Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 54
  1. #11
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    OrthoDHoks?!

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22
    Postuar më parë nga lis
    Albo
    Cilit besim fetar i perkisni?
    Besimit te Gjergj Kastriotit lis, heroit tone kombetar.

  3. #13
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...Katolik...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    ka dhe me keq

    Kishës Ortodokse Shqiptare i duhet një kryepeshkop shqiptar

    Kombësia dhe feja në Shqipëri janë shumë të shenjta e të paprekshme për popullin shqiptar, prandaj ne në asnjë moment nuk duhet t'i lemë të huajt të vendosin mbi fatet tona

    Nga At Nikollë Marku

    Janullatos! Mjaft u mundove dhe u sfilite, duke blerë ithtarë mosmirënjohës dhe renegatë antishqitparë, sepse po ju garantojmë që një ditë do të mbetesh me gisht në gojë e i vetëm, tejet i turpëruar, si njeriu që lejoi katrahurën e Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila nën drejtimin tënd sot është kthyer në një fole grerëzash e tradhëtish të pafundme kundër historisë së kishës ortodoksedhe të vetë popullit shqiptar !

    Të dashur lexues! Gjatë shumë viteve, ne Komunieti Ortodoks i qytetit Elbasan, kemi kundërshtuar gjithmonë pozicionin e padrejtë të kryepeshkopit Janullatos, si i paligjshëm dhe jo kanonik. Në shumë artikuj dhe intervista kemi bërë të qartë ligjet kanonike e juridike nga të cilat duhet të udhëhiqet Kisha Ortodokse Shqiptare e vërtetë. Shohim se prononcimeve të vërteta që ne i paraqesim publikut shqiptar i vërsulen me tërë tërbimin e tyre renegatët antishqiptarë që rrethojnë dhe zbatojnë urdhërat e satanait Janullatos, duke i mbajtur iso si në korin e qyqeve. Mora vendim të shkruaj e t'i përgjigjem artikullit të shkruar njërit prej këtyre qyqeve, Atë Foto Cicit në gazetën "Koha jonë" të datës 18 korrik 2003 artikull ky i shkrua në formën më cinike kundër të nderuarit qytetar besnik dhe nacionalist të diasporës shqiptare, zotit Sejfi Protopapa, me banim në Boston, SHBA që nuk resht prej shumë vitesh duke punuar për të pasur një kishë ortodokse autoqefale të pavarur juridikishtm kanonikisht, historikisht nga asnjë kishë tjetër ortodokse e sidomos nga ajo greke. Qyqari Atë Cici ky mjeran dritëshkrutër që mohon hapur traditën e kishës së vërtetë ortodokse shqiptare, ka derdhur tërë mllefin e helmin e tij për të plotësuar urdhërat e armiqve më të mëdhenj të historisë së kishës ortodokse shqiptare, Sebastianos, Serafimos e Janullatos, që gjatë vitit të trazirave1997, u thonin minoritarëve grekë të mos blinin shtëpi e toka por të armatoseshin duke blerë armë për të cliruar vorio - epirin e ëndërruar prej shekujsh.Ky zotëri mohon statutin e vitit 1929 të njohur botërisht nga të gjitha kishat simotra ortodokse në botë, por edhe nga vetë Patrikana e Stabollit, e cila ka marrë një vendim në vitin 1937 , sa të shenjtë, po aq edhe kanonik e juridik, që i dha pavarësinë e plotë Kishës Ortodokse Autoqefale Shaiptare. Ky vendim e bëri Kishën Ortodokse Shqiptare të njihet nga të gjitha kishat ortodokse në botë, me historikun e saj, me veprimtarinë e saj, në marrëdhënie të sinqerta e juridike nëshkallë ndërkombëtare.

    Këtë vendim të firmosur nga 12 peshkopët e asaj kohe, me në krye Patrikun Beniamin, zoti Janullatos, me papërgjegjshmërinë më të madhe nuk e pranon, madje shkon edhe më tej duke thënë se ky vendim na qeka bërë politikisht me urdhër të shtetit ( në kohën e Mbretit Zog) dhe se ky vendim qenka sipas satanait Janullatos një recetë tejet e vjetëruar.

    Prifti antishqiptar Atë Foto Cici vijon me një tjetër artikull të botuar në gazetën "Koha JOnë" të datës 14.7.2003 të titulluar "ngjyrime tejortodokse tek drejtshkrimi i termit Jizu me "Jezus". Por ne i themi këtij palo - shqiptari duke mos u zgjatur në shpjegimin e shprehjeve gjuhësore të njehsimit shqip me fjalët që kanë specifika eë vecanta, se nuk ka mbetur Shqipëria dhe populli shqiptar të gjejë shpjegime të tilla nga antishqiptarë, që duke punuar në dëm të Shqipërisë, duan automatikisht edhe shkatërrimin e gjuhës shqipe. Mbi shpjegimin e pozicionimin e këtyre fjalëve të vecanta të Biblës ne do të pranojmë atë që pranon cdo komb në gjuhën e tij.

    Por ky "prift" ( në qoftë se nuk do të mërzitet lexuesi) me fjalën që do t'ia cilësoj gjithmonë "antishqiptar" në mënyrë sistematike vazhdon sulmin e tij duke hedhur baltë mbi statutin e vitit 1929 të Kishës Ortodokse Shqiptare, të themeluar e organizuar jo nga qeveria, por nga dy kongese mbarëkombëtare të vitit 1922 ( në Berat) dhe të vitit 1929 ( në Korcë), ku qeveria e Mbretit Zog e priti me dashuri dhe e miratoi në të gjitha zhvillimet e saj, sepse programi ishte i mbështetur në historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare e në historinë e popullit shqiptar. Ai vazhdon të hedhë baltë duke injoruar gjuhën e ëmbël shqipe, e duke e krahasuar atë me gjuhët e vjetra të shkrimeve të shenjta.Por ne i kujtojmë atij që Zoti bëri gjuhët, kombet e popujt, që cdo njeri të shprehej sa më qartë dhe me besim te Zoti nëpërmjet gjuhës së nënës. Ky është edhe kuptimi i gjuhës shqipe në librat e shenjtë, që janë të përkthyera nga disa gjuhë specifike në të cilat janë shkruar shkrimet e shenjta.

    Ai vazhdon me cinizëm duke dhënë opsione e mendime mbi gjuhën shqipe, ta nxjerrë atë pa vlerë, në një kohë kur gjuha jonë renditet tek të vecantat për nga grupimet dhe me një pozicion të shëndoshë në vedin e gjuhëve botërore me një prejardhje po aq historike që kanë edhe gjuhë të tjera të lashta evropioane. Por aika hallin të na kujtojë ne shqiptarëve se gjuha shqipe është gjuhë e mallkuar dhe këtë vendim e paska marrë kisha greke përjetësisht.

    Megjithëse kisha ortodokse greke me në krye specie të vecanta si Hristodolus, Serafimos e Janullatos, dirigjojnë korin e zgjedur të qyqeve duke lëshuar mallkime pas mallkimesh, ne u themi atyre se nuk na shqetësojnë aspak, sepse ne kemi punuar dora dorës dhe kështu do të vazhdojmë të punojmë duke i thënë besën njëri tjetrit, për të apsur një kishë të pavarur dhe atoqefale.

    Shohim se skemat që zbaton "hirësia" Janullatos në tërë veprimtarinë e kishës ortodokse janë të njëjta me skemat që knaë themeluar peshkopët grekë edhe më përpara në mënyrë që Kisha Ortodokse Shqiptare të mos përparojë e të lulëzojë si gjithë kishat ortodokse të tjera në Evropë, por të mbetet vasale e nënshtruar dhe e shtypur nga kisha ortodokse greke. Por tashmë që ka kaluar më shumë se një shekull pas gjithë atyre përpjekjeve të mëdha e sakrifica të pafundme që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shqitparët për të pasur një kishë të pavarur, nuk do të jetë e largët dita kur fytyrave të renegatëve antishqitparë të shitur, peshkopëve grekë dhe gjithë karvanit të tyre do tu cirren maskat e do të gjykohen shumë rëndë nga vetë popullit, që kërkon që kisha shqiptare të jetë e nderuar dhe e respektuar, me, mbi të gjitha, e drejtuar nga primatë shqiptarë, krahas kishave simotra në botë.

    Ju renegatë, ku bën pjesë edhe Atë Foto Cici duhet të dini se në drejtshkrimin për botimin e librave të shenjtë në vendin tonë, pra në mëmën Shqipëri, hera - herës në këto botime është zgjedhur një gjuhë e arsyes dhe shumë tolerante dhe e kuptueshme ( e përbërë në të shprehur edhe nga gegërishtja, edhe nga toskërishtja), ku të dyja dialektet së bashku harmonizohen aq mirë, sic e ka bekuar edhe Perëndia.

    Atë FOto Cici! Në shkrimet tuaja kemi vënë re se, përvec se jeni një ushtar i bindur i grigjës së grerëzave të Janullatosit, tek ju haset edhe një dukuri tjetër. Ju jetoni me gjuhën e mohimit, provokimit e shantazhit, prandaj na jipni rastin të theksojmë se në lidhje me zotin Sefi Protopapa po ju tregojmë se ky zotëri i nderuar nuk e pati si shpreheni ju, as trill as aventurë të tij personale, ngjarjen e madhshumë historike që ndodhi në kishën ortodokse Shën Maria të qytetit të Elbasant, e cila realizoi pavarësinë e plotë nga kisha ortodokse e udhëhequr nga peshkopi grek Janulaltos. Pohojmë me gojën plot se zoti Protopapa është një qytetar i madh i diasporës shqiptare në Amerikë, i cili ka punuar dhe vazhdon të punojë pa u lodhur për cështjen kombëtare. Ai është gjithashtu një publicist i shquar e njëkohësisht anëtar nderi i shoqatës "Vatra" në SHBA që ka kontribuar me të gjitha mënyrat duke u përpjekur vazhdimisht që Shqipëria të jetë sa më demokratike dhe e integruar në Evropë. Për më tepër ai dallohet për tolerancë fetare dhe këtë e ka pasqyruar herë pas here duke botuar shkrime të një cilësie të lartë për nga përkushtimi e dashuria pa kufi për mëmën Shqipëri. Kështu fakti që ai është aktivizuar duke dhënë ndihmesën e tij personale për një kishë të pavarur ( në rastin tonë bëhet fjalë për kishën e pavarur të Elbasanit) është një pjesë e kontributit dhe e luftës së tij që i takon cdo shqiptari kundrejt atdheut të tij. Nuk mund ta quash kurrsesi këtë gjë si një cështje që nuk i takon, përderisa hyn tek detyrimet që ka cdo shqitpar ndaj atdheut të tij.Për më tepër, kisha në tërë veprimtarinë e saj, është pjesë përbërëse e historisë së popullit shqiptar, me martirë e sakrifica të pafundme për të mirën e kombit. Zoti Protopapa me të drejtë ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë ruajtjen e vazdimësisë historike të Kishës Ortodokse brenda tërë rregullave kanonike e juridike të saj, si gjithë kishat simotra ortodokse në botë. Atë Foto Cici jeni tepër i informuar dhe shumë më tepër i besuar që ju kanë dhënë informacione tepër të sakta kur thoni se peshkopi Ignati i Beratit ishte zgjedhur 6 vjet më parë, por për arsyet që dihen nuk ishte pranuar,prandaj ekskluzivisht ky lloj Ignati na paska zënë radhën që më 1994 me qëllim që të vihej Peshkop në Dioqezën e Beratit dhe se vëllai ynë shqiptari Atë Joan Pelushi u vesh peshkop dy ditë mbas veshjes peshkop të Ignatit nga Janullatosi. Shumë e pabesueshme dhe mjaft e turpshme për ta besuar. Pra peshkopi grek Janullatos veshi Ignatin më përpara, që të siguronte vazhdimësi në kryesimin e kishës ortodokse shqitpare ( meqë rregullat e kishës janë të tilla që i njohin të drejtën ekskluzive për kreun e Kishës atij që vishet më përpara, pa pasur probleme dhe kontradita nga ana kanonike). Me fronësimin e Ignatit, që me të drejtë zoti Protopapa e ka quajtur këtë lëvizje "djallëzia në vazhdim" të kishës greke, kemi të bëjmë me një ndërhyrje nga shteti grek. Kisha jonë kthehet kështu në vasale të kishës greke. Kisha motër greke nuk ka asnjë të drejtë kanonike të ndërhyjë e të urdhërojë në ndonjë kishë tjetër, dhe aq më tepër në kishën shqiptare. Prifti Ignati i kurorëzuar e fronësuar antikanonikisht ka shërbyer në strukturat e "Ajatollahut Ortodoks" antishqitparit të tërbuar qoftëlargut Sebastianos. Në segmentet e kishës motër greke ka kohë që "shkrimi i shenjtë" po zëvendësohet me Megali - idenë dhe klerikë të shumtë greke në vend që të ëndërrojnë parajsën, ëndërrojnë vorio - epirin. Prandaj mund të arrijmë në përfundimin mjaft të qartë e të saktë se pretendimi që robi i Perëndisë Iganti është arvanitas, nuk mund të provohet dhe është i paqëndrueshëm, sepse shteti grek është kritikuar nga shumë organizma ndërkombëtae pikërisht për mosnjohjen zyrtare të pakicave etnike në Greqi.

    Neni 44 i Statutit temeltar i hartuar dhe miratuar nga Kongresi Panorthodhoks i Korcës më 1929 dhe i miratuar nga Patrikana e Stambollit më 1937, nuk lë asnjë keqkuptim për asnjë nga elementët e gjakut, gjuhës dhe nënshtetësive të krerëve të Kishës Ortodokse. ZOti Protopapa nuk mund të dalë kundër atdheut që e lindi dhe e rriti. Ku ju Atë Cici, i drejtoheni atij me fjalët më të turpshme prej një tradhëtari duke i thënë se paska ende kohë që zoti Protopapa të ndreqë atë që ka ndodhur në kishën e Elbasanit, përgjigja jonë për ju dhe për bashkëpunëtorët tuaj të tipit agjenturor Janullatos është se ngjarja e Elbasanit tregoi se në Shqipëri ka burra dhe do të ketë gjithmonë që ti dalin zot fateve të Atdheut kur ai është në rrezik. Ngjarja e Elbasanit në kishën Shën Maria më 8 Tetor 1995 ishte një ditë solemne dhe shumë madhështore, sepse u realizuar Pavarësia e Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare të vërtetë, ku pati një pjesëmarrje të paparë, gazetarë, kameramanë, personalitete e ambasadorë të huak, përvec besimtarësh të panumërt, fakt ky që juve ju errëson sytë. Ishin të pranishëm gjithashtu njerëz nga shumë vise të Shqipërisë, të cilët u mblodhën në oborrin e kishës për të festuar kurorëzimin e Pavarësisë së Kishës Ortodokse ashtu sic mblidheshin burrat qëmoti nëpër kuvend historike dhe vendosnin për fatet e popullit. GJendeshin fëmijë, të rinj, bura dhe pleq të moshuar, e casti më entuziast ishte kur këmbanat nisën të binin papushmi dhe të pranishmit u përlotën e u përqafuan nga shenjtëria e asaj dite të vecantë e asaj ngjarjeje të shumëpritur. Kjo do të shënonte largimin e klerit grek nga Kisha e Elbasanit dhe fillimin e luftës për Autoqefali e Pavarësi të Kishës Ortodokse Shqiptare.

    Për rolin e saj të vecantë, nuk duhet lënë pa përmendur këtu edhe ndihmesa e cmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë shoqata "Vatra" me qendër në Nju Jork, me kryetarin e saj shumë të nderuar z. Agim Karagjozi. Ky zotëri na ka qëndruar pranë gjithmonë në përballimin e problemeve të nxehta që ka pasur kisha jonë Shën Maria, si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo shpirtërore, duke dhënë kështu një ndihmesë të përgjithshme edhe në cështjen kombëtare. Për këtë gatishmëri, ne pjesëtarët e komunitetit ortodoks të qytetit të Elbasanit i urojmë atij jetë të gjatë e punë të mbarë në veprimtarinë e shoqatës "Vatra". Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë me banim në SHBA për kontributin e tyre historik e kombëtar!

    Kjo përkujdesje e shoqatës "Vatra" nën drejtimin pesonal të zotit Agim Karagjozi ka bërë që kisha jonë të vazhdojë të qëndrojë e paepur në veprimtarinë e saj, por cka është më e rëndësishme, që ajo të mos ndikohet e të mos bjerë në duart e helenistëve grekë dhe të jetë vazhduese e denjë e kishës së vërtetë që ëndërrojnë shqiptarët, të pavarur, ashtu sic na e kanë lnë amanet të parët tanë ashtu sic na e la edhe aritekti i saj, Noli i madh.

    Pra, sic e shikoni, Atë Cici, këto që ju përmenda më sipër janë evenimente e ngjarje të mëdha historike të Kishës dhe të popullit; dhe ju nuk mund t'i merrni këto për gjëra të thjeshta dhe t'i anashkaloni ashtu sic jua servirin juve padrinot grekë vetëm e vetëm të mos u prishen planet kishës ortodokse greke e dhespotëve të saj, të cilët janë betuar përpara djallit se do të vazhdojnë përjetësisht ta mbajnë të pushtuar kishën ortodokse shqiptare nën thundrën e kishës ortodokse greke.

    Si do të jetë gjykimi juaj nga populli, kur ju i mohoni prejardhjen, gjuhësinë, historinë e aq më tepër kur ju na vini në krye të besimeve fetare lerikë me kombësi të huaj e me histori antishqiptare? Për bëmat e Janullatosit po ju informoj por njëkohësisht po ju drejtohem edhe juve që na dilni kaq "naiv" sepse ju nuk jeni aq sa tregoheni, si anëtar nderi i grigjës së grerëzave të satanait Janullatos: A nuk është antikanonike, antijurdiike, antihistorike e gjithë veprimtaria juaj dhe atyre që i shërbeni, teksa po ju rendis përmbyllësisht argumenta të tilla të vërteta që kanë tronditur opinionin shqiptar, siv vijojnë?

    Ç'mund të na thoni mbi rëndësinë e madhe dhe historike të ekzistencës së statutit të kishës ortodokse të hartuar në Korcë në vitin 1929 dhe miratuar në 1937 nga kryeqendra e ortodoksisë botërore (patrikana e Stambollit)? Po për sakrifikimin e kryepeshkopittë parë të Shqipërisë, Visarjon Xhuvanit që luftoi me mish e me shpirt për pavarësinë e kishës ortodokse shqitpare? Ky statur u njoh dhe është plotësisht në fuqi edhe sot nga të gjitha kishat ortodokse simotra në botë, ku neni 16 i këtij statuti nuk lejon drejtimin e kishës shqiptare nga kleri i huaj, e sidomos ai grek? Pse ju i jepni rëndësi statutit të vitit 1950, hartuar në kohën e Enver Hoxhës, i cili nga përmbajtja ishte një procesverbal ushtarak i asaj kohem që udhëzonte se si duhej të vihej kisha në shërbim të organeve të sigurimit të shtetit, por që më shumë për mosnjohjen e këtij statuti të diktatorit Hoxha, Patrikana e Stambollit lëshoi rrufe e britma në tërë botën që të mos e njihte asnjë kishë ortodokse në botë dhe që ju e shpura juaj na e njihka se ju shkon për shtat, ku përvec oficerëve të sigurimit të shtetit, në krye të kishës mund të viheshin edhe djaj me rroba të shenjta, si djalli Janullatos me kombësi greke?

    Pse veprat teologjike të përkthyera nga arkitekti i Kishës Ortodokse Shqiptare, Theofan Stilian Noli, të cilat janë shkruar me gjuhën e nënës e me theksin e ëmbël të gjuhës shqipe, i zëvendësuan me përkthime të reja greke e ku në to vihet re ( në të shkruar e në të folur) një kulturë me ndikim helenist? A nuk përbën kjo një akuzë të rëndë për ndërhyrjen e kishës greke në kulturën e kishës ortodokse shqitpare? Një akuzë e ngjashme i drejtohet edhe Akademisë së Shkencave dhe stafit të saj, që në njëfarë mënyre, janë në krye të kulturës shqiptare, por sic thotë populli, i ka zënë një gjumë letargjik prej vitesh nga ilaci helmues i djallëzisë greke? Si mund të jetë e moralshme që fatet e vendit t'i drejtojnë këta njrëz që duket senuk u rrjedh gjak shqiptar në deje?

    Pse Akademia e gjumit letargjik nuk reagon fare kur cënohet historia dhe fatet e kombit tonë, bashkë me institucionet drejtuese të tjera të shtetit shqiptar që jnaë të detyruara të mbrojnë interesat dhe vlerat kombëtare shqiptare, të ndërhyjnë e të ndalojnë urgjentisht cdo mision me karakter antikombëtar? Pse nga këta zyrtarë pranohen ende marrja dhe dhënia e titujve hierarkikë nga Janullatos në udhëtimet e tij turistike që bën nëpër botë dhe që kthehet triumfator si gjeneral Badolja, me cantën e tij të mbushur me tituj e komplote kundër kishës ortodokse shqiptare? K{ta tituj duhet t'i marrë një bir shqiptari për kishën shqiptare.

    Atë Foto Cici, ju e dini mirë sulmin eorganizuar në radhë të parë nga ju vetë, lakejtë e Janullatosit, të dirigjuar nga vetë hirësia Janullatos, që iu bë komunitetit tonë ortodoks në kishën "Shën Maria" duke shpërndarë mbi 15 000 fletushka format, ku cdo fletushkë kishte për kryefjalë kishën ortodokse autoqefale të Shqipërisë, Tiranë. Nënteksti i saj me shkronja të mëdha lëshonte mallkime dhe udhëzonte popullin shqiptar që të mos njihte pavarësinë e kishës ortodokse të Elbasanit, fletushka këto që u shpërndanë në cdo shtëpi të Elbasanit, pavarësisht nga besimi, si në natën e Shën - Bartolomeut. Si duhet ta kuptojmë këtë? Ku e gjeti hirësia të drejtën morale dhe legjitime për organizimin e sulmeve të tilla të tipit fashist e vëllavrasës në vendin tonë në këto kohë demokratike, a thua se ne shqitparët u zemë kaq shumë besë të huajve e se kaq poshtë kemi rënë?

    Si mendoni ju zoti Cici, se të gjitha këto padi që jua parashtruam më sipër duhet ti quajmë faje dhe se duhet të qortojmë zotin Janullatos që ai të mos bëjë më? Jo, jo zotëri! Gaboheni shumë rëndë sepse këto nukjanë faje por krime ndaj një populli paqedashës. Vërtet koha po kalon dhe do të vazhdojë të ecë në rrjedhën saj, por ju sigurojmë me shumë besim se nuk do të jeët e largët dita në të cilën gjithë besimtarët ortodoksë dhe vetë populli shqiptar do të presin ngadhnjimin përfundimtar të pavarësisë së plotë të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, duke e pastruar nga cibanët e huaj, nga kleri i huaj që na solli kaq e kaq mundime e përcarje të madhe midis njëri tjetrit.

    Prandaj, vendosja nëkrye të Kishës Ortodokse Shqiptare një kryepeshkop shqiptar, përbërja e Sinodhit të Shenjtë vetëm me peshkopë shqiptarë, zbaimi i statutit tëvitit 1937 të njohur botërisht nga të gjitha kishat simotra në botë, përbën në vetvete pamjen e vërtetë të kësaj kishe, domosdoshmëri kjo morale, juridike dhe historike për një përfaqësim dinjitoz në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare të kishës sonë shqiptare. Kështu para se të jap një mesazh për gjithë popullin shqiptar, zoti Cici dua tju thekson përfundimisht se për cdo shqiptar gjuha e nënës, historia e popullit tën, ngjarjet e mëdha historike, ligjet e shoqërisë shqiptare me të cilën janë ndërtuar dhe udhëhiqen institucionet laike e fetare të hartuara e të dala nga vetë populli ynë janë sa të shenjta, aq edhe të paprakshme e të pazëvendësueshme historikisht. Ju dhe të gjithë ata që mohojnë këto vlera nuk keni të drejtë për t'i ndryshuar e për t'icuar aq poshtë vetëm e vetëm se jua servirin të huaj që nuk na e duan të mirën. Besoj se kjo është mjaft për të kuptuar se sa poshtë keni rënë.

    Në përfundim dëshiroj t'i jap një mesazh popullit tim, i cili më rriti bekoi, por edhe më besoi një detyrë të shenjtë si prift, duke zëvendësuar fjalorin e gjuhës së ashpër me të cilën iu kam drejtuar armiqve të kombit me gjuhën e ëmbël e të arsyes, duke iu drejtuar me këtë mesazh:"Mbarimi i dymijëvjecarit dhe fillimi i mijëvjecarit të tretë kërkon që si kisha, ashtu edhe kombi duhet të udhëhiqen nga programe të vërteta kombëtare e duke u mbështetur në traditat tona kombëtare shqiptare, të cilat sjellin rrjedhimisht ngjarje dhe ripërtëritje tek individi, familja, shoqëria për të nakujtuar të kaluarën e lavdishme apo edhe dështimet. Kështu e vetëm kështu do të njohim e do të krenohemi me identitetin tonë kombëtar e të përgatisim një të ardhme më të mirë kombëtare gjatë këtij mijëvjecari, pa u larguar nga familja evropiane, por pa u larguar edhe nga trualli e zakonet tona si familjarë të hershëm të Evropës, me sjellje, punë dhe vepra të mira të vendosur në ballin e popujve që na takon".

    * Fakulltari i Kishës Orthodhokse

    Autoqefale Kombëtare Shqiptare

    Shën Maria, Elbasan.

    Elbasan, 28.8,2003.

  5. #15
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Per mendimin tim eshte shkrim me vend.Dhe mendoj se nuk ka egzagjerime.
    Marre nga legjenda me 5 vellime "Qerosi, vellezerit dhe Kucedra".

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-07-2003
    Postime
    85
    Ka ndonje liste te ketyre personaliteteve?

    Po e pati ndonjeri le te na e postoje ketu?
    You got to be Albanian to get a real tan!

  7. #17
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Zoterinjte bashkeforumas qe nuk jane te krishtere ortodokse shqiptare do te bejne mire ta qepin dhe mos futin hundet dhe mos komentojne aty ku nuk u takon......

    Urdheroni dhe komentet e bera nga imzot Artur Liolini, udheheqesi fetar i ortodoksve shqiptare dhe trashegues i Theofan Stilian Nolit per imzot Anastas , kryepeshkopin e Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise:

    Vitet e fundit komuniteti ortodoks në SHBA ka akuzuar kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Tiranë, Janullatos, si një njeri që ka uzurpuar këtë fe. Madje, tre vjet më parë, në Nju Jork shqiptarët protestuan ashpër për dekorimin e tij nga krerë të fesë greke. A mendoni se tani në krye të kishës shqiptare ortodokse duhet të jetë një shqiptar?
    Shumica e besimtarëve ortodoksë shqiptarë në Amerikë, si edhe shqiptarët ortodoksë që kanë ardhur nga mëmëdheu, flasin me respekt për sjelljen, kulturën, diplomacinë dhe veprat e Imzot Anastas Janullatos. Dhe unë mendoj se kjo është e drejta. Puna që ai ka bërë për Kishën e Shqipërisë është një vepër e mrekullueshme dhe na takon ne të gjithëve ta vleresojmë këtë. Realiteti është se formimi i strukturës së kishës kërkon durim dhe përpjekje të thella për të formuar një bazë shpirtërore. Unë besoj se në vitet e mëvonshme, Kisha e Shqipërisë, do të ketë udhëheqës të aftë vendas në këtë drejtim, gjë që edhe vetë Imzot Anastasi po punon dhe po përpiqet në këtë drejtim. Nuk është e përshtatshme të hedhim poshtë punën e mirë të tij; por është e drejtë ta çmojmë. Ai është njeri i jashtëzakonshëm që duhet falenderuar dhe vlerësuar. Siç thotë amerikani: “E drejta është e drejtë”.

    Gjatë meshës me rastin e Pashkëve, kryepeshkopi Janullatos, nderimet e tij i ka bërë në gjuhën greke. A mendoni ju se një gjë e tillë është normale?
    E para, është një trashëgim i zakonshëm, në çdo Kishë Ortodokse të botës, të permendësh gjuhë tradicionale dhe ndërkombëtare nëpër shërbesat edhe në veçanti në kohën e Pashkës. Kështu ka bërë edhe Imzot Fan Noli dhe kemi bërë edhe ne. Për shembull, në shërbesat e Pashkës në Boston bëmë lutje në gjuhën shqip, anglisht, latinisht, greqisht, italisht, bullgarisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rumanisht etj. E dyta, në Shqipëri ka edhe disa fshatra dhe qyteza ku përdoret gjuha sllave, greke, vlace, maqedone; po patjeter gjuha shqipe është kryesorja e shumicës. Kështu ka qenë jo vetem sot, por edhe në kohët e mëparshme që nga formimi i shtetit shqiptar. Normalisht, ne këtu preferojme dhe përdorim shqipen dhe anglishten, patjetër. Dhe kjo tregon një gjerësi shpirtërore në të mirën e kombit e të kishës. Eshtë rast për tolerancë dhe arsim dhe nuk duhet të frikësohemi nga gjëra të tilla. Megjithatë, revistat kryesore të Kishes Ortodokse të Shqipërisë botohen në shqip, kalendari në shqip, radio programi në shqip, mësimet në shkollën teologjike në shqip. Në fakt, çdo kishë ortodokse kudo në botë përdor shumë gjuhë të ndryshme kur ka nevojë t’i shërbejë popujve në gjuhën e tyre. E treta, shpeshherë është e përshtatshme për një kishë autoqefale dhe e pavarur, siç është ajo e Shqipërisë, të përdorë gjuhë të ndryshme për të transmetuar informate jashtë vendit dhe për të lidhur me vende të tjera. Domethënë ka edhe arsye domestike dhe arsye internacionale që duhen marrë parasysh. Kisha e Shqipërisë, në këtë rast, është edhe një shembull i mirë për kishat e tjera dhe për këtë duhet të jemi të kënaqur dhe krenar. Gjerësi mendjeje nuk na mungon, por na pasuron.
    "Who is John Galt?"

  8. #18
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Honezmi,
    mesa di une ti je mysliman.....Si guxon dhe ofendon ortodokset shqiptare duke quajtur kreun e kishes ortodokse "uzurpator" apo duke e thirrur ate nga mbiemri. Eshte fyerje ( ndaj figures se tij dhe ndaj ortodoksve shqiptare) ta therrasesh ne mbiemer , jo me ta quash uzurpator...Si guxon more i pafytyre?
    Emri i tij eshte Imzot Anastasi, kryepeshkop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise...por ti mund ta therrasesh Imzot Anastasi.
    "Who is John Galt?"

  9. #19
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Toro, as per kriminelet nuk paskemi te drejte te flasim, ngaqe s'jemi kriminele dhe se dime se pse kane vepruar ashtu.

    filozofi, e forte kjo???!!!!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Yt zot Anastasi e kishe fjalen ti?

    Kesaj i thone te jesh me katolik se papa....

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rusia zbut qëndrimin ndaj Kosovës
    Nga Val9 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 14:14
  2. Eqrem Cabej përcakton qëndrimin e politikave arsimore në Himarë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 21:18
  3. Puthi nje burre,kerkojne ta denojne!
    Nga YaSmiN në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2007, 02:23
  4. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •