Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111

    Question Gjitheshka eshte relative...

    "Cdo gje eshte relative, pervec relativitetit" Albert Einstein

    asgje nuk eshte absolute, dhe atehere cfare kuptimi kane gjerat?

    cfare kuptimi ka e verteta, jeta, ose njeriu ne fund te fundit, kur nuk mund te thuash ose te besosh asgje pa mare parasysh se mund eshte te jete nje genjeshter e mirefillte?

    eshte verte cdo gje relative?
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Une besoj se po, ka qene i zgjuar ai dreq Einstein-i, cdo gje varet nga menyra sesi e shikon, nga pike veshtrimi.
    nuk do vija pikepyetje te medha si ke bere ti Paper Moon ne postin e pare sepse ne si njerez kemi nje aftesi kendveshtrimi te kufizuar, dhe ne raport me kohen do ishte marrezi t'i shikoje te gjitha gjerat si te pavlera ose relativisht te vlefshme.
    Per mendimin tim, ketu nqs do bejme pyetjen c'kuptim ka jeta?
    une do i pergjigjesha, ka kuptimin qe do t'i japesh ti vete, dhe asnje kuptim tjeter, nqs ti do qe te jetosh cdo cast te jetes tende ne menyren me te mire qe mundesh eshte gje shume e mire, ama nqs do rrish e te biesh ne medyshje per kuptimin e relativitetit per jeten tende atehere do humbasesh kohe dhe perkushtim ndaj kuptimit te vertete qe vetem ti mund t'ia japesh jetes tende.
    Jeta vertet mund te jete nje genjeshter, po ama te gjitheve na pelqen te genjehemi nga ajo...
    MtrX ubicumque felix

  3. #3
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    eshte verte cdo gje relative?
    -------------------------------------
    Po! Dhe kjo eshte absolute!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Wink Re: Gjitheshka eshte relative...

    Paper_MooN
    "Cdo gje eshte relative, pervec relativitetit" Albert Einstein

    asgje nuk eshte absolute, dhe atehere cfare kuptimi kane gjerat?

    cfare kuptimi ka e verteta, jeta, ose njeriu ne fund te fundit, kur nuk mund te thuash ose te besosh asgje pa mare parasysh se mund eshte te jete nje genjeshter e mirefillte?

    eshte verte cdo gje relative?


    • * E vërteta !
    A është e KRIJUAR apo e PRODHUAR apo e SHAKTUAR prej AZGJËJE dmth e dalur nga azgjëja ?!
    E KRIJUAR vetvetiu ?!
    Ka KRIJUES , SHKAKTAR ose PRODHUES jashta vehtës ???



    • * Njohja !
    Sipas meje :
    Ekzistojne NJOHJA RELATIVE dhe ajo ABSOLUTE !!



    • * Jeta !
    Me perfundimin e kesaj bote , i gjithe njerezimi do te RINGJALLJET dhe do te kerkohet llogaria e tyre per jeten e kaluar ne kete bote.
    Jeta ne boten tjeter do te jete E PËRJETSHËME - E PËRHERSHËME.


    Perfundimet jane shume te qarta ; )

  5. #5
    Teme interesante kjo. Si e paskeni lene te shkoje ne fund pa e bere pacavure?

    Une psh. them qe jo cdo gje eshte relative.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Postuar më parë nga Mina
    eshte verte cdo gje relative?
    -------------------------------------
    Po! Dhe kjo eshte absolute!
    mos e leviz se e prish!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    90 % te popullates boterore besojne ne REalitet Absolut--Absolute reality, GOd, allah, yaweh..etc etc.
    Nese "gjithcka" eshte absolute atehere....realiteti Absolut nuk qenka realitet. Fjale gjithcka eshte nje gjeneralizim ne mendimin tim.
    Ari
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  8. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Mbarimi.
    cdo gje e ka nje fund, kjo eshte absolute
    Cdo gje eshte relative...

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Gjithcka qe e rrethon njeriun eshte perfekte. Dielli, toka, lumenjte, oqeanet, kafshet, bimesia, ajri e keshtu me rradhe. Ne si njerez jemi ne gjendje qe ti shohim me sy te gjitha keto dhe te kuptojme qellimin e krijimit te tyre ne harmonine qe krijojne ne jete. Ajo qe i ka munduar dhe vazhdon ti mundoje njerezit eshte ajo pyetja e thjeshte llogjike:

    Cili eshte qellimi i krijimit te njeriut?

    Pergjigjet vertiten pak a shume ne tre grupe:
    - Te adhuroje e jetoje ne prani te Krijuesit, ate qe ne e pergjithesojme si Zot. (interpretimi i atyre njerezve qe besojne ne Zot)
    - Nuk e di. (pergjigjia e njerezve te sinqerte qe nuk ia kane bere ndonjehere kete pyetje vetes ose nuk kane marre nje pergjigje)
    - Refuzoj ti pergjigjem kesaj pyetjeje. (kjo eshte teoria e relativitetit)

    Shkencetaret ndahen ne ata qe jeten e shkences e lidhin ne menyre te pandashme me refuzimin kategorik te absolutizmit; dhe ne ate grup qe punon per avancimin e shkences por nuk e shohin te nevojshme qe te vendosin nje rrjete hekuri rreth mendjeve te tyre perballe realitetit absolut ne te cilin ata jetojne.

    Shkenca ka nevoje per shkaterrimin e gjithckaje absolute ne menyre qe ajo te ndertoje te vertetat relative shkencore. Perndryshe, nese shkenca do te pranonte Absolutizmin si nje themel apo pikenisje te saj, njerezit nuk do ti kerkonin te vertetat e tyre nga vertetimet shkencore, por ne formen e pyetje-pergjigjeve ndaj Krijuesit.

    Burimi i teorise se relativitetit eshte tek instinkti i veshtire per tu gelltitur human per te pranuar qe "nuk e di". Shkencetaret e kane te veshtire per tu pergjigjur "nuk e di" por jane gati te ofrojne teza nga me te ndryshmet me qellim qe ajo "nuk e di" te zevendesohet me "gjithcka ne kete bote eshte relative".

    Gjithcka ne kete bote eshte absolute, pervec mendimit relativ shkencor.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Postuar më parë nga Albo
    Gjithcka ne kete bote eshte absolute, pervec mendimit relativ shkencor.
    Nderkohe qe mendoj qe egzsistenca e dukurive qe na rrethon eshte absolute (ie. toka, dielli, ndertesat etj), nuk bashkohem me mendimin tend qe gjithcka ne kete bote eshte absolute. Dhe kjo per vete faktin qe ne cdo person, cdo cilesi/cdo shqise/perceptim jane ne sasi te ndryshme.

    Psh, ti degjon theme song nga "Phanthom of the Opera" dhe ty te mallengjen aq shume sa qe lot te dalin nga syte. Eja e me pyet mua se c'mendoj sepse une thjesht e shoh si nje muzike qe me cjerr veshet.
    Po ashtu, te dy shikojme te njejten pikture dhe ajo qe shoh une eshte ndryshe nga ajo qe sheh ti. Mua mund te me bien ne sy ngjyrat e ndezura, nje objekt pa rendesi ne ane te fotos, e ty mund te te pelqejne format dhe nuancat qe autori ka shpalosur ne pershkrimin e natyres.
    Nje tjeter shembull eshte leximi i nje libri. Jepja nje klase te tere te lexoje te njejtin liber dhe te gjithe kane idene e tyre personale mbi te.

    Ky eshte dhe fakti qe ka shume fe sot; sepse cdo njeri e shikon boten nga kendi i tij.

    Bottom line, une mendoj se gjithcka brenda nesh si njerez eshte relative sepse ne jemi ne varesi te perceptimit, por bota e jashtme e krijuar nga Zoti eshte absolute, pamvaresisht nga egzistenca jone.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pa Ty, asgjë!
    Nga Dritez në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 17:47
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2005, 12:21
  3. Vrasës të lindur, gjithçka programohet tek nëna
    Nga [xeni] në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2005, 15:58
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. Drejtësia është gjithçka që na mungon.
    Nga drini_në_TR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 02:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •