Nuk po ja prish lezetin kesaj kryevepres se" Korasonit vet " me fjalet e mia prej kooperativisti , por do them vetem kaq :Postuar më parë nga MI CORAZON
Ah Kolomb ku me ke prek
bash atje ku dhemb ma shum
si shoqnia qe kam pas dikur
nuk mund t'gjindet ma kurrkund.
Njato shoke e shoqe t'mira
shume me deshen e i desha
njato vite qe kalum bashk
ishin vitet ma te mira.
S'kish lakmi e xhelozina
vec dashni e paqe plot
qe kur lindte dielli mjes
deri n'darke rrinim t'gjithe tok.
Edhe folshim ne per mbreter
per princesha t'bukra fort
per aktore e publicista
ah, kto tema i desha fort.
Folshim ne edhe per pare
i numrojshim ka tre here
a tepronte ndonji gja
per pushime te shkojshim ne.
Kur kujtoj ato pasdite
qe nga puna kishim ardh
si s'i shplodhem kurr kto kocka
"ërrr" u bajshim per me dal.
Si nuk lam kafè pa shku
s'lam lokal pa shiju gjellet
veç ke picat mijera here
u bam t'tan si desh e dele.
Nuk m'harrohen njato ditlindje
kur vrapoja neper store
ma te bukrat dhurata atje
jane ble prej kesaj dore.
S'kish ma t'madhe kenaqsi
kur uroja miqte e mi
100 vjet gezime paçi
si ata, TI dhe ju t'gjith !
Cfaredo lloj shoku mund te zeme ne jete ..... kurre nuk do zevendesoje dot shoqnine e paster qe kishim deri ne gjimnaz ...!
Eshte zor ta shpreh sa mall kam kur i kujtoj ato kohe![]()
Krijoni Kontakt