Me shume se per tu dhene nje pergjigje ju, apo per te mbrojtur nje sherbetor te Zotit si Kryepeshkopi Janullatos qe i ka perkushtuar gjithe jeten e tij Perendise, jo vetem ne Shqiperi por ne shume vende te botes, dua tu bej nje portret te gjithe ju patrioteve qe u jepni mend shqiptareve orthodokse dhe na ndriconi rrugen e drejte.
Jane tre grupe shqiptaresh qe sulmojne kryepeshkopin Janullatos:
1. Haxhi Qamilet e shekullit te XXI qe i mbushin faqet e gazetave te tyre me "fakte historike" qe e nxjerrin Gjergj Kastriotin sa grek e serb, dhe pushtuesin turk si "shpetimtar te Shqiperise". Rreth tij mban edhe nje duzine djelmoshash te rinj ne moshe qe studiojne per hoxhallare diku andej nga lind dielli. Sulmet e tyre i justifikojne bukur nen sloganin "per te mirene kombit".
2. Ateisti patriot qe duke ecur ne gjurmet e Enver Hoxhes, beson edhe ky se ka te drejten te luaje me fene e shqiptareve. Ashtu si Enver Hoxha dikur futi nje njeriun e tij per te dale ne krye te KOASH, edhe ateisti patriot beson ne forcat e tija si shqiptar ateist per ti futur hundet edhe atje ku nuk i takon. Per patriotin ateist te gjithe shqiptaret jane bageti dhe ky eshte komandar qe thote fjalen dhe ajo behet realitet pa rene ne toke.
3. Mendjelehtet qe per kryepeshkopin Janullatos nuk dine asgje me shume se sa fakti qe eshte prift me origjine greke. E c'rendesi ka te dish me shume apo jo? E c'na hyn ne pune ne se c'ka bere ky greku per Kishen Orthodokse? Te gjithe greket njesoj jane dhe ne shqiptaret jemi me te mire se ta, prandaj ua kemi vene damken!
Te jesh shqiptar i besimit orthodoks eshte pjese e identitetit kombetar dhe orthodokset shqiptare nuk gjejne inspirimin kombetar tek kryepeshkopi por tek Gjergj Kastrioti qe i perkisti po ketij besimi. Kryepeshkopi Janullatos eshte i derguari i Perendise ne Shqiperi qe eshte ne perfundim te misionit te tij. 12 vjet me pare edhe une mund te kisha rezervat e mia per te, por sot une i jam mirenjohes perjete qe ai vuri ne vend bekimin e Perendise.
Ju nuk arrini ta shikoni mbrekulline qe ka ndodhur ne komunitetin orthodoks shqiptar ne keto 12 vjet pasi jeni ose te pa fe ose nuk u intereson komuniteti orthodoks, vetem kush eshte ne krye te tij. Por ja qe mua si orthodoks nuk me intereson aq shume kush eshte ne krye te KOASH por me intereson ringjallja e besimit, ritualit dhe tradites dhjetra shekullore orthodhokse ne Shqiperi.
Komuniteti Orthodhoks Shqiptar eshte ringjallur dhe kjo fale bekimit te Perendise per nje popull qe per 50 vjet ishte nen sundimin e djallit. Kryepeshkopi Janullatos vetem sa e solli Lajmin e Mire serrisht ne komunitetin tone duke ringjallur shpresen dhe duke ringjallur perkushtimin e klerikeve te rinj shqiptare per ti dale zot KOASH.
Sa me shume ngjirren zerat per ta larguar kryepeshkopin, aq me shume shtohet besimi dhe respekti i tij ne rradhet e komunitetit orthodoks shqiptar fale punes se tij. Ate qe e ka thirrur Perendia, nuk ka burre ta largoje. Dita e largimit te Tij eshte ne doren e Perendise tashme, dhe kur te largohet ai do te lere pas jo me nje komunitet te vdekur sic e gjeti ne 1991, por nje komunitet te ringjallur.
Nuk mund te jesh patriot pa njohur dashurine, Perendia eshte dashuri! Jo me kot rilindasit dhe baballaret e kombit shqiptar kane qene pikerisht sherbetoret e Zotit.
Krijoni Kontakt