Close
Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 212
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Flm Marya




    Pierre Bachelet - Është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    Ajo ka nga ato shkëlqime thellë ne sytë shkruar
    Që të bëjnë të verbër apo të dashuruar
    Ajo ka sjellje me aromë parfumi
    Që të bëjnë të marrë apo të bëjnë qen
    Por aq e largët në zemrën e saj
    Per mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    Ajo ka nga ato mënyra për të mos thënë asgjë
    Që flasin derisa kujtime nuk ka më
    Atë mënyrë për të hedhur hapin
    Kur ajo shkon për tek kasapi
    Kur e ndjej praninë e saj
    Per mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    [Refreni]
    Dhe unë kam rënë në skllavëri
    Nga ajo buzeqeshje, nga ajo fizionomi
    Dhe unë i them të më marrë me vete
    Dhe unë jam gati për çdo rrugëtim
    Drejt viseve te tjera , te tjera brigje
    Por ajo kalon dhe s'ka përgjigje
    Fjalët pa vlerë janë në sytë e saj
    Për mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    Ajo ka duar të gjata për dantellë
    Për ta mallkuar shpirtin e një Verner
    Atë siluetë veneciane
    Kur ajo përkulet nga grilat e saj persiane
    Atë gjest une e di pa e parë
    Per mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    [Refreni]
    Dhe unë kam rënë në skllavëri
    Nga ajo buzeqeshje, nga ajo fizionomi
    Dhe unë i them të më marrë me vete
    Dhe unë jam gati për çdo rrugëtim
    Drejt viseve te tjera , te tjera brigje
    Por ajo kalon dhe s'ka përgjigje
    Fjalët pa vlerë janë në sytë e saj
    Për mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 09-12-2012 më 00:01
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  3. #122
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Flm Xhenet.M.S.




    Mario Pelchat - Kjo eshte jeta


    Kjo eshte jeta
    Kur vera ne vjeshte shnderrohet
    Gjethet dimrit i jepen
    Kjo eshte jeta
    Dashuria jote
    Qe e pergjoj ne te kater ererat
    Eshte fshehur pas nje copez nate
    Kjo eshte jeta


    {Refren:}

    Oh Oh kjo eshte jeta{2x}
    Kush e di , kush me do keshtu
    Shkon jeta

    {instrumentale}


    Ti fshihesh
    Dhe ti fsheh nje zjarr dashurie
    Nen hirin e fundit te dites
    E me pas
    Ashtu si deti
    Ti gropos lulen e opalit
    Deri ne zemer te nje katedraleje ... te pergjumur

    {Refren, muzike}

    Oh Oh kjo eshte jeta{2x}
    Kush e di , kush me do keshtu
    Shkon jeta


    Kenga ime
    Te ka kerkuar ne çdo rrjesht
    Ne çdo fjale dhe si nje rime
    Per jeten time
    E me pas emri yt
    U mbyt nga dita ne dite
    Ne zhubravitjet e kenges time te dashurise
    Kjo eshte jeta


    Oh Oh kjo eshte jeta{3x}

    Une e di , ti me do
    Aq me keq
    Kjo eshte jeta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 09-12-2012 më 00:02
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  5. #123
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Jacques Brel - Ata njerez

    Ne fillim , ne fillim , eshte i madhi
    Ai qe eshte si nje pjeper
    Ai qe ka nje hunde te madhe
    Ai qe nuk di me çfare ka si emer .. Zoteri
    Aq shume sa pi
    Ose aq shume sa ka pire
    Qe s'ben asgje me gishtat e tij
    Por eshte ai qe me nuk mund
    Ai qe eshte krejt i marre fund
    Dhe qe e mban veten mbret
    Qe dehet neper nete
    Me nje vere te keqe
    Por qe e gjejne mengjesit
    Ne kishe ku dremit
    I ngurte si nje granit
    I bardhe si nje qiri Pashke
    E me pas qe belbezon
    Qe ka syrin perçart
    Duhet t'ju them , Zoteri
    Qe tek ata njerez
    Nuk mendojme , Zoteri
    Nuk mendojme , lutemi

    E me pas , eshte tjetri
    Karrota neper floke
    Qe nuk ka pare kurre nje krëhër
    Qe eshte i keq si zeher
    Madje qe do t'i jepte kemishen e tij
    Njerezve te shkrete te lumtur
    Qe martoi Denisen
    Nje vajze te qytetit
    Domethene te nje qyteti tjeter
    E qe nuk mbaroi
    Qe ben punet e tij vogelsira
    Me kapelen e tij te vogel
    Me pallton e tij te vogel
    Me makinen e tij te vogel
    Qe do t'i pelqente shume te dukej
    Por qe nuk ka pamjen fare ashtu
    S'duhet bere roli i te kamurit
    Kur nuk kemi as nje dyshke
    Duhet t'ju them , Zoteri
    Qe tek ata njerez
    Nuk jetojme , Zoteri
    Nuk jetojme , bejme hile


    E me pas , jane te tjeret
    Mamaja qe nuk thote asgje
    Ose fare pa llogjik
    Dhe qe nga mbremja ne mengjes
    Nen surratin e bukur prej apostulli
    Dhe ne kornizen e drunjte
    Eshte mustaqja e babait
    Qe ka vdekur nga nje rreshqitje
    E qe veshtron kopene e tij
    Te kullufise supen bajate
    Dhe degjohen shume flshss
    Dhe degjohen shume flshss
    E pastaj eshte me e moshuara
    Qe nuk mbaron me te dridhura
    E qe presim qe ajo te ngordhë
    Meqenese eshte ajo qe ka pasurinë
    Dhe qe as e degjojme fare
    Çfare thone duart e saj te shkreta
    Duhet t'ju them , Zoteri
    Qe tek ata njerez
    Nuk llafosemi , Zoteri
    Nuk llafosemi , numerojme


    E me pas , e me pas
    E me pas eshte Frida
    Qe eshte e bukur si nje diell
    E qe me do po aq shume
    Sa une dua Friden
    Megjithese themi shpesh
    Qe do te kemi nje shtepi
    Me gjithe ato dritare
    Gati edhe pa mure
    E qe do te jetojme aty
    E qe do te jete kendshem te jesh
    E qe nese nuk dihet ende
    Eshte mbase nje shprese
    Sepse te tjeret nuk duan
    Sepse te tjeret nuk duan
    Te tjeret thone keshtu
    Qe ajo eshte shume e bukur per mua
    Qe jam vetem i afte
    per te therur mace
    Nuk kam vrare kurre mace
    Ose atehere ka shume kohe
    Ose kam harruar
    Ose ato vinin ere te rende
    Gjithesesi ata nuk duan
    Gjithesesi ata nuk duan

    Ndonjehere kur takohemi
    Duke bere sikur ishte rastesia
    Me syte e saj te lagur
    Ajo me thote qe do te niset
    Ajo thote qe do te me ndjeke
    Atehere per nje çast
    Per nje çast te vetem , Zoteri
    Per nje çast te pakten
    Une e besoj
    Per nje çast te vetem
    Sepse tek ata njerez , Zoteri
    Nuk ikim prej tyre ndonjehere
    Nuk ikim prej tyre ndonjehere , Zoteri
    Nuk ikim ndonjehere
    Por eshte vone , Zoteri
    Duhet qe te kthehem ... ne shtepi.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  7. #124
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Flm Mi Corazon



    Ajo ka sy qe shikojne detin
    Permes shiut qe zbret
    Ajo sheh endrra ku humbet
    Nder re te medha te bardha
    Ajo nuk di me as diten as oren
    Ajo ka lot ne thellesi te zemres
    Qe i fusin friken

    Oh ! Dashuria ime , me degjo
    Tashme jeta te pret atje tej
    Jo mos ki frike , duhet te me besosh
    Jeta eshte e bukur edhe pa kujtese
    A e di , do te te tregoja
    Me kohen , ti do te kuptosh

    Ajo nuk degjon ate qe them
    Dhe dora e saj ne timen fle
    Do te doja te isha ai vend
    Ku ajo shkon per te kerkuar akoma
    Ne pasqyren e te kaluares se saj
    Ate enderr qe ishte thyer
    Nje mbremje vere .


    Oh ! Dashuria ime , me degjo
    Nje bote tjeter te pret atje tej
    Jo mos ki frike , duhet te me besosh
    Jeta eshte e bukur dhe historia jone
    Mund te vazhdoje kur te duash ti
    Dhe gjithçka do jete si dikur


    Oh ! E dashura ime hape zemren tende
    Ti do me degjosh
    Me fal te keqen qe te kam bere
    Nuk do te te le me kurre
    Po , vendose doren tende ne floket e mi
    Shoh diej ne syte e tu


    Oh ! Dashuria ime
    Nje jete tjeter te pret atje tej
    Une te dua shume , duhet te me besosh
    Bota eshte e bukur dhe historia jone
    Mund te vazhdoje kur te duash ti
    Dhe gjithçka do jete si dikur
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 09-12-2012 më 00:07
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  9. #125
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Claude Barzotti - Kujdesu mirë për të

    Ajo perfundoi duke u lodhur
    Nga kjo jete nga ky zanat
    Nga te perjetshmet vajtje ardhje
    Ndermjet punes dhe dashurise


    Meqe ajo kthehet drejt teje
    Provo ta duash me mire se une
    Une nuk kam ditur ta kuptoj
    Nuk kam ditur kurre te jem i dhembshur


    Ajo ishte historia ime me e bukur
    Une nuk kam ditur ta tregoj
    Me mbeten endrrat e mia te lavdise
    Por nuk kam me deshire per te kenduar


    Mbroje ate ajo eshte delikate
    Ruaju qe mos ta besh te qaje
    Ajo me le , keshtu u befte
    Provo te pakten ta duash fort


    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Qendroji besnik


    Kujdesu mire per te
    C'rendesi ka ke do ajo , por vetem ta duan ne kthim
    Nese e dua megjithate do te jem i fshehte
    C'rendesi ka nese ajo shkon do te humb me nder
    Do te kem shume me pak dhimbje nese ti e do vertete

    Bej kujdes ajo ftohet
    Qe ne ngricat e para te dimrit
    Ajo ka frike flladin dhe mjegullen
    Mbroje ate nga ererat qe e vijne perkunder


    Ruaju mire qe te mos e humbesh
    Qe kurre mos te ndodhe qe ta zhgenjesh
    Ajo nuk eshte nga ato qe qendron
    Duke u permbajtur pas shamise se tyre


    Ajo ishte historia ime me e bukur
    Une nuk kam ditur ta tregoj
    Me mbetet endrrat e mia te lavdise
    Por nuk kam me deshire per te kenduar


    Mbroje ate ajo eshte delikate
    Ruaju qe mos ta besh te qaje
    Ajo me le , keshtu u befte
    Provo te pakten ta duash fort


    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Qendroji besnik


    Kujdesu mire per te
    C'rendesi ka ke do ajo , por vetem ta duan ne kthim
    Nese e dua megjithate do te jem i fshehte
    C'rendesi ka nese ajo shkon , do te humb me nder
    Do te kem shume me pak dhimbje nese ti e do vertete


    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Qendroji besnik
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  11. #126
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por ndalo se qari
    Keshtu perpara te gjitheve
    Se nje gjysem plake
    Se nje bjonde fallco
    Te ka braktisur prape
    Je , Xhef ,ti nuk je vetem
    Por a e di qe me ben me turp
    Duke u ngasheryer keshtu
    Si i marre perpara gjithe botes
    Sepse nje tre çerek putane
    te avulloi nga duart
    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por eshte turp me te pare
    Njerezit tallen me ne
    Le t'ja mbathim nga ky trotuar
    Hajde eja , Xhef , hajde , hajde , hajde !

    {Refreni:}

    Hajde , me ngelen tre qindarka
    Do te shkojme t'i pime
    Tek nene Fronsuaza
    Hajde, Xhef , hajde
    Hajde , me ngelen tre qindarka
    Dhe nese nuk jane mjaft
    Epo do te me ngelet borxh
    E pastaj do te shkojme te hame
    Midhje dhe me pas frita ( patate te skuqura )
    Frita e me pas midhje
    Dhe vere te Mozelles
    Dhe nese je akoma i trishte
    Do te shkojme te shohim vajzat
    Tek zonja Andre
    Mesa duket ka te reja
    Do te jemi mire qe te dy
    Do kendojme serisht si me pare
    Ashtu si kur ishim te rinj
    Ashtu si kur ishte koha qe
    Une kisha para


    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por leri ngerdheshjet
    Ngreji njeqind kilet e tua
    Beje te levize karakatinen
    E di qe e ke zemren e madhe
    Por , duhet ta ngresh , Xhef
    Jo Xhef , ti nuk je vetem
    Por ndaloji dënesat
    Ndalo se ankuari
    Ndalo se perserituri
    Qe je i mire per tu mbytur ne uje
    Qe je i mire veç per tu varur
    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por nuk eshte me nje trotuar
    Po shnderrohet ne kinema
    Ku njerezit vijne per te te pare
    Hajde , Xhef , he pra hajde , hajde !

    {Refreni:}

    Hajde , me mbetet kitara ime
    Do ta ndez per ty
    Dhe do te jemi spanjolle
    Xhef , hajde , hajde
    Ashtu si kur ishim kalamaj
    Megjithese nuk me pelqente
    Ti do te imitosh bilbilin
    Pastaj do te gjejme nje stol
    Do te flasim per Amerike
    Ku do te jete atje qe do shkojme , ti e di
    Kur te kemi para
    Xhef ,
    Dhe nese je akoma i trishte
    Ose edhe sikur vetem pak te dukesh
    Do te te tregoj se si
    Ti do te behesh Rokfeler
    Do te jemi mire qe te dy
    Do te kendojme prape si me pare
    Si atehere kur ishim te bukur
    Xhef ,
    Si atehere kur ishte koha qe
    Nuk ishim pijanece

    He pra hajde Xhef , hajde
    Po! Po , he pra hajde Xhef!
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  13. #127
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Zhak Brel - Borgjezët

    Me gjithe trupin nxehur
    Me syte ne birre
    Tek e shendosha Adriene e Montalon
    Me mikun Zhozho
    Dhe me mikun Pier
    Ne shkonim pinim rinine tone
    Zhozho mbahej per Volter
    Dhe Pier per Kasanova
    Dhe une , une , une qe isha me krenari
    Une , une , une mbahesha per veten time

    Dhe kur rreth mesnates kalonin noteret
    Qe dilnin nga hoteli "Tre fazanet"
    Ne u tregonim menderen edhe edukaten tone
    Duke ju kenduar :

    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume te plaken , aq me shume trashen
    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume plaken , aq me shume ...

    Me gjithe trupin nxehur
    Me syte ne birre
    Tek e shendosha Adriene e Montalon
    Me mikun Zhozho
    Dhe me mikun Pier
    Ne shkonim digjnim rinine tone

    Volteri kercente si nje prift
    Dhe Kazanova nuk guxonte
    Dhe une , une qe mbetesha me krenari
    Une isha gati aq i dehur sa une
    Dhe kur rreth mesnates kalonin noteret
    Qe dilnin nga hoteli i "Tre fazanet"
    Ju tregonim menderen dhe edukaten tone
    Duke ju kenduar :

    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume te plaken , aq me shume trashen
    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume plaken , aq me shume ...

    Me gjithe trupin shplodhur
    Me syte ngulitur ne toke
    Ne barin e hotelit "Tre fazanet"
    Me avokatin e nderuar Zhozho
    Me avokatin e nderuar Pier
    Ndermjet noteresh ne kalojme kohen
    Zhozho flet per Volter
    Dhe Pier per Kazanoven
    Dhe une , une , une qe kam mbetur me krenari
    Une , une flas akoma per mua
    Dhe duke dale rreth mesnates , zoti Komisar
    Qe çdo mbremje , tek Montalon
    Te rinj qe krehin mendere na tregojne prapanicen
    Duke na kenduar :

    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume te plaken , aq me shume trashen
    Thone ata , zoti Komisar
    Borgjezet , Sa me shume plaken , aq me shume ...
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  15. #128
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ndersa ky eshte portreti i ri qe u ben kengetari Renaud sot :




    I quajme borgjezet-boheme
    Ose bobo per njerezit intime
    Ne kenget e Vinsent Delerm
    Aty i gjejme ne çdo rime
    Ata jane nje klase e re
    Pas borgjezeve te vjeter e proletareve
    Jo shume larg qeve , paksa me klas
    Do t’ju paraqis tabllone
    Jane pak artiste te pakten aq
    Por pasioni i tyre eshte puna e tyre
    Ne informatike , apo ne media
    Jane krenare qe paguajne shume taksa


    Bobo-te , Bobo-te ( shkurtim i : borgjezet , borgjezet )
    Bobo-te , Bobo-te

    Ata jetojne ne lagjet e mira
    Ose ne periferi por ne nje vile
    Atelie artistesh te modes ,
    Shume me te kohes se Rruga Fok
    Kane femije te rritur mire
    Qe e kane lexuar Princin e Vogel qe 6 vjeç
    Qe shkojne neper shkollat private
    Te privuara nga halabake , jam i qarte
    Ata pijne hashash here pas here
    Bejne pazarin neper tregjet bio
    Ngasin 4x4 , por me shpesh
    Preferojne te levizin me biçiklete

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te

    Ata lexojne Hulebek ose Filip Xhio
    (Michel Houellebecq, Philippe Djian )
    Inroket dhe Telerama ( revista kulturore )
    Libri per te fjetur eshte Sirano (dramaturg francez )
    Qe eshte prane katalogut te Ikeas
    Ata pelqejne restorantet japonez si dhe kinemane koreane
    Kalojne pushimet ne bregun Ferret
    ( Vend turistik klas)
    Cote D’Azur , vertete ta shpif
    Ata shikojne sidomos Arte
    ( Kanalin tv )
    Kanal Plus* eshte per budallenjte (kanal me abonim)
    Perveç se per ndeshjet e PSG ( futboll )
    Dhe here pas here per ndonje porno

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te

    Ata degjojne neper kanale radiosh
    France-Info gjithe diten e dites
    Alen Bashung
    ( kengetar eksentrik ) Fransuaze Hardi ( kengetare ikone mode )
    Dhe patjeter Zherar Monse ( Gerard Manset , autor , kompozitor , kengetar , fotograf piktor shkrimtar )
    Ata e duan Deprozhin* madje dhe pa e ditur ( Pierre Desproges , humorist antikonformist me humor te zi )
    Qe Deprozhi i urrente
    Bedos dhe Zhan-Mari Bigar
    ( Guy Bedos - satirist i politikes se perditshme )
    ( Jean-Marie Bigard , komedian dhe aktor me nje humor te ashper )
    Dhe megjithese kane turp qe ta pranojne
    Ata pelqejne Zhak Long dhe Sarkozi
    ( politikan i pari i majte dhe i dyte i djathte )
    Por votojne gjithmone Ekologjistet
    Ata e adhurojne kryebashkiakun e Parisit
    Ardison dhe shokun e tij MarkO

    ( Thierry Ardisson , prezantues i emisionit origjinal - Tout le monde on parle , E gjithe bota flet , Arian Çani eshte nje kopjac i tij ne gjithçka me emisionin Zone e lire )
    ( Marc Olivier Fogel – prezantues emisionesh ironik dhe antipatik )

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te


    Gruaja blen rroba tek Diezel
    Dhe burri ka çmime te mira tek Kenzo
    Per kashmirin e tyre gjithmone qe shnderrin
    Zadig & Voltaire* une them bravo
    ( dyqan rrobash mondan )
    Ata frekuentojne shume muzete
    Galerite e artit , restorantet e vjetra
    Pijne manzana te akullt
    ( pije alkolike molle jeshile )
    Duke degjuar Manu Çao

    Penda ime eshte pak vrasese
    Per keta njerez qe nuk i dua shume
    Per disa ane , imagjinoj ...
    Qe bej pjese edhe une te ai lloj

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te




    Dhe ne fund nje koment i lene ne kete video ne youtube :

    Te jesh i varfer nuk eshte me keq se sa nje i pasur qe qaravitet perpara kamerave duke folur per mjerimin ne bote dhe qe pikerisht vete mban veshje me çmime stratosferike dhe i dhuron vetes tabllo dhe vetura qindra mijera eurosh .
    Personalisht , preferoj te diskutoj me dike qe eshte krenar , se sa nje hipokrit , genjeshtar , manipulator e te tjera me teper ...


    E sa per ndjenjat eshte nje thenie qe me pelqen :

    Dashuria reale nuk është e bazuar në romancë, darka e qirinj apo shëtitje nëper bregdet ... ajo është e bazuar në respekt,përkujdes dhe besim të ndërsjelltë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 09-12-2012 më 00:19
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  17. #129
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Charles Aznavour La Bohème

    Une ju flas per nje kohe
    Qe me pak se 20 vjet moshe
    Nuk munden ta njohin
    Monmartre ne ato kohe
    I varte jargavanet
    Deri nen dritaret tona
    Dhe streha mobiluar thjeshte
    Qe e kishim si fole
    Nuk kishte as pamje
    Atje ku ne u njohem
    Une qe bertisja uri
    Dhe ti qe pozoje lakuriq


    Bohema , bohema
    Do te thoshte qe jemi te lumtur
    Bohema , bohema
    Ne hanim veç nje dite ne dy


    Ne kafenete ngjitur
    Ne ishim disa
    Qe e prisnim famen
    Dhe megjithese te mjeruar
    Me barkun boshatisur
    Ne nuk ndalnim se besuari
    Dhe kur ndonje lokal
    Per nje te vakt te ngrohte
    Na merrte nje pikture
    Ne recitonim vargje
    Te mbledhur rreth tiganit
    Duke harruar dimrin

    Bohema, bohema
    Do te thoshte qe ti je e bukur
    Bohema , bohema
    Dhe ne kemi te gjithe diçka gjeniu


    Shpesh me ndodhte
    Perpara kembalecit tim
    Te kaloja nete te bardha
    Duke ripunuar skicen
    E linjes se nje gjoksi
    E lakimit te nje ije
    Dhe vetem ne mengjes
    Qe uleshim me ne fund
    Perpara nje kafeje me krem
    Te keputur por te ngazellyer
    Na ngelej qe te duheshim
    Dhe qe te donim jeten


    Bohema , bohema
    Do te thoshte qe ishim 20
    Bohema , Bohema
    Dhe ne jetonim nga çasti i kohes

    Kur ne rastesine e diteve
    Une shkoj te bej nje shetitje
    Ne adresen time te vjeter
    Nuk e njoh me
    As muret , as rruget
    Qe kane pare rinine time
    Ne fund te nje shkalle
    Une kerkoj atelien
    Prej te ciles asgje s’mbetet
    Ne dekorin e saj te ri
    Monmartre ngjan e trishte
    Dhe jargavanet kane vdekur

    Bohema , bohema
    Ishim te rinj , ishim te çmendur
    Bohema , bohema
    Kjo nuk do te thote me asgje.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  19. #130
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Georges Pasquier, i quajtur Zhozho , ishte shoferi i Brelit ‚ ndihmesi dhe njeriu i besuar, por gjithashtu dhe miku i tij me i mire ...





    Zhozho
    Ja pra disa qeshje
    Ca verera , ca bjonde
    Kam kenaqsine te te them
    Se nata do te jete e gjate
    Aq sa te behet neser

    Zhozho
    Une te degjoj te vrumbullish
    Disa kenge detare
    Ku Bretonet hamendesojne
    Se Saint–Cast* duhet te jete i fjetur ( qytet bregdetar)
    Mu ne thellesi te mjegulles


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti kendon akoma
    Gjashte kembe nen toke
    Ti nuk ke vdekur


    Zhozho
    Sonte si çdo mbremje
    Ne rinisim lufterat tona
    Ti rimerr per Saint-Nazaire* ( qytet bregdetar me port )
    Une serisht ne Olimpia* ( Salle e famshme koncertesh )
    Ne fund te varrezes

    Zhozho
    Ne flasim ne heshtje
    Per nje rini te vjeter
    Ne e dime qe te dy
    Se bota pergjumet
    Nga mungesa e shkujdesjes


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti shpreson akoma
    Gjashte kembe nen toke
    Ti nuk ke vdekur


    Zhozho
    Ti me jep duke qeshur
    Te reja nga poshte
    Une te them : "Vdekje budallenjve!"
    Shume me budallenj se ty
    Por qe mbahen me mire

    Zhozho
    Ti di emrin e luleve
    Ti sheh qe duart e mia dridhen
    Dhe une e di kush qan
    Per te mbytur me turp
    Vendet tona ku rrinim


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti vellazerohesh akoma
    Gjashte kembe nen toke
    Ti nuk ke vdeku


    Zhozho
    Po te le ne mengjes
    Per pune te kota
    Ndermjet ca pijanecesh
    Te gjymtuar nga zemra
    Qe kane hapur duart shume

    Zhozho
    Nuk do te shkoj me askund
    Une do te vishem me endrrat tona
    Jetim deri ne buze
    Por te lumtur qe e dime
    Qe jam tashme ne ardhje


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti nuk ke vdekur
    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Te dua prape.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. "Godar, nje miqesi e vjeter"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 21:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •