Strategjia Kombėtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social ka si objektiv reduktimin e varfėrisė nė vend
Mė shumė se 29.6 % e shqiptarėve jeton nė skamje
Thellohet gjithmonė e mė shumė hendeku i njerėzve qė jetojnė nė varfėri. Numri i familjeve qė jetojnė nė skajet e varfėrisė ėshtė tepėr i lartė nė vendin tonė. Rreth 29.6 % e shqiptarėve janė shumė tė varfėr dhe gjysma e tyre jetojnė nė varfėri ekstreme me mė pak se 1 dollar nė ditė. Edhe sipas Strategjisė Kombėtare tė Zhvillimit Ekonomik dhe Social njė e katėrta e popullsisė shqiptare ėshtė e varfėr, pjesa mė e madhe e sė cilės jeton nė zonat rurale ku papunėsia ėshtė e theksuar. Por, sipas drejtorit tė Strategjisė Kombėtare tė Zhvillimit Ekonomik dhe Social, Adrian Civici, kjo strategji ka si prioritet sektorin e arsimit, shėndetėsisė dhe infrastrukturės, me qėllim rritjen ekonomike tė vendit. Shėndoshja ekonomike ėshtė ajo qė mund tė sjellė drejtpėrsėdrejti edhe rritjen dhe garantimin e tė ardhurave pėr tė gjitha shtresat e popullsisė nė vend. Synimi pėr vitin 2003-2006 ėshtė shpėrndarja me mė efektivitet e rritjes ekonomike nė mė shumė grupe tė popullsisė dhe nė mėnyrė tė rregullt nė tė gjithė vendin, -pohon pėr gazetėn Civici. Sipas tij, rritja ekonomike duhet tė shpėrndahet nė mėnyrė tė tillė qė tė garantojė pėrfitimin e tė gjitha shtresave tė popullsisė dhe nė tė gjitha zonat e vendit. Strategjia Kombėtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social parashikon mė shumė investime nė infrastrukturė, shėndetėsi dhe arsim, me qėllim zbutjen e varfėrisė nė vend dhe reduktimin e varfėrisė ekstreme. Strategjia Kombėtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social harmonizimin e objektivave tė saj me Programin Afatmesėm Buxhetor dhe me Objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit.
-Familje tė varfra
Zonat rurale janė mė tė prekshme nga varfėria, kjo edhe pėr shkak tė numrit tė madh tė anėtarėve tė familjes. Nė zonat rurale familjet e varfra rezultojnė me 5.1 anėtarė, kundrejt 4.7 anėtarėve nė familjet urbane. Edhe familjet me shumė fėmijė dhe tė moshuar janė mė pranė kufirit tė varfėrisė. Sipas njė studimi tė bėrė nga Instituti i Statistikave, familjet ku mbajtėsit kryesore janė tė rinj dhe tė paarsimuar, janė mė tė rrezikuar nga varfėria, ndėrsa familjet ku kryefamiljari ndodhet nė emigracion, nuk karakterizohen nga rrezik i lartė i rėnies nė varfėri. Varfėria ėshtė mė prezente nė dy kategori familjesh ku gruaja ėshtė mbajtėsi kryesor, nė raste ku gratė janė tė veja me fėmijė dhe kur janė tė vetme. Kėto kategori janė rreth 60 % mė pranė kufirit tė varfėrisė sesa familjet me mbajtės meshkuj.
-Varfėria dhe arsimimi
Tė varfrit nė Shqipėri nuk shkollohen. Mė shumė se 1/3 e tė varfėrve janė me arsim fillor dhe 1/5 e tyre janė me arsim tetėvjeēar. Pritshmėria e varfėrisė pėr kryefamiljarėt pa diplomė ėshtė 35.8 %, pėrkatėsisht 29.3 % nė zonėn urbane dhe 37.1 % nė zonėn rurale. Niveli i varfėrisė nė zonėn rurale, krahasuar me atė urbane, ėshtė afėrsisht 2 herė mė i lartė pėr ēdo nivel arsimor, me pėrjashtim tė arsimit tė lartė, ku nivelet e varfėrisė janė tė barabarta.
-Papunėsia
Sipas njė studimi mbi varfėrinė mė shumė se ½ e familjeve ku kryefamiljari ėshtė i papunė bie nėn nivelin e varfėrisė. Tė punėsuarit kanė mė pak mundėsi tė jenė tė varfėr nėse jetojnė nė zonėn urbane (5,3 %), krahasuar me ata qė jetojnė nė zonėn rurale (32,6 %). Pensionistėt e zonave rurale, duke pėrfshirė edhe individėt me paaftėsi qė pėrfitojnė njė pension, kanė probabilitet dy herė mė tė lartė tė jetojnė nė varfėri krahasuar me pensionistėt e zonave urbane.
-Varfėria dhe papunėsia
Pamundėsia e pasjes sė njė vendi pune dhe tė ardhurave qė sigurohen prej saj, ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė varfėrisė nė zonat urbane. Megjithėse papunėsia ėshtė ulur nga 27 % nė vitin 1992 nė 14.8 % nė vitin 2002, ajo vazhdon tė mbetet nė nivele tė larta, veēanėrisht papunėsia afatgjatė. Sipas statistikave nė Berat, Elbasan, Kurbin, Shkodėr, Pėrmet dhe Kuēovė, papunėsia ėshtė mė e lartė se niveli mesatar. Papunėsia e fshehtė dhe nėnpunėzėnia si pasojė e normės sė ulėt tė sipėrfaqes sė tokės sė punueshme pėr frymė tė popullsisė dhe tė shkallės sė ulėt tė zhvillimit tė aktiviteteve ekonomike jobujqėsore nė zonat rurale, mund tė konsiderohen si shkaqe kryesore tė varfėrisė nė kėto zona. Duke mos patur burime tė tjera jetese pėrveē tokės bujqėsore, pjesa mė e madhe e familjeve nė rrethet: Dibėr, Kukės, Tropojė, Shkodėr, Mirditė, Mat, jetojnė kryesisht me tė ardhurat dhe prodhimet e fermės nė pronėsi, e cila ėshtė e kufizuar nė sasi dhe e njė cilėsie tė ulėt. Papunėsia e lartė ėshtė e pranishme edhe nė zonat urbane tė mbipopulluara nga migracioni i brendshėm pas vitit 90. Nė komunat e Kamzės, Paskuqanit nė rrethin Tiranė, nė komunat Katund i Ri nė rrethin Durrės, pjesa mė e madhe e popullsisė sė aftė pėr punė ėshtė e papunė dhe jeton kryesisht me punėsimin e pėrkohshėm nė tregun joformal. Pėrsa i pėrket pėrkatėsisė gjinore tė papunėsisė, ajo ėshtė mė e lartė tek femrat (21 %) dhe mė e ulėt tek meshkujt (16 %). Nivelet mė tė larta tė papunėsisė tek femrat nė qytetet Vlorė, Tiranė, Berat, dhe Kavajė shpjegohen me mbylljen e aktiviteteve tė industrisė ushqimore, asaj tekstile dhe artizanatit. Nė qytetet Elbasan, Bulqizė, Durrės, Fier, Skrapar, papunėsia nė meshkujt ėshtė mė e lartė se mesatarja dhe shpjegohet me mbylljen e ndėrmarrjeve tė industrisė sė rėndė dhe minierave.
-Kush rrezikohet nga varfėria
Sipas njė studimi tė Bankės Botėrore rreth 75 % e familjeve tė varfra, pėrveē problemeve ekonomike pėrjetojnė edhe probleme sociale, si divorcin, vdekjen e njėrit prej kryefamiljarėve, paaftėsinė, problemet e shėndetit apo papunėsinė. Shkalla e mundėsisė pėr tė rėnė nė varfėri ėshtė mė e lartė tek familjet me njė prind, familjet me fėmijė tė paaftė dhe familjet me tė moshuar ose me tė sėmurė. Fėmijėt qė lypin, qė punojnė, fėmijėt qė braktisin shkollėn, fėmijė jetimė, fėmijė tė ngujuar pėr shkak tė gjakmarrjes, gra tė divorcuara dhe gra kryefamiljare, si dhe tė rinj tė droguar, tė papunė, tė rinj tė pėrfshirė nė aktivitete kriminale, tė moshuar tė braktisur dhe tė paaftėt rrezikohen mė shumė nga varfėria.
-Qytetet mė tė varfra
Rrethet mė tė varfra nė Shqipėri janė: Kukėsi, Laēi dhe Gramshi. Nė kėto rrethe ka mė shumė familje tė varfra, sepse nė to ka mė pak burime punėsimi dhe tė ardhurash. Shumica e familjeve nė kėto qytete bazohen vetėm nė njė burim tė ardhurash. Kurse tė ardhurat nga emigracioni, si pasojė e intensitetit mė tė ulėt tė tij, janė mė tė ulėta se nė rrethet e tjera. Kurse rrethet mė pak tė varfra janė Vlora, Mallakastra, Tirana, Shkodra dhe Mirdita, ku nė njė familje janė tė punėsuar njė ose dy persona, qė janė edhe burime tė ardhurash. Nė Shqipėri ekziston edhe njė grup tjetėr familjesh ku bėjnė pjesė rrethet qė kanė mė pak familje tė varfra dhe shumė tė varfra, si: Korēa dhe Saranda. Kėto rrethe kanė tre ose katėr burime punėsimi dhe tė ardhurash pėr familje, ndėrsa tė ardhurat nga emigracioni janė mė tė larta.
-Sfidat
Pėrballimi i sfidave kėrkon harmonizimin e objektivave afatmesme tė reduktimit tė varfėrisė, me objektivat afatgjata tė tranzicionit, tė zhvillimit e tė integrimit evropian tė Shqipėrisė, duke ndėrtuar njė strategji pėr reduktimin e varfėrisė me tipare tė theksuara zhvillimi.
1 nė 6 familje jeton me mė pak se 1$ nė ditė pėr person dhe 1 nė 2 familje jetojnė me mė pak se 2 $ nė ditė pėr person
Krijoni Kontakt