Me njė padurim tė theksuar, iu afrua pallatit tė tij dhe u gjend brenda sekondave nė shtėpi. Nuk u kthjellua tė mbyllte derėn, u struk nė parabanjė dhe si njė habi e papritur, prej xhepit tė tij doli njė letėr e murme, tė cilėn ai e hapi nė ēast. Brenda saj, nė njė qeskė pakete, ishte vendosur malli, njė mall i ri, i paprovuar prej tij mė parė.
-Zgjidh e merr Ti fut njėherė njė copė dyshkė nga ky malli, apo tė bėj njė me ĒOKOLLATĖ nga ajo qė mė ka mbetur? Phhh , harrova qė skam kristaf me vete
Ndėrpreu bisedėn, pasi u emocionua kur magjia e paketuar nė qeskė, po dridhej nė duart e tij.
Nxorri paketėn nga xhepi. Me duhanin e njė cigareje pėrzjeu njė pjesė tė asaj magjie, pastaj nisi me durim artin e tė dredhurit, qė kėsaj here lehtėsohej nga fletė me ngjitės. Nuk vonoi shumė e ai po mbante nė duar njė dyshkė tė dredhur me mjeshtėri.
-Artist,-i tha vetes dhe qeshi. Ku je o Juli tė tė bėj garancinė
Ndezi njė fije shkrepse me tė cilėn thau pėshtymėn qė kishte ngjitur fletėt. Grisi kartonin e sipėrm tė paketės, hoqi njė pjesė prej tij dhe nisi tė krijojė diēka si fisarmonikė, tė cilėn ai me mendje e quajti CIVAN!
Ndezi njė fije tjetėr, duke pėrzhitur njėrėn anė tė civanit. E futi kėtė tė fundit nė vendin e filtrit tek dyshka e sapodredhur, duke gatitur kėshtu gjithēka.
Si u sigurua qė nuk po e shihte njeri, iu lut vetes tė largonte tė gjitha fiksimet, e hapi dritaren e banjės dhe me dy-tre fije qė shtrėngonte nė dorė, e ndezi dyshkėn.
Njė hije tymi qė sa vinte dendėsohej e rrethoi pėrnjėherėsh.
Dy-tre tė hequrat e para i realizoi aq shpejt, sa u marramend, por si e mblodhi veten, gjithēka iu duk mė e bukur. Tymi i ledhatoi fytin. Acarimi gjithnjė e mė i shpejtė i tij i ngjalli tė dridhura nė trup.
U ul nė gjunjė ( ashtu i shijonte mė shumė) dhe nisi pompimin e mallit. E hoqi atė nėntė herė rradhazi, pastaj duke mbajtur tymin brenda, numėroi tridhjetė sekonda pėr ta nxjerrė. Nuk vonoi shumė dhe buzėqeshja i doli vetvetiu. Qeshi. Edhe njė herė tjetėr
Kishte ende mjaft pėr tė pirė, gjithēka po i dukej mė e ėmbėl dhe mė e kėndshme, thuajse po e puthte a po e kafshonte civanin e asaj dyshke. E ndėrpreu pirjen kur pa se malli i kishte marrė rrugė dhe po i shkonte dėm. Si e rregulloi duke e lagur me pėshtymė vendin qė duhej, vazhdoi tė thithte pėrsėri.
-ĖSHTĖ BOMBĖ, QĖNKA BOMBĖ, JE SEKSBOMBĖ -nisi tė thotė pėrherė e me zė mė tė lartė. Zemra i rrihte gjithnjė e mė shpejt, por kush po pyeste pėr tė tani.!Kur ndjeu se pėshtyma i ishte tharrė fare, mendoi se ndoshta e kishte kaluar cakun. Fazėn e qejfit e kishte lėnė pas qė nė sekondat e para. Plogėshtia dhe tėrbimi qė i hipnin orė e sekondė tani, e ndėrgjegjėsuan qė kishte pėrpara njė fazė tė re e tė panjohur, mė tė avancuar se pirjet e mėparshme.
-Ēfarė lloj droge qėnka dreqin?-tha, duke kėrkuar tė dallonte ngjashmėrinė me hashashin.
U plas pėrtokė i dėrrmuar.
& & &
-Pse piva kaq shumė?- i tha vetes. Do tė vdes po tė vazhdoj kėshtu
Njė hije e zezė e mbėrtheu pas gryke sapo pėrmendi VDEKJEN. Truri iu mbėrthye mes duarsh e iu ngjall ideja se dikush po trazonte me njė hekur tė mprehtė, syrin e tj tė djathtė. Pas pak iu bė tė vinte dorėn nė zjarr, se organet po i kalbėzoheshin pikėrisht si ato tė njė tė vdekuri. Pa ndjerė dhimbje goditi me kokė muret e asaj parabanje e duke i ulėrirė vetes desh tė hidhte tutje atė fiksim. Ato mendime iu kthyen nė njė torturė tė vėrtetė. Ndjeu njė zjarrmi tė madhe pėrbrenda. Njė etje tė papėrmbajtur pėr tė pirė ujė, e mė pas njė shtrėngim nė fyt, njė lėmsh ku pėrmblidhej i gjithė shqetėsimi i tij.
Mjaftonte njė gromėsitje banale, e gjithēka do tė mbaronte, por nuk ishte e mundur se
Sekondat iu ndanė nė fragmente, fragmentet nė copėza tė shkėputura, pa kuptim. Kjo ishte vdekja?! Pse e kujtoi prapė dreqin!?
Sytė iu shndėrruan nė ekrane televizorėsh, qė transmetonin njėkohėsisht vija tė bardha e tė kuqe, drita shumėngjyrėshe e imazhe tė kukullave qė ai shihte kur ishte i vogėl. E pikėrisht atėherė kur nuk e priste, u dėgjuan tė trokitura, qė erdhėn ēalė-ēalė duke u zvarritur nė mendjen e tij. U ngrit pėrnjėherėsh dhe ndjeu sytė ti errėsoheshin, koka iu var nė hapėsirė, hapi pa kuptim duart duke rrėzuar diēka qė as e ndjeu se egzistonte.
Tė trokiturat u amplifikuan nė trurin e tij. Nė atė gjendje, ai u mundua ti jepte njė rritėm tė caktuar tė trokiturave, e ti kthente ato nė njė sinfoni, sinfoninė e shuarjes sė tij
@ @ @
Pas disa tė trokiturave, ajo parandjeu diēka tė keqe, kur shtyu derėn dhe ajo u hap fare lehtė. Me njė frikė tė pashpjegueshme, era e tymit e udhėhoqi drejt parabanjės, ku sapo e hapi derėn, e tmerruar ia mbathi prej qėnies sė saj. U shemb pa ndjenja. Kur u ngrit ishte krejtėsisht e zbardhur. Thuajse magjia kishte shkelur mbi tė. Dritarja gjysmė e hapur nuk e kishte pėrcjellė plotėsisht tymin jashtė. Era karakteristike qė e kishte zgjuar aq shpejt, i rikujtoi makabritetin e skenės. Civani vazhdonte tė digjej nė duart e Maksit, por ky as qė ndiente gjė. Ishte mbėshtetur pas njė komodine tė blerė para vdekjes sė tė atit dhe me sytė hapur, lėpinte pa forcė buzėt e pėrthara, e pėrpiqej tė gėlltitej duke marrė frymė me vėshtirėsi.
E ėma ngriti me kembe vetveten e vdekur. U rrotull njė copė herė rreth femijes, pa ditur tė bėjė gjė. Skena iu duk tejet e largėt qė tė ishte ndėshkim i saj.
Pasi u lag nė fytyrė iu afrua tė birit, ia hoqi civanin nga dora e me njė vėshtrim qė tė vriste, fiksoi mallin e derdhur pėrtokė nga nxitimi. Pa ditur ētė bėjė, nuk u pėrmbajt e ra nė njė lotim pa fund. Dhimbja e saj shkau mbi faqet e tė birit, i cili u freskua nga lotėt qė i ranė nė fytyrė e svonoi ti lėpijė me nxitim ata. U gėlltit fare pak.
Pa ditur ētė bėjė, ajo i lagu fytyrėn, e tėrhoqi zvarrė nė dhomė e u pėrpoq ti bėnte masazh mė pas, me njė mundim qė gumėzhiu nga fundi i shpirtit i pėshpėriti:
-Shpirt, eja me mamin tė shkojmė nė spital
Spital?! Vendi ku vdekja u lėpihej nė fytyrė njerėzve? Godina ku viruset luanin me shkėmbime robėrish njerėzorė? Droga e tij aty do tė bastardohej nė njė gangrenė, tė paktėn nė njė SIDĖ brenda gjakut tė vet.
Nga ajo pėrhumbje ku kishte rėnė, atij iu duk sikur kėrceu rrėmbimthi nė kėmbė duke ulėritur:
-Nė spital nuk shkoj Ha Ha Ilaēi im ėshtė droga ime
Zėri iu izolua sėrish. Nuk kishte luajtur vendit as edhe njė centimetėr.
I zbardhur nė fytyrė, eci kuturu derisa u pėrplas nė divan. E ndjeu qė balli i ishte ngurtėsua e qafėn nuk e lėvizte dot
-Njė, La, Stop! Unė jam PERĖNDI! Mos mė lėviz asgjėkundi Sidomos spitaleve!
Bėri sikur dremiti, por nėna qė kishte hyrė nė mendimet e tij, nuk po e linte tė qetė tashmė. Ajo u shkri brenda drogės, mori pamjen e njė kafshe qė i kėrceu sipėr e nisi ti thithė gjakun ngadalė.
Ah, gjaku E pėrse e kishte kujtuar gjakun ato ēaste?
E ėma iu afrua ngadalė, pa e ndier i hodhi diēka krahėve, qė i pushoi dridhjet dhe spazmat ,tė cilat nuk po e linin rehat. E ngriti dhe u pėrpoq ta nxjerrė jashtė
-Mė lėr rehat! Mu zhduk! Bushtėr e keqe!- ulėriu i ngjirur ai.
Ajo u mblodh shuk nga dhimbja, por nuk e lėshoi plotėsisht.
-Ku po mė ēon, unė nuk kam ndėr mend tė vdes. Izolomė nga ajri qė mė vėshtirėson frymarrjen Mė dėgjove? Prija mė pėrpara krahėt zogjve qė tė fluturojnė DO RE MI
Si e ndjeu qė ēdo orvatje ishte e kotė, ajo u pėrpoq ta lehtėsonte duke e pyetur herė pas here se ēduhej tė bėnte.
-Tė vdesėsh Edhe ti tė vdesėsh si babi im
Ej, Teuta, mos ke dėshirė tė mretėrosh ėndrrave tė mija ?Lėri trupat tanė tė ndiejnė, tė mbyten nė kėnaqėsitė e epshit..Si ?Turp? Po unė qė kam nėnėn kėtu?!
Kėrceu nė ajėr duke ulėritur vargjet e Xhim Morrisonit:
MOTHER, I HATE YOU
FATHER, I KILL YOU oh yeah!!!
Kaq mjaftoi pėr ta ēuar nė maksimum adrenalinėn e pėrgjumur tė tij. Si nė ėndėrr iu pa qė po vdiste nė dru dikė qė i ngjasonte tė ėmės. Pak mė vonė ledhatoi personin qė kishte mė afėr, derisa ai mori trajtat e Elės, format e pėrsosura trupore tė saj. Pak mė vonė heshtje e sėrish ēmenduri. Kjo derisa ra nė njė fazė qė i ngjasonte me pirjen e kokainės. Dru, e pyesnin dhe i dukej sikur jepte pėrgjigje pa folur. Kush ishte vallė?
Babi, vdiqe?
Shpirti iu rėndua, sytė iu varėn nė rrudha pa fund. U mplak nė njė padurim tė trishtė, duke pritur pėrgjigjen e pyetjes qė bėri. Nė sekondė ndėrroi indentitet, duke thėnė:
-Ah, jo Edhe ti je si ajo Ja, kėrkon tė vish tė mė marrėsh Tė mė vdesėsh edhe mua Father, Nuk tė lė tė mė shqyesh mua jo Shqyeje kėtė, ja merre e grije kėtė kėtu,-tha duke tėrhequr zvarrė tė ėmėn, e duke e flakur pa forcė tutje, nė ajrin e rrahur sė koti.
Nėna e mjerė u tėrbua duke kafshuar mishin e vet. E internuar nė njė dhimbje qė nuk e meritonte, u tmerrua kur dėgjoi tė lakohej emri i tė shoqit. Nuk e kishte pyetur kurrė djalin e saj nė lidhje me atė, nuk i kishte kėrkuar ta mbante mend, apo ti kujtonte pėrrallat qė ai i tregonte kalikiēeve nė mbrėmje. Vetėm njėherė e kishte pyetur ai:
-Ēngjyrė i kishte sytė babi?!- dhe kaq.
-Maksi,- i tha ajo.- Po jo o xhan, babi ishte i mirė me ty. Edhe me mua A tė kujtohet qė sa herė nė shėtitje ai tė kapte dorėn vetėm ty
-Mos je shtatzėnė?- i ulėriu i droguar nė fytyrė Maksi.
- Hhhhhhhhhh Tė blinte ēfarė deshe ti Mos thuaj gjėra tė tilla, Maksi E mban mend kur ishim nė Vlorė Babi ta bleu biēikletėn qė deshe ti unė merakosesha mos ftoheshe, por ti doje aq shumė tė rrije me babin sa unė nuk kisha zemėr tė tė ndaloja Po kur na futeshe nė mbrėmje nė shtratin tonė e na pyesje i skuqur deri nė veshė si tė kishin lindur a tė kujtohet E ja tani
- Maksi, po ai gjeli E mban mend gjelin qė tė ngacmonte kur ishte i vogėl, Maksi Babi i ra dhe i preu kokėn vetėm pėr ty E ja tani!!!- i tha pėr herė tė dytė mė shumė vetes, sesa fėmijės sė droguar ajo.
Sapo kujtoi gjelin Maksi u llahtaris. U ngrit, rrahu ajrin e me armė imagjinare u pėrpoq tė coptojė atė krijesė tė ngordhur tashmė
-Mos shtier kot, se i harxhon plumbat,- i dha kurajo vetes.
Si e pa gjelin qė qėndroi nė vend, iu hodh pėrsipėr, i kafshoi gurmazin e nisi ti thithė si i babėzitur gjakun, qė i shtoi mė shumė etjen.
Ndjeu valėn e nxehtė, sillėn qė iu afrua pėrbrenda.
-Po vjen, po vjen,- i ulėriu i zbutur e plot ankth tė ėmės.
Si i kaloi ajo sillė, u qetėsua pak, fėrkoi sytė e u ngrit mė kėmbė.
-Nuk isha unė ai mė pėrpara, ma -foli qetėsisht.
-Ishte njė tjetėr Maks. Sa herė qė unė pi, ai vjen e struket brenda meje, por ti mos ki merak, se unė e zboj shpejt Ej, u rrita tani, jam burri i fam
Ja erdhi! Pshhhsshddruddufhhk Nuk mė lė tė flas. Ikė, tė lutem zhduke, lėrmė rehat se jam me nėnėn time. Pse futesh brenda meje???Lermė! Ha!Ha!Ha! U ktheva! Unė jam Maksi yt i vėrtetė. Jam i droguari qė ti ke pjellė Se sheh si mė ke katandisur Faji yt, e kupton apo jo?E, ēmė vėshtron apo tė tė mbys me duart e mia! JO! Lere!
Mami, erdhi pėrsėri Maksi yt Mos ma vėr re, ja dhe pėr ca Oh, po ti je e shqetėsar! Mė fal, se pėrsėrit mė U gėnjeva pėr herė tė parė Tė dua shumė!
Mbylle gojėn!Drogaxhi, jetim, kujton se do ma hedhėsh mua ti Tė pihet hė? Kėrkon tė mė mashtrosh nėnėn,e kush, ti, dėshtaku mė i pėrhumbur i varrezave tė mia ja, ajo gjoja pikėllohet pėr ty, e ka harruar fare babin tėnd shikoje si shkon nė punė, e veshur dhe e pispillosur pėrditė Hesht!
Klithma u pasua me njė pėrleshje. Maksi pėrfshiu nga gryka veten e vet, e u gjakos nė njė duel vigan.
- Tė vrava pėrndryshe Oh,Zot, po ky zėri pėrse mė del i tillė? I ftohtė, i trashė, i panjohur Ti je zėri im?
U ngrit rrėmbimthi e me kėmbėt e kokėn qė i lėviznin sa nga njėra anė nė tjetrėn, iu afrua kovave me ujė e piu nė pangopėsi. Uji iu bė njė vorbull helmi qė e pėrfshiu tė tėrin. Si u freskua, shtrėngoi kallashin nė dorė, e imitoi kėrcime striptistėsh duke shtėnė nė ajėr me zėrin e trashur nė ēmenduri. Rishtas u fut brenda. Kontrolloi instiktivisht veten pėr tė gjetur drogėn e aqmunguar. Kėrkoi konsum tė ri. E ndjeu qė nuk zotėronte mė tė tillė, e duke fėrkuar xhepat rastisi disa fare hashashi qė i pėrtypi si i babėzitur. Forca e zakonit. Harroi qė nėna e tij ndodhej vetėm, e braktisur, nė dhomėn matanė
@ @ @
Doza e saj ishte marrė saktėsisht. E kishte pritur ditėn e ēlodhjes dhe gjykimit tė saj me ankth. Tė droguarit janė tė papėrgjegjshėm, ashtu ishte si dukej Sa mirė
U ngrit e rrahu me grushta muret, u ēmend brenda nje sekonde. Djali i saj le tė vdiste po tė donte, ajo u gjend e pakuptimte dhe dorėzuar ndaj gjithēkaje.
-Pak ujė,-pėshpėriti me zėrin e tharė e tė mekur Maksi.
Skishte kush ti jepte, pėrveē asaj plake tė zbardhur krejt, 45 vjeēare, me kockat e dala nga vendi. Nė dhomė ishin dy. Femra ishte njė e ēmendur, e droguar me pamjen e njė 16 vjeēari, pamjen e djalit tė saj. U ngjall.
Pėshpėritjet e tė birit iu dukėn pa kuptim, pėshtyma iu tha menjėherė, e truri iu lehtėsua NGA GJITHĒKA. Sytė e saj u transformuan pėrjetėsisht nė ekrane televizorėsh, qė transmetuan njėkohėsisht vija tė bardha e tė kuqe, drita shumėngjyrėshe e imazhe tė kukullave vizatimore, qė djali i saj shihte kur ishte i vogėl
Krijoni Kontakt