Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Nano humbi shansin per te qeverisur (Nga Ilir META)

    Nga Ilir META, Zv/Kryeminister dhe minister i Jashtem

    Duke e vleresuar kete mbledhje si nje moment te rendesishem politik ne jeten e PSSH-se, me lejoni t'ju falenderoj, per seriozitetin me te cilin i jeni pergjigjur kerkeses per te diskutuar mbi disa nga problemet kryesore me te cilat perballet qeverisja e vendit dhe gjithashtu per angazhimin tuaj, qe ky debat te jete sa me konstruktiv, parimor dhe produktiv, per t'i treguar edhe njehere tjeter anetareve dhe simpatizanteve te PSSH-se, por edhe opinionit te gjere publik, se PSSH eshte forca politike me progresiste ne vend, e afte te perballoje te gjitha sfidat e qeverisjes dhe integrimit europian.

    E ndiej per detyre te sqaroj paraprakisht kete forum te larte, se venia ne levizje e kryesise se PSSH-se, per te analizuar ecurine e qeverisjes sone, eshte shprehje e shqetesimit te thelle qytetar dhe politik, shprehje e reflektimit te vazhdueshem dhe e angazhimit te plote, per te mos lejuar qe pushteti i socialisteve te transferohet ne duart e njerezve, te cilet nuk perfaqesojne vlerat tona dhe s'e meritojne ate. Nje shqetesim i tille dhe vullneti per te permbysur praktikat joinstitucionale, jotransparente, abuziviste dhe korruptive eshte shume here me thelbesor se sa llogarite meskine qe kalkulojne mes pyetjeve se: Pse zv/kryeministri nuk ka folur me pare?, Pse tani?, Pse para zgjedhjeve?, Per cfare motivi?, Po edhe Meta ka gabuar!, etj si keto. Dua t'u siguroj se te gjitha keto i konsideroj si pseudo-shqetesime, qe kerkojne te shmangin vemendjen nga thelbi i problemeve parimore qe kerkoj te trajtohen ne menyre institucionale nga forumet e PSSH-se. Deshiroj te jete e qarte per te gjithe, njehere e pergjithmone, se keto "arsye" nuk mund te me ndalojne, per te ngritur zerin me force ne forumet e partise, per te gjitha mangesite dhe defektet e qeverisjes dhe forces sone politike, qe rrezikojne, jo vetem pushtetin e socialisteve, por mbi te gjitha procesin e pakthyeshem te integrimit euroatlantik te vendit. Asgje nuk mund te na ndaloje te gjitheve bashke, qe sa me pare te jete e mundur, te shfaqim vlerat tona me te mira konverguese, te kurojme c'do gje qe ne eksperiencen tone qeverisese disavjecare nuk ka funksionuar ne menyren e duhur, me qellim primar, jo vetem fitoren e zgjedhjeve te aferta lokale, por edhe perballimin me sukses te mandatit tone qeverises dhe pershpejtimin e procesit integrues europian.

    Shqetesimet e shprehura ne leter jane te njohura tashme per ju. Ne radhe te pare une jam i preokupuar per faktin qe qeverisja e muajve te fundit eshte karakterizuar nga mungesa e pergjegjesise politike, pasoje kryesisht e qendrimeve te Kryetarit te PSSH-se dhe Kryeministrit, shokut Fatos Nano.

    Per te qene sa me realist ne trajtimin e problemeve ne kete analize, nje pjese e mire e vleresimeve lidhur me ecurine e qeverisjes do te mbeshtetet ne qendrimin e institucioneve te rendesishme nderkombetare, te shprehura ne raportet periodike te Bashkimit Europian, Fondit Monetar Nderkombetar, Bankes Boterore, FMN-se, OSBE-se, si edhe institucioneve te tjera te rendesishme, te cilat na mbeshtesin dhe monitorojne ne rrugen e reformave. Pershkrimi i situates politike dhe ekonomike nga keto institucione ne shumicen e rasteve eshte i ndryshem, per te mos thene i kundert nga situata "roze" demagogjike qe pershkon fjalimet qeveritare. Kjo situate ne raportin e muajit mars te ketij viti te BE-se eshte karakterizuar me keto fjale: " ...ne dymbedhjete muajt e fundit...reforma te rendesishme kane deshtuar"( fq. 3), ne raportin e Fondit Monetar Nderkombetar, te dates 7 mars 2003 mbi Shqiperine eshte vleresuar se: "Politikeberja mbetet e politizuar dhe qeverisja e dobet" (fq. 4), ndersa ne raportin e prezences se OSBE-se theksohet se: "Pavaresisht nje numri te madh programesh te mira, strategjish kombetare dhe legjistlacioni te adoptuar, zbatimi eshte akoma ekstremisht i dobet" (fq. 8).

    Konkluzione te tilla nuk jane nxjerre apriori dhe nuk mund te jene rezultat i shtremberimeve mediatike, apo i kontributit te individeve te caktuar, qofte edhe brenda radheve tona per te "diskredituar qeverisjen socialiste", sic ka deshiruar shpesh t'i paraqese Kryeministri, vecanerisht perpara pretendimeve te grupit parlamentar, por edhe perballe opinionit publik, por jane vleresime objektive te situates ne vend.

    Eshte e qarte per te gjithe, se vleresime te tilla kane ardhur pas "spektakleve" ne dogana, ku ne nje vit jane emeruar e c'emeruar, pa asnje kriter kater drejtore te pergjithshem te ketij institucioni, duke vendosur keshtu nje rekord absolut negativ, qe kulmoi me "guximin" per te emeruar ne kete post individe te penalizuar me pare, per vepra penale te kryera ne fushen e doganave. Keto ndryshime jane shoqeruar me spastrime, per t'i hapur rruge emerimeve nepotike dhe aspak profesionale, ne te gjitha nivelet e administrates doganore, te cilat ne raportin e BE-se, te muajit mars jane vleresuar si me poshte: "Ne veren e vitit 2002, qeveria e re beri nje numer te konsiderueshem ndryshimesh ne poste te rendesishme te administrates doganore, pa marre ne konsiderate procedurat detyruese ligjore, lidhur me burimet njerezore dhe duke krijuar nje efekt destabilizues ne funksionimin e administrates doganore" (fq.22). Banka Boterore ne Aide-Memoire, te shkurtit 2003, ndersa i referohet problemeve ne administraten publike, midis te tjerave veren se: "Zevendesimet e shpeshta ne personelin kyc, qe nuk mbulohet nga Ligji "Per statusin e nepunesit publik" (ku perfshihen edhe drejtoret e pergjithshem), jane bere permes procedurave dhe ne rrethana te tilla, qe te pakten, ngrejne dyshime rreth angazhimeve te qeverise per transparence dhe meritokraci" (fq.12). Te tilla veprime te papergjegjeshme kane shkaktuar si pasoje te drejteperdrejte nje dem jo te vogel ne arken e shtetit, pasi plani i te ardhurave per vitin 2002 eshte realizuar ne vetem 92 % te tij, ose 10.5 miliarde leke (rreth 80 milione USD) me pak, pa perfshire ketu rreth 1.5 miliarde leke te arketuara nga taksa e rruges se Kosoves, qe shkuan per financimin e deficitit buxhetor. Per shkak te ketyre rezultateve raporti i BE-se, i cituar me siper, thekson se: "Performanca e pergjitheshme ekonomike ka rene poshte parashikimeve...per arsye edhe te performances se pamjaftueshme te doganave dhe administrates se taksave" ( fq.1). I njejti raport thekson gjithashtu se: "Pavaresisht nga rritja e ndjeshme ne gjenerimin e te ardhurave ne vitet e fundit, paraqitja ne mbledhjen e te ardhurave per vitin 2002 ishte zhgenjyese" ( fq. 16). Raporti i FMN-se, i se njejtes periudhe veren se: "mbledhja e te ardhurave ka qene zhgenjyese..." (fq.11).

    Konkluzione te tilla jane rezultat i nje "reforme" spastrimi ne te gjitha nivelet e administrates publike, qellimi i se ciles reforme, ashtu sic do te konkretizohet me poshte ka qene nje dhe i vetem: t'i hape rruge krijimit ne administraten shteterore te strukturave informale nepotike, qe kane vetem nje qender komandimi. Ky proces, jo vetem qe nuk ka pyetur per kritere dhe kerkesa te ligjit, por as edhe per kerkesat ultimative te institucioneve nderkombetare, per t'i dhene fund nje spastrimi te tille dhe emerimeve te reja nepotike, duke rrezikuar keshtu vazhdimesine e reformes ne kete fushe, e cila ka perbere nje nga arritjet me te medha te qeverisjes socialiste. Raporti i BE-se, i cituar me larte thekson se: "Ka patur progres, persa i perket administrates publike, por ky progres eshte shkaterruar fatkeqesisht nga rastet e emerimeve politike dhe nepotizmit ne nje numer fushash te rendesishme " (fq.2). Ndersa ne raportin e FMN-se, vihet ne dukje se: "ndryshimet ne administrate kane demtuar kapacitetet administrative dhe koordinimin mes hallkave te shtetit" (fq.10).

    Misioni i Bankes Boterore i muajit shkurt 2003, i ka kushtuar nje vemendje te madhe reformes ne kete fushe dhe ne materialin perfundimtar, pasi jepen disa te dhena mbi shkeljet e ligjit, problemet ne legjislacion dhe emerimet e dyshimta, thekson se: "Shkurt, ka arsye thelbesore per t'u shqetesuar mbi faktin nese qeveria eshte plotesisht e angazhuar per te krijuar nje sherbim civil vertet profesional, meritokratik, te depolitizuar. Deklarimet publike te qeverise... kane deshtuar qe ta shuajne kete shqetesim" (fq.11,12).

    Nje qendrim i tille i organizmave nderkombetare vjen si reflektim i situates ekonomike ne te cilen kalon vendi, qe karakterizohet nga ulja e ritmeve te zhvillimit, mosrealizimi i te ardhurave nga tatimet dhe doganat, mungesa e investimeve vendase dhe te huaja, deshtimi i procesit te privatizimit, ngadalesimi i reformave ne te gjithe sektoret dhe mbi te gjitha, krijimi i nje klime represive dhe arbirariteti ndaj biznesit, qe eshte shoqeruar ne shume raste edhe me akte ekstreme. Raporti i BE-se vlereson se: "...nje ngadalesim i dukshem u vu re ne zhvillimin ekonomik per vitin 2002 " (fq.13), dhe se: "Si rezultat i te ardhurave te pakenaqeshme nga mbledhja e taksave, vemendja e autoriteteve eshte zhvendosur nga perpjekjet per reforma drejt presionit te larte mbi nje baze relativisht te vogel te taksapaguesve te rregullt" (fq.17). FMN nga ana e saj, ne raportin e cituar me siper vlereson se: "Rritja ekonomike me e ulet se mesatarja historike e parashikuar...Ka presion te vazhdueshem mbi taksapaguesit...Ka vonese ne privatizim. Mbledhja e te ardhurave ka qene zhgenjuese...Ka pasur rritje te arbitraritetit mbi tatimpaguesit" (fq.7, 11). Te gjitha keto kane derivuar edhe nje sere pasojash ne zhvillimin e ekonomise reale te vendit. Keshtu, investimet per vitin 2002 u realizuan vetem ne 73 % te programit dhe per 5 mujorin e pare te ketij viti ne masen rreth 63 % te planifikimit per periudhen ne fjale, ose me pak se 20 % e programit vjetor te investimeve, duke vene ne rrezik, jo vetem vazhdimesine e nje sere projekteve te rendesishme ne infrastrukture, por edhe zhvillimin e ekonomise reale dhe zgjidhjen e problemeve sociale, si dhe kredibilitetin e premtimeve tona elektorale. Gjithashtu, gjate kesaj periudhe marredheniet me biznesin jane karakterizuar nga konfliktualiteti dhe arbitrariteti, kryesisht si rezultat i subjektivizmit te organeve tatimore dhe doganore, moszbatimit te ligjit ne menyre te njejte per te gjitha subjektet per shkaqe aspak ligjore, nxitjes se monopoleve ne sektore te ndryshem te ekonomise, si edhe paaftesise se struktuarave perkatese shteterore. Nje situate e tille eshte reflektuar gjithashtu edhe ne renien e investimeve te huaja direkte ne vend ne shifra te uleta.

    Keto vleresime jane edhe rezultat i mungeses se vullnetit politik per te luftuar realisht krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me politiken, si edhe korrupsionin galopant, si dy nga problemet me te medha qe rrezikojne te hedhin ne ere te gjitha perpjekjet e shqiptareve per te ndertuar nje shoqeri demokratike te standarteve europiane. Megjithe deklaratat e panumerta per te luftuar keto fenomene, rezultatet kane treguar, se ky angazhim ka qene i pamjaftueshem dhe ne shumicen e rasteve kjo lufte verbale ka pasur karakter preferencial, demagogjik dhe prapavije te paster politike. "Faktet dhe argumentat", qe me pare perdoreshin plot patetizem ne tribunat politike, per te luftuar individe te ndryshem nen akuzen e korrupsionit dhe per te nxitur veprimin legal te institucioneve pergjegjese, papritur ne tribuna te tjera politike u shnderruan, si me magji ne "shpifje, gerr-merre apo thashethemnaja tipike ballkanike". Si ne deklaratat e fundit te udheheqesve te BE-se ne takimin e Selanikut, ashtu edhe ne qendrimet e mepareshme eshte bere e qarte, se rezultatet ne luften kunder ketyre fenomeneve do te konsiderohen si kriter baze per te percaktuar ecurine e procesit integrues dhe i eshte bere thirrje qeverise shqiptare per te shumefishuar perpjekjet ne luften ketyre fenomeneve. Ne qendrimet e tyre zyrtaret europiane jane shprehur se: "Korrupsioni i perhapur gjeresisht dhe krimi i organizuar vazhdojne te perbejne nje rrezik serioz per stabilitetin dhe progresin e vendit" (fq.2 e raportit), dhe se: "Lufta kunder korrupsionit kerkon angazhim te plote dhe vullnet politik" (fq.6).

    Thellimi i transparences per vendimet me karakter ekonomik te qeverise, perben nje tjeter element te rendesishem ne luften kunder korrupsionit. Nje gje e tille eshte gjithashtu e domosdoshme per te rritur pergjegjesine tone ne administrimin e fondeve dhe prones publike. Praktika e paraqitjes se projekt-vendimeve te rendesishme te fushes ekonomike dhe financiare, ne minutat e fundit perpara mbledhjeve te Keshillit te Ministrave duhet te marre fund. Shqyrtimi dhe miratimi perpara disa ditesh i projekt-vendimit "Per miratimin e raportit te vleresimit per cmimin e aksioneve te INSIG-ut, dhe miratimin e termave te transaksionit me BERZH dhe IFC", perben rastin me flagrant ku kerkesa per transparence dhe per te ushtruar kompetencat ligjore nga anetare te qeverise, u trajtua me arrogance dhe mosperfillje, duke vene pikepyetje te medha mbi vete procesin e privatizimit te kesaj shoqerie shume te rendesishme ne tregun financiar. Ndersa ne raste te tilla kerkohet t'i mbyllet goja edhe qeverise, vetem dy vjete me pare ne kete tryeze (mbledhja e kryesise), Kryetari Nano kerkonte qe asnje vendim per politikat ekonomike dhe privatizimin e sektorit strategjik te mos miratohej ne qeveri, pa u miratuar me pare nga Kryesia e PSSH-se. Diskutime pa fund pati per privatizimin e Albtelekomit, se mos shitej lire, ndersa ne rastin e INSIG-ut cmimi i aksioneve nuk ishte i hapur per qeverine dhe jo me per strukturat e partise.

    Per fat te keq, gjate kesaj kohe marredheniet pushtet-media jane karakterizuar nga konfliktualiteti, deshira per t'i perdorur ato ne funksion te interesave personale, shantazhi dhe klientelizmi, duke shenuar keshtu momentin me kritik te ketyre marredhenieve qe nga qershori 1997, kur socialistet erdhen ne pushtet edhe me premtimin e garantimit te lirise se mediave. Rikthimi te fjalori i vjeter me baze fadromat, per te kercenuar pronaret e mediave dhe bizneset e tyre, i ka shnderruar policite e shtetit, ne polici te shtypit. Organizata te ndryshme nderkombetare si: OSBE, Human Rights Eatch, Keshilli i Europes, por edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ne raportin mbi te drejtat e njeriut, kane shprehur me tone gjithmone e me te larta, me fakte gjithmone e me te shumta, me argumenta gjithmone e me te pakundershtueshme se qendrimi i qeverise ndaj mediave po rrezikon realisht lirine e shtypit ne Shqiperi. Kjo, jo vetem qe demton kredibilitetin tone, si force politike, por po krijon paradokse te tilla qe zjarrevenesit e dikurshem te shtypit te shnderrohen ne "luftetare te fjales se lire".

    Shqetesimi yne i perbashket me te drejte ka qene dhe mbetet se si mund te gjenden mekanizmat politike dhe administrative per t'u perballur me te gjitha keto te verteta, se si shteti i se drejtes mund t'i kundervihet me force fenomeneve negative, se si te gjitha hallkat e qeverisjes sone, ne qender dhe ne baze, te mund te permiresojne performancen e tyre, se si elementet korruptive mund te vihen perpara nje drejtesie te vertete, se si kjo lufte duhet te perfshije te gjitha kapacitetet e nevojshme te shqiptareve te majte apo te djathte, ne pushtet apo ne opozite, te varur apo te pavarur. Por pergjigja e z. Nano ndaj ketij angazhimi, ne vend te vleresimit serioz te problemeve, ne menyre direkte apo indirekte, ka qene e qarte dhe e kuptueshme, se problemet pothuajse nuk egzistojne, se vendi ka nje ritem te larte zhvillimi ekonomik dhe se pretendimet per frenim te ritmeve te zhvillimit jane llogarira kafenesh, se Shqiperia ne keto njembedhjete muaj ka arritur standartet me te larta te demokracise, se investimet e buxhetit te shtetit dhe te huaja, ne shifra te padegjuara kurre me pare po realizohen ne keto njembedhjete muaj ne sektorin publik dhe privat, se korrupsioni eshte duke dhene shpirt, se krimi i organizuar eshte bere nje dore, se trafiqet jane zhdukur, se reformat vazhdojne suksesshem ne gjithe gjeresine e tyre etj, etj. Nje qendrim i tille eshte shume larg pergjegjesise politike, qe ne socialistet kemi shfaqur gjate viteve qe kemi qeverisur vendin, por ne te njejten kohe, nuk ka asgje te perbashket me frymen e pergjegjesise dhe seriozitetin qe kerkon procesi i integrimit europian te vendit.

    Ne asnje menyre nuk dua qe ne kete analize te injoroj apo nenvleftesoj perpjekjet e te gjithe shokeve ne parti dhe ne qeverisje, ne strukturat vendore dhe parlamentare, perfshire edhe Kryeministrin, per te ndryshuar nje realitet te tille, per te miratuar legjislacion te pershtatshem dhe per te nxitur permiresimin e qeverisjes, ashtu sikurse duhet te pohoj se te tilla perpjekje jane te pamjaftueshme dhe do te ngelen te tilla, per aq kohe sa PSSH-ja perdoret si forum politik vetem per interesa pushteti, per aq kohe sa forumet konsiderohen konstruktive dhe te pergjegjeshme vetem kur heshtin, per aq kohe sa rregullat statutore dhe aktet e tjera te miratuara prej nesh te perdoren si detyruese vetem per punen e te tjereve, per aq kohe sa morali, parimet, qendrimet politike te rekomandohen si rregulla sjelljeje vetem per anetaret e thjeshte, pa pushtet te PSSH-se, per aq kohe sa militantet te jene te vleresuar vetem per pjesmarrjen e tyre ne mitingjet elektorale dhe ne komisionet zgjedhore, per aq kohe sa sjelljen dhe qendrimin politik ta karakterizoje standarti i dyfishte ne vleresimin e realitetit, ne perputhje me interesat e castit.

    Kjo analize natyrisht qe nuk do te fshije menjehere nga listat tona dhe te nderkombetareve te gjitha keto probleme, por do te vleje shume qe fenomeni "Papadhima" t'i perkase se kaluares, qe zv/ministrat, prefektet dhe gjithe perfaqesuesit politike te PSSH-se te perfaqesojne realisht vlerat me te mira intelektuale dhe profesionale te PSSH-se dhe shoqerise civile dhe aspak antivlera, qe funksione te tilla te perdoren per te ushtruar pushtetin politik, per te marre dhe zhvilluar pergjegjesi institucionale e jo si shperblime per miq, shoke, apo si kompensime per detyrime personale te se kaluares, per te nxitur reformat ekonomike dhe per te permiresuar klimen ne marredheniet me biznesin, per te ndaluar spastrimin e administrates shteterore, sa here nderrohen qeverite, ministrat dhe drejtoret tane dhe per te nxitur perdorimin e kritereve rreptesisht profesionale ne emerimet e te gjitha niveleve, per te trajtuar dhe ruajtur me kujdes raportet e perfaqesimit edhe te shokeve tane te veriut te vendit, te cilet shpeshhere jane gjetur jashte administrates, per te vetmen arsye se nuk jane pjese e rretheve miqesore apo shoqerore te caktuara, per te permiresuar raportet me mediat, per te luftuar realisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, jo vetem duke lincuar politikisht individe te caktuar te pambrojtur, por duke permiresuar legjislacionin e duke vene para drejtesise fajtoret e vertete. Kjo analize le te ndihmoje qe politikat e personalizmit te pushtetit nga ana e shokut Nano, e shoqeruar me politiken e depersonalizimit te PSSH-se dhe forumeve te saj, te marre fund sa me pare.

    Nje vit me pare une u angazhova bashke me ju, per te arritur nje kompromis qe do t'i sherbente stabilitetit te vendit dhe te mazhorances qeverisese. U ngrita mbi problemet e se kaluares dhe mbi luften e paprincipte qe zhvillohej kunder qeverise qe drejtoja, me qellimin e vetem qe t'i sherbeja ketij stabiliteti. Paraqita doreheqjen nga posti i Kryeministrit te vendit, ne menyren me dinjitoze, edhe pse kisha mbeshtetjen e shumices ne forumet e PSSH-se, rezultate ne qeverisje dhe mbeshtetjen e partnereve nderkombetare. Pranova edhe gabimet e bera gjate kohes qe drejtoja qeverine, ne disa emerime me tendenca krahinariste apo te disa te rinjve te ardhur nga radhet e FRESSH-it, qe nuk treguan pjekurine dhe aftesine e duhur ne detyrat qe moren persiper dhe per te cilet vete FRESSH-i ne Kongresin e fundit, me te drejte vendosi largimin e tyre nga strukturat e tij drejtuese. U ngrita mbi shpifjet personale qe m'u adresuan dhe shtriva doren e pajtimit per interesat e vendit dhe te PSSH-se. Pranova te mbeshtes Kryeministrin, pa asnje kusht apo favor per mua apo "klanin" tim, i bera te qarte zotit Nano se do te mbeshtesja qeverine edhe pa qene pjestar i saj, me qellimin e vetem qe te kapercehej kriza e Presidentit dhe te garantohej vazhdimesia e qeverisjes socialiste, qe te mos humbnim shansin e madh, per hapjen e negociatave te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, te cilat u shtyne per rreth nje vit per fajin tone. Motivi kryesor qe coi ne krijimin e qeverise "Nano" ishte krijimi i nje qeverie sa me perfaqesuese nga ana politike, ishte integrimi i figurave kryesore te PSSH-se, rritja e pergjegjesise politike, rritja e mbeshtetjes politike per qeverine, duke ndjekur politiken e pajtimit dhe integrimit te te gjitheve, rritjen e transparences, rritjen e respektit per forumet partiake, mosperseritjen e gabimeve te se kaluares, mospersonalizimin e pushtetit etj. Ne keto 11 muaj, Ju zoti Nano nuk i shfrytezuat keto shanse per t'i bashkuar e respektuar te gjithe, per te forcuar unitetin e PSSH-se e grupit te saj parlamentar, per te forcuar institucionet dhe permiresuar qeverisjen dhe per kete pergjegjesia eshte vetem e juaja!
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Filozofia e re e Ilir Metes!

    Shkrimi i mesiperm i kesaj teme ishte shkruajtur nga Meta para se ai te jepte doreheqjen.
    Kurse shkrimi qe pasqyrohet me poshte eshte i sotem, dhe mu duk teper interesant, prandaj po e botoj ketu per ta lexuar dhe ju.
    Lexim te mbare.


    Nga Blendi Fevziu/ Ilir Meta, nje nga emrat me te njohur dhe perfaqesues te Partise Socialiste, ka thelluar dje mjegullen dhe mosnjohjen qe ka shoqeruar disa dite me pare doreheqjen e tij. Me nje deklarate te dyte, kesaj here drejtuar sekretariatit te PS, ai ka njoftuar edhe doreheqjen e tij nga Kryesia e PS. Me kete veprim te fundit, argumentuar ne fare pak rreshta dhe mbi nje baze morale, Meta duket se ka shprehur gjithe protesten e tij ndaj nje grupi ish-mbeshtetesish qe me sa duket, nuk i jane gjendur ne krah ne momentin ne fjale. Po si shpjegohet ky veprim i Metes dhe cilat jane pasojat e tij?

    Nuk eshte e veshtire te kuptohet qe nje thelb te saj ka qene nje moment emotiv i njeriut me te rendesishem te partise pas Nanos. Meta, me shume se kurre i zhgenjyer dhe i kolovitur mes filozofive te ndryshme, duket se ka zgjedhur ate qe e prisnin me pak. Meta kishte ne dore te punonte per bllokimin e zevendesimeve qeveritare. E arrinte apo jo kete; i kishte votat apo jo, ai gjithsesi do te evidentohej si nje kundershtar i forte dhe i vendosur i Nanos dhe me kalimin e muajve mund te perfitonte nga gabimet e mundshme te Kryeministrit apo nga hatermbetjet banale, qe gjithnje behen moto levizese e politikes shqiptare. Me kete filozofi, Meta mund te luante ne baze dhe te pergatiste kandidaturen e tij per kongresin e dhjetorit. Ai do te kishte nje grup solid dhe zmadhimi i ketij grupi me shume se sa nga Nano do te varej nga vendosmeria e tij.

    Por Meta ka zgjedhur te kunderten. Ai nuk i ka kursyer kritikat per Kryesine e PS, duke e bere ate bashkefajtore per krizen dhe ne te njejten kohe eshte distancuar prej saj. Meta ka sulmuar pa ju permendur emrin nje numer te rendesishem lideresh te PS e bashke me ta, Presidentin, liderin e Opozites e te tjere figura te rendesishme te politikes. Ai ka sulmuar moralin dhe menyren e funksionimit te politikes aktuale, duke lene te kuptohet se tani shpejt nuk ka per te qene pjese e kulisave te saj. Pra eshte distancuar prej saj, jo per te qene ne lojen e afert te kongresit, por me sa duket per te synuar per shume me larg. Me nje filozofi te tille, me mbeshtetjen nderkombetare dhe mbase me mbeshtetjen e strukturave rinore te PS, Meta mund te iniconte krijimin e nje force te re politike, aq shume te perfolur, por edhe thuajse te padukshme. Ai ka bere thirrje per nje moral te ri politik dhe nese i qendron kesaj, atehere kete moral duhet ta ideoje dhe jo t'jua rekomandoje te tjereve.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Meta: Nano, qeverisje staliniste

    Ilir Meta, ka akuzuar Kryeministrin Fatos Nano se po drejton qeverine me metoda staliniste. "Kemi luftuar qe Shqiperia te demokratizohet e te zhduken keto metoda". Ai ka nisur zyrtarisht turin ne baze per te bindur socialistet e thejshte mbi veprimet negative te Nanos ne qeverisje

    Ish-zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta, ka nisur turin ne baze per te paraqitur elementet kryesore te altertatives se tij "anti-Nano". Keto vizita, te cilat do te shtrihen ne pjesen me te madhe te rretheve te vendit, vjen menjehere pas dorehejes se tij nga posti ministror dhe nga Kryesia e PS, fale perplasjeve te ashpra me Kryeministrin Nano. Ashtu sikurse pritej, ne takimin e djeshme ne Skrapar, Meta ka sulmuar ashper Nano. "Nano po personalizon pushtetin dhe uzurpon Partine Socialiste dhe qeverine, qe ta drejtoje ate me metoda staliniste. Ne kemi luftuar qe Shqiperia te demokratizohet e te zhduken keto metoda", u shpreh Meta. Nje nga figurat me te rendesishme te PS-se, ka akuzuar Nanon per veprimet e tij si ne qeveri, ne drejtimin e partise. "Nano i theu rregullat ne menyren me flagrante naten e erret te 24 dhjetorit, ku sebashku me nje grup deputetesh, duke u bere atyre presione nga me te ndryshmet dhe premtimet nga me te ndryshmet, u bashkua me Sali Berishen per te mos kaluar dekretet e qeverise se atehershme te Partise Socialiste", eshte shprehur ai. Meta ka nisur turin e tij ne bazen socialiste, pikerisht me qytetin e lindjes dhe ku ka mbeshtetjen me te madhe e ka marre kater here mandatin per deputet. Ne fjalen e tij, Meta, duke iu referuar gjithnje Nanos, ka premtuar se "nuk do te lejojme askend qe te manipuloje me bazen e Partise Socialiste, nuk do te lejojme askend qe te luaje me bazen e Partise Socialiste, me elektoratin tone te ndershem, te luaje me fatin e te gjithe shqiptareve pa dallim partish". Ai ka verejtur se nuk do te lejoje qe PS-se te kthehet ne nje piramide, shembja e te ciles mund t'i ze te gjithe brenda. Ne fjalimin e tij, qe shpesh eshte nderprere nga brohoritjet mbeshtetese per levizjen e tij, ka pohuar se ka bere shume perpjekie "per eleminimin e disa mangesive shume serioze qe kishte dhe vazhdon te kete qeveria e kryesuar nga Nano. Qe kane te bejne me ngadalesimin e dhe deformimin e reformave, si dhe renien e investimeve publike". Ne takimin e djeshme, ish-zv/kryeministri, i shoqeruar nga nje grup deputetesh, ka paralajmeruar takime te tjera intensive me bazen e partise ne qytete te ndryshme. Ky tur ka si qellim sigurimin e mbeshtetjes se bazes ne luften politike me Kryeministrin Nano, tashme te hapur. Sic duket, Meta po perdor te njejten "arme", qe ka perdorur vet Nano dy vjet me pare, kur ky i fundit iu drejtua bazes se partise per te sulmuar Meten, ne ate kohe Kryeminister. Levizje e cila shkakoi dhe deklarimin e Metes per doreheqje nga posti drejtues i ekzekutivit.

    Meta, i eshte pergjigjur edhe deklarates se Kryeministrit Nano dy dite me pare, i cili duke iu referuar Kongresit te PS-se, ka thene se "ne kete Kongres te gjithe do te shperblehen per punen e tyre". "Kongresi i PS-se do te jete Kongresi i rivendosjes se rregullave ne kete force politike". "Ne nuk do te heqim dore nga lufta e nisur per nje qeverisje me te mire, pasi kemi potenciale per ta arritur kete, ndonese Nano po e shnderron partine ne Parti te Punes, ku me ane te pleniumeve kerkon perjashtimin nga radhet e saj te atyre qe nuk u binden", nenvizoi Meta. Tashme i cilesuar si kundershtari numer nje i linjes se qeverisjes aktuale, Meta ka cilesuar se asnje te mos mendoje qe Kongresi i partise ne dhjetor do te kthehet si Kuvendi i Berishes. "Une jam i bindur, dhe te gjithe ju, nuk shikojme deri ne tetor, nuk shikojme deri ne dhjetor, nuk shikojme deri ne vitin 2005, ne shikojme shume me larte, deri ne anetaresimin e plote te Shqiperise ne Bashkimin Europian". Ne kete menyre, ish-kryeministri socialist, ka udhezuar dhe ftuar elektoratin e PS-se ne vendlindje, qe ne zgjedhjet per pushtetin vendor te votoje kandidatin socialist. "Duhet te kuptojme se zgjidhja nuk eshte abstenimi ne zgjedhjet e 12 tetorit, zgjidhja nuk eshte qe per inat te nje kryeministri, ministri, prefekti, drejtori, nenprefekti, te votoje kunder PS, por perkundrazi, zgjidhja eshte qe duke fituar ne zgjedhjet e 12 tetorit, do te hapim rrugen per te zgjidhur problemet e te gjitha problemeve tona ne menyre demokratike dhe ne menyre hapur, te besueshme dhe legjitime brenda PS".
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71

    Nano Apo Meta

    Te nderuar Shqipetare
    Ju uroj nga zemra kudo qe te jeni, mbaresi dhe shendet.
    Nje gje eshte fakt Shqiperia behet vetem nga Shqipetaret dhe per kete duhet kontributi i te tereve.
    Per Momentin ne Shqiperi po udheheq PS dhe ko me 2 Fraktione
    1- Fatos Nano nje politikan " Bir Kurve" por i rendesishem per momentin se “politikanet duhet te jene te tille.
    2- Ilir Meta nje politikan i cili duket sikur tere jeten ka ngrene Pilaf .
    Pra lind pyetja se cili e meriton voten apo respektin tuaj óse tonin
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    ka dale njehere kjo teme
    dhe une kam votuar per majkon...
    MtrX ubicumque felix

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Ndoshta ju jeni ne gjendje Amoku por ketu behet fjale per Nanon Apo Meten Zoteri
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    ca eshte kjo gjendje Amoku, Zoteri Der, albaner?
    shume e thjeshte ndermjet Nano-s dhe Mete-s zgjedh Majko-n nuk ishte as lapsus, as gabim...
    MtrX ubicumque felix

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    i nderuar
    pergjigja juaj eshte njesoj sikur midis sheqerit dhe krypes te zgjedhesh orizin !!! Respekt
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Nuk e dija qe Nanon kane filluar ta quajne Sheqer, Meten Kripe, ndersa per Majkon as do me vinte ndonjehere ne mendje se do ta therisnin: he Oriz c'kemi?
    bej shaka Der Albaner, mos ma merr per ters, po me politikane shqiptare jam i ngopur...
    MtrX ubicumque felix

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Per sheqerin thone se ti prish dhembet,
    Per krypen ,se duhet me karar
    dhe per Orizin? Import i Lire Kinez
    Por pa keto elemente nuk behet gjella apo jo!!!
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •