Nevoja pėr zgjedhje qytetare
Entuziazėm dhe pjesėmarrje e mijėra qytetarėve nė Pallatin e Kongreseve. Ngjyra, ritėm, teknikė dhe luk europian i standardeve mė tė larta i gjithė konfiguracionit opozitar nė hapjen e fushatės
Hapja e fushatės ka filluar dje pasdite rreth orės 19:00 dhe ėshtė mbyllur pas rreth njė orė e gjysėm nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve. PD dje ėshtė shfaqur me tė gjithė drejtuesit e saj tė veshur me kostume tė zeza me pėrjashtim tė nėnkryetares demokrate Topalli, e cila ka qenė e veshur me ngjyra tė hapura qė korrespondonin edhe me sfondin e sallės sė pallatit tė Kongreseve ku ishte vendosur njė panoramė e madhe me grupin e tė rinjve demokratė qė hidhnin pėrpjetė kapelat bardhė e blu me slloganin tė shkruar mbi to "Ejani me ne!"
Panorama e madhe e shfaqur me gėzimin e tė rinjve dhe qiellin blu nė sfond, tregonin optimizėm, festė, qartėsi dhe mbi tė gjitha siguri nė fitore. Kaq i madh ka qenė interesimi i qytetarėve tė kryeqytetit sa qė shumė pėrpara kohės sė fillimit tė hapjes sė fushatės, njerėzit kishin mbushur plot e pėrplot paletet dhe karriget e Pallatit tė Kongreseve. Vendet ishin zėnė qė herėt, por organizatorėt kishin mundur tė mbanin vendet e para tė sallės pėr drejtuesit e PD-sė si dhe gjithė kandidatėt e PD-sė pėr kryetarė bashkish. Salla u duk se mori flakė nė momentin kur brenda saj u shfaq kryetari i PD-sė Sali Berisha. "Fitore, fitore, fitore!" ishin parrullat e hedhura nė njė kor gjigant tė mijėra tė pranishmėve kur Berisha ngriti dy gishtat e dorės nė shenjėn e fitores pėr tė pėrshėndetur qytetarėt pjesėmarrės. Ai u prit qė nė holl tė Pallatit tė Kongreseve nga tė gjithė drejtuesit mė tė lartė tė PD-sė pėrfshirė edhe avokat Ngjelėn, ndėrsa dy grupet e tė rinjve u ndanė nė dy pjesė nėpėrmjet tė sė cilėve kaloi kryetari demokrat qė shoqėrohej nga e shoqja, Liria. Pasi u shtrėngoi dorėn drejtuesve tė partisė qė ishin tė gjithė tė veshur me kostume tė zeza, Berisha pyeti se nga cila anė tė hynte nė pallat dhe u drejtua pėr nga e majta duke ēarė vetė i pari mes njerėzve qė kishin mbushur sallėn. Pas tij hynė tė gjithė drejtuesit e PD-sė ku avokat Ngjela ishte i dyti. Nė kėtė moment tė gjithė tė rinjtė e grupit prej 30 vetėsh me uniforma dhe lule nė dorė u ngjitėn nė skenėn e pallatit tė Kongreseve dhe filluan tė kėrcejnė nėn ritmin e kėngės "Fitore" tė grupit tė njohur Modern Talking. Pas njė prezantimi tė shkurtėr tė pjesėmarrėsve mė kryesorė nė sallė, filluan tė zėnė vendet e tyre tė gjithė kandidatėt kryesorė pėr bashkitė e vendit duke filluar me Vlorėn, Durrėsin, Sarandėn etj.. Pasi tė gjithė kandidatėt zunė vendet e tyre, nė skenė u ngjit kryetari demokrat Berisha, i cili u kujdes qė nė tė majtė tė tij tė kishte kreun e republikanėve Mediu dhe atė tė PBL-sė Teodor Laēo, dy partitė aleate me tė cilat PD-ja ka marrėveshje tė plota paraelektorale. Tė vendosur afėr kryetarit tė PD-sė, nė tė majtė Mediu, Laēo dhe tė djathtė tė tij Ngjela, Kristaq Bisholla, Avni Hoxha etj., tė gjithė kandidatėt kanė pritur me durim fjalimet e Ngjelės, Berishės, Laēos e Mediut pėr tė pėrfunduar mė pas nėn ritmet moderne dhe rinore tė spektaklit tė djeshėm qė opozita i dhuroi qytetarėve me mesazhin; Rrini tė qetė dhe Ejani me ne tė ndryshojmė vendin. Vetė kryetari i PD-sė Sali Berisha ka dalė para sallės me njė vajzė tė vogėl tė ngritur lart nė krahė, e cila ka pėrshėndetur pjesėmarrėsit me flamurin e vogėl nė ngjyrė blu qė mbante mbi vete fjalėt, "Ejani me ne!"
Krijoni Kontakt