Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Pershendetje

    Ky eshte postimi im me # 1000 (te pakten deri ne momentin kur te qethen shkrimet) dhe vendosa ta shfrytezoj per te bere nje prezantim.

    Duke qene se e kam pasur gjithnje te veshtire te flas per belulin, kam zgjedhur ta prezantoj veten duke sjelle ketu nje poezi e cila eshte larg <<portretit>> tim por shume afer deshires dhe shijes sime .... dmth nuk prezantoj ate qe jam por ate qe do me pelqente te isha .... edhe kjo eshte nje forme prezantimi !


    Në mundsh...

    Përkthyer nga Robert Shvarc

    Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
    e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
    sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
    por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
    Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
    e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
    madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
    me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...

    Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
    të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
    dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
    ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
    Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
    në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
    t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
    e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...

    Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
    si në kumar, në një të vetme lojë,
    të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
    dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
    Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
    të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
    e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
    që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...

    Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
    e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
    Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
    dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...
    Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
    me vepra që peshojnë
    dije dhe mos kij asnjë dyshim,
    se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
    dhe BURRË do të jesh, o biri im!

  2. #2
    shume i dashur Maska e snake
    Anëtarësuar
    25-01-2003
    Vendndodhja
    greece,mykonos
    Postime
    84
    mire se erdhe orku.
    nuk kerkoke shume gjera per vete ti,lol
    "Koha i mbush me mend edhe te marret"
    “Kush lakmon dicka me shume se ajo cka zoteron, i jane errur syte”
    “Duke detyruar njeriun te heshte, s’do te thote se e ke bindur ate”

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Mire se u Prezantove Orku!!!


    Alda.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    flm qe u prezantuat, have fun
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    prezantim i bukur..
    Be yourself and you will always be in fashion.

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Snake
    Deshirat jane padogane ... lol

    Alda
    Mireserdhe ne teme e <<prezantimit>> tim

    Anna
    flm per falenderimin ... dhe let's have fun ...

    Reina
    Paskemi shije te njejta (per poezine)

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Gjithe te mirat i nderuar.
    Kurajo pac i bofsh shkrimet 10.000.
    Respekte kolombi
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Orku - rOku! Po na thuaj të paktën emrin si e ke?! E di që jeton në oqean, po se cili s'ka rëndësi .

    E kam edhe unë një tattoo në krahun e majtë, është simboli i fisnikërisë, zemërbardhërisë, pozitivitetit, mirësisë, etj etj i cili më kujton që të jemi i tillë, për arsyen sepse e kam të ngulur në mish, dhe s'dua të jemë gënjeshtarë.

    E bukur poezia,
    sinqerisht,
    Drini.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e bledioni
    Anëtarësuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    australi
    Postime
    32
    mire se u prezantove jo keq si poezi po ne shume vende te saj skishte rime nese nqs do te behesh poet duhet te punosh pak me shume
    ajd shenet
    sex & speed
    &&
    sex & speed
    :^smooches
    gje me te bukur
    ska per te rinjt

  10. #10
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Orku, me pelqeu shume poezia, i perket karakterit tend. Gjithashtu mesoj shume nga shkrimet e tua, se vete jame fyll ke temat qe ti diskuton. Te pershendes dhe flm per iformacionet qe dhuron.

    Postuar më parë nga Orku
    Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
    si në kumar, në një të vetme lojë,
    të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
    dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
    Te humbas fitoren me nje loje jo e jo qe se bej nje gje te tille po dhe neqofse me ndodh humbjen do e kem ndermed derisa te arris ate qe pata. Shaj dhe veten derisa t'me lodhen trute
    Kur humbas fitoren ne nje fatkeqsi atehere se ze me goje. Sheqyr qe dola gjalle vete dhe te jene mire te afermit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •