Duke lexuar shume nga postet e disa besimtareve te feve te ndryshme ketu mendova te hap kete teme.
Pra ku mendoni se bashkohet feja myslimane me ate te krishtere?
Une vetem po shkruaj dicka te vogel dhe te tjeret besoj qe ta vazhdojne me tej.
Edhe Kurani edhe Bibla i njohin te gjithe profetet ne te njejtin rend, vetem se ndryshojne emrat disi, kuptohet ne baze te dialektizmave. si psh ne shqip eshte fjala i krishtere, qe rrjedh nga fjala Krisht dhe kristian nuk eshte fjale qe rrjedh nga shqipja.
Pra Jezusi, Muhamedi dhe profetet e tjere njihen njelloj si nga Bibla ashtu edhe Kurani, madje edhe rendi i tyre dhe ditelindjet jane njelloj, vetem se i ndryshojne disi emrat.
Abraham=Ibrahim e keshtu me rradhe.
Ne te dy fete Jezusi njihet si profet i Zotit i lindur nga nje virgjereshe ashtu sic njihet edhe Muhamedi si profeti i fundit i Zotit.
Ndryshimi me i madh qendron ne faktin qe kristianet besojne qe Jezu Krishti eshte i Biri i Zotit (dhe per rrjedhoje tek Triniteti,Biri, Ati dhe Shpirti i Shenjte), meqe sipas Bibles Jezu Krishti deklaroi nje gje te tille, pra qe ishte Biri i Zotit.
Ndersa myslimanet pranojne te gjitha c'ka thuhen mbi Jezusin, me perjashtim te faktit qe Ai nuk eshte biri i Zotit, por meqe Zoti eshte i plotfuqishem mund ta beje nje virgjereshe te linde edhe pa patur marredhenie.
Pra nga te dyja fete pranohet si ekzistenca e Jezusit ashtu edhe e Muhamedit. Te dy kane qene afer Zotit dhe kane degjuar fjalen e tij.
Te dyja fete flasin dhe besojne se nje dite do te vije fundi i botes apo dita e qametit. Jezusi premtoi ardhjen e tij ne Toke dhe gjykimin e njerezimit. Myslimanet gjithashtu besojne se qameti do te vije nej dite.
Sikurse Zoti krijoi gjithesine, njeriun e pare (Adamin=Ademin, Even=Havane), ashtu sic krijoi token etj, ashtu nje dite mund ta shkaterroje. Ketu fete perputhen.
A mund te jepni te perbashketat e te dyja feve? Te Kuranit me Biblen??
Une vetem sa e fillova nje gje te tille. Kam te drejte ne ato qe thashe apo jo?
A ka te perbashketa Kurani me Biblen dhe cilat jane ato?
Pershendetje te gjitheve dhe ju lutem diskutoni me qetesi dhe argumente ne menyre qe te gjithe ata qe nuk dine te kuptojne dhe te mesojne dicka.
Krijoni Kontakt