Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Presim te tjera.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #12
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Kapitulli i 5.
    Si Simplicius luan kukamfshehti dhe trembet prej pemeve te kalbura

    Aty fillova pernjehere te veshtroja gjendjen time fatkeqe, qe e kisha para syve dhe te mendoja, se si te kthehesha mbrapsht menjehere; po per ku? Per kete gje llogjika ime ishte shume e dobet, per te dhene nje propozim, por megjithate ia arrita deri aty, saqe rreth mbremjes te kisha kapercyer ne pyll. Po tani, ku me tutje? Per shkak se per mua udhet dhe Pylli ishin po aq te njohur, sa edhe Rruga mbi Detin e Ngrire, pas Nova Zembla*, deri ne thellesi te Kines: packa se nata e zeze pis me mbronte per sigurine time, perseri nuk e mbulonte dhe aq erret arsyen time te sterre, prandaj edhe u fsheha nen nje kallamishte te dendur, ku mund te degjoja si britmat e fshatareve te tranuar, ashtu edhe kengen e laureshes se nates, keta zogtha nuk e kishin pare te udhes qe me fshataret, disa prej te cileve keta i quanin zogj, te ndanin keqardhjen e tyre, ose per hir te fatkeqsise se tyre te pushonin kengen e tyre te gezueshme, e si pasoje edhe une u shtriva, pa u bere fare merak, ne nje krah dhe me zuri gjumi. Por ndersa ylli i mengjezit u ndez ne Lindje, pashe shtepine e Knanit tim te kallur ne flake, por askush nuk denjonte ta shuante; une bera tutje, ne shprese, se do te takoja dike nga robt e Knanit, por pernjehere u rashe ne sy pese kaloresave dhe me thirren: “Junge, komm heröfer, oder schall mi de Tüfel halen, ick schiete dik, dat di de Dampf zum Hals utgaht”.* Une perkundrazi mbeta pa fryme i palevizur dhe gojehapur, pasi nuk e dija, se c“donte ose c“thoshte kaloresi, dhe ndersa i shikoja ashtu si nje mace nje porte te re hani, por ata per shkak te perroit nuk mund te vinin tek une, gje e cila i mundonte per vdekje, njeri prej tyre drejtoi drejt meje karabinen e tij, prej flakes se menjehershme te se ciles dhe prej zhurmes, ekoja e se ciles prej dyfishimit te shumefishte ma bente akoma me te llahtarshme, aq shume u tremba, pasi dicka te tille kurre nuk e kisha degjuar, saqe une pernjehere u leshova pertoke, prej frike mua nuk me gufonte asnje damar, dhe sidoqe kaloresit vazhduan te kaleronin tutje dhe mua padyshim me lane per te vdekur, per tere ate dite nuk ma beri zemra te ngrihesha; Por ndersa me mbuloi nata perseri, u ngrita dhe u enda aq gjate neper pyll, deri sa per se largu pashe hijen e nje peme te kalbur, e cila me kalli perseri daten, prandaj ktheva sa hap e mbyll syte majat nga thembrat dhe eca aq shume, deri sa me zune syte nje tjeter peme te atille, prej te ciles une menjehere edhe u largova, e ne kete menyre e cova naten me ecejake, nga njera peme e kalbur ne tjetren, me se fundi me erdh dita e dashur ne ndihme, e cila i urdheroi pemet, te me linin te pangacmuar ne shoqerine e saj, por me kete nuk u ndiha aspak, pasi zemra ime ishte e mbushur plot me frike e tmerr, kofshet e mia plot me lodhje, stomaku im plot me uri, goja me etje, truri plot me figura te marra dhe syte plot me gjume; Megjithate bera tutje, por nuk e dija per ku, por sa me teper, qe beja tutje, aq me teper ecja ne thelle ne pyll, larg njerezve: Asokohe une rrija dhe perftova (megjithese pa e vene re) efektin e pallogjikes dhe paditurise, po te kishte qene nje kafshe e paarsyeshme ne vendin tim, do ta kishte ditur me mire se sa une, se c“duhet te bente per mbijetesen e vet, por une isha akoma aq ne gjendje, teksa per te saten here me zuri nata, te zvarritesha ne nje peme te zgavert, e aty brenda te beja kampin e nates.
    __________________________________________________ ___


    Nova Zembla – Novaja Zemlja, ishull ne veri te Detit te Ngrire te Veriut, pjese e Rusise

    “Junge, komm heröfer, oder schall mi de Tüfel halen, ick schiete dik, dat di de Dampf zum Hals utgaht” – “Djale, hajde ketu, ose me marrte djalli, po nuk te qellova, qe te te dale tym prej qafe”, dialekt ostfrizish, nje gjermanishte e perzier me akcent dhe shprehje suedeze, e panjohur nga personazhi yne (shen i perkth.)
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •