rastin e Ibrahimit as. Kur i drejtohet te birit me keto fjale:”O biri im i dashur! Une kam pare ne enderr qe te te ther ty(te te bej kurban) prandaj ti cmendon? Tha o babai im i dashur! Bej ashtu sic je urdheruar dhe ne dashte Allahu do me gjesh durimtar”
    Po ashtu ne kuran permendet edhe rasti i Jusufit as i cili lajmeron te jatin per nje enderr pak te cuditshme, te cilem me se miri e pershkruan kurani: “Perkujto kur Jusufi i tha babait te tij, o baba une kam pare ne enderr 11 yje dhe diellin e henen qe me benin mua sexhde”

    Pra keto dy enderra jane shembuj nga enderrat e profeteve, por tani lind pyetja qe njerezit jo besimtare a shikojne enderra te verteta? Megjithese ata nuk i besojne Zotit,prapeseprape atyre ju eshte bere e mundur qe te enderrojne gjera reale te cilat kane lidhje drejtperdrejt me ta ne te ardhmen e tyre apo edhe shoqerise e mjedisit ku ata jetojne.
    Kurani na sjell shembullin endrres se faraonit ku ai sheh ne enderr qe shtate lope te majme hanin shtate lope te tjera te dobeta dhe shtate kallinj te gjelber e te shendetshem hanin shtate kallinj te thare.
    Pasi historia dihet po i biem shkurt, duke treguar me kete qe edhe faraoni megjithese pabesimtar, arriti qe te shohe ne enderr nje ralitet i cili do te ndodhte pas shtate vjetesh. Ky realitet ashtu sic e shpjegoi Jusufi as ishte zia qe do te perfshinte populin e faraonit, dhe qe do te vinte fill pas shtate vjetesh bolleku.

    Po ashtu enderrat ndahen edhe ne te mira e te keqia.
    Ne lidhje me kete profeti Muhammed as porosit:”..Nese dikush prej jush sheh ndonje enderr te keqe, le te ktehehet e te peshtyje ne krahun e tij majte duke thene:”kerkoj mbrojtje nga Allahu prej djallit te mallkuar”
    E kjo behet pasi cdo enderr qe e merzit njeriun apo ngjall tek ai frike apo deshperim, burimin e ka nga djalli dhe e mira eshte qe kjo enderr te mos tregohet. Po ashtu profeti as ka dashur te na tregoje se kete fenomen nuk kemi mundesi ta pengojme me shume rruge, ai pengohet vetem nga nje rruge duke kerkuar mbrojtjen e Zotit.


    Enderra ne shume raste eshte dicka shume e bukur per kete jemi qe te tere deshmitare, por pervec kesaj edhe Allahu i Madheruar e ka treguar si te bukur:” Ne me shpalljen e ketij libri po te tregojme ty tregimin me te bukur, megjithese me perpara ti ishe I pa informuar per te”(jusuf 3)

    Por valle cfare ishte ky tregim kaq i bukur per te cilin profeti as ishte i pa informuar me pare? Ishte pikerisht enderra e Jusufit as e cila e paralajmeronte ate se ne te ardhmen do te ishte nje profet i nderuar dhe se do te vije nje kohe kur dy prinderit (qe simbolizonin diellin dhe henen) do te perulen para teje ne shenje nderimi dhe respekti.
    Por valle a u realizua kjo enderr? Po u realizua tamam ashtu sic e pa Jusufi as dhe kjo vihet re nga fragmenti kuranor;” Dhe ai i mori te dy prinderit e tij lart ne fron dhe ata ju perulen atij,ai tha:O baba kjo eshte domethenia e enderres sime te mepareshme……..”
    Po ashtu transmetohet se Aishja Zoti qofti i kenaqur prej saj lutej duke thene:” O Zoti im me bej te mundur qe te shoh enderra te mira, te sinqerta dhe jo te rreme ,te dobishme e jo te demshme” po ashtu ka mendime qe eshte prej tradites profetike qe cdo musliman ne momentin qe shkon te fleje duhet te thote:” O Zot te lutem ty qe te me besh te mundur shikimin e enderrave te mira e te largosh nga une, enderrat me te cilat luan djalli me mua”
    Po ashtu profeti Muhammed as ka thene:” Profecia tashme mori fund(sdo tekete me profete te tjere) por akoma kane mbetur pergezime e paralajmerime, enderra e njerezve te mire besimtare eshte nje nga 64 pjeset e profetsise”

    Pra edhe pejgamberi i permend enderrat si te mira dhe tregon se ne to ka profeci sado e vogel qe te jete.

    Disa dijatere qe jane marre me shpjegimin e enderrave duke shpjeguar ajetin kuranor”per ata ka pergezime ne jeten e kesaj bote..”
    Thone se me pergezim kuptohet enderra e mire, dhe ne te njenjten kohe thone se nese njeriu duke fjetur shikon ne enderr se i perulet Allahut te Madheruar, Zoti me madherine e Tij thote:” Shikoni robin tim shpirtin e tij te paster e ka tek Une ndersa trupin e tij e ka ne bindjen Time”

    Pra ky shpjegim deshmon se gjate enderrimit shpirti i njeriut del nga trupi dhe udheton neper caqe e vende te panjohura. Dhe pastaj Allahu i Madheruar nese ka caktuar ta ktheje e kthen e nese jo e mban ate.
    Tani dikush mund te pyese se nga dolen tere keto shpjegime e komentime? Gjithcka e ka burimin diku, ky shpjegim vjen nga ajeti i sures zumer”Allahu ja merr shpirtin njeriut ne momentin kur vdes, po ashtu edhe atij qe eshte ne gjume e ende ska vdekur,nese atij i eshte caktuar vdekja ja mban(shpirtin) e nese nuk i eshte caktuar ja rikthen deri ne afatin e caktuar, me te vertete keto jane argumente per nje popull qe mendon.”(zumer 42).
    Prandaj edhe Muhammedi as per cdo nate para se te flinte thonte fjalet:”Me emrin tend o zot vdes dhe ringjallem”
    Po ashtu kur zgjohej thonte:” Falenderimi i takon Allahut i cili me ringjalli, pasi kisha vdekur, dhe ska dyshim se tek Ai eshte kthimi”

    Pra po te thellohesh tek kjo lutje do te gjesh se: Profeti as shprehej per gjumin si nje vdekje, te vogel apo te perkoheshme po ashtu sqaronte dhe tregonte se nese kesaj here Allahu ja kthei shpirtin kjo nuk do te ndodhe perjetesisht, por kur te vije momenti i fundit qe Ai ka caktuar shpiti nuk do te kthehet me tek trupi por do te kthehet tek Krijuesi i tij.
    Po ashtu edhe psikologet deshmojne se gjate gjumit,apo enderrimit shpiti del nga trupi dhe kete e lidhin me faktin se kur e zgjon nje njeri duke bertitur me ze te larte ai trembet, por valle perse te ndodhe kjo?
    Sipas disa psikologeve ne keto raste shpiti i dale i cili nuk i dihet se nga eshte duke udhetuar kthehet me force dhe me nje vrull te madh ne trup.
    Pra ne gjume apo enderra shikon gjera shume te habitshme qe shume here I shikon ne realitet ne ditet e mevonshme dhe njeriu per nje cast frenohet dhe mendon se ku e ka pare kete fragment dhe shume vone kuptohet se ka pare nje enderr.
    Sigurisht kjo eshte miresi qe na e ka dhuruar zoti qe te llogjikojme se Ai qe na krijoi ka fuqi qe te na veje ne gjume, te na e marre shpirtin, te na e riktheje ate perseri dhe po ashtu pasi te na kete vdekur perfundimisht eshte ne gjendje te na ringjalle.
    Keto sigurisht jane argumente per njerezit e llogjikueshem.
    Tani ju uroj qe te shihni enderra te bukura, por jo me kineze ama.
    Hahaha.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #34
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Edhe perse nuk kam lexuar shume ne lidhje me ''Endrrat'' perseri si nje njeri si gjithe te tjeret qe shikon endrra ,them se nuk i prish shume pune kujt nese e them edhe ate qe mendoj ne lidhje me kete teme qe me duket interesante..

    Jam dakort me disa supozime te mesiperme se Figurat edhe Personazhet qe na shfaqen ne endrrat tona ,e kane bazen ne ekuivalentet e tyre ne perditshmerine tone edhe kjo me duket shume llogjike.Nuk mund te mendosh se nje Indogjen i Amazones ,qe e ka kaluar jeten e tij ne mes te drureve edhe se ka idene se cfare behet jashte atij ambjenti pyllor ,te shikoje vetveten e tij ne nje nga endrrat qe mund te kete, ne Enterprise prane Capten Picard ne nje aksion kundra Klingoneve,thelle ne Hapesire.


    Diku kam lexuar se vetem 5-6 % e trurit te njeriut ,gjate rruges se gjate te evolimit,eshte vene ne funksionim. Pjesa tjeter akoma nuk ka arritur te vihet ne pune.Pra vetem me nje % kaq te vogel te trurit te njeriut ,funksionale,ne arrijme te shikojme,shijojme,degjojme...pra shqisat me rradhe..
    Por thuhet shpesh se tek kushdo ekziston edhe nje shqise e 6-te, tek dikush eshte me e theksuar edhe tek nje tjeter akoma nuk ka dale ne pah plotesisht. Pra deri tani jemi vetem ne shekullin e 21,me nje civilizim human mbi toke qe pretendon se ka arritur deri ne Mars,qe ka ne funksionim vetem 5-6 % te trurit te tij,ka 5 shqisa me tendencen se tek dikush shfaqet edhe nje e 6-te,qe konsiderohet si misterioze.


    Kur thashe misterioze per nje shqise te 6-te e kisha fjalen per Telepatine,De zhavun-n(me falni sdi ta shkruaj ne frengjisht),Ndjesite shpirterore(te mira apo jo),Day Dreaming .etj etj.
    Ketu them se ka vend edhe per Misterin e Endrrave i cili duhet listuar po ashtu perderisa te tera listimet e mesiperme drejtohen ne nje pike te vetme,parashikimin e te ardhmes(ne nje fare menyre).Ketu pastaj do te futemi ne koncepte filozofike qe une tani sdo te doja ti futesha.


    Imagjinoni nje dite ne kohe e hapesire kur truri i njeriut te jete jo vetem 5-6% ne funksionim por 100%,cfare potenciali mendor ........

    Edhe pse jam besimtar ne menyren time,them se endrrat edhe Krijuesin nuk duhet ti mix-im .
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  5. #35
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    London shume interesante kjo qe ke shkruajtur..... nuk mbaj mend mire po matematicieni i madh Euler ka thene dicka te tille mbi aftesite e njeriut qe te thithi, deri ne car moshe thith dhe potencialet e trurit.
    Kisha nje pyetje per juve.... po gjenite psh edhe ate 5-6 % kane ne funksionim?... pra kjo esht nje mesatare historike, mesatare aktuale... dmth mblidhem une ene ti bashke me ate qe pre thumba ne afrike apo si eshte..??

    Gezuar Festat te gjitheve
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #36
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb Ėndėrrat


    Ėndėrrat janė ēelės pėr tė zbuluar tė fshehtėn e dykuptimėsisė kozmike dhe shndėrrimeve konstante tė ekzistencės. Krijimi i ri , asnjėherė nuk ėshtė dėshmuar mė qartė, se sa nė botėn e ėndėrrave.
    Pėrmes gjumit , respektivisht ėndėrrave , vėrtetohet se eksizton edhe njė 'botė' tjetėr, pėrtej asaj qė ne njohim !
    Njerėzit janė nė gjumė , e kur tė vdesin ; zgjohen !





    PrInCiPiEl

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Question Ėnderrat

    Tek njė prej shkrimeve pioniere tė
    Sigmund Freud
    'Interpretimi i ėndėrrave' ka pohuar se ėndėrrat janė ēelėsi i i tė pandėrgjegjshmes
    Nga experimentet e kryera ai arriti nė pėrfundimin se ėndėrrat kanė pėrmbajtje 'manifestuese' tek njeriu, duke e etiketuar ėndėrrėn si dėshirė pėr pėrmbushjen e njė dėshire.

    Ndėrsa njė tjetėr studiues 'C.G. Jung' pohoi se funksioni i ėndėrrave ėshtė tė zbulojė tė pandėrgjegjshmen, tė parashikojė ngjarje tė njė tė ardhme tė afėrt dhe tė japė shpjegim pėr pjesėt e neglizhuara tė personalitettit tė ėndėrrimtarit.

    Njė Teori tjetėr, mjaft e mbėshtetur pohon se ėndėrrat janė si rezultat i njė farė energjie elektrike, e cila stimulon kujtime tė lokalizuara nė zona tė ndryshme tė trurit

  8. #38
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb Ėndėrra ,Gjumi,Shpirti,Krijuesi-Zoti!

    Ėndėrrat lejojnė njė njohje tė sė vėrtetes , njė njohje qė ėshtė e pamundur tė arrihet pėrmes tė tė menduarit abstrakt!
    Eksperienca religjioze me vendin e sajė nė imagjinatė , ka integritetin e vet qė nuk mund tė tretet nė kėrkimin filozofik tė diturisė !
    Nė kohėt e kaluara ėndėrrat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė mirėmbajtjen dhe zhvillimin e shoqėrisė.
    Njė numėr i vendimeve tė rėndėsishme janė tė lidhura mė ėndėrrat dhe interpretimin e tyre.
    Shembuj :
    - Ėndėrra ishte vendimtare qė al-Ash'ari-u tė refuzoj teologjinė racionale tė Mu'tazila-ve .
    - Ėndėrra e kalifit al-Ma'mun pėr Aristotelin duke i bėrė vizitė atij nė ėndėrr , filloi periudhėn e famshme tė pėrkthimeve nga gjuha greke nė gjuhėn arabe nė Bagdad etj.etj.
    Ėndėrrat i mundėsuan Sufive tė deklarojne dituri speciale , pa njohjen formale paraprake !
    Ėndėrrat dhe mardhėniet e tyre me imagjinatėn kan pasur dhe kan njė funksion tė rėndėsishėm nė filozofi,e mė gjerė nė pėrgjithėsi!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Njė interes shkencor lidhur me fenomenin 'ėndėrr' i ka hapur rrugė njė sėrė dukurish tė cilat edhe pse tė pavarura, shkrihen tek njėra tjetra.

    - Lidhja qė egziston midis 'ėndrrės' dhe 'momentit tė zgjimit'

    Gjykimi naiv i ėndėrrimtarit pas zgjimit merr pėrsipėr faktin se ėndėrra edhe pse nuk vjen nga njė botė tjetėr, e ka transportuar ėndėrrimtarin nė njė botė tjetėr.


    Jeta pas zgjimit me gėzimet, kėnaqėsitė dhe dhimbjet e saj, nuk pėrsėritet kurrė, por nė tė kundėrt ėndėrra ka pėr qėllim tė na qetėsojė dhe pse jo tė na shmangė nga ēaste tė padėshiruar.
    Edhe nė momentin kur gjithė mendja jonė ėshtė e sunduar nga njė subjekt i vetėm, dhe kur nga ana tjetėr zemrat tona janė pushtuar nga dėshpėrimi, ėndėrra ose do tė na ofrojė ne diēka komplet tė huaj, ose do tė seleksionojė pėr kombinimet e saj vetėm disa elementė tė realitetit.

    'J. H. Fichte ka pohuar ndėr tė tjerash, duke i quajtur ėndėrrat njė nga sekretet, avantazhet vetshėruese tė psiqikės.

    I. G. E. Maas shprehet se: Experienca jonė shkakton dukurinė e tė ėndėrruarit mė shpesh ndaj fenomeneve tė tilla, drejt tė cilave janė drejtuar pasionet tona mė tė ngrohta.
    Kjo tregon se pasionet vetjake influecojnė ėndėrrat tona.
    P.sh:Njė person ambicios ėndėrron nderimet dhe respektin qė ka fituar nga kolegėt e tij(ndoshta thjesht nė imagjinatė) ose akoma i duhet ti fitojė ato.
    Ndersa dikush tjetėr ėndėrron objektin e tij mė tė dashur tė cilin ai shpreson ta ketė.
    Si pėrfundim: nėse gjthė dėshirat sensuale, apo neveritjet tė cilat flenė nė zemėr, stimulohen nga njė shkak i vetėm, egziston mundėsia qė tė ato tė kombinohen me ide tė tjera dhe t'ia lenė vendin njė ėndrre.

  10. #40
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation Ėndėrrat


    Megjithė arritjet bashkėkohore nė lėmi tė ndryshėme jetėsore,
    ĖNDĖRRAT, nė njė formė apo tjetėr, ende mbesin si enigmė e pazgjidhur!
    * ĖNDĖRRAT do tė vazhdojnė tė jenė enigmė e pazgjidhur pėr shkencėn dhe njerėzimin nė tėrrėsi pėrderisa nuk tė analizohen nga njė kėndvėshtrim mė i gjerė:
    -Tė menduarit pėr argumentet e Zotit nė Tokė qė rezulton monoteizmin dhe besimin e drejte.
    -Tė menduarit mbi dhuntitė e Zotit qė rezulton dashuri.
    -Tė menduarit mbi premtimet e Zotit qė rezulton dėshirė.
    -Tė menduarit mbi kėrcėnimet e Zotit qė rezulton respektin e thellė.
    -Tė menduarit mbi moskujdesin e vetė ndaj Zotit krahas me mirėsit e Tij tė panumėrta qė rezulton turpėsi.
    * ĖNDĖRRAT(e mira!) jane bekim nga Krijuesi.
    Ėndėrrat e vėrteta jane imazhe-pėrfytyrime qė pėrfaqėsojnė eksperienca tė personit tė drejtė me Hyjnoren.
    Pėr arsye se ėndėrrat e tilla nuk janė tė filtruara pėrmes racionalitetit ato posedojnė njė ndershmėri qė ėshtė e pavaruar nga mendja dhe arsyeshmėria!
    Ėndėrrat tregojnė se eksizton edhe njė 'botė' tjetėr, pėrtej asaj qė ne njohim : E fshehura - Gajb-i!
    Njerėzit janė nė gjumė , e kur tė vdesin ; zgjohen !
    * Zoti e di mė sė miri.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Enderrat e sotme per Greqine e Madhe.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 14:12
  3. U Arratisėn Dhe ...endėrrat!...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 05:37
  4. Endrrat:interpretim I Reales Apo Parathenie?
    Nga zarathustra nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-08-2002, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •