Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Dashuria në kohën e "Tarzanit"!

    Ishte periudhe ndryshimesh, per mua, per familjen, ndoshta per te gjithe brezin tone. Nuk kishte kaluar shume qe kur partizanet luftonin ne male apo kur greket punonin ne tokat tona, por kishte kaluar mjaft kohe per ti lexuar keto ngjarje ne libra.
    Ishte periudha kur dashuria po celte lulet e para, ndoshta kjo per arsyen sepse une tani po shikoja per here te pare lulet e dashurise.
    Prinderit e mi ishin njohur rastesisht ne fshatin e mamase, ku babai shkonte shpesh per tregeti. Njeri nga vellezerit e saj kishte menduar se ishte koha e pershtatshme per mamane te martohej dhe pas nje dasme madheshtore (per kohen) ata ishin martuar. Mamaja ishte 14 vjec , ndersa babi 30. Babai ishte rritur jetim dhe ne nje fare menyre ai u be prind per mamane. Kjo mbase shpjegon dhe faktin pse per dy vjet me rradhe ata nuk paten femije (pas vitesh mesuam se ata nuk flinin bashke gjate kesaj kohe). Nuk dua te imagjinoj se si mund te ndihet nje 14 vjecare dhe nje 30 vjecar te lidhur ne martese te rregulluar keshtu, por per nje gje jam e sigurt ; dashurine dhe respektin qe prinderit e mi kishin per njeri tjetrin, nuk e pashe me ne brezat ne vazhdim. Ne te gjithe ishim krenare per gjakun qe rridhte ne venat tona dhe kjo kuptohet fale punes dhe dashurise qe na u fal nga prinderit. Pas vdekjes se babait, mamaja nuk u martua me. Ajo besonte ne "nje dashuri". Sic na tregonte shpesh ajo dashuri mund te te mbaje gjalle gjithmone, pa ndier asnjehere nevojen e nje tjetre, e nje njeriu tjeter. "Ja keshtu eshte dashuria, pa mbarim bije, pa mbarim. Njerzit vdesin, po dashuria jeton tu befsha, ja eshte perdite ketu. Kur ju shikoj ju qe rriteni te shendetshem e te bukur. Kur shkoni ne lice e me beheni krah. Vetem nje dashuri si e jona mban gjalle kete lidhje me ju" - thosh ajo.
    Eleonora, motra e madhe, idhulli im u martua ne moshen 21 vjecare. Shume mendonin se ajo e kishte prejardhjen nga Zanat madje shume fale saj besonin tek Zanat. Kishte floke te derdhur dhe te zeze, me fytyre te skalitur dhe nje buzeqeshje magjepse. Me te shoqin, Besimin u njohen ne shkolle. Nje djale i gjate e i holle, me fytyre te eger e cila me kujtohej gjithmone tek isha duke lexuar libra mbi SS-et ne kampet e perqendrimit. Elen nuk e pashe me te qeshte pas fejeses me Besimin. Ne ate kohe nuk e kuptoja si mund te fikesh "jeten" tek njerzit. Ndersa ajo fikej per vite me rradhe e pashe motren time te vetme te largohej gjithmone e me shume nga vetja, nga te gjithe ne, e pashe ate te mos jetonte me. A shkojne Zanat ne kampe perqendrimi?! Fatkeqsisht, po! Nuk mund te them saktesisht si lidhja e tyre filloi por mbaj mend ate mbremje pranvere, kur ajo hyri ne shtepi me Besimin. Ishin njohur ne shkolle gjate dimrit. Besimi jetonte ne nje fshat prane qytetit tone dhe ne si familje i vleresonim fshataret, per punen dhe karakterin. Ky vleresim vinte me shume dhe nga respekti qe kishim per prinderit. Por jo te gjithe njerzit jane njesoj. Ela nuk kishte asgje te perbashket me Besimin. Kjo nuk donte shume mend ta kuptoje. Mjaftonte nje shikim, mjaftonin dy fjale. Besimi nuk fliste asnjehere kur ishte mes nesh dhe nuk foli asnjehere. Por ne kishim lindur luftetare, mbase kjo ishte dhe arsyeja perse gjendeshim gjithmone ne luftra. E si cdo luftetar, nuk u dorezuam asnjehere. As Ela nuk u dorezua asnjehere, gjithmone duke luftuar per "dashurine". Dashuri... Kur Ela erdhi ne shtepi pas lindjes, gjokset i ishin fryre nga infeksioni. Vetem ato dite vjeshte, kur une e mamaja i rrinim tek koka gjithe kohes, fillova te mendoj per dashurine!


    vazhdon...


    p.s. Per dimen. Ketu po e hedh pak shkurt pasi nuk kam durim te rrishkruaj.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    dashuri trazane...

  3. #3
    In Flames Maska e dimegeni
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Sa gje e lezetshme,Fiori,te lutem mos u bej dembele po shkruaje si eshte.Do zoti je dhe pushim per Easter,keshtu ke dhe koh.Me duket shume reale dhe po te jen fjalet e gjyshes tende do ja ruaj komplimentat per ne fund!!
    Discover me like emptiness.......

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Po nje nga ato dite Besimi erdhi nga shtepija per te pare Elen. Ajo qante gjithe kohes. E qara i ishte bere me shume si kolone zanore e jetes. E vinte veten ne gjume me te qara dhe po ashtu e ngrinte perseri. Ai nuk hyri brenda, priti tek dera e madhe dhe ajo u ngrit, ashtu e semure sic ishte me plage qe rridhnin qelb si te kish lindur femije ne shekullin e pare e jo ne nje periudhe te "begateshme" si ajo qe po jetonim ne. Mamaja donte te kundershtonte, ishte e kuptueshme qe nuk do arrinte dot te ecte deri tek dera, por a i kundershtohej Eles ne ato momente?! E ndihmuam deri tek dera dhe e mbeshtetem atje. Besimi nuk foli, si zakonisht. Kishin kaluar tre muaj qe kur Ela kishte lindur dhe ai ende nuk e kishte pare vajzen, as ate dite nuk e pa. Vetem pas pese minutash degjuam te thirrura te vinin nga dera e madhe dhe mamaja e shkrete u ngrit nxitimthi te ndihmonte te bijen, qe po rreshqiste drejt tokes. Besimi iku ashtu SS-isht sic kish ikur gjithmone. Me gerrvishte gjithmone mendimi se si kish qene momenti kur Ela kish takuar Besimin per here te pare. Cfare kishin thene?! Kishte qeshur ai ndonjehere duke i thene "te dua"?! Ela me ferkonte doren, thua se kerkonte ndihme nga une. Une e pafuqishme si gjithmone, mblidhja grushtet e betohesha, betohesha ne "dashuri". Vellai i madh erdhi dhe i foli Eles njeren nga ato dite. Une dhe mamaja qendronim nga dhoma tjeter.
    - Degjo Ela... Lere moter, lere dhe vajzen do e marr une nen kujdestari. Nuk eshte e lehte po do e kalojme te gjithe bashke. Ti ke te drejten e jetes tende. Keshtu as ai nuk eshte i lumtur...
    Ela nenqeshi - Edhe prinderit tane - vazhdoi ajo - nuk u lidhen me dashuri, po ne te dy jemi provat e lidhjes se tyre, kjo familje, kjo shtepi, keto themele jane prova.
    Une enderroja. Njeriu me te cilin do martohesha une do me donte shume, edhe une do e doja. Nuk do lidhesha keshtu si Ela, kot sepse, sepse ... Perse u lidh Ela me Besimin? Asnjeri nga ne nuk di ta shpjegoje dhe sot. Zana me Katallanin dhe perralla e tyre. Perralle e shemtuar.
    Ela qendroi nga shtepia per dy muaj te tjere dhe me ne fund kur e mblodhi veten, vendosi te mbushte fletet e divorcit. Divorc i cili duhet te ishte bere qe diten e pare te njohjes se tyre. Kur ne nje ildhje mungon komunikimi, ne djall te gjitha, sepse ajo lidhje nuk ka egzistuar ndonjehere. Te kishte qene kaq naive Ela, isha une naivja ne kete mes?! Ela po binte gjithmone e me shume nga pesha. Tani do te quhej e ndare nga burri. Nje si ato ndarjet e tjera ordinere, kur ai e kap ate me nje tjeter apo anasjelltas, ndarje ordinere si te gjitha ndarjet e thashethemeve. Po Ela ishte luftetare, e "zbutur" ndoshta ne kete kohe, per shkak te semundjes qe i zgjati pese muaj rresht pas lindjes se vajzes. Kur Ela aplikoi per divorc, ne nje nga zyrat e kalbura te qytetit, Besimi trokiti tek dera me lote ne sy. Me lote ne sy, edhe kafshet qajne...


    vazhdon...

    p.s. dime me dhe zemer. Kjo ka pas qene tip novele te cilen e grisa para pak kohesh. Me shume do te them kur ta kem perfunduar...(kush i tregon kujt)

  5. #5
    In Flames Maska e dimegeni
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Fiori e harrove ti kete,asgje ske per te grisur ne te ardhmen pa mor leje.......ok???!!!!
    Discover me like emptiness.......

  6. #6
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    pershendetje FIORI ,se kemi dhe nje emer P er cilen dashuri ne kohe te tarzanit e ke fjalen ,TARZANI ISHTE NE XHUNGEL KU KISHTE FEMRA ATJE vetem kafshe ,kur pa XHENIN tarzani i iku mendja opa jo moj zemer
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Une u ngrita ate mengjes per te shkuar ne pune. Duhet te punoja dhe shkoja ne shkolle, pasi isha femija e peste dhe shkolla nuk me takonte. Keshtu thosh partia, keshtu beja dhe une. Ne pune te gjithe grate ishin me më shume pervoje se une, me jeten ne pergjithesi flas. Ato ose kishin mbaruar tetevjecaren dhe kishin filluar punen ose kishin filluar punen pasi ishin larguar nga fshati. Te gjithe ato fjale qe nuk i kisha degjuar ndonjehere nen catine e shtepise sime, filluan te me dukeshin normale me kalimin e viteve. Une isha vetem 19 vjec kur u njoha me Gimin. Ai po zbriste nga shkallet, dhe une ngjitesha tek te njejtat shkalle per te hyre ne zyren e punes. Ishte dashuri me shikimin e pare. Ai madje nuk guxoi te me thosh nje fjale, po une si "e shkathet" qe isha e ftova diten tjeter te hanim bashke ne mence...

    vazhdon...

  8. #8
    ....ne pritje te vazhdimit.....
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •