Ka 2 muaj qe prane bashkatdhetareve me banim ne Michigan gjendet revista letrare shqiptare ARS. Revista shperndahet ne Shqiperi - Kosove - Mal te Zi - Maqedoni dhe diaspore. Ne te shkruajne shkrimtare nga te gjitha trevat e komunitetet shqiptare ne mbare boten perfshi ketu dhe arbereshe.
Numri 25 qe gjendet ne qarkullim midis te tjerave permban :
Revista hapet me intervistėn e poetit Gėzim Hajdari Poetėt e Tiranės u kanė kėnduar vetėm tiranėve, inkuadruar nė rubrikėn e Jozef Radit, Qiell i pėrtjemė.
Editoriali me titull Nuk ėshtė kurrė vonė pėr njė manifest letrar ėshtė shkruar nga Irhan Jubica.
Vend kryesor nė kėtė numėr i ėshtė kushtuar botimit pėr herė tė parė dhe ekskluzivisht pėr ars tė kujtimeve tė Kasėm Trebeshinės pėr Lidhjen e Shkrimtarėve, tė titulluara Fitorja nė humbje. Brenda 9 faqeve revistė paraqiten marrėdhėniet e acaruara tė shkrimtarit me Lidhjen dhe regjimin, pa lėnė mėnjanė denoncimet e shkrimtarėve pėr njėri-tjetrin, si dhe klimėn letrare qė nga vitet 50-tė deri sot. Nė kėtė kuadėr (ri)botohet Promemoria e Kasėm Trebeshinės pėr Enver Hoxhėn (1953): Lidhja e Shkrimtarėve, njė urdhėr murgjish mesjetarė.
Rubrikat e pėrhershme paraqesin:
arbėrisht nga Mario Bellizzi: Kam frikė dhe mė fjandas se nė Ballkan harresa ėshtė nė modė, mbi rrezikun e minave antinjeri, shoqėruar me poemėn Vajtim/vdekja e atij qė nėng ka tė arbėreshit Stratico Vincenzo (1822-1885)
seriOzisht nga Ardian Marashi: Kombi dhe arti, ose vėllezėrit armiq, mbi lidhjen e pandashme, por dhe tė rrezikshme tė shkrimtarit me kombin e vet nė (mos)funksion tė artit.
qiell i pėrtejmė nga Jozef Radi: Njė shqiptar ndryshe nė Milano, mbi promovimin e librit poetik Spine Nero tė Gėzim Hajdarit nė Teatrin Il Picolo tė Milanos, Itali.
teatri nga Jeton Neziraj: Bombat mbi teatėr, njė shkrim mbi situatėn dhe premisat, kryesisht tė teatrit tė fėmijėve, nė Ballkanin e paskonflikteve tė gjata ndėretnike.
borges nė shqip pėrkthyer nga Astrit Cani: Bylbyli i Keats, njė ese e H.L.Borgesit mbi poezinė Ode njė bylbyli tė John Keats.
poezi gjermane pėrkthyer nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Erich Freid (shoqėruar me origjinalin gjermanisht).
poezi ruse pėrkthyer nga Arben Marku: Poezi nga Anna Ahmatova (shoqėruar me origjinalin nė rusisht).
poezi nanglisht pėrkthyer nga Blendi Kraja: Poezi nga Michael Ondaatje (shoqėruar me origjinalin nė anglisht).
Qė nga ky numėr, nė ars nis botimi i librit Letėrsia dhe e Keqja nga George Bataille, tė pėrkthyer prej origjinalit nga Laura Shimili. Inkuadruar nė rubrikėn mbishkrim nė kėtė herė tė parė botohet kapitulli Nė fund letėrsia duhej tė shpallej fajtore, mbi Charles Baudelaire.
Rubrikat e tjera paraqesin:
refuzim: Vetėposhtėrimi nė Ballkan nga Blendi Kraja, pėr reagimin e njė shkrimtari shqiptar mbi ngjarjet e fundit nė Kosovė.
kujtesė: Loja e pashmangshme e tė bėrit luftė nga Mentor Haliti, njė shyrtim mbi luftėn nė pesėvjetorin e ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s nė Kosovė.
profil: Bruce Chatwin, vagabondi qė u bė shkrimtar.
intervista: Richard Wilbur: Nuk ka poetė tė mirė injorantė.
kritikė: Preja e njė letėrsie tė lodhur nga Blendi Kraja, mbi romanin Preja e njė martese tė lodhur tė autores Rudina Xhunga.
kritikė: Pėr mundėsitė e reja tė poetikave tė shqipes nga Gazmend Krasniqi, mbi pėrmbledhjen me poezi dhe prozė tė autorit Shkėlqim Draēini.
Letėrsia shqipe kėtė numėr prezantohet me: Gėzim Hajdari, Shazim Mehmeti, Astrit Cani, Donika Dabishevci, Andet Meēaj, Halil Qendro, Bardh Frangu e Shefqet Tigani, ndėrsa letėrsia e huaj me Michael Ondaatje, Luis Cernuda, Su Tong, Pablo Garcia Baena, Antonis Samaraqis, Marco Masini, Erich Fried e Anna Ahmatova.
Pėrkthimet e kėtij numri janė nga: Gilmana Bushati, Laura Shimili, Blendi Kraja, Astrit Cani, Ferdinand Laholli, Arben Marku, Sokol Ēunga, Vjollca Osja, Edlira Keta e Arben Idrizi.
Shtojca e pėrhershme pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme mars paraqet krijimtarinė nė poezi dhe prozė tė nėntė krijuesve tė rinj nga gjimnaze tė ndryshme te trevave shqiptare.
Te interesuarit mund t'a gjejne ne:
Great Sport Coffee prane kryqezimit 14 Mile & Main Street, Clawson, MI
Agjensia e udhetimeve Worldwide Travel ne 3456 Twelve Mile, Suite 3, Warren, MI
si dhe tek supermarketi ne lindje te kryqezimit 15 Mile & Ryan Rd., Sterling Heights, MI
Krijoni Kontakt