Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    [QUOTE

    Gjithcka ne kete bote eshte absolute, pervec mendimit relativ shkencor.

    Albo [/B][/QUOTE]

    Mos te duket vetja filozof ty qe ben percaktime te tilla ne kete menyre kaq te prere,psh ti me shkrimet e tua e kundershton kete qe the.............................

  2. #12
    Kush na thote ndonje gje relative?

  3. #13
    Te gjithe njerezit kane nevoje te jene te lumtur.

    Ku eshte relativja ketu?

  4. #14
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Relativja ? ...para fjales " ketu " tek pyetja me lart

    Apo thu e kam lexu gabim !

    Shprehja jote eshte absolute . Kjo eshte e vertete . Por ama elementet e perdorur ne te jane relative .

    Njerezit , nevoja dhe lumturia !

    Te lidhura me njera tjetren , ato ndryshojne .

    Nese te gjithe do kishin te njejen nevoje per te njejten lumturi , do duhej detyrimisht qe te gjithe te ishin " njelloj " per ta bere kete shprehje absolute. ( thjesht nje mendim ky . Ndoshta jam gabim , por kur pashe qe asnjeri s'po merrte hovin te fliste , mendova qe duhej pak shtytje per te pickuar cipen )

    Dy njerez njelloj nuk ka ! - kjo eshte absolute !

    PS: Gjithcka qe lind , vdes ! ( sa shprehje absolute qe ka )

  5. #15
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Postuar më parë nga Sokoli
    Te gjithe njerezit kane nevoje te jene te lumtur.

    Ku eshte relativja ketu?
    Relativja? Ne ate qe fjala LUMTURI permban brenda saj per secilin nga ne
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  6. #16
    Ku e gjetet ju qe nuk ka dy njerez njesoj?
    Njihni ju ndonje njeri me 173 zemra e 64 koke? Po ndonje njeri qe nuk ka nevoje te haje? Po ndonje njeri qe nuk eshte prej mishi?

    Lumturia eshte nje dhe vetem nje, per ty, per mua, per ne.
    Ju po ngaterroni kenaqsine me lumturine me duket. Kenaqsia eshte qefi, shija, ty te pelqen kjo gjelle apo kjo muzike mua me pelqen ai filem e kjo pije. Lumturia eshte nje dhe vetem nje per cdo njeri se te gjithe njerzit kane te njejten natyre njerzore. Lumturia eshte plotesimi i nevojave te natyres njerzore!

    Na dhe nje te vertete tjeter e behen 2 deri tani:

    Te gjithe njerezit kane te njejten natyre njerzore!!!

    Doni me?

    Te gjithe njerzit kane nevoje per dije.
    Njihni ndonje qe nuk ka nevoje per dije? Ja ju vete psh. e pranoni qe kjo eshte relative e ju s'keni nevoje per dije?

    Sa u bene deri tani 3?

    Gjithsesi per te rrezuar shprehjen "gjithcka eshte relative" mjafton te gjesh dicka absolute, qofte dhe nje te vetme.

    Per mendimin tim ata qe thone sa hap e mbyll syte "gjithcka eshte relative" fokusohen tek diferencat qe s'jane vecse nuanca ne tablone e kesaj dynjaje.

  7. #17
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Sokol, jam dakort me ato qe ke thene.

    Vjet, ne nje klase sociologjie i permenda profesorit te njejten shprehje qe ti ke theksuar me lart: "Te gjithe njerezit kane te njejten natyre njerezore". Ai e hodhi menjehere poshte shprehjen time dhe me tha qe e vetmja natyre e njeriut eshte qe te shoqerohet. Gjithcka pastaj eshte relative nga shoqeria ku njeriu jeton.

    Per te me bindur mua ai jepte shembuj si "Disa fise ne Indi lajne fytyren me shur**n e lopeve" ose "ne disa vende Aziatike, vdekja e nje njeriu nuk ka asnje efekt mbi te afermit e tij dhe biles ata e ndihmojne te vdesi nqs personi vendos qe nuk do te jetoje me". Pra argumenti i tij ishte qe asgje nuk eshte absolute ne lidhje me njeriun dhe gjithcka varej nga vete shoqeria.

    Me kerkoi nje shembull qe te mbroja mendimin tim dhe i permenda "llogjiken" si nje karakteristike e perbashket e te gjithe njerezve, qe na vecon ne nga kafshet. Kjo e frenoi dhe me kerkoi nje shembull te dyte por i thashe qe ai me kerkoi vetem nje dhe "llogjika" duhet te mjaftonte.

    Kur pashe fjalet "natyre njerezore" me lart, edhe pse jam dakort me ato sa ke thene, u bera kurioz te pyes: Çfare eshte natyra njerezore? Nqs e shikon te nevojshme mund te hapesh nje teme te re ne forum qe te mos dalim nga tema e relativitetit.
    Edi

  8. #18
    un them qe as llogjika nuk eshte absolute !!!!

    meqe paske marre nje klase sociologjie atehere duhet te kesh degjuar dicka mbi sapir whorf hypothesis qe argumenton se realiteti eshte i influencuar nga gjuha kshq eshte e pamundur qe llogjika te veproj ne te njejten menyre per te gjithe pasi llogjika eshte prone e realitet - si e shohim boten do e llogjikojm

    kjo me siper shprehet me mire nga Shelley

    'He gave man speech, and speech created thought,
    Which is the measure of the universe'
    - Prometheus Unbound,
    Shelley
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  9. #19
    Teme per natyren njerzore mund te hapet por natyra njerzore eshte e pandashme nga kjo teme ketu ama.

    Detyra e nje profesori filozofie eshte te beje sofistin, te provokoje, jo provokim prej sigurimsi jo Lol por ashtu si ajo zhbllokuesja e lavamanit te bllokuar, te krijoje nje vakum e nje coroditje aq te madfhe sa te ngrihen te gjitha papastertite e llumrat persiper.
    Gjithsesi une do i thosha atij profesorit te marre nje bastun pleqsh a nje steke bilardoje te shkoje prapa shtepise, t'a ngule ne dhe e ta ujise perdite. Kur te celi bastuni ndonje syth a te zgjatet steka e bilardos mbase do filloje te kete ca te drejte, po ca ama.

    Po qe te gjithe njerzit vdesin eshte relative? Apo do e kundershtoni me ata telefilmat Highlander?

    Mjafton nje kundershembull per ta rrezuar dhe meqenese vete profesori e ka pranuar me cinguneri qe te gjithe njerzit shoqerohen, jane sociale dmth, mua me mjafton.
    Ambjenti e shoqeria ku jeton bejne relative preferencat, kulturen e individit por jo natyren njerzore. Njerzit nuk kane shtate kembe se jetojne ne shoqeri te prapambetura teknologjikisht e s'kane kembe fare neper shoqeri te avancuara (se udhetojne me automobila. Te tere njerzit kane kembe. Njerzit flene dhe ne kine, dhe ne indi dhe ne shqiperi, ashtu si i merr uria. relativ eshte ushqimi i cili varet nga ambjenti, ne kine do hane oriz ne shqiperi do hane bar se ne te tilla ambjente rojne. Po te thuash "c'do gje eshte relative" duke u bazuar ne ndryshimin e kultures e preferencave s'ta pranon njeri jo.

    Sekreti eshte fjala "gjithcka", i cili eshte nje term i rrezikshem per logjiken. Realisht, ne bote, kjo teme eshte nje lavjerres qe lekundet sa andej ketej. Gjithsesi ato bashkegzistojne. Ka gjera relative ashtu si ka edhe absolute.
    Po jo gjithcka relative pls.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 04-03-2004 më 03:52

  10. #20
    Vete e theLili , hipoteze.
    Gjithsesi ai eshte nje interpretim i jo i perpikte qe eshte radhitur ne anen e gabuar pasi ajo hipoteze i perket linguistikes me shume dhe partizan i saj eshte vertet Whorf por ai thote tekstualisht qe "njerzit nuk mund t'i shikojne gjerat jashte gjuhes e kultures se tyre". Kjo eshte nje hipoteze e paskalitur ne gur dhe aq me teper tregon e mbeshtet ate qe po themi : "kultura dhe ambjenti i ndryshem jane zanafillat e relativitetit".

    Por kultura nuk e shperfytyron dot natyren njerzore sa ta beje relative.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pa Ty, asgjë!
    Nga Dritez në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 17:47
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2005, 12:21
  3. Vrasës të lindur, gjithçka programohet tek nëna
    Nga [xeni] në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2005, 15:58
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. Drejtësia është gjithçka që na mungon.
    Nga drini_në_TR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 02:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •