Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 115
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Weise_Angel
    Anëtarësuar
    01-11-2002
    Postime
    17

    A kam te drejte une si myslymane te dashurohem me nje djale?

    Kete teme e hapa sepse kam ra ne hall me prindet e mi dhe me thojn qe nje myslymane nuk ka te drejte te dashuroje,dhe nuk kam te drejte te dal me te fejuarin deri sa te martohem.Ndersa problemi i dyte eshte se me kan ndaluar te vishem ashtu sic dua une,por duhet te vesh sic thone ata,dhe me kan ndaluar tani dhe te shkoj ne plazh.Me thone se gruaja myslymane nuk ka te drejte te shkoj ne plazh e te zhvishet pra te tjerve.Une e megjithese i dua dhe i respektoj prindet mundohem qe ti mbush mendjen qe jeta eshte ne zhvillim,por kjo nuk do te thote degjenerim sic thone ata.Di ndonje nga ju te me kthej pergjigje?
    Forca shpirtërore s'është gjë tjetër, veçse arti per të mbajtur mbyllur në zemer shqetësimin. (Neitzshe)

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    degjo klevin nuk e di sa besimtare eshte baba jot por dashuria eshte prej puneve te zemres dhe ne islam lejohet dashuria por me kushte qe ate ta kesh te fejuar dhe nese je e fejaur mund te dalesh me te fejuarin tend ku te duash sepse ajo konsiderohet lidhje e ligjshme sipas islamit nese ke bere aktin e fejeses me ate djalin.Jo vtem mund te dalesh por edhe mund te "fluturosh ".kurse persa i perket veshjes duhet per muslimanen e sinqerte si puna jote qe shkruan vendodhjen tek profili ne parajse duhet qe ate qe deshiron te perpiqesh per ta arritur dhe mos kujto feja eshte burg.ajo e cliron njeriun nga veset e keqija si droga prostuticioni i ben disa kufizime qe ai mos te demtoje trupin e tij shpirtin etij moralin e tij nderin pasurine etj. Jeta per muslimanin ne kete bote eshte si pune e nje maloreje qe mezi e kalon ate ke veshtirsi te medha ta kalosh ate por pasi e kalon ate pastaj ne maje te malores gjen nje lendine ku c'lodhesh dhe harron cdo vuajtje ne rrugen qe bere.Kurse shembulli i nje jobesimtari eshte sikur ai ecen ne nje rrepire edhe cdo gje per te eshte e lehte dhe asgje se pengon rruges ka qejfe "te shfrenuara" derisa mbaron rrepira dhe kur te shikoje ne fund te saj gjendet nje gremine me Zjarr i shkreti ai i harroi qejfet qe kishte bere dhe cdo gje per te u be vuajtje.Ateher oj roberesha e Allahut nenshtroju urdherave te Zotit tend qe te meshirohesh prej tij e jo deshirave te tua ose te njerzve se ato te cojne ne humbje.

  3. #3
    System ...!! HACKED DOWN
    Anëtarësuar
    11-07-2003
    Vendndodhja
    North York
    Postime
    16
    hi wiese angel
    ne radhe te pare te uroj gjithe te mirat kudo qofsh dhe qe ta zgjidhesh sa me apre problemin qe ek me prinderit ashtu si do ti
    une do te doja te beja nja dy pyetje sepse uen vete kam qene si puna jote qe i paragjykoja njerezit nga besimet fetare dhe me pas nga mendimet qe ata kishin ne lidhje me kete ceshtje

    1- beson ne Zot?
    2-E ke menduar nonjehere te shkosh pak me tutje asaj qe thone ata degjenerim dhe pse, je perpjekur ta llogjikosh ti e pse e mendojne ata ashtu?
    nqs beson ne Zot , ai ka dhene urdhra , ne jemi rober te tij , ai na ka ne dore si te tille jemi te detyruar ti zbatojme ato,

    Edhe une jam muslimane, nuk mund te pretendoj se jam shume devotshme sepse as une nuk e kam bere akoma ate hap qe te vishem por shpresoj me ndihmen e Zotit ta arrij shpejt

    Dhe pasi jam bere muslimane kam gjetur kuptimin e jetes sepse nuk e dija pse kisha ardhur ne kete bote ,sa kohe do rrija ku do shkoja me pas me priste jete e veshtire apo jo pas kesaj qe kemi ketu ose me sakte nuk besoja se ksihte jete tjeter dhe si pasoje nuk besoja se veshja te bente te beheje nje person me i mire.

    keto po ti them nqs ti beson se ka nje fuqi hyjnore qe ekziston mbi njerezit dhe ca duhet te bejne njerezit qe te afrohen sa me shume atij ,por nqs ti sbeson atehere eshte puen tjeter dhe eshte e kote qe te mundohem

    per sa i perket te fejuarit qe ste leka feja islame te dalesh me te fejuarin eshte komplet e gabuar se une jam e martuar dhe dhe burrin e kam musliman dhe kemi dale kur kemi qene te fejuar kemi bere qef
    NEVER, EVER, MESS WITH A --C-- PROGRAMMER ... ! . C is a SwissArmy, Hell it's sharp, hell it's powerful, but hell you can cut yourself.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Waise Angel!
    Ju kini te drejte qe te dashuroni nje djale, dhe ti pergjigjesh dashurise me dashuri, dhe besnikerise me besnikeri. Sa per te tjerat, kjo eshte perzgjedhja juaj, ndershmerija eshte virtut i cili nuk vjen nga "carcafi" qe mbulon trupin. Une po te sjell nje varg shume te bukur nga bibla , pasi jam i krishtere. Tek 1Pjetri:3:3-7. Pjetri thote:
    " Stolija juaj te mos jete ( paraqitja) e JASHTME, si gershetimi i flokeve, stolisja me ar, ose veshja me rroba te bukura.."
    Pjetri ketu nuk ka qellim te na tregoje se , femrave ju ndalohet veshja e robave te bukura, apo varja e nje medalioni te bukur ne qafe e tjera. Pjetri ka qellim te tregoje se VIRTYTET e mira nuk shprehen me ane te gjerave materjale. NEse njeriu kerkon te beje dukjen e tij me ane te gjerave materjale, ai paraqet para nejrezve vetem anen e JESHTME, dhe i ngjan nje Varri te stolisur jashte me mermer, ndersa brenda ka eshtra te kalbura. Me poshte Pjetri e shpjegon plotesisht kete qe ju thashe, per kete ai thote:
    Stolia juaj te jete " njeriu i fshehur i zemres, me pastertine qe nuk prishet te nje shpirti te bute dhe te qete, qe ka vlere te madhe perpara Perendise."
    Waise Angel, deshiroj qe ky mesazh prej bibles tju jape kuptimin e vertete rreth asaj cka ju pyseni. Si mendoni ju: te ndershme jane vetem ato qe jane te mbuluara kembe e koke me "carcaf"?!?! Jezusi tha: Nese dikush deshiron me zemer gruan e tjetrit ( ose gruaja burrin e tjeters) ka MEAKTUAR me te ne zemer te vet. Pra MEKATI eshte ceshtje e zemres se njeriut, dhe quhet i kryer qe ne momentin qe njeriu e mendon per ta kryer. Kjo zemer , thote JEzusi , ka mekatuar dhe eshte fajtore perpara Perendise. Pra me kete du tju tregoj se, askush nuk mund te shohe mendimet e zemres se nje gruaje, qofte edhe nen ferexhe, apo pa ferexhe, vetem Zoti lexon dhe kqyr cdo zemer. E rendesishme eshte : te njohesh Perendine i cili te jep SY qe te shoshesh MEKATIN qe ndodhet ne ty, njohja e ketij fakti do tju ndihmoje qe te kerkoni Perendine dhe te CLIROHENI prej kesaj te keqeje vdekjeprurese, dhe Cliruesi eshte Krishti, pasi ai mbajti mekatin tone ne Kryq.
    Do te kisha deshire qe ti, te perkulje gjunjet e tua dhe ti luteshe Perendise me keto fjale: O Zot Perendi , Krijuesi i gjithesise dhe Krijuesi im. Vij para teje dhe dua te te njoh personalisht ne jeten time. Eja hyre ne Zemren time dhe behu Zot i saj, duke e drejtuar jeten time ne shtigjet e drejtesise, simbas vullnetit tend. Hapi syte e mij qe te shoh te VERTETEN , dhe e VERTETA eshte Jezus Krishti, pasi vetem ne te ka PAQe dhe Jete te perjetshme me Perendine.
    Beje kete me deshiren e plote te zemres tende, dhe Zoti nuk do te vonoje dhe shume shpejt do te jete me ju.
    Perpiqu te me kuptosh , nuk kam qellim qe tju kthej nga myslimane ne e krishtere, por vetm tju afroj ne paqe me Perendine.
    Zoti ju bekofte.
    deshmuesi
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 18-07-2003 më 10:40

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Weise_Angel
    Anëtarësuar
    01-11-2002
    Postime
    17
    OK Me mire po ju tregoj historin qe te me jepni te drejte,ose te me thoni se jam gabim.Une dua nje djal ketu ku jetoj,dhe ai me do,por nuk jemi fejuar akoma,dhe takohemi fshehtas se familja nuk me le.Une dua ta njoh mire ate djalin sepse e dua ta kem per jete e jo per 1 jave apo nje muaj.Por prindet nuk me lene ta njoh,thojn qe ne myslymanet nuk lejojm keshtu gjerash.Tani po ju pyes une ju,si mundem te fejohem me te pa e njohur mire veset natyren etj,ndoshta nuk perputhet natyra ime me te atij,hater pse te fejohem e me vone te ndahem?E dyta prindet nuk me len te shkoj me shoqet ne pishina apo ne plazh me shoqet,dhe ma kan ndalur sportin ne shkolle dhe notin ,per arsye se duhet te zhvishem me pantallona te shkurtra.E megjithese une jam e ritur dhe e kuptoj se jan pak mrapa botes,nuk i bie ne sy por zhvishem bej sport apo not..Nejse tani me thoni kam te drejt une apo prindet.
    Forca shpirtërore s'është gjë tjetër, veçse arti per të mbajtur mbyllur në zemer shqetësimin. (Neitzshe)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Vendndodhja
    SH.B.A
    Postime
    3
    Ti ke te drejte te vendosesh vet se cfare do te arrish si ta arrishe dhe me ke ta arrishe nuk dua ti ofendoj prinderit e tu por nji fillozof thote qe violenca mbi deshirat , mendimet e nji njeriu nuk mundet te kaloje ne paqe e qetsi te uroje qe djaji qe ke zgjedhure te jet ai qe ti kerkone suksese ne dashuri dhe jete
    sabo

  7. #7
    aluando
    i/e ftuar
    .Allahu thote ne kuran "NESE U VJEN NDONJE E MIRE TE FALENDEROJNE ALLAHUN E NESE U VJEN NDONJE E KEQE TE SHIKOJNE TEK VETET E TYRE .(SE CFARE GJEJ KANE BERE QE I KA ARDHUR KJO E KEQE)" Pra une te keshilloj qe megjithese ne fejese kur fejohet muslimanja nuk lejohet te fejohet pa palqimin e vajzes por edhe nuk lejohet te fejohet vajza pa pelqimin e prinderve.Pastaj te keshillosh tek ky djali te vleresosh nese ky eshte besimtar apo jo, moralin e tij zgjuarsine e tij dhe bukuria vjen ne fund sepse ajo iken e vjen por ketoite tjerat qendrojne me njeriun.Pra mos ta marri mendja bukuria [por shiko karakterin besimin e tij moralin dhe mos i zhgenje pinderit e tuaj per nje djale qe neser ai mund te largohet prej teje.Sa per prapa botes mos e thuaj ate se nqs ti del me breke edhe te shikojne te gjithe ateher po ketij djalit cfare do ti falesh kur te fejohesh.BEhu si ajo lulja qe i perket vetem te Zotit te saj.Dhe te keshilloj ti degjosh prinderit se ato te duan te miren e cila perputhet me ate qe deshiron edhe Zoti per ty .Pra mos i moho kujdesin e tyre ndaj teje nena jote te ka mbajtur 9 muaj ne bark kunder shendetit te saj .Imagjino veten tende duke mbajtur nje traste ne qafe ne cdo moment per 9 muaj. sa here ka ndejtur ajo pa gjume per ty me vite .Por ti je rritur tani dhe nuk i di keto kur te bhesh nene do ti kuptosh keto vete.Sa per prapambetjen Ai qe Zbaton rregullat e fese nuk eshte i prapambetur po deshe ti behu si pallazget kur rrinin te gjithe lakuriq ne trume .pra nuk eshte modernizimi qe te dalesh lakuriq ne plazh po modernizimi eshte morali i mire sjellja e mire karakteri i mire dhe besimi tek Zoti.
    http://www.albislam.com/ResultKerkim...ubmit1=K%EBrko


    Pastaj une besoj se ti nuk je besimtare e madhe sepse shenimi jot poshte shkrimin deshmon per kete ke hyre ne kete teme per provokime.Si ke Zemren ta dhente Zoti

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    WiseAngel,



    Nuk e di se ne cilin vend jeton, por kudo qe te jetosh, duhet ta kuptosh qe eshte e drejta jote individuale per te zgjedhur ne jete. Prinderit nuk te kane sjellur ne kete jete vetem qe ata te kontrollojne c'do aspekt te jetes tende. Sikur ky te ishte ligji boteror, atehere jeta nuk do te kishte se perse te egzistonte. Eshte e drejta jote, dhe ne kete rast eshte shume e rendesishme qe ti ta takosh dhe te dalesh me ate cunin sepse kjo eshte menyra e vetme per te pare nga afer personalitetin e tij, dhe per te arritur konkluzionin nese ky person eshte i pershtatshem per jeten tende. Ne vendet islame, prinderit i japin vajzen qe nga femijeria, dhe kjo behet prone e mashkullit. Nuk vijne prinderit te shpetojne atje nga abuzimi mendor e fizik, qe shpesh perfundon me denimin me vdekje, gurezimin etj.

    Gjithashtu edhe per pishinat e plazhet, eshte e drejta jote individuale qe ti te shijosh jeten tende me shoket dhe shoqet e tua. I takon nje gjenerate njerezish, po mendoj se je ne perendim te shekullit te 21-te, dhe jo nje kopeje muhamediane arabe te shekullit te 7-te. Eshte detyra jote, detyra e kesaj gjenerate, per te crrenjosur plotsisht traditat semitike, tradita qe populli yne nuk i ka patur te njohura gjer ne kohen e shpates islame. Nuk e kemi patur per zakon kurre qe ti japim femijen 6-vjecar ne martese nje plaku 40-vjecar se ky na qenka profet. Ne vend te idiotsive te tilla, Iliret ishin nje nga popujt e rralle te botes ku femra kishte poziten e larte te mbretereshes.

    Shijo jeten, kuptoje qe ti je nje individ me te drejta te siguruara ne c'do vend te botes se zhvilluar. Dhe mendo per femijet e tu, nese ti do te kishe nje vajze te vogel, a do ta ndalosh ate nga plazhi apo pishina? A do ti ndalosh asaj mundesine per te zgjedhur ne jete, mundesine per te njohur fatin e saj? Mendoj qe jo.

    I
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 21-07-2003 më 16:01

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    .....çdo njeri(insan) ka te drejte te dashuroje diçka ne jete te vete....!

    Une te udhuzoje(sipas mendimit tim) qe ti te ndegjoshe me teper nene dhe baba(prinderit),se ata jane te dashurit te tu dhe at kujdesen per te ardhmen tende....,edhe vete Zoti thote:"Ata te cilete nuk i ndegjojne prinderit kan per te qene ne rruge te gabuar dhe te shtreberuar......
    ......edhe nje gje,nese ti shkone tek ai dhe largohesh nga familja jote atehere ta dish nj gje se ke gabuar tere jeten.........
    Sot,po ka llojlloje djeme e vajza qe dashurohen vetem per pake kohe......
    ................
    Zoti te ndimovte,......ke ra heret ne dashuri.....!
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Postuar më parë nga altini55

    2)Te eshte pergjigjur nje i krishter d.m.th i devijuar nga rruga e vertet
    Qe kur perkrahesi i nje feje tjeter quhet "I devijuar nga rruga e vertete"?
    Si ti dhe ai jeni te dy bijte e zotit, njeri ka nje besim, tjetri ka nje tjeter, cfare te jep ty te drejte ta quash tjetrin "te devijuar nga rruga e vertete"?
    P.S...edhe imagjino qe ai "tjetri=i devijuari" nuk tha asnje fjale te keqe per fene tende, cfare do te beje ti sikur ai te te shante fene...

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Prej erresires ne drite!
    Nga INDRITI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 04:45
  3. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  4. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •