Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Kush ka te drejte?

    Nisur nga nje rast qe ka ndodhur se fundi ne Florida, doja te dija opinionin tuaj per kete ceshtje. Rasti me pak fjale eshte:
    Nje grua e martuar prej disa vitesh ndodhet ne koma dhe jeton me ndihmen e aparatures (life-support). I shoqi kerkon qe t'ia heq aparatin. Familja e saj shpreson per nje permiresim te gjendjes (edhe pse kjo nuk dihet me siguri) dhe duan ta mbajne gjalle. Ceshtja ka vajtur ne gjyq.
    Kush mendoni ka te drejten per te vendosur ne kete rast: i shoqi apo familja?
    Cili eshte mendimi juaj per te semuret qe jetojne me aparatura (life - support)? Cili do ishte vendimi juaj, do e linit nje te dashurin/afermin tuaj te jetonte me aparature apo jo?

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shigjeta !

    Nese do me pyesje mua .... jo te dashuren , gruan , e ndonje rob tjeter te familjes qe nuk e diskutoj fareeee , por edhe noi shok te larget ta kisha nuk do pranoja ti hiqnin aparaturat kurre....

    Ne kete rast , duke u bazuar ne ate qe thashe me siper , uroj qe gjykata tia le ne dore familjes ...ishalla them edhe njehere. I shoqi e paska mendjen te bank account me duket....eh kjo bote po vjen drejt fundit ...

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Te drejten e marrjes se jetes e ka vetem Zoti! I shoqi i asaj qe vuan ne koma eshte justifikuar me faktin qe ajo vete do ta pranonte kete vendim. Gjithsesi Zoti ben mrekullira.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    zoti na ka dhene jeten dhe vetem ai mund te na e marri..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Rasti eshte shume i dhimbshem. Ju thoni qe zoti na e ka dhene jeten, zoti te na e marre.....Mbase keni te drejte. Une per vete , te isha ne vend te zonjes ne fjale, ne ate gjendje qe eshte katandisur ajo , do preferoja te ma merrnin jeten , para se te kujtohej perendia.
    Ndaj eshte mire, qe keto gjera te shkruhen ne testament, ( sic shkruhen dhurimet e organeve).
    Po arrite ne ate gjendje, me mire nje ore e me pare.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Corazon, te vendosesh te te marrin jeten per qellime te tilla eshte vetevrasje. Per besimtaret e fese muslimane dhe krishtere vetrasja eshte mekat , e per fete tjerat nuk e di. Familja dhe i shoqi le t'jua len mjekeve te bejne c'eshte e mundur per t'a shpetuar se asnjeri prej tyre s'ka te drejte te vendosi per fatin e jetes se saj (vec Zotit).

    StterollA

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Stterolla, ke hall ti se hyn ne gjynah e ben mekat me me heq aparaturen mua? Ka plot ateistė ...mos u tremb.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Euthanasia eshte nje veprim i pranueshem nga shumica e shoqerise per kafshet, por kur vjen puna per njerezit, ata sipas disave duhet te lihen te vuajne vetem e vetem qe "shoqeria" opinioni te mos kete "ndjenjen e fajit" se kane vrare nje njeri. Eshte me te vertete e cuditshme qe disa prej jush kane permendur fene ne kete mes dhe "interpretimin" se ne raste te tilla kjo u quajtka "vetevrasje". Cuditerisht kur vjen puna qe dikush ti hedhi trute ne ere vetes dhe 200 vetave te tjere me dinamit ne kuadrin e "luftes per liri", nuk quhet vetevrasje, por heroizem. Nga ana tjeter prifterinjte e krishtere qe aq shume "kujdesen" qe mos kete fenomene te tilla "vetevrasjeje" jane te njejtit persona qe bekojne ushtaret kur keta shkojne ne lufte per te vrare njerez.....ajo eshte ideja e luftes apo jo? Nuk besoj se ndonji ushtar shkon ne lufte per te zene peshk!!!!

    Per arsye humanitare euthanasia duhet te lihet te ushtrohet si fenomen. Nuk mund te jemi njerezore me kafshet dhe ti leme njerezit ne "meshiren e Perendise". Besoj se duhet tu jepet e drejta dikujt ta ndaloje jeten e vet, kur e shikon se e ka kete jete tmerresisht te vuajtur( si rasti i zonjes ne Florida apo i atij spanjollit qe i vetmi muskul i trupit qe mund te levizte ishin ata te syve). Kur argumentoni se jeten dikujt ia dha jeten Perendia, kujtohuni se dhurata e jetes u be per tu jetuar, jo per te vegjetuar dhe vuajtur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 28-10-2003 mė 07:35
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    Ne pergjithesi jam e mendimit qe vendimin duhet ta marr familja. Gjithashtu jam pro "life-support" per raste te tilla, sepse sado i vogel te jete shansi, perseri ekziston.

    Ne rastin konkret nuk kemi Zotin qe po vendos, por dy pale te kunderta: burri dhe familja. Dhe perderisa nuk e dime mendimin e vet gruas, ne kete rast, nuk me duket e drejt heqja e "life-support".
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fatkeqsisht jetojme ne nje xhungel bote ku nuk pyetet ai qe na dha jeten dhe bekoi lindjen e njerezimit ZOTI.Pra ne raste te tilla vendosin njerzit e tu me te aferm,per ti thene MIRMENGJES apo LAMTUMIRE kesaj JETE.
    Mendimi personal,kurre nuk do te gjeja as force as kurajo te mendoja ,e te votoja vdekjen e nje njeriu ,qofte familjar ,qofte i rrjetit shoqeror.
    Nga ana tjeter eshte vertet tragjike te shohesh dike te tundet tragjikisht ne djepin e vuajtjes e dhembjes e tmerrit,pa pasur mundesi te shprehe ato fjale qe shpirti i drobitur kerkon te thote .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gruaja nė Islam
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Marėveshje midis BE dhe qeverisė shqiptar pėr liberalizimin e vizave
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 02-08-2007, 01:15
  4. Deklarata e pėrgjithshme mbi tė drejtat e Njeriut
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 04:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •