Eshte teme shume e gjere qe do s'do te ben te meditosh per arsyet historike qe i kane bere shqiptaret individ/popull te shquar, por komb e shtet te paqendrueshem.
Historia ka qene e pameshirshme per ne shqiptaret, por a mund te mallkosh kohen?! Luftrat, roberia, varferia, ndarjet, internimet, levizjet e popullsise ne mase, masakrat, shfarrosjet, genocidi, jane disa prej dhuratave qe historia i rrezervoi per ne shqiptaret. Nga populli me i madh i Ballkanit ne 1839, sot e gjejme veten te rrethuar nga greke e sllave qe jane me shume ne numer se ne. Megjithate, ndryshe nga fati i popujve qe u shuan nga faqja e dheut fale dyndjes se viseve barbare sllave, shqiptaret jane ende gjalle. Mbijetesa eshte hyjnore pasi vuajtjet e popullit shqiptar jane te krahasueshme me ato te popullit te Zotit, atij hebre. Te dy popujt kane vuajtur si asnje popull tjeter dhe vetem 100 vjetet e fundit popujt kane krijuar shtete duke fituar perseri kontroll mbi token e te pareve.
Feja eshte nje pengese tjeter e madhe qe i vecon shqiptaret nga pjesa tjeter e botes. Ne jemi mulatet e Europes, te bardhet na diskriminojme se nuk jemi aq te bardhe sa duhet, te zinjte na percmojne se nuk jemi aq te zinj sa duhet. Nese ne cdo popull tjeter ne bote feja ka qene nje prej faktoreve kryesore kombformues, tek shqiptaret qe i perkasin feve te ndryshme, feja nuk i afron por i ndan. Mungesa e nje morali te perbashket fetar, beri qe shqiptaret te bien pre e ideologjive te mbrapshta qe arriten deri atje sa shkaterruan ndergjegjen kombetare duke zevendesuar moralin njerezor fetar, me moralin e njeriut te ri komunist. Shqiperia ka qene vendi i pare dhe i vetem ateist i botes!
Ideologjia komuniste i dha goditjen me te forte dhe me shkaterruese ndjenjes kombetare tek shqiptaret. Ajo solli vellavrasjen, xhveshi shqiptarin nga cdo nder dhe dinjitet qe ishte trasheguar ne dhjetra breza, dhe e izoloi ate nga bota e qyteteruar. Shqiperia per 50 vjet ka qene nje kamp perqendrimi si ai i Auzhvic ne Poloni. Kosova dhe trojet e tjera u duhej te hasnin ne diskriminimin dhe nenshtrimin e forces se pushtuesit. Ideologjia komuniste depertoi edhe ne Kosove pasi edhe Jugosllavia ishte nje federate komuniste, packa se ishte shteti me i hapur me boten e qyteteruar.
Gjeja me e mire qe u ka ndodhur shqiptareve ne 2000 vjetet e fundit ka ndodhur ne kete dekaden e fundit. Per here te pare ne historine tone kombetare, nuk jemi te kushtezuar nga luftrat rajonale apo boterore pasi bota eshte ne kohe paqe, per here te pare nuk jemi nen pushtim, per here te pare nuk na imponon kush fene apo traditen qe duhet te ndjekim, per here te pare nuk na dikton kush menyren se si te sillemi apo mendojme, per here te pare ne po shohim boten nga afer dhe jo ne nje fushe beteje.
Shume prej jush ndihen keq se 12 vjet kane kaluar dhe Shqiperia nuk ka bere perparime te medha ekonomike dhe politike, por une iu siguroj qe shqiptaret jane emancipuar me shume ne keto 12 vjet se sa ne 2000 vjetet e fundit. E them kete, pasi vetem tani ne po shijojme lirine.
Nje shoqeri ne te cilin individi nuk eshte i lire, nuk ka se si te jete e zhvilluar. 12 vjet per R. e Shqiperise dhe 13 vjet per R. e Kosoves, mund te jene shume per jeten time dhe tuajen, por nuk jane shume per jeten e kombit shqiptar, qe eshte po aq i mocem sa koha vete.
Albo
Krijoni Kontakt