Pra sic e thashe edhe me siper, ne rastin e zbritjes se pellumbit si shenja e prezences se Frymes se Shenjte, kemi drejtpersedrejti nje lidhje midis historise se Noahut qe nxorri pellumbin per te pare nese kohe e paqes kishte mberritur edhe per te gjetur vendin se ku, po ashtu edhe ne Ungjill, Noahu qe simbolizon Israelin edhe te gjithe njerezit qe do marrin Shpetimin gjejne kohen e paqes edhe vendin (personin) qe e sjell ne Krishtin....
Sidoqofte, le te shohim se cfare thote Shen Joan Gojarti i shekullit te IV pas. K, edhe sa bie dakort ai me kete mendim qe une dhashe:
Nga komentari i ketij shenjti ndaj Ungjillit te Matheut, Homilia e 12
Edhe kur Jisui u pagezua, doli prej ujit edhe ja tek qiejte u hapen para tij"
Perse u hapen qiejte? Qe te te informojne ty se edhe ne pagezimin tend ngjet e njejta gje, Zoti qe po te therret ty nga lartesite, edhe qe te te binde qe te mos kesh me gje te besh me gjerat tokesore. Edhe nese nuk e sheh, mos dysho per kete. Pasi, per me teper, ne fillimet e gjerave te mrekullueshme edhe frymore, shfaqen edhe shenja vizive, edhe keto shenja behen per hir te atyre qe nuk kuptojne mire, edhe qe kane nevoje per gjera te dukshme, edhe te cilet as qe mund ta konceptojne fare natyren e ndonje gjeje te padukshme, por qe ngazellehen vetem prej gjerave qe shihen. Edhe pse keshtu pas kesaj gjera te tilla nuk perseriten me, ajo qe eshte shpallur nje here e mire prej tyre le te merret prej teje me bese.
Pasi ne rastin e Apostojve, u be nje "zhrume stuhie te fuqishme" edhe vizione jguhesh te zjarrta e shfaqen, por jo per hir te Apostojve, por per shkak te Judenjve te pranishem. Sidoqofte, edhe pse nuk shohim shenja te dukshme, ne serish i marrim gjerat qe u jane manifsetuar atyre. Keshtu qe pellumbi vete u shfaq ne ate kohe, qe ishte si nje gishtregues, si te thuash, qe tu tregonte atyre te pranishmeve edhe Joanit Birin e Perendise. Edhe jo vetem per kaq, por qe edhe te te tregoje ty, se edhe ty ne pagezimin tend Fryma zbret. Por meqe neve nuk kemi nevoje per shenja te dukshme, per gjithshka na mjafton besimi. Pasi shenjat nuk jane per ata qe besojne, por per ata qe nuk besojne
Por perse ne formen e nje pellumbi? E bute eshte ajo krijese edhe e paster, ashtu sikunder edhe Fryma, po ashtu, eshte Fryme e butesise, prandaj edhe Ai shfaqet ne ate forme. Vec kesaj, Ai po na rikujton historine e hershme. Pasi po keshtu nje here e nje kohe nje varke e zakonshme po pershkonte mbare boten, ndersa gjinia jone ishte ne rrezik zhdukjeje, u shfaq kjo krijese, edhe tregoi per clirimin nga rreziku, me te mbajtur nje dege ulliri, dha lajmin e mire e paqes se te gjithe botes, qe e gjitha ishte vecse tipi i asaj qe do te vinte me vone. Pasi ne fakt gjendja e njeriut ne ate kohe ishte me e keqe, edhe ata meritonin denim me te madh. Qe te te ndale ty se deshperuari, Ai te kujton ty ate histori. Pasi atehere po ashtu, kur gjerat ishin ne deshperim, pati nje lloj clirimi edhe riformimi. Por atehere me ane te ndeshkimit, ndersa tashti, ne te kunderten, me ane te hrit edhe Dhurates se papershkurarshme. Prandaj edhe pellumbi shfaqet, jo duke mbajtur nje dege ulliri, por duke na treguar neve Clirimtarin nga te gjitha te ligat, edhe duke parathene shpresat plote hir. Pasi jo vetem qe nxjerr nje njeri te vetem nga nje arke, por te gjithe boten e drejton drejt qiellit, edhe ne vend te deges se paqes prej ullirit, ai (pellumbi) shpall pranveren e te gjithe botes sone.
Reflekto pra ne madheshtine e dhurates...
ps: Shen Joan Gojarti ne kete Predikim u drejtohet atyre qe po pagezohen, te cileve u drejtohet me "ty" gjate shkrimit!
Krijoni Kontakt