Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Masa per problemet e biznesit

    Fillojnė tė merren parasysh problemet e biznesit

    Njė grup masash do tė zbatohen deri nė fund tė kėtij viti pėr reduktimin e barrierave pėr biznesin

    Pėrshpejtimi i procesit tė zhdoganimit, ulja e kostos sė sektorit privat, forcimi i kontrollit tė tatim-paguesve, evidentimi i tė gjitha kėrkesave pėr rimbursimin e TVSH-sė janė disa nga barrierat administrative qė pengojnė zhvillimin e biznesit shqiptar. Janė pikėrisht kėto barriera qė Grupi Qendror pėr Heqjen e Pengesave Administrative tė Investimeve pranė Ministrisė sė Ekonomisė ka pėrcaktuar disa masa pėr zgjidhjen e tyre, tė cilat do tė zbatohen deri nė fund tė vitit 2003. Burime zyrtare pranė Ministrisė sė Ekonomisė, bėjnė tė ditur se gjatė ditėve tė fundit Grupi Qendror pėr Heqjen e Pengesave Administrative tė Investimeve ėshtė mbledhur pėr pėrcaktimin e Planit tė Veprimit, i cili duhet zbatuar brenda vitit 2003. Kėshilli Konsultativ i Biznesit shpeshherė ka ngritur zėrin pėr problemet qė shqetėsojnė biznesin shqiptar, ndėrkohė qė edhe njė studim i kryer nga Banka Botėrore ka bėrė skanimin e barrierave administrative tė biznesit. Pėr kėtė arsye, Grupi Qendror pėr Heqjen e Pengesave Administrative tė Investimeve ka pėrcaktuar njė sistem monitorimi, i cili do tė pėrqendrohet nė zbatimin nė kohė tė masave tė parashikuara, si dhe efektet e tyre nė njė periudhe dymbėdhjetėmujore. Por masat, tė cilat do tė marrė ky grup pune akoma nuk janė bėrė tė ditura nga Ministria e Ekonomisė, por vetėm ėshtė pėrcaktuar njė afat kohor deri nė fund tė kėtij viti pėr zgjidhjen e disa barrierave. “Pas miratimit tė Planit tė Veprimit pėr Heqjen e Pengesave Administrative tė Investimeve nga Kėshilli i Ministrave nė 1 gusht 2003, Ministria e Ekonomisė ka evidentuar masat dhe grup-masat qė do tė zbatohen deri nė fund tė kėtij viti, tė cilat mendohet tė kenė efekte tė ndjeshme pėr biznesin, ndėr tė cilat mund tė pėrmendim pėrshpejtimin e procesit tė zhdoganimit, uljen e kostos sė sektorit privat pėr marrjen e mostrave dhe analizimin, forcimin e kontrollit tė tatim-paguesve, si dhe evidentimin e tė gjitha kėrkesave pėr rimbursimin e TVSH-sė”, -pohojnė burime zyrtare pranė Ministrisė sė Ekonomisė. Sipas tyre, Grupi Qendror pėr Heqjen e Pengesave Administrative tė Investimeve ka rėnė dakord pėr skemėn e raportimit tė tė gjitha institucioneve pranė ministrit tė Ekonomisė, si dhe pėr hapat qė do tė ndėrmerren pėr zbatimin e masave nė pėrputhje me Planin e Veprimit.
    B.Beqiri



    Me ne fund... mesa duket shpresa filloi te linde edhe per Shqiperine..

    hajt per hajer
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  2. #2
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Sa te bukura keto fjale,por vetem fjale ama.Mua akoma me dhembin faqet nga shuplakat e ketij shteti.Kam frike se mos kane shkuar grupi ne ndonje vend tjeter,ndofta ne Afrike.Sa te bukura qe i kemi fjalet por vetem nje gje duhet te dini ,ky shtet nuk e njeh deri tani teorine e dhenies.Ky vetem merr,po nuk e di shteti,qe po nuk dhe,nuk ke cfare te marresh,prandaj jemi keku ku jemi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2003
    Postime
    30
    Jane te gjitha fjale qe mbeten ne leter dhe nuk gjejne kurr zbatim..Mjer ne biznesmenet ne duar te kujt kemi rene.........

  4. #4
    shih shih.....

Tema tė Ngjashme

  1. Kamata Lufta me Allahun dhe Rregullat e Shitblerjes
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 09:24
  2. Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 20-03-2008, 09:39
  3. Qeveria miraton "Kėshillin Konsultativ tė Biznesit'
    Nga Albo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2006, 02:03
  4. EX-IM Bank- 40 miliardė $ financim biznesit shqiptar
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-07-2004, 01:27
  5. Bashkėpunimi i biznesit shqiptaro-amerikan
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2003, 03:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •