Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Vlera e vuajtjeve

    Vuajtjet - a mund tė na japin dicka, a mund tė jenė me vlerė pėr ne? Besoj se po.
    Pėr tė arritur deri te shėrimi duhet tė vuash. Kjo vlen nė shumė raste, dhe mund tė vėrtetoj se trajtimi mjeksor qė kam pasur gjatė kėsaj vere ka kaluar nepėr vuajtje. Bėra gjithsej 32 ditė rrezatimi kundėr kancerit tė lėkurės dhe mjeku, pas mbarimit tė trajtimit, u tregua shumė i kėnaqur me rezultatin. Natyrisht nuk jipen garanci, por perspektivat duken pozitive.
    Janė efektet anėsore qė shkaktojnė problemet e pacientit, jo rrezatimi si i tillė. Tė vraposh nė banjė njė herė nė orė tėrė natėn duke kaluar atje disa minuta me dhimbje tė madhe ėshtė mjaft e vėshtirė.... kur ditėt dhe javėt vijnė dhe shkojnė dhe kjo gjendje vazhdon e vazhdon....
    Pėr fat Zoti mė ka dhėnė aftėsi tė fle mirė dhe mė zė gjumi pėrsėri shumė shpejt, kjo mė ndihmon mjaft.

    Mirėpo, mendimi prapa tekstit tim nuk ka tė bėjė me kėtė vuajtje. Ka tė bėjė me problemet shpirtėrore, nervore. Nė fund tė viteve 80 pėr arsye tė ndryshme (nė lidhje me njė luftė tė dėshtuar pėr tė shpėtuar njė shkollė nga mbyllja, likuidimi) u futa nė njė gjendje depresioni, qė vazhoi pėr dy vite. Isha mbetur si nė njė tunel pa dritė, cdo dite e cdo orė vetėm trishtim dhe ankth. Mė nė fund mora fuqi mbinjerėzore, duke thirrur brenda meje: "Ullmar, mjaft! Ti s'ke merituar tė vuash! Ti nuk je fajtor, je viktimė! Largohu nga vuajtjet!"
    Filloi procesi i rilindjes, me ndihmėn e drejtorit tė shkollės dhe tė kolegėve tė mirė. Pas njė viti isha plotėsisht i reabilituar. Jo vetėm me punė interesante dhe tė mirėfilltė nė shkollė, pėr cudi kisha fituar forca pėr tė pėrballuar situata pedagogjike mė tė vėshtira se sa nė tė kaluaren!

    Dhe mendimi prapa tekstit tim? Dua tė theksoj me kėtė faqe ditari se vuajtjet shpirtėrore janė mė tė rėnda se sa ato fizike. Bile nė rastet e torturave tė pėrsėritura nė banjė gjatė natės kam menduar: Mė keq tė vuash si atėherė nė vitet '80.... Sepse vuajtjet fizike janė shumė konkrete, dhe nė rastin tim u larguan kur dola nga banja. Kush ėshtė i nėnshtruar, i poshtėruar nė jetė ėshtė nė gjendje mė tė vėshtirė. Humbja e marrėdhėnieve tė punės, ose mė keq humbja e vendlindjes ose tė tė afėrmve tė dashur, duhet tė barazohet me sėmundjet fizike me vuajtje tė vazhdueshme. Por bota nuk kupton si duhet ata qė kanė probleme "me nervat". Kush ka probleme psikike shpesh haset me dyshime kur ai/ajo ka nevojė pėr shumė dashuri dhe pėrkrahje. Procesi i shėrimit ėshtė i ndėrlikuar.

    Nė shqyrtimin e kėrkesave pėr azil (sė paku kėtu nė Suedi) vėrtetimet e psikologut kanė shumė pak peshė. Nuk qenkan "konkrete"! Por pėr tė pėrvuajturit problemet e tyre janė mė shumė se konkrete...

    "Ein Bisschen Frieden, ein Bischen Liebe auf dieser Welt. das wünsche ich mich" (Pak paqe, pak dashuri nė kėtė botė ėshtė dėshira ime - kjo ėshtė kėnga gjermane qė sapo dėgjoj.)

    Mė kujtohen fjalėt e sė bijės sime Susanne e cila njė herė mė tha: "Rrezohemi disa herė nė jetė, prapė kur ngrihemi jemi bėrė mė tė fortė se dikur." Ajo e kishte provuar nė jetėn e vet, ajo foli nga pėrvoja. Ky ėshtė njė mesazh i mirė pėr tė gjithė.

    Me pėrshėndetje nga suedezi shqipfolės
    Ullmar Qvick

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    ndersa

    une kam degjuar qe vuajtja te persos...

    te pershendes me shume simpati

  3. #3
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Ne nje fshat ne Afrikes,sa here binte shi,njerezit gezoheshin.
    Kur i pyesje perse gezoheni,ata pegjigjeshin,Gezohemi sepse neser do te jete kohe e mire.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    nuk di te qeshe (nuk ja di vleren) ai qe nuk di te qaje....

    pekomer, po ty ta kane thene shkrimtaret taneqe ne kohe te qepes:
    "se pas shiut, doli dielli..."
    Liebe! liebe, lass mich los!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Re: Vlera e vuajtjeve

    Postuar mė parė nga Ullmar Qvick
    "Ullmar, mjaft! Ti s'ke merituar tė vuash! Ti nuk je fajtor, je viktimė! Largohu nga vuajtjet!"
    Shume e drejte kjo Ullmar.. por fatkeqsisht shume njerez nuk kane gjetur akoma nje bosht per t'u mbeshtetur e per te qene ne gjendje te thone keto fjale.. (qe ne te vertete sjane fjale..)


    krejt miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

Tema tė Ngjashme

  1. Krimet komuniste nė Shqiperi
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Treni i fundit!
    Nga Poeti nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 20-10-2007, 11:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •