Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 137
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Po eshte retorike, por jo per ate qe e di se djelli ndricon vetem diten dhe hena naten.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    hena nuk eshte burim drite o deshmues , hena eshte reflektuese nejse nejse ....

  3. #53
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Eshte retorike per ata qe jane muslimane mund te jete retorike edhe per ata qe jane te krishtere. Rendesi ka qe secili te zgjedhe ate qe gjykon te vertete.

  4. #54
    Postuar mė parė nga Orku
    Manuaki nuk ka asnje aresye per te cilen nje mendje neutrale te interpretoje bashkefajesine e te <> me paganet per te vrare Isain (a.s) si nje akt figurativ me te cilin perlyhej e gjithe bota. Po te kujtoj se ne ate periudhe ka pasur edhe besimtare qe ndiqnin linjen e besimit qe prej Abrahamit (a.s) dhe keta nuk u perzien askund me <> e Isait e per kete aresye nuk kane pse te quhen te perlyer pasi mekati ashtu si edhe virtyti nuk mund te delegohen.

    Per te vazhduar po te kujtoj se jeta eshte vertet e cmuar dhe dashuria per te eshte mirenjohje ndaj Zotit por te gjithe e dime se kjo jete eshte prove dhe per ta kaluar me sukses njeriut i duhet te vendose dashuri te tjera ne plan te pare.

    P.S

    Faleminderit per fjale e mira te cilat ashtu si respekti jane reciproke.

    Tungjatjeta perseri,

    ne rradhe te pare po filloj qe mendja ime nuk eshte neutrale, por thjesht ky eshte kuptimi i ungjillit. Te gjithe jane fajtore njelloj perpara Perendise. Pavaresisht kush ishte ai qe e dorezoi, dhe ai qe nuk e dorezoi, Ai vdiq per te gjithe, dhe u ringjall per te gjithe. Plani i Perendise ishte qe Krishti do te vinte ne bote, per gjithe boten, jo vetem per ata qe e besojne, por edhe per ata qe nuk e besojne, jo vetem per ata qe e vrane, por dhe per ata qe nuk e vrane. Ungjilli eshte qe te gjithe mekatuan njelloj perpara Perendise. Vecimi i individeve qe besuan ne te qendron ne faktin qe ata besuan se ai duhej te vdiste, qe ata te cliroheshin nga mekati. A e di se dishepujt e dinin qe perpara se kushdo tjeter qe ai do te vritej, e megjithate nuk bene asgje qe ai te mos binte ne duart e atyre qe do ta vrisnin.

    Ishte ne planin e Perendise qe Krishti te vdiste, njerezit qe jetuan ne ate epoke, thjesht u perdoren per planin e Perendise, disa per mire, disa per keq, por qe te gjithe kishin nevoje per shpetim ne menyre te barabarte.

    Ti ndoshta nuk e beson kete, por e verteta eshte qe nese Perendia i sheh te gjithe njelloj, dhe do t'i shpetoje te gjithe njelloj, sepse te gjithe jane fajtore njelloj, cila jam une te them qe ishin hebrenjte fajtore?

    Sikur ne kete bote te gjithe te ishin te shpetuar nga mekati dhe une te isha e vetmja e pashpetuar, Krishti do te vinte dhe do ta varte veten ne kryq per mua, qe une te shpetoja.

    Ky eshte Zoti qe besojne ata qe JANE te krishtere. Ai eshte Zot per te gjithe, t'i shpetoje te gjithe nga vdekja, dhe t'iu jape te gjitheve pjese ne ringjalljen e Tij. Te gjithe kane nevoje per shpetim njelloj, si hebrenjte qe e varen, ashtu dhe ata sot qe fajesojne ata qe e varen. Fakti eshte qe sikur asnjeri te mos e kishte varur Krishtin ai vete do te shkonte ne Kryq qe te vdiste per shpetimin e te gjitheve, sepse ky ishte misioni i tij. Vdekja-Ringjallja.

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #55
    Gjithashtu, ne ungjill thuhet se Krishti kur vdiq shkoi t'u predikoje ungjillin atyre qe jetuan perpara tij, keshtu qe askush nuk do te kete shfajesim.

    TE GJITHE DO TE DINE PER TE!

    Perendia eshte i drejte, ai nuk do te lere askend ne humbje pa bere te pamunduren per te.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  6. #56
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Manulaki

    Nuk dua te komentoj ne filozofine qe sjell ti sepse nuk mendoj se do te dilnim ne nje konkluzion te perbashket ne asnje rast.

    Por dua te them se asgje nuk ndodh pa e lejuar Zoti, dhe ne bote ndodhin edhe krime te cilat i bejne njerezit. A mund te themi se fajin nuk e kane njerezit sepse Zoti po te donte mund t'i ndalonte ?

    Ne vertet jemi mekatare por a eshte njelloj mekatar ai qe nuk i pergjigjet thirrjes dhe ai qe kerkon te vrase <> ?

    A eshte njelloj mekatar ai qe nuk i pergjigjet thirrjes dhe ai qe shpif per thirresin ?

    Dhe per ta mbyllur nese nuk i jep vetes atribute gjykatesi per te cilesuar si mekatar ata qe shpifin ndaj profeteve, perse e lejon veten te gjykosh nese kane ose jo te drejte palestinezet ?

    E ben sepse gjykimi eshte i pashmangshem, sepse ne baze te gjykimit vendosim cfare eshte drejte dhe cfare eshte e gabuar. Per gjykimin tim njerezit dallohen para Zotit vetem nga veprimet dhe devotshmeria dhe jo nga raca apo kombesia ... a eshte e drejte qe ketu thuhet se eshte i mallkuar ai qe demton cifutet edhe kur kerkon te mbroje shtepine e tij apo kerkon te hakmerret per familjen e vrare ?

    Une jam musliman por nuk besoj kurre se Zoti im do te mallkonte nje te krishtere nese ai do t'i rezistonte apo kunderpergjigjej nje krimi qe une mund te bej mbi familjen e tij. Sepse kjo do te ishte e padrejte.

  7. #57
    Orku i nderuar,

    po filloj me ate qe kam thene me perpara, ndoshta jo ne kete teme, gjithesesi, Zoti nuk e krahason mekatin, ky eshte i madh, ky eshte i vogel. Ai sheh rrenjen e veprimit, jo masen. Dhe rrenja eshte qe te gjithe jane mekatare.

    Sa per bekimin dhe mallkimin, Zoti perkrah ata qe e ndjekin, Abrahami e ndoqi Perendine ne mes te gjithe shthurrjes dhe coroditjes se kohes qe jetoi, dhe Perendia e bekoi, dhe ajo fjale, ata qe te bekojne do te bekohen, ata qe te mallkojne do te mallkohen, nuk duhet marre si nje tulle qe:"Ja keshtu thote Zoti!" por si nje premtim qe ai jau ben te gjitheve qe vendosin ta ndjekin ate. Eshte nje lloj premtimi qe ai do t'i mbroje ata nga ata qe duan t'iu bejne keq, dhe do t'i bekoje me ata qe duan t'iu bejne mire. Dhe do t'i jape secilit sipas asaj qe ata i japin femijeve te tij.

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  8. #58
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Manulaki

    Jam plotesisht dakort se rrenja ka me rendesi se sa pasoja sepse mund te besh keq edhe pa pasur asnje qellim te tille dhe mund te besh mire serish pa pasur qellim apo deshire per ta bere. Pra rendesi ka qellimi.

    Sidoqofte ai qe kerkon te vrase apo ai qe shpif, per mendimin tim (per aq sa mund te vleje) por edhe per denimet qe Zoti u ka dhene popujve te vjeter qe kane vrare profetet apo qe kane shpifur per ta, eshte shume me i perlyer se sa ai qe thjesht nuk eshte pergjigjur.

    Eshte e vertete se njeriu nuk mund te percaktoje dot masen e mekatit sepse askush nuk e lexon dot shpirtin e tjetrit, qellimin dhe rrethanat por kjo nuk do te thote se cdo mekat ka te njejten peshe.

  9. #59
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    wow ēfare teme

    Eshte kjo teme per ne banje(me falni). Dua te them se kur njeriu nuk ka ēfare te bej, ben ēfare te kete.

    mos harroni se nese nuk e deshmoni me jeten e perditeshme mardhenjen me Perendine nuk do t'ju sherbeje per asnje gje krahasimi midi feve.

    krahasimi i fese tende apo time eshte vetem per te treguar se sa i pergatitur jam une ose ti ndersa ta deshmosh ne jeten e perditeshme(duke e jetuar ne zemer) tregon se ku jeton me te vertet Perendia(se ne cilen zemer jeton).

    mos harroni se fjalet e teperta jane fukarallek(kjo eshte per te gjithe ata qe kane gjuhen e gjato por asnje deshmi personale)

    me falni per gjerat qe shkruajta por nuk me pelqejne temat e hapura nga njerezit hironik.

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  10. #60
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    A e keni menduar ndo nje here pse gjithemone myslimanet e 'emeruar dhe qe e mbajn veten per besimtar' gjithmon shkojn kundra Izraelit?

    Eshte pothuajse si ne mode per myslimanet ne keto dite!

    Nje perspektiv e re.

    __________________________________________________

    Orku ben nje referenc ne Zotin 'e tij' (sic e ka shkruar) dhe thote se ai se besoj qe te denoj Krishteret edhe vazhdon..... Izraelitet nuk jan emeruar ne fjalet e tij edhe sepse feja qe ai beson eshte lulezuar nga Jahudizmi dhe Kristianizmi. Perjashtimi i Izraeliteve nga ajo fjali, Orku, eshte njesoj sikur te thuash qe zoti yt i ka mallkuar ane e mbar pa rendesi ku ndodhen ne bote dhe se me cfar merren. Sic thashe me siper, per myslimanet eshte ne mode qe te urrejn Izraelitet!

    Per myslimanet cdo pa-arritje e tyre eshte bere fajtor Izraeli dhe Izraelitet. Sepse nuk ka mundesi qe injoranca Arabe eshte kontribuesi me i madh i prapambeturis se tyre! Kjo eshte e pamundur ne syt e tyre dhe te gjithe myslimaneve.

    Sepse edhe per ne Shqiptaret, eshte e pa mundur qe kemi ngel te prapambetur ne Evrop nga perdhunimi idealizmit Turko-Islam.

    Kur do mesojm qe kur te arrim te perkrahim njeri tjetrin si popull dhe jo vetem me fjale por me aksjone dhe ta shuajm kete vllezeri te fallcifikuar qe kemi me njerez te tjere prej fes, atehere sebashku do fillojm te perparojm si popull dhe si shtet. I kemi te gjitha mundesit gjeografike, dhe historike. Jemi nje ga te vetmit popuj ne bote qe kemi nje etnicitet dhe rrace te vecante dhe misterioze qe habit tere boten. Mos e mohoni dhe mos e shkaterroni kulturen tone duke kopjuar kulture Arabe (Islami) apo greke (Ortodoks) apo Italiane (katolik) apo cfar do lloj gjeje tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IsiNYC : 08-09-2003 mė 19:53
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  3. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •