-
Modelja Arnisa Dervishi
INTERVISTA/ Flet modelja Arnisa Dervishi: Ikja nga dasma me helikopter, njė befasi, si ėndėrr
Mė pėlqejnė shumė fėmijėt, ata plotėsojnė dashurinė
Albert ZHOLI
Si ka mbushur ende dy muaj nga martesa, por diskutimet pėr kėtė dasmė tė veēantė, vazhdojnė ende....Njė martesė interesante, e bukur, plot tė papritura. Bėhet fjalė pėr martesėn e modeles sė njohur Arnisa Dervishi me muzikologun po tė njohur Mc. Arturo . Njė dasmė qė vezulloi, plot dritė, shkrepje tė panumėruara aparatesh fotografikė, kamera nė disa pika tė lokalit, verė dhe gėzim pa fund. Nga ēasti nė ēast, atmosfera e dasmės ndizej dhe njerėzit e ftuar, befasoheshin me surprizat. Po mė shumė befasia ka qenė pėr vetė Arnisėn, e cila dhe pse kishte kohė qė bashkėjetonte me Mc Arturo, ai kurrė nuk i kishte treguar pėr surprizat e dasmės sė madhe. Ajo hyri nė dasmė, pėr tė parė njė dasmė tradicionale, por kur asaj i erdhi fundi, surpriza ishte e paimagjinueshme. Aty disa metra mė larg lokalit tė dasmės, kur ajo mendonte se do tė shkonte nė shtėpinė e tė dashurit tė zemrės, pėrfundoi nė njė helikopter tė kuq. Se besonte, ngriti supet, por duart e Mc Arturo ju mbėshtollėn nė bel dhe nėn fuqinė e atyre duarve ajo e pa veten brenda nė helikopter qė e kishte ėndėrr. Nga darka madhėshtore, drejt e pėr pushime me helikopter. Ndoshta ėshtė hera e parė qė njė femėr shqiptare pėrjeton njė ēast kaq tė kėnaqshėm, kaq specifik.
Dashuritė janė nga mė tė ndryshmet. Asnjė nuk i pėrngjet njėra-tjetrės. Si lindi dashuria juaj me Mc Arturo?
Lindi ashtu si unė nuk e kisha menduar asnjėherė. Njė dashuri spontane, e rastėsishme, me shikim tė parė, tė dytė, tė tretė. Pas kaq shikimesh na dukej sikur njiheshim prej vitesh. Fjalėt sollėn takimet, diskutimet, orėt e lira, mirėkuptimi, ėndrrat e njėjta, etj...Erdhi dhe u ngjiz dalėngadalė duke sjellė frytet qė po shijojmė. Njė dashuri as e shpejtė, as e ngadaltė, njė dashuri, qė kishte nė themel sinqeritetin, dashurinė, ėndrra tė pėrbashkėta.
Nga dasma drejt e nė helikopter e mendoje?
Kurrė, kurrė. As nė ėndėrr, aq mė tepėr qė Arturo, smė kishte bėrė me dije. Ishte dita mė surprizė e jetės time. Dikur e kisha menduar diēka tė tillė, ndoshta e kisha biseduar dhe me Arturon, por kurrė se kisha besuar. Ndoshta do tė ngelet njė nga ditėt mė pikante tė jetės time. Mė tė befasuar ngelėn dasmorėt. Pra ēdo gjė ishte surprizė e paparashikuar, diēka qė tė pėrcjell shumė emocion.
Keni disa muaj martuar si po shkojnė ditėt e martesės?
Si mos mė mirė. Ikja ishte e mrekullueshme, muaji i mjaltit po ashtu dhe ditėt nė vazhdim ndjekin tė njėjtėn rrjedhė bukurie. Dua tė theksoj se, ne pas njohjes kishim afėrisht dy vjet qė bashkėjetonim dhe po aq tė celebruar. Celebrimi ynė pėrkon me datėn 11.11.2011. Pavarėsisht surprizave, marrėdhėniet tona i kemi pėrshtatur me traditėn shqiptare, pasi tė dy familjet tona janė pjesė e kėsaj tradite. Njohja jonė ka tė veēantat e saj, pas njohjes u fejuam, bashkėjetuam dy vjet, por duke bėrė dhe celebrimin njėkohėsisht.
Pra dasma ishte njė befasi?
Ashtu ishte, ndaj dhe ishte e bukur dhe mua mė ngeli nė mendje. Mbetet njė dasmė e bukur dhe e veēantė. Edhe gjatė muajit tė mjaltit ditėt kanė qenė po aq tė bukura si 4 vjet njohje, fejesė, bashkėjetesė, pėr tė mos thėnė mė tė bukura.
Kjo do tė thotė qė martesa ishte thjesht njė akt formal, nuk ka ndryshuar asgjė mes jush?
Pjesa e dytė e pyetjes ka diēka pėr tu pėrgjigjur. Pra pėr ne ska ndryshuar, asgjė nė sensin negativ, por pėr mirė. Martesa na bėri dhe mė tė afėrt fizikisht, na ka lidhur mė shumė me projektet pėr jetėn, tė ardhmen, pėr tė folur pėr ato ēka duhet tė arrij njė ēift i ri nė perspektivė. Pra diskutojmė mė shumė dhe thurnim plane mė tė detajuara. Familja ėshtė pėrgjegjėsi, aq mė tepėr kur diskutohet pėr fėmijė.
Dashuritė e forta kanė dhe xhelozi tė mėdha, a jeni xheloz ndaj njėri- tjetrit?
Kam dėgjuar xhelozi nga mė tė ndryshmet, xhelozi dhe nga mė absurdet. Edhe tek ne ekziston njė xhelozi, por xhelozi qė tė rimė mė shumė afėr, qė ta kuptojmė dhe me shumė njėri -tjetrin. Ajo qė nuk e rėndon xhelozinė tonė ėshtė se ne ēdo gjė e kemi tė hapur ndaj njėri -tjetrit, pra kur nuk ke se ēfarė fsheh, xhelozia fashitet. Njė xhelozi e mirė, e bukur, e sinqertė qė na motivon pėr njė jetė suksesesh.
Ēdo mashkull ka tė veēantėn e vetė, ēfarė pėlqeve tek Arturo qė tė rrėmbeu zemrėn fuqishėm?
Gjithmonė kam pasur nė mendjen time, qė tek mashkulli nė radhė tė parė tė shikoj sjelljen, komunikimin, ndjenjėn, respektin, vendosmėrinė, ēiltėrsinė, seriozitetin. Por pas tyre do tė ishte patjetėr dhe pamja e jashtme. Ai i kishte tė gjitha kėto dhe pėr ēdo ditė mė bėnte tė lumtur, pra ndjenja ka ardhur duke u forcuar jo duke u zbehur. Ai di tė pėrcjellė emocion dhe tė mos e lerė jetėn nė pėrgjumje, rutinė, pa energji... E them me bindje qė tashmė po e vėrtetoj se ka tė gjitha cilėsitė e njė mashkulli qė kam apo kisha ideuar nė mendjen time.
Nė shtėpinė e Arturos ditėn e dasmės cili ishte zakoni qė tė ka bėrė mė shumė pėrshtypje?
Ah, po (qesh). Njė zakon qė se kisha parė mė parė. Konkretisht ishte derdhja e rakisė para kėmbėve tė mia (pra tė nuses). Ajo pasoi me vendosjen e dorės me mjaltė tek parvazi. Pra ēdo vend ka dhe traditat e veēanta. Kėto ishin sa tė veēanta po aq dhe tė bukura. Ishin tradita qė pėrbėnin risi nė jetėn time.
A ka sakrifica sot nė dashurinė tuaj?
Pėr mua sakrificė ėshtė qė ta mbush jetėn e bashkėshortit me gėzim, lumturi duke e mbėshtetur nė tė gjitha nismat e tij. Sigurisht qė, edhe ai tė mė mbėshtesė mua pavarėsisht vėshtirėsive qė do hasim.
Nuse e re, zakonet shqiptare tregojnė se nusja duhet tu servirė kafen e mėngjesit, vjehrrit dhe vjehrrės, si vepruat?
Ah, ky ritual ndoshta u mėnjanua rastėsisht. Ne atė ditė u larguam me helikopter. Pra ikėm me pushime, kėshtu qė nuk pata mundėsi
Ndoshta shpejt, por a keni planifikuar tė bėni fėmijė?
Sigurisht. Qysh nė njohjet tona tė para ne kemi menduar. I dua marrėzisht fėmijėt po aq sa dhe Arturo. Projektet janė tė afėrta, fėmija do e shtoj mė shumė dashurinė tonė, jam i bindur pėr kėtė.
Dashuria apo karriera kė do zgjidhje?
Keni planifikuar tė bėheni nėnė tani menjėherė pas martesės?
Mirė ėshtė tė dyja. Por pa karrierė nuk ka dashuri, pasi nuk ke impuls nė jetė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt