Artur Zheji, njė drejtor dhe njė bashkėshort ndryshe
Nga Mirela Sula
Nė njė ditė tė zakonshme vere, nė kohėn kur tė gjithė mendojnė pėr pushimet diku larg qytetit, pluhurit dhe ngjarjeve tė ditės, jo rastėsisht i gjetėm tė gjithė bashkė ata, gazetarėt dhe drejtuesit e televizionit publik shqiptar.
Fillimisht takohemi me drejtorin e aktualitetit tė informacionit, Artur Zonja, i cili na ndihmon pėr tė krijuar njė ide mė tė qartė rreth punės dhe ndryshimeve qė kanė ardhur bashkė me drejtorin e pėrgjithshėm Artur Zheji. Nė platformėn e paraqitur nga Zheji, perpara Kėshillit Drejtues, mėsojmė se ėshtė informacioni i konceptuar ndryshe, njė nga pėrparėsitė e punės, pėrmes sė cilės synohet tė konkurohet nė treg. Dhe jo vetėm kaq. Ajo ēfarė tė bie nė sy ndryshe, ėshtė sidomos ngritja e njė ambienti tė ri pune dhe transmetimi pėr gazetarėt (News Room), pėrmirėsimi i pajisjeve teknike, realizimi i kontratave speciale pėr gazetarėt e informacionit, ku pagat dhe shpėrblimet janė gjithmonė e mė tė barabarta me ato qė afron tregu. Ndoshta ka qenė kjo njė mėnyrė konkrete pėr tė mbajtur dhe motivuar gazetarėt mė tė mirė dhe cilėsorė, pse jo dhe pėr tė tėrhequr tė tjerė po kaq tė mirė.
Edhe transmetimet direkte, dukuri kjo e televizioneve tė mėdha Perėndimore, nėn tė famshmen kornizė "live", i emisioneve dhe evenimenteve sociale duket se ėshtė njė nga prioritetet mė kryesore tė prezantimit tė modelit tė ri nė RTSH.
Ndoshta edhe kaq mjafton, pėr tė kuptuar se njė klimė e mirė dhe shumė e favorshme ėshtė krijuar, pėr tė punuar nė njė institucion tė tillė, ku kėrkohet mbi tė gjitha mobilizimi i njė pune nė grup dhe gazetarėt duket se kanė krijuar identitetin e tyre tashmė. Ajo ēfarė sė fundi synohet ėshtė prirja tek lajmi dhe jo tek pasqyrimi pasiv i tij, konceptimi i rubrikave ekspresive "pa koment" dhe "specialet", pak si tepėr tė kopjuara nga tė tjerėt... Nė tjetėr detaj po kaq pėr t'u pėrmendur do tė ishte edhe rikthimi i personaliteteve nė ekran.
Fakti se drejtori i kėtij institucioni z.Zheji, nuk ėshtė njė funksionar i rastėsishėm, por njė gazetar i mirėfilltė aktiv bėn qė ai tė gjejė mėnyra tepėr origjinale dhe funksionale pėr tė nxitur gazetarėt dhe punonjėsit drejt pasionit. Kėtė veē tė tjerash e kemi ndjekur tė pėrcjellė sidomos pėrmes emisioneve tė tij "Lufta kundėr luftės", njė emision tepėr special ky pėr Luftėn e Irakut qė pati njė reflektim tė menjėhershėm tek publiku i TVSH-sė. Nė kėtė kontekst u interesuam pėr tė kuptuar nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė, raportet e ngritura mes tij dhe gazetarėve qė punojnė nė TVSH. Fare qartė, pėr tė kuptuar nga bisedat e tyre mėnyrėn modeste dhe moderne tė bashkėpunimit tė tij: "Ai tė lė pavarėsi, ka njė praktikė editoriale qė ėshtė nė shėrbim tė publikut dhe nuk tė ndėrhyn nė punė" Ky ėshtė njė nga opinionet qė merr sapo ndesh nė takimet e para me gazetarėt.
Ja ēfarė thonė mė konkretisht ata:
Eni Vasili-gazetare
Duke patur njė eksperiencė tė gjatė kėtu shoh ndryshime. E para, TVSH-sė i ėshtė rikthyer publiku, elementi kryesor pėr tė cilin ne punojmė. E dyta, ėshtė ndryshimi i ambientit, investimet nė teknikė duke tė krijuar njė komoditet pėr tė punuar. E vlerėsoj shumė atė ēfarė vetė z. Zheji na ka ofruar qysh nė mbledhjen e parė "Kėrkoni ēfarė doni nga unė dhe do t'i keni!...". Kjo ka qenė mbėshtetja maksimale qė na ka nxitur tė punojmė, kjo mė bėn tė ndjehem tepėr e privilegjuar pėr potencialin qė kam.
Arjana Qatipi-gazetare
Unė vetė jam marrė kryesisht me parlamentin. Veēanėrisht qė kur ka ardhur Zheji shoh se ėshtė vendosur njė raport i drejtė pozitė-opozitė dhe kėtė e ndjej ēdo ditė nė punėn time. Ėshtė ndjerė kjo barazi gjithashtu edhe nga sondazhet. Personalisht ndjehem mirė, mė komode dhe mė e motivuar. Janė rritur kryesisht kėrkesat pėr tema sociale dhe kjo ėshtė shumė pozitive, prandaj kam filluar edhe vetė tė merrem nga pak me probleme tė tilla.
Marash Mirashi-gazetar
Personalisht ndjehem mė komod, kam mė tepėr liri qė prej ardhjes sė Zhejit. Pėr realizimin e temave sociale bėhet debat ku jemi tė gjithė tė hapur. Ndjehet njė domosdoshmėri dhe njė frymė e re qė ka sjellė stafi i ri drejtues. Nė 12 vjet qė punoj nė TVSH, pėr herė tė parė shoh drejtorin qė zbret tek gazetarėt, duke i mbajtur mend kronikat e tyre dhe duke tė pėrgėzuar pėr ato. Mė parė mes drejtorit dhe gazetarit egzistonte njė mur tepėr i lartė qė nuk e kaloje dot. Tani ėshtė vendosur njė komunikim shumė miqėsor mes nesh. Tani shihet se ėshtė rikthyer pasioni nė TVSH.
Tefta Radi-gazetare
Mendoj se ajo ēfarė ka ndryshuar ėshtė mėnyra e paraqitjes sė lajmeve, raportet, siglat e lajmeve politiko-ekonomike-sociale. Mendoj se ėshtė njė ekran i ekuilibruar, larg skupeve, i tillė mbetet pėrsa i pėrket zhvillimeve politike. Ajo ēfarė mbetet pėr t'u pėrmirėsuar ėshtė pėr tė sjellė mė shumė informacion nga rrethet.
Franko Egro - drejtor i informacionit
Ajo ēfarė unė i kam ofruar RTSH-sė, ka qenė eksperienca profesionale teknike e veēantė. Gjeta terren tė madh pėr tė sjellė konceptet pėr njė gazetari me tė avancuar, mė moderne qoftė nė formė dhe pėrmbajtje. Kėtu gjeta njė departament informacioni tė rigjeneruar me entuziazmin dhe dėshirėn pėr tė qenė mė tė mirėt. Gjeta njė vend ku lėvizet nė kėrkim tė aksionit duke patur gjithnjė edhe mbėshtetjen e Zhejit.
Artur Zhejii: Drejtori qė rikthen pasionin e humbur nė RTSH
Pas 11 vjet karrierė nė Itali si specialist i ēėshtjeve tė Evropės dhe Ballkanit nė njė nga radiot mė tė mėdha italiane siē ėshtė "RadioRadicale", kthehet nė Shqipėri pėr tė pėrcjellė kontributin e tij si gazetar dhe analist tepėr i spikatur. Artur Zheji, bir i dy intelektualėve, emrave tė njohur nė art dhe publicistikė, (Besa Imamit, aktores sė mirėnjohur tė teatrit dhe studiuesit, shqipėruesit tė papėrsėritshėm Petro Zheji), vazhdon tė ndjekė pasionin dhe vullnetin e trashėguar prej tyre drejt karrierės nė rrugėn e gazetarisė. Babai i njė vajze 17 vjeēare e quajtur Geri, e cila jeton nė Itali me nėnėn e saj, pret tė bėhet baba pėr herė tė dytė nga martesa e tij e dytė. Kėsaj here me njė djalė. Bashkėshortja e tij, Klodi, pianiste nė Teatrin e Operas dhe Baletit, sjell shumė larmi nė atmosferėn fantazioze qė pėrjetohet nė familjen e tyre. Ja diēka mė shumė nga intervista e fokusuar pikėrisht nė kėto momente tė jetės sė tij.
Ē'mund tė na thoni pėr pozicionin qė keni nė TVSH. Ishte dėshira juaj apo jua kėrkuan?
Ishte njė takim nė mes tė rrugės. Kisha ndjesinė e brendshme qė njė eksperiencė tė akumuluar qoftė nė mediat e huaja, qoftė nė ato kombėtare, tė mund ta plazmoja dhe ta vija nė shėrbim tė publikut nė njė rrafsh mė tė madh dhe gjithpėrfshirės. Nga ana tjetėr, pata nxitje pėr ta drejtuar kėtė institucion, pasi mendoj se ėshtė e domosdoshme jo vetėm tė flasėsh, arsyetosh apo analizosh mbi situata tė ndryshme sociale tė rėnduara, mbi probleme dhe halle qė ka Shqipėria, qė janė gjithmonė tė shumta, por ėshtė po aq mire, qė ti vesh gjoksin njė detyre publike, me tė gjitha kostot pėrkatėse. Mendoj se e kam specializimin e duhur pėr kėtė sektor, prandaj pranova kėtė sfidė, qė mė ka dhuruar dhimbje por edhe grimca lumturije.
Cilat ishin vėshtirėsitė e para mė tė paparashikuara nė fillimet e marrjes sė kėsaj detyre?
Koncepti qė ka egzistuar, qė ka mbijetuar kėtu e prej 12 vitesh, ka qenė ai i bunkerizimit tė RTSH-sė. RTSH, presupozohej si njė bunker qė i takonte fitimtarit, atij qė merrte pushtetin. Ky ishte njė koncept dhe njė realitet shumė i prapambetur i mosemancipimit tė kėtij institucioni. Rezultatet e sondazhit tė nxjerra nga KKRT, ndoshta kanė treguar dhe hapin e parė pėrsa i pėrket njė depolitizimi gradual. Pėr tė filluar kėtė proces kam ndeshur vėshtirėsitė mė tė mėdha, pėr t'u mbrojtur nga presionet e titullarėve tė niveleve tė para, tė dyta dhe tė treta, qė shkrihen pas kronikave tė qilimave tė kuq dhe protokolleve qė s'thonė asgjė. Nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, "ata" kanė humbur komoditetin e dikurshėm nė hapėsirat televizive tė TVSH.
Keni patur ndonjė reagim jo pozitiv kundrejt kėsaj "mbylljeje"?
Padyshim. Duke mė bojkotuar dhe duke mė konsideruar si mish tė huaj, qė herėt a vonė do tė shkulet.
Thuhet se jeni ndėr tė preferuarit e F.Nanos. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?
Kam marrėdhėnie tė mira edhe me Berishėn, Ngjelėn e kam mik. Termi i "preferuar" lidhet ndoshta me legjenda mediatike, por jo me realitetin konkret. Unė nuk kam emėruar askėnd dhe nuk kam kompllotuar politikisht ndaj askujt. Jam mik me Nanon, njė miqėsi qė ka ngricat dhe stuhitė e veta dhe qė ka lindur nė fazėn kur ai vetė, ishte nė njė periudhė shumė kritike. Katarsizmi i tij ishte tėrheqės dhe ndryn edhe sot vlera mbarėkombėtare. Mundohem tė pėrcjell tek ai, tė vėrteta qė "yesmenėt" nuk ja thonė. Unė nuk jam Nanoist dhe as Nano nuk ėshtė Zhejist. Kemi njė miqėsi brenda diferencave tė seicilit, qė Nano di, sė paku nė rastin tim ta respektojė me mjaft elegancė.
A mendoni se tė qėnit mik i Fatos Nanos iu ka ndihmuar edhe ju nė punėn tuaj?
Nuk mund tė mendoj kėshtu kur qeveria e tij, sapo vura kėmbėn si Drejtor i Pėrgjithshėm, i shkurtoi shkurtoi RTSH-sė, 1 miliard lekė nga buxheti 2003-shit.
Ē'mendim keni pėr paraardhėsit tuaj...?
Mė lejoni tė mos shprehem.
Ju patjetėr keni ardhur nė kėtė institucion me projektet tuaja, a duket se kanė filluar tė marrin udhė?
Jemi akoma duke punuar nė themel, punė mė sė shumti ende e padukshme. Kur tė mbarojmė themelin atėhere do fillojmė e tė hedhim katet e larta. Sepse projektet qė tė realizohen kėrkojnė tepėr dinamizėm, por sėpari duhet mbyllur themeli dhe njė numėr jo i vogėl reformash strukturore.
Nė shtator fillon fushata pėr zgjedhjet lokale, do tė ketė ndonjė model tė ri pėr paraqitjen e fushatave politike?
Zakonisht nuk ėshtė e kėshillueshme tė eksperiementohet para fushatave, Mė e mira pėr tė gjithė konkurentėt ėshtė aksesi i barabartė mediatik nė hapėsirat e transmetimit tė TV publik shqiptar.
Ēfarė ka ndryshuar mė shumė nga ardhja juaj nė kėtė institucion?
Ka ndryshuar ajo qė, pjesa mė e madhe e stafit punonjės, me dėshirė apo shqetėsim pret qė ky ndryshim tė vazhdojė. Ka ndryshuar koncepti se TVSH ėshtė e sigurtė pėr njerėz qė nuk punojnė. Pra ka ndryshuar ideja se ishulli i qetėsisė dhe papunėsisė do ta lodhė apo pėrgjumė diku mė vonė edhe Zhejin.
Si arrini ta ruani raportin mes gazetarisė dhe funksionit qė keni?
Gazetaria ėshtė dashuria ime e madhe, por mundohem qė pozicionin tim tė analistit dhe gazetarit ta konsumoj nė ekranet e tjera, pėr arsye se do mė dukej e pakonceptueshme ta bėja nė ekranin e televizionit publik shqiptar. Sidoqoftė nė njė eveniment madhor, si pėrshembull lufta e Irakut, mė ėshtė dashur tė ideoj njė emision tė domosdoshėm "Lufta kundėr Luftės".
Tė qenit gazetar i mirėfilltė dhe aktivist a ju ndihmon nė punėn tuaj? Cilat janė avantazhet?
Si njė mullixhi i mirė mundohem qė tė mos ma kalojnė aq shpesh ujin nėn rogoz, sepse si gazetar, unė e di se ku kalon uji.
Jam i martuar, por pėlqej bashkėjetesėn
Ē'mund tė na thoni diēka pėr jetėn tuaj tė re, pėr martesėn tuaj?
Engelsi ka patur tė drejtė qė e ka quajtur martesėn njė konvencion borgjez. Nuk kam ndonjė adhurim pėr martesėn si institucion, mendoj se martesa mė e madhe ėshtė rezonanca shpirtėrore, njerėzore me njeriun qė do. Unė mendoj se bashkėjetesa ėshtė pakti dhe marrėveshja mė e qėndrueshme, megjithatė kam kapėrcyer bindjen time dhe jam martuar (me letra) tė cilat nuk mė kanė bėrė ta dua mė pak apo mė shumė gruan time.
Dimė gjithashtu se sė shpejti prisni tė bėheni baba...?
Po, presim tė lindė njė djalė tė cilin e kemi parė nė eko (dhe qė me njė xhest shumė burrėror gjuante me shqelma).
A ju gėzon fakti qė ėshtė djalė apo do t'ju gėzonte mė shumė njė vajzė?
Meqė e kam njė vajzė, Gerin, I vinte rradha djalit besoj. Vajzat janė mė tė ėmbla pa diskutim, por djemtė japin iluzionin e vazhdimėsisė.
A mund tė na flisni pak pėr vajzėn?
Vajza ėshtė njė pjesė e trazuar, por edhe e mrekullueshme e jetės sime, e cila jeton me nėnėn e saj nė Itali dhe ndjek aty liceun shkencor. Vjen herė pas herė me pushime nė Shqipėri. Ka shumė dėshirė tė kthehet nė Shqipėri, por unė mendoj qė ajo duhet tė kthehet kėtu pasi tė shkollohet mė sė miri.
Nėna juaj, artiste e njohur, ēfarė ka pėrfaqėsuar dhe pėrfaqėson pėr ju?
Nėna ime, Besa Imami ėshtė njė mikja ime e madhe. Pėr shumė vite tė punės sime krijuese artistike, sidomos nė ato tė teatrit, krijimtarisė artistike ku unė kam shpenzuar shumė energji, ka qenė njė busull. Jam shumė i lumtur qė kam trashėguar nga ajo qėndrueshmėrinė. Ajo ka njė qėndrueshmėti tė hekurt dhe ndoshta edhe frymėzimi qė djalit t'i vemė emrin Hekri, buron nga ajo.
Thonė se jeni shumė tė lidhur. Si janė marrėdhėniet tuaja?
Mamasė sime i pėlqen gjithmonė ta thėrrasim Loke, siē thėrrasin kosovarėt. Loke ėshtė shumė afėr dhe me termin Loēkė (zemėr), ē'ka rrėfen se nė shqip, lokja ėshtė Loēkė.
Po me babain tuaj mbani lidhje po kaq tė fuqishme?
Petro Zheji, ėshtė njė Kapiten vizionesh dhe kalorėsie tė humbur kohe dhe tė pakohė. Jeton nė Amerikė dhe pres e pėrgatis kthimin me tėrsėllimė tė studimeve tė tij.
Nusja juaj gjithashtu merret me art...
Po, dhe mė vjen shumė mirė pėr kėtė, ėshtė pianiste. Pres me padurim kompozimet e saja, tė mėndafshta, tė papritura dhe shtegtimtare.
Skeda personale
Mosha: 41 vjeē
Pesha: mbi 100 kg (Dikur kam qenė notar, basketbollist dhe jam marrė shumė me sport. Kjo fibėr e fituar nė rininė e hershme, mban peshėn dhe streset e tanishme).
Gjatėsia: 1.82
Ushqimi i preferuar: peshku
Libri qė pėlqen: Don Kishoti
Aktor i preferuar shqiptar: Besa Imami
Aktor i huaj: Mel Gibson, Al Paēino
Model nė gazetari: Gazetari italian Xhuliano Ferrara, i cili peshon pothuajse 200 kg, njė nga gazetarėt mė autoritar nė Itali.
@SPEKTRI
e.
Krijoni Kontakt