Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11

Tema: Te Droguarit

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Te Droguarit

    Me njė padurim tė theksuar, iu afrua pallatit tė tij dhe u gjend brenda sekondave nė shtėpi. Nuk u kthjellua tė mbyllte derėn, u struk nė parabanjė dhe si njė habi e papritur, prej xhepit tė tij doli njė letėr e murme, tė cilėn ai e hapi nė ēast. Brenda saj, nė njė qeskė pakete, ishte vendosur malli, njė mall i ri, i paprovuar prej tij mė parė.
    -Zgjidh e merr… Ti fut njėherė njė copė dyshkė nga ky malli, apo tė bėj njė me “ĒOKOLLATĖ” nga ajo qė mė ka mbetur? Phhh…, harrova qė s’kam kristaf me vete…
    Ndėrpreu bisedėn, pasi u emocionua kur “magjia” e paketuar nė qeskė, po dridhej nė duart e tij.
    Nxorri paketėn nga xhepi. Me duhanin e njė cigareje pėrzjeu njė pjesė tė asaj magjie, pastaj nisi me durim artin e tė dredhurit, qė kėsaj here lehtėsohej nga fletė me ngjitės. Nuk vonoi shumė e ai po mbante nė duar njė dyshkė tė dredhur me mjeshtėri.
    -Artist,-i tha vetes dhe qeshi. –Ku je o Juli tė tė bėj garancinė…
    Ndezi njė fije shkrepse me tė cilėn thau pėshtymėn qė kishte ngjitur fletėt. Grisi kartonin e sipėrm tė paketės, hoqi njė pjesė prej tij dhe nisi tė krijojė diēka si fisarmonikė, tė cilėn ai me mendje e quajti CIVAN!
    Ndezi njė fije tjetėr, duke pėrzhitur njėrėn anė tė civanit. E futi kėtė tė fundit nė vendin e filtrit tek dyshka e sapodredhur, duke gatitur kėshtu gjithēka.
    Si u sigurua qė nuk po e shihte njeri, iu lut vetes tė largonte tė gjitha fiksimet, e hapi dritaren e banjės dhe me dy-tre fije qė shtrėngonte nė dorė, e ndezi dyshkėn.
    Njė hije tymi qė sa vinte dendėsohej e rrethoi pėrnjėherėsh.
    Dy-tre tė hequrat e para i realizoi aq shpejt, sa u marramend, por si e mblodhi veten, gjithēka iu duk mė e bukur. Tymi i ledhatoi fytin. Acarimi gjithnjė e mė i shpejtė i tij i ngjalli tė dridhura nė trup.
    U ul nė gjunjė ( ashtu i shijonte mė shumė) dhe nisi pompimin e mallit. E hoqi atė nėntė herė rradhazi, pastaj duke mbajtur tymin brenda, numėroi tridhjetė sekonda pėr ta nxjerrė. Nuk vonoi shumė dhe buzėqeshja i doli vetvetiu. Qeshi. Edhe njė herė tjetėr…
    Kishte ende mjaft pėr tė pirė, gjithēka po i dukej mė e ėmbėl dhe mė e kėndshme, thuajse po e puthte a po e kafshonte civanin e asaj dyshke. E ndėrpreu pirjen kur pa se malli i kishte marrė rrugė dhe po i shkonte dėm. Si e rregulloi duke e lagur me pėshtymė vendin qė duhej, vazhdoi tė thithte pėrsėri.
    -ĖSHTĖ BOMBĖ, QĖNKA BOMBĖ, JE SEKSBOMBĖ…-nisi tė thotė pėrherė e me zė mė tė lartė. Zemra i rrihte gjithnjė e mė shpejt, por kush po pyeste pėr tė tani.!Kur ndjeu se pėshtyma i ishte tharrė fare, mendoi se ndoshta e kishte kaluar cakun. Fazėn e qejfit e kishte lėnė pas qė nė sekondat e para. Plogėshtia dhe tėrbimi qė i hipnin orė e sekondė tani, e ndėrgjegjėsuan qė kishte pėrpara njė fazė tė re e tė panjohur, mė tė avancuar se pirjet e mėparshme.
    -Ēfarė lloj droge qėnka dreqin?-tha, duke kėrkuar tė dallonte ngjashmėrinė me hashashin.
    U plas pėrtokė i dėrrmuar.
    & & &
    -Pse piva kaq shumė?- i tha vetes. –Do tė vdes po tė vazhdoj kėshtu…
    Njė hije e zezė e mbėrtheu pas gryke sapo pėrmendi VDEKJEN. Truri iu mbėrthye mes duarsh e iu ngjall ideja se dikush po trazonte me njė hekur tė mprehtė, syrin e tj tė djathtė. Pas pak iu bė tė vinte dorėn nė zjarr, se organet po i kalbėzoheshin pikėrisht si ato tė njė tė vdekuri. Pa ndjerė dhimbje goditi me kokė muret e asaj parabanje e duke i ulėrirė vetes desh tė hidhte tutje atė fiksim. Ato mendime iu kthyen nė njė torturė tė vėrtetė. Ndjeu njė zjarrmi tė madhe pėrbrenda. Njė etje tė papėrmbajtur pėr tė pirė ujė, e mė pas njė shtrėngim nė fyt, njė lėmsh ku pėrmblidhej i gjithė shqetėsimi i tij.
    Mjaftonte njė gromėsitje banale, e gjithēka do tė mbaronte, por nuk ishte e mundur se…
    Sekondat iu ndanė nė fragmente, fragmentet nė copėza tė shkėputura, pa kuptim. Kjo ishte vdekja?! Pse e kujtoi prapė dreqin!?…
    Sytė iu shndėrruan nė ekrane televizorėsh, qė transmetonin njėkohėsisht vija tė bardha e tė kuqe, drita shumėngjyrėshe e imazhe tė kukullave qė ai shihte kur ishte i vogėl. E pikėrisht atėherė kur nuk e priste, u dėgjuan tė trokitura, qė erdhėn ēalė-ēalė duke u zvarritur nė mendjen e tij. U ngrit pėrnjėherėsh dhe ndjeu sytė t’i errėsoheshin, koka iu var nė hapėsirė, hapi pa kuptim duart duke rrėzuar diēka qė as e ndjeu se egzistonte.
    Tė trokiturat u amplifikuan nė trurin e tij. Nė atė gjendje, ai u mundua t’i jepte njė rritėm tė caktuar tė trokiturave, e t’i kthente ato nė njė sinfoni, sinfoninė e shuarjes sė tij…

    @ @ @
    Pas disa tė trokiturave, ajo parandjeu diēka tė keqe, kur shtyu derėn dhe ajo u hap fare lehtė. Me njė frikė tė pashpjegueshme, era e tymit e udhėhoqi drejt parabanjės, ku sapo e hapi derėn, e tmerruar ia mbathi prej qėnies sė saj. U shemb pa ndjenja. Kur u ngrit ishte krejtėsisht e zbardhur. Thuajse magjia kishte shkelur mbi tė. Dritarja gjysmė e hapur nuk e kishte pėrcjellė plotėsisht tymin jashtė. Era karakteristike qė e kishte zgjuar aq shpejt, i rikujtoi makabritetin e skenės. Civani vazhdonte tė digjej nė duart e Maksit, por ky as qė ndiente gjė. Ishte mbėshtetur pas njė komodine tė blerė para vdekjes sė tė atit dhe me sytė hapur, lėpinte pa forcė buzėt e pėrthara, e pėrpiqej tė gėlltitej duke marrė frymė me vėshtirėsi.
    E ėma ngriti me kembe vetveten e vdekur. U rrotull njė copė herė rreth femijes, pa ditur tė bėjė gjė. Skena iu duk tejet e largėt qė tė ishte ndėshkim i saj.
    Pasi u lag nė fytyrė iu afrua tė birit, ia hoqi civanin nga dora e me njė vėshtrim qė tė vriste, fiksoi mallin e derdhur pėrtokė nga nxitimi. Pa ditur ē’tė bėjė, nuk u pėrmbajt e ra nė njė lotim pa fund. Dhimbja e saj shkau mbi faqet e tė birit, i cili u freskua nga lotėt qė i ranė nė fytyrė e s’vonoi t’i lėpijė me nxitim ata. U gėlltit fare pak.
    Pa ditur ē’tė bėjė, ajo i lagu fytyrėn, e tėrhoqi zvarrė nė dhomė e u pėrpoq t’i bėnte masazh…mė pas, me njė mundim qė gumėzhiu nga fundi i shpirtit i pėshpėriti:
    -Shpirt, eja me mamin tė shkojmė nė spital…
    Spital?! Vendi ku vdekja u lėpihej nė fytyrė njerėzve? Godina ku viruset luanin me shkėmbime robėrish njerėzorė? Droga e tij aty do tė bastardohej nė njė gangrenė, tė paktėn nė njė SIDĖ brenda gjakut tė vet.
    Nga ajo pėrhumbje ku kishte rėnė, atij iu duk sikur kėrceu rrėmbimthi nė kėmbė duke ulėritur:
    -Nė spital nuk shkoj…Ha…Ha…Ilaēi im ėshtė droga ime…
    Zėri iu izolua sėrish. Nuk kishte luajtur vendit as edhe njė centimetėr.
    I zbardhur nė fytyrė, eci kuturu derisa u pėrplas nė divan. E ndjeu qė balli i ishte ngurtėsua e qafėn nuk e lėvizte dot…
    -Njė,…La,…Stop! Unė jam PERĖNDI! Mos mė lėviz asgjėkundi…Sidomos spitaleve!
    Bėri sikur dremiti, por nėna qė kishte hyrė nė mendimet e tij, nuk po e linte tė qetė tashmė. Ajo u shkri brenda drogės, mori pamjen e njė kafshe qė i kėrceu sipėr e nisi t’i thithė gjakun ngadalė.
    Ah, gjaku…E pėrse e kishte kujtuar gjakun ato ēaste?
    E ėma iu afrua ngadalė, pa e ndier i hodhi diēka krahėve, qė i pushoi dridhjet dhe spazmat ,tė cilat nuk po e linin rehat. E ngriti dhe u pėrpoq ta nxjerrė jashtė…
    -Mė lėr rehat! M’u zhduk! Bushtėr e keqe!- ulėriu i ngjirur ai.
    Ajo u mblodh shuk nga dhimbja, por nuk e lėshoi plotėsisht.
    -Ku po mė ēon, unė nuk kam ndėr mend tė vdes. Izolomė nga ajri qė mė vėshtirėson frymarrjen…Mė dėgjove? Prija mė pėrpara krahėt zogjve qė tė fluturojnė…DO…RE…MI…
    Si e ndjeu qė ēdo orvatje ishte e kotė, ajo u pėrpoq ta lehtėsonte duke e pyetur herė pas here se ē’duhej tė bėnte.
    -Tė vdesėsh…Edhe ti tė vdesėsh si babi im…

    Ej, Teuta, mos ke dėshirė tė mretėrosh ėndrrave tė mija…?Lėri trupat tanė tė ndiejnė, tė mbyten nė kėnaqėsitė e epshit..Si…?Turp? Po unė qė kam nėnėn kėtu?!

    Kėrceu nė ajėr duke ulėritur vargjet e Xhim Morrisonit:

    MOTHER, I HATE YOU
    FATHER, I KILL YOU…oh yeah!!!
    Kaq mjaftoi pėr ta ēuar nė maksimum adrenalinėn e pėrgjumur tė tij. Si nė ėndėrr iu pa qė po vdiste nė dru dikė qė i ngjasonte tė ėmės. Pak mė vonė ledhatoi personin qė kishte mė afėr, derisa ai mori trajtat e Elės, format e pėrsosura trupore tė saj. Pak mė vonė heshtje e sėrish ēmenduri. Kjo derisa ra nė njė fazė qė i ngjasonte me pirjen e kokainės. Dru, e pyesnin dhe i dukej sikur jepte pėrgjigje pa folur. Kush ishte vallė?

    Babi, vdiqe?
    Shpirti iu rėndua, sytė iu varėn nė rrudha pa fund. U mplak nė njė padurim tė trishtė, duke pritur pėrgjigjen e pyetjes qė bėri. Nė sekondė ndėrroi indentitet, duke thėnė:
    -Ah, jo…Edhe ti je si ajo…Ja, kėrkon tė vish tė mė marrėsh…Tė mė vdesėsh edhe mua… Father,…Nuk tė lė tė mė shqyesh mua…jo…Shqyeje kėtė, ja merre e grije kėtė kėtu,-tha duke tėrhequr zvarrė tė ėmėn, e duke e flakur pa forcė tutje, nė ajrin e rrahur sė koti.
    Nėna e mjerė u tėrbua duke kafshuar mishin e vet. E internuar nė njė dhimbje qė nuk e meritonte, u tmerrua kur dėgjoi tė lakohej emri i tė shoqit. Nuk e kishte pyetur kurrė djalin e saj nė lidhje me atė, nuk i kishte kėrkuar ta mbante mend, apo t’i kujtonte pėrrallat qė ai i tregonte kalikiēeve nė mbrėmje. Vetėm njėherė e kishte pyetur ai:
    -Ē’ngjyrė i kishte sytė babi?!- dhe kaq.

    -Maksi,- i tha ajo.- Po jo o xhan, babi ishte i mirė me ty. Edhe me mua…A tė kujtohet qė sa herė nė shėtitje ai tė kapte dorėn vetėm ty…
    -Mos je shtatzėnė?- i ulėriu i droguar nė fytyrė Maksi.
    -…Hhhhhhhhhh…Tė blinte ēfarė deshe ti…Mos thuaj gjėra tė tilla, Maksi… E mban mend kur ishim nė Vlorė…Babi ta bleu biēikletėn qė deshe ti…unė merakosesha mos ftoheshe, por ti doje aq shumė tė rrije me babin sa unė nuk kisha zemėr tė tė ndaloja…Po kur na futeshe nė mbrėmje nė shtratin tonė e na pyesje i skuqur deri nė veshė si tė kishin lindur…a tė kujtohet…E ja tani…

    -…Maksi, po ai gjeli…E mban mend gjelin qė tė ngacmonte kur ishte i vogėl, Maksi…Babi i ra dhe i preu kokėn vetėm pėr ty…E ja tani!!!- i tha pėr herė tė dytė mė shumė vetes, sesa fėmijės sė droguar ajo.
    Sapo kujtoi gjelin Maksi u llahtaris. U ngrit, rrahu ajrin e me armė imagjinare u pėrpoq tė coptojė atė krijesė tė ngordhur tashmė…
    -Mos shtier kot, se i harxhon plumbat,- i dha kurajo vetes.
    Si e pa gjelin qė qėndroi nė vend, iu hodh pėrsipėr, i kafshoi gurmazin e nisi t’i thithė si i babėzitur gjakun, qė i shtoi mė shumė etjen.
    Ndjeu valėn e nxehtė, sillėn qė iu afrua pėrbrenda.
    -Po vjen, po vjen,- i ulėriu i zbutur e plot ankth tė ėmės.
    Si i kaloi ajo sillė, u qetėsua pak, fėrkoi sytė e u ngrit mė kėmbė.
    -Nuk isha unė ai mė pėrpara, ma…-foli qetėsisht.
    -Ishte njė tjetėr Maks. Sa herė qė unė pi, ai vjen e struket brenda meje, por ti mos ki merak, se unė e zboj shpejt…Ej, u rrita tani, jam burri i fam…
    Ja erdhi! Pshhhsshddruddufhhk…Nuk mė lė tė flas. Ikė, tė lutem zhduke, lėrmė rehat se jam me nėnėn time. Pse futesh brenda meje???Lermė!…Ha!Ha!Ha! U ktheva! Unė jam Maksi yt i vėrtetė. Jam i droguari qė ti ke pjellė…S’e sheh si mė ke katandisur…Faji yt, e kupton apo jo?E, ē’mė vėshtron…apo tė tė mbys me duart e mia! JO! Lere!
    Mami, erdhi pėrsėri Maksi yt…Mos ma vėr re, ja dhe pėr ca…Oh, po ti je e shqetėsar! Mė fal, s’e pėrsėrit mė…U gėnjeva pėr herė tė parė…Tė dua shumė!
    Mbylle gojėn!Drogaxhi, jetim, kujton se do ma hedhėsh mua ti…Tė pihet hė? Kėrkon tė mė mashtrosh nėnėn,e kush, ti, dėshtaku mė i pėrhumbur i varrezave tė mia…ja, ajo gjoja pikėllohet pėr ty, e ka harruar fare babin tėnd…shikoje si shkon nė punė, e veshur dhe e pispillosur pėrditė…Hesht!
    Klithma u pasua me njė pėrleshje. Maksi pėrfshiu nga gryka veten e vet, e u gjakos nė njė duel vigan.
    -…Tė vrava pėrndryshe…Oh,Zot, po ky zėri pėrse mė del i tillė? I ftohtė, i trashė, i panjohur…Ti je zėri im?
    U ngrit rrėmbimthi e me kėmbėt e kokėn qė i lėviznin sa nga njėra anė nė tjetrėn, iu afrua kovave me ujė e piu nė pangopėsi. Uji iu bė njė vorbull helmi qė e pėrfshiu tė tėrin. Si u freskua, shtrėngoi kallashin nė dorė, e imitoi kėrcime striptistėsh duke shtėnė nė ajėr me zėrin e trashur nė ēmenduri. Rishtas u fut brenda. Kontrolloi instiktivisht veten pėr tė gjetur drogėn e aqmunguar. Kėrkoi konsum tė ri. E ndjeu qė nuk zotėronte mė tė tillė, e duke fėrkuar xhepat rastisi disa fare hashashi qė i pėrtypi si i babėzitur. Forca e zakonit. Harroi qė nėna e tij ndodhej vetėm, e braktisur, nė dhomėn matanė…
    @ @ @

    Doza e saj ishte marrė saktėsisht. E kishte pritur ditėn e ēlodhjes dhe gjykimit tė saj me ankth. Tė droguarit janė tė papėrgjegjshėm, ashtu ishte si dukej…Sa mirė…
    U ngrit e rrahu me grushta muret, u ēmend brenda nje sekonde. Djali i saj le tė vdiste po tė donte, ajo u gjend e pakuptimte dhe dorėzuar ndaj gjithēkaje.
    -Pak ujė,-pėshpėriti me zėrin e tharė e tė mekur Maksi.
    S’kishte kush t’i jepte, pėrveē asaj plake tė zbardhur krejt, 45 vjeēare, me kockat e dala nga vendi. Nė dhomė ishin dy. Femra ishte njė e ēmendur, e droguar me pamjen e njė 16 vjeēari, pamjen e djalit tė saj. U ngjall.
    Pėshpėritjet e tė birit iu dukėn pa kuptim, pėshtyma iu tha menjėherė, e truri iu lehtėsua NGA GJITHĒKA. Sytė e saj u transformuan pėrjetėsisht nė ekrane televizorėsh, qė transmetuan njėkohėsisht vija tė bardha e tė kuqe, drita shumėngjyrėshe e imazhe tė kukullave vizatimore, qė djali i saj shihte…kur ishte i vogėl…
    ERIS RUSI

  2. #2
    *Rri me mua* Maska e Kukes_girl
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    N'vend takimin tone...!
    Postime
    57
    Deri tani gjeja me e bukur dhe e dhimbeshme qe kam lexuar.
    Urime dhe suksese.
    I wrote your name in the sky,
    but the wind blew it away.
    I wrote your name in the sand,
    but the waves washed it away.
    I wrote your name in my heart,
    and forever it will stay.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Flm, e akoma me teper eshte dicka e thjeshte, me permasa reale me shume se c'mund te pandehet nga gjithkush! ciao erisi
    ERIS RUSI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e vagabondi1
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Where the bitches are...CaLiFoRnIa BaBY !
    Postime
    217
    Nje mesazh :

    Hej ty si te quajn ?
    HEROINA
    Dhe cfare ben ti ?
    VRAS TE GJITHE ATO QE ME DUAN !!!

    ,me pelqeu shum shkrimi yt vella
    take care
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 25-09-2003 mė 15:31

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    E perse duhet? fundja ia vlen te mbeshtillesh me perkujdesjen e kimikateve heret a vone
    ERIS RUSI

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    O eris ... shkruaj me qarte sepse nga qartesia lexuesi ndjehet mire e koncentrohet ne idet e mendimet qe ti sjell e nuk lodhet ne kriptogramet e frazave.

    Sdi ku e moret kte moden e te shkruarit turbull e shkalafendur.

    Nejse...



    Sa kushton hyrja ne pishinat e Tiranes?

    Sa kushton nje vajtje me furgon ose bus e nje drek ne Golem?

    Ne se i bie me lire se droga athere pse rinia nuk knaqet me vajtjen si grup shokesh e shoqesh ne Pishinat nga Liqeni ose ne vajtjen ne Golem ( meqe plazhi Durrsit mori fund ) e aty buz detit ne ajrin e paster te ecin e vrapojne zbathur e te qeshin ose puthen me njeri tjetrin e ti fusin nji volejboll ose futboll ose shetitje me varke e pastaj nji drek me byreket qe ja u kan bere Mamate ose Privati aty e pastaj nga nji Uj Sopoti qelibar te ftohte tek klubet buz pishave ??

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    ti brari je vertet lezeti i muhabetit!
    ERIS RUSI

  8. #8
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Postuar mė parė nga Brari
    O eris ... shkruaj me qarte sepse nga qartesia lexuesi ndjehet mire e koncentrohet ne idet e mendimet qe ti sjell e nuk lodhet ne kriptogramet e frazave.

    Sdi ku e moret kte moden e te shkruarit turbull e shkalafendur.

    Nejse...



    Sa kushton hyrja ne pishinat e Tiranes?

    Sa kushton nje vajtje me furgon ose bus e nje drek ne Golem?

    Ne se i bie me lire se droga athere pse rinia nuk knaqet me vajtjen si grup shokesh e shoqesh ne Pishinat nga Liqeni ose ne vajtjen ne Golem ( meqe plazhi Durrsit mori fund ) e aty buz detit ne ajrin e paster te ecin e vrapojne zbathur e te qeshin ose puthen me njeri tjetrin e ti fusin nji volejboll ose futboll ose shetitje me varke e pastaj nji drek me byreket qe ja u kan bere Mamate ose Privati aty e pastaj nga nji Uj Sopoti qelibar te ftohte tek klubet buz pishave ??

    cja fut kot ti brari ... te mendonin dhe ato 16-18 vjecaret keshtu si mendon zotrote .. nuk do shkaterronin veten e tyre .. pa e filluar jeten akoma ... keshtu eshte jeta .. disa nga problemet qe kane ne jete e gjejne sherimin ne marrjen e droges .. i duket cdo gje mire dhe bukur


    meqe ra fjala... shkrimi ishte qare fare .. shume i dhimbsur por dhe shume i trishtuar*
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-09-2003 mė 17:41
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Sa e embel qe je pink girl. faleminderit, e mos te te shkoje mendja te provosh ndonje kana me perpara se te lahesh ne pishinat e tiranes kur te te coje rruga ne vendlindje.
    ERIS RUSI

  10. #10
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    hey Eris se besoj se do ta bej nje gje te tille ... e kam kaluar ate moshe kur te genjejne me nje karamele * lol .. tani po e bera do te thote se e bej me ndergjegje te plote .. gje qe ska per te ndodhur kurre .. pasi nuk kam ndermend te shkaterroj jeten time per hic gje .. nje kenaqesi te castit ..


    take care Eris

    Pink
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •