Një numër mjaft i madh radiostacionesh transmetojnë fjalë dhe muzikë për shqiptarët e botës. Disa janë me burim shqiptar, disa me burim të huaj. Bëra llogaritje si radiodëgjues ndërkombëtar që nga fëminija dhe gjeta më shumë se 20 radiostacione të botës shqip, katër herë më shumë se stacionet që transmetojnë në gjuhën time, suedisht. (Tregon se sa e madhe është Shqiptaria!)
Desha të diskutoj:
1. Cilat janë stacionet që ju dëgjoni rregullisht ose herë pas here?
2. A dëgjoni ju në plan të parë lajmet e komentet ose muzikën e tyre?
3. Cili është stacioni që ju pëlqen më shumë?
4. Cilat janë karakteristikat më negative të stacioneve që ju ndiqni?
Po pres me padurim reagimin tuaj
Nga Suedia e vjeshtës
Krijoni Kontakt