Close
Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 212
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Ku mer vesh ti nga romantizmi ore kok huder lol




    ( se sheh se po gjujm ktu lol )
    oh oh sorry sir lol vazhdoni gjujtjen lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  2. #92
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mos ma ngisni malokun,se...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Me kenaqsi Marya , nise kengen kur ta kesh mbare




    Georges Pasquier, i quajtur Zhozho , ishte shoferi i Brelit ‚ ndihmesi dhe njeriu i besuar, por gjithashtu dhe miku i tij me i mire ...





    Zhozho
    Ja pra disa qeshje
    Ca verera , ca bjonde
    Kam kenaqsine te te them
    Se nata do te jete e gjate
    Aq sa te behet neser

    Zhozho
    Une te degjoj te vrumbullish
    Disa kenge detare
    Ku Bretonet hamendesojne
    Se Saint–Cast* duhet te jete i fjetur ( qytet bregdetar)
    Mu ne thellesi te mjegulles


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti kendon akoma
    Gjashte kembe nen toke
    Ti nuk ke vdekur


    Zhozho
    Sonte si çdo mbremje
    Ne rinisim lufterat tona
    Ti rimerr per Saint-Nazaire* ( qytet bregdetar me port )
    Une serisht ne Olimpia* ( Salle e famshme koncertesh )
    Ne fund te varrezes

    Zhozho
    Ne flasim ne heshtje
    Per nje rini te vjeter
    Ne e dime qe te dy
    Se bota pergjumet
    Nga mungesa e shkujdesjes


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti shpreson akoma
    Gjashte kembe nen toke
    Ti nuk ke vdekur


    Zhozho
    Ti me jep duke qeshur
    Te reja nga poshte
    Une te them : "Vdekje budallenjve!"
    Shume me budallenj se ty
    Por qe mbahen me mire

    Zhozho
    Ti di emrin e luleve
    Ti sheh qe duart e mia dridhen
    Dhe une e di kush qan
    Per te mbytur me turp
    Vendet tona ku rrinim


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti vellazerohesh akoma
    Gjashte kembe nen toke
    Ti nuk ke vdeku


    Zhozho
    Po te le ne mengjes
    Per pune te kota
    Ndermjet ca pijanecesh
    Te gjymtuar nga zemra
    Qe kane hapur duart shume

    Zhozho
    Nuk do te shkoj me askund
    Une do te vishem me endrrat tona
    Jetim deri ne buze
    Por te lumtur qe e dime
    Qe jam tashme ne ardhje


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti nuk ke vdekur
    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Te dua prape
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 13-04-2012 më 18:18
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  5. #94
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Më thuaj pse unë do ekzistoja ?
    Per tu zvarritur në një botë pa ty,
    Pa shpresë dhe pa pendesë.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Do të mundohesha te shpikja dashurinë,
    Si nje piktor që shikon ne gishtat e tij
    Te lindin ngjyrat e ditës.
    Dhe që nuk i besohet.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Më thuaj për kë unë do ekzistoja ?
    Kalimtare te përgjumura ne krahët e mi
    Që nuk do t’i dashuroja kurrë.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Nuk do të isha veç një pikë më shumë
    Në këtë botë që shkon e që vjen,
    Do të ndjehesha i humbur,
    Do të kisha nevojë për ty.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Më thuaj si unë do ekzistoja ?
    Unë do të mund te hiqesha si vetja,
    Por nuk do të isha i vërtetë.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Besoj se do e kisha gjetur,
    Sekretin e jetës , përsenë,
    Thjesht për të të krijuar
    Dhe për të të vështruar.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Më thuaj pse unë do ekzistoja ?
    Per tu zvarritur në një botë pa ty,
    Pa shpresë dhe pa pendesë.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  7. #95
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    me pelqen shume edhe ky version...

    http://<a href="http://youtube.com/w...-qW0RkFxCQ</a>

  8. #96
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Zangra ~ Jacques Brel

    Une quhem Zangra dhe jam lietnant
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me beje hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere .
    Atehere , shkoj ne qyteze , te shoh vajzat ne tufa ,
    Por ato enderrojne per dashuri dhe une … per kuajt e mi .

    Une quhem Zangra dhe tashme kapiten
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me bere hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere .
    Atehere , shkoj ne qyteze te shoh te rene , Konsuelo ,
    Por ajo flet per dashuri dhe une … per kuajt e mi .

    Une quhem Zangra , tani komandant
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me beje hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere
    Atehere , shkoj ne qyteze , te pi me Don Pedron .
    Ai ngre dolli per dashurite e mia dhe une … per kuajt e tij .

    Une quhem Zangra , jam kolonel i vjeter
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me beje hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere
    Atehere , shkoj ne qyteze , te shoh vejushen e Pedros ,
    Une flas me ne fund per dashurine por ajo … per kuajt e mi .

    Une quhem Zangra , dje nje gjeneral shume i vjeter.
    U largova nga Belonzio , qe dominon fushen
    Dhe armiku eshte atje … une nuk do te jem hero .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 22-04-2012 më 20:09
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  10. #97
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Jacques Brel - Te druajturit


    Te druajturit
    Ndersa perdridhen
    E mbeshtillen
    kercejne vendit
    E marrin vrull
    Mblidhen serisht kruspull
    Dhe enderrojne te jene nje lepur
    Pak rendesi
    Se nga dalin
    Fletet e mia te vyshkura
    Kur era i dergon
    Para dyerve tona
    Ngjan sikur ata mbajne
    Nje valixhe ne secilen dore

    Te druajturit
    Ndjekin hijen
    Hijen e erret
    Te hijes se tyre
    Vetem gjysemhija
    E di numrin
    E turperimeve te tyre prej Levantinesh
    ( te krishtere te merguar )
    Ata palosen
    Ata zbehen
    Ata zverdhen
    Ata behen te trendafilte
    Ata skuqen flake
    Terhiqen ne mbrojtje
    Me nje valixhe ne secilen dore

    Por te druajturit
    Nje mbremje guximi
    Perpara pasqyres se tyre
    Duke enderruar per hapesire
    Vene koracen e tyre
    Dhe atehere hapuni
    E pra Paris
    Mbahu fort
    E rrofte stacioni i trenit
    Shen Llazar
    Por ja ku humben
    Ja tek shastisen
    Si çoroditen
    Dhe si rinisin
    Me nje valixhe ne secilen dore

    Te druajturit
    Kur ata tronditen
    Per nje Elvirë
    Kane psheretima
    Kane deshira
    Qe ata deshirojne te thone
    Por nuk guxojne shume ,
    Dhe gruaja e shtepise
    Me shume priftereshe
    Ne dehje e siper
    Se sa ne dhembshuri
    Nje nate i lënë
    Ne fundshpine
    Me nje valixhe ne secilen dore

    Te druajturit
    Atehere plaken
    Atehere perfundojne
    Zvogelohen
    Dhe kur rreshkasin
    Ne abise
    Dua te them
    Kur ata vdesin,
    S'guxojne te flasin
    Te mallkojne gje prej gjeje
    S’guxojne te dritherijne
    S’guxojne te buzeqeshin
    Veç nje psheretime
    DHe ata vdesin
    Me nje valixhe brenda ne zemer



    Les Timides

    Les timides
    Ça se tortille
    Ça s`entortille
    Ça sautille
    Ça se met en vrille
    Ça se recroqueville
    Ça rêve d`être un lapin
    Peu importe
    D`où ils sortent
    Mes feuilles mortes
    Quand le vent les porte
    Devant nos portes
    On dirait qu`ils portent
    Une valise dans chaque main

    Les timides
    Suivent l`ombre
    L`ombre sombre de leur ombre
    Seule la pénombre
    Sait le nombre
    De leurs pudeurs de Levantin
    Ils se plissent
    Ils palissent
    Ils jaunissent
    Ils rosisent
    Ils rougissent
    S`écrevissent
    Une valise dans chaque main

    Mais les timides
    Un soir d`audace
    Devant leur glace
    Rêvant d`espace
    Mettent leur cuirasse
    Et alors place
    Allons Paris
    Tiens-toi bien
    Et vive la gare
    Saint-Lazare
    Mais on s`égare
    On s'effare
    On s`désempare
    Et on repart
    Une valise dans chaque main

    Les timides
    Quand ils chavirent
    Pour une Elvire
    Ont des soupirs
    Ont des désirs
    Qu`ils désirent dire
    Mais ils n`osent pas bien
    Et leur maîtresse
    Plus prêtresse
    En ivresse
    Qu`en tendresse
    Un soir les laissent
    Du bout des fesses
    Une valise dans chaque main

    Les timides
    Alors vieillissent
    Alors finissent
    Se rapetissent
    Quand ils glissent
    Dans les abysses
    Je veux dire
    Quadn ils meurent
    N`osent rien dire
    Rien maudire
    N`osent frémir
    N`osent sourire
    Juste un soupir
    Et ils meurent
    Une valise sur le cœur
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 23-04-2012 më 07:15
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  12. #98
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Kur kemi veç dashurinë
    Për ta ofruar duke e ndarë
    Ditën e udhëtimit të madh
    Që është dashuria jonë e madhe

    Kur kemi veç dashurinë
    Dashuria ime ti dhe unë
    Që të buçasë nga gëzimi
    Në çdo orë e çdo ditë

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të jetuar premtimet tona
    Pa asnjë pasuri tjetër
    Sesa t'i besojmë asaj përherë

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të mobiluar me mrekulli
    Dhe për të mbuluar me diell
    Shemtinë e periferive

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të vetmen arsye
    Për të vetmen këngë
    Dhe për të vetmen ndihmë

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të veshur mëngjesit
    Të varfër e grabitës
    Me pallto mëndafshi

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të ofruar në lutje
    Për të këqijat e tokës
    Si rapsodë të thjeshtë

    Kur kemi veç dashurinë
    Për tua ofruar atyre
    Që luftimi i vetëm
    Është të gjejnë ditën

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të hapur një udhë
    Dhe për të nënshtruar fatin
    Në çdo kryqëzim

    Kur kemi veç dashurinë
    Për tu folur topave
    Dhe asgjë më shumë se një kengë
    Për të bindur një tambur

    Atëherë pa pasur asgjë
    Veç forcës për të dashur
    Ne do të kemi në duar tona
    Miq , botën e tërë
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 27-04-2012 më 22:05
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  14. #99
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Jacques Brel - Djalli

    Një ditë
    Një ditë djalli erdhi mbi Tokë
    Një ditë djalli erdhi mbi Tokë
    Për të përgjuar interesat e tij
    Ai ka parë çdo gjë djalli , ai ka dëgjuar gjithçka
    Dhe pasi ka parë gjithçka
    Dhe pasi ka degjuar gjithçka
    Ai është kthyer tek të tijtë , atje.
    Dhe atje , kishin bërë një gosti të madhe
    Në fund të gostisë , ai u ngrit , djalli
    Dhe ai mbajti një fjalim :

    Është mirë
    Ka gjithmonë gjithandej
    Zjarre që ndriçojnë Tokën
    Është mirë
    Njerëzit argëtohen si të çmendur
    Me lojën e rrezikshme të luftës
    Është mirë
    Trenat dalin nga shinat me zhurmë të madhe
    Sepse ca tipa plot ideale
    Vendosin bomba nëpër trase
    Bëjnë të vdekur origjinal
    Bëjnë të vdekur pa fe
    Fe që janë pa mëshirë
    Është mirë

    Asgjë nuk shitet por gjithçka blihet
    Nderi madje dhe shenjtëria
    Është mirë
    Shtetet që ndryshojnë fshehtë
    Në shoqëri anonime
    Është mirë
    Të mëdhenjtë me thasë dollarët
    Të ardhur nga vendet e femijëve
    Evropa përsërit kurnacërinë
    Në një dekor një mijë e nëntëqinde
    Bën të vdekur urie
    Është mirë

    Njerëzit , kanë parë kaq shumë
    Sa sytë e tyre janë bërë gri
    Është mirë
    Dhe madje nuk këndohet më fare
    Në gjithë rrugët e Parisit
    Është mirë
    Trajtohen të drejtët për të çmendur
    Dhe poetët për kaqol
    Por në gazetat gjithandej
    Të gjithë ndyrësirat kanë fotot
    Kjo i lëndon njerëzit e ndershëm
    Dhe të qeshin njerëzit e pandershëm
    Është mirë , është mirë , është mirë !
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  16. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=b5cPA5vuCLo

    Zangra ~ Jacques Brel

    Une quhem Zangra dhe jam lietnant
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me beje hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere .
    Atehere , shkoj ne qyteze , te shoh vajzat ne tufa ,
    Por ato enderrojne per dashuri dhe une … per kuajt e mi .

    Une quhem Zangra dhe tashme kapiten
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me bere hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere .
    Atehere , shkoj ne qyteze te shoh te rene , Konsuelo ,
    Por ajo flet per dashuri dhe une … per kuajt e mi .

    Une quhem Zangra , tani komandant
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me beje hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere
    Atehere , shkoj ne qyteze , te pi me Don Pedron .
    Ai ngre dolli per dashurite e mia dhe une … per kuajt e tij .

    Une quhem Zangra , jam kolonel i vjeter
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me beje hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere
    Atehere , shkoj ne qyteze , te shoh vejushen e Pedros ,
    Une flas me ne fund per dashurine por ajo … per kuajt e mi .

    Une quhem Zangra , dje nje gjeneral shume i vjeter.
    U largova nga Belonzio , qe dominon fushen
    Dhe armiku eshte atje … une nuk do te jem hero .
    .................................................. .....
    .................................................. ...........

    ZANGRA

    Zangra ma thone emrin, tetar jam emeruar
    Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
    Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
    Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
    Zbres ne qytet te cupat plot tridhjet here ne muaj
    Ato per dashurine flasin, ... e une per kuaj


    Zangra ma thone emrin, dhe kapiten graduar
    Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
    Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
    Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
    Zbres ne qytet te piqem me nje zonje te huaj
    Ajo per dashurine me flet , ... e une per kuaj


    Zangra ma thone emrin, tash komandant graduar
    Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
    Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
    Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
    Zbres ne qytet te Pedro, nje dore kumar te luaj
    Ai bromp per dashurine , ... dhe une bromp per kuaj


    Zangra ma thone emrin, kolonel i sprovuar
    Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
    Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
    Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
    Zbres te vejusha e Pedros , me padurim pothuaj
    Dhe flas per dashurine , por.....ajo flet per kuaj


    Zangra ma thone emrin, gjeneral i c`graduar
    Dje ika nga Beloncios, permbi rrafshine lartuar
    Ku erdhi tashme armiku dhe hero s`u bera une

    ZHAK BREL
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar 2043 për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. "Godar, nje miqesi e vjeter"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 21:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •