Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Shtetet e bashkuara te biondeve.

    Floket e verdha, nga eshte prejardhja?
    Po nga vijne bjondet tona te mesdheut? Ato jane nje produkt importi: nese andaluzjania eshte shpeshhere bjonde, kjo ndodh per faktin se fjala Andaluzi eshte lakuar nga Vandalet, fis i Gjermanise i cili krijoi nje pershtypje aq te mire sa emri i tij u be sinonim i femijeve te eger zjarr e flake. Ata u vendosen ne jug te Spanjes ne shekullin e V-te. Dhe nese siciliania na ofron reflekse te hapura nen shallin e zise, kjo ka te beje me faktin se ishulli kryesor I Greqise se Madhe antike u be terreni i lojrave te Vandaleve dhe Ostrogotheve [491], me pas, ne vitin 535, iu kaloi Bizantineve, Arabeve ne shekullin e IX-te, Normandeve flokeverdhe te Roger I ne vitin 1061 dhe se fundi Gjermaneve te shekullit XII. Ja pra qe bjondeve tona u gjenden rrenjet.
    Kurse ne Australine e larget, nese aty ka bionde me shumice [ne rastin me te keq Kajli Minog dhe ne ate me te mirin Nikol Kidman, e cila do te jete tashme ambasadorja e Chanelit], kjo ka te beje me faktin se ishulli-kontinent ka qene toke mergimi per te burgosurit dhe te denuarit e se zbehtes Albion. Cmund te thuhet per Ameriken, token e gjuetise se Indianeve Micmacs, Hurons ose Comanc, ku zbarkuan ngarkesat e Anglezeve, Skocezeve, Irlandezeve, Polakeve, Gjermaneve dhe Suedezeve. Pa dyshim edhe italiane. Por edhe franceze, te cilet me pas u perzune nga Anglezet, para se te vinin ne ndihme te kryengritesve, te cilet ne vitin 1776 krijuan Shtetet e Bashkuara. Mjaftuan dy shekuj qe, ne nje rrethine te Los Anxhelosit, ish prone spanjolle, perfytyrimi hollivudian te shpallte shkelqimin e bjondes, pikerisht qe nga koha e kinemase pa ze.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Syte blu, floknaja e arte, gjoksi i beshem dhe shtati selvi i Barbit, kukulla me e famshme ne bote, vazhdon te ndeze enderrimet e cuperlinave. Ne gjithe boten jane shitur me shume se 1 miliard te tilla. Barbi nuk eshte nje Native American [e lindur ne Amerike], ajo eshte thjesht nje emigrante gjermane dhe e merr frymezimin nga Lili, nje figure ultraseksi e gazetes Bild Zeitung. Ruth Hendler e mori ate ne bagazhet e saj ne vitin 1951, me nje ide te ngulitur fort ne koke: ta amerikanizonte dhe ta bente te respektueshme. Po, te respektueshme, sepse verdhesia gjermane, ne periudhen e pasluftes, ishte e lidhur me fjalimet e Kemishezezave ne lidhje me pastertine e races. Barbi, ish Lili gjermane [kujtoni Lili - Marlene] shnderrohet ne nje ikone amerikane, per Mari Fransuaze Meincentin, autoren e Barbit. E ngritur mbi takat e larta, te cilat ia ndalonin disa veprime te perditshme, Barbi shfaqet ne perputhje me imazhin amerikan per nje feminilitet te ngeshem dhe te ngarkuar me nje mision shoqeror: te vleresoje burrin i cili ka zene nje vend te rendesishem ne shoqeri. Nderkohe qe Barbi shihet nga grate si simboli i nje krijese artificiale dhe fatale tek e cila ato nuk e shohin aspak vehten dhe nuk pranojne po aspak te identifikohen.

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  2. Kryeministri belg pėr krijimin e Shteteve tė Bashkura tė Evropės
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 16:41
  3. "Buldozeri" i Pavarėsisė sė Kosovės : Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 09:19
  4. Kreu i OKB: Pushtimi i Irakut i paligjshėm
    Nga bunny nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 10:03
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •