Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    Kanada, Greqi, Shqipėri
    Postime
    39

    leri te shprehen

    Sfurku, mos ben aludime sepse bie ne gracken e tyre. Ata po hamendesojne se kush eshte At Foti ketu, ti po hamendeson se kush eshte nga krahu tjeter. I njejti gabim. Ky duket qe eshte jashte loje, dhe i parrezikshem. Ne qofte se eshte i Janullatosit nuk ka per te dale me emer, gje qe edhe une fillimisht e kam kerkuar, sepse po te dale me emer duhet te rrezikoje mbasi Janullatosi eshte drejt fundit, sic eshte marre vesh. Prandja dhe Ilia Katre ka shkuar ne Shqiperi nga AMerika. Por edhe me emer te dale ne shyp, cilat jane fatket qe pengojne At FOtin te thote ato qe ka thene? Faktet qe ka sjellur Protopapa? Por ai nuk eshte ortodoks dhe as ka dijet me elementare per religjionin ortodoks. Janullatosi ka luajtuar nje loje te tille qe te shkaktoje coroditje, dhe kjo eshte pjese e lojes se tij.

    TI Vllazni ke nje muaj, qe para Sejfiut, qe ke premtuar per fakte kunder jetes se priftit, aq sa une kujtova mos ka pasur ndonje dashnore ne Athine dhe ju ke qeni afer tij do t'ia nxirrnit ketu. Por sic duket ai eshte i paster, dhe ti prite Sejfiun qe te pergjigjesh. Sejfi Protopapen te cilin keni vite qe e shani me te gjitha epitetet. Tashti po permendni NIkolla Markun. Sigurisht qe ata do te jete armiqte e At Cicit sepse shkrimet e tij kercenojne te gjithe halldupet, e te gjitha klaneve, te Janullatosit dhe te kunder tij.

    Dhe dikca tjeter: ne qofte se At Cici ka perdorur pseudonimin SOkrat Dhima (une jam Sokrat Kico Dhima, sepse ne Shqiperi ka shume njerez me te njejtin emer e mbiemer, nuk jam une i pari), aq budalla do te ishte ai qe te mos perdorte nje pseudonim tjeter, qe ju, o shkombetarizues, to mos ta kuptonit?

    Po paska te dretje Sfurku; dil me emer dhe une te premtoj se do t'i sjell artikujt e tu, dhe replikat e At Cicit ketu. Sigurisht, perderisa je ortodoks, ke shume shpresa te marresh nje pergjigje, por jo karagjozlleqe si te Nikolla Markut e te Sejfi Protopapes; ai nuk do te merret me ju.

    Ata qe jane te besimeve te tjera a pa besim falen, por ty nuk te takon te tregosh permbajtjen tende prej fontamentalisti ortodoks. Kush ka te drejte te akuzoje Ismalil Qemalin dhe Kristoforidhin se kishin gra greke? Atehere si e permend ti faktin qe Artem Cici eshte martuar me shtetase greke? Eshte edhe ku mekat?

    Kur u hap kisha ne Toronto, dhe Janullatosi dhe Sejfi Protoapa i injoroi letrat e shqitpareve te Torontos qe kerkonin disa mijera dollare, ishte Artem Cici ai qe dergoi nga Selaniku te gjitha mjetet per te filluar kisha. Kete e dime te gjithe anetaret themelues te ksihes, edhe une sigurisht.

    Nuk kam ndermend t'i pergjigjem nje per nje emailit tend te zi, sepse te pakten une jam Sokrat Dhima, a At Cici, sipas semundjes sate, por dije se kisha ortodokse humbet shume ne shqiperi me debate te tjera. Dhe po e mbyll, se me vjen per te vjelle nga gjithe kjo, cfare do te fitosh ti si shqiptar (nuk pyes per Sejfi Protopapen e Nikolla Markun, te cilet nuk flasin me njeri-tjetrin per vite tashme), cfare do te fitoni ju shqitpare ne qofte se At FOti CIci largohet nga bota shqiptare dhe shkon prift ne nje kishe tjeter, sic shkoi At Theofan Koja, per te cilin Sejfi Protopapa investoi me vite te tera?? Pra, me troc, cfare do te fitoni ju ne qofte se kishat shqiptare ne Kanada mbyllen?

    Ndersa Janullatosi dhe ata qe e pasojne fitojne shume.

    ja cilet jemi ne; popull i vockerr, veteshkaterrues, vellavrases!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10

    Urime per studimin mbi Imzot Nolin

    Do te deshem te uronim At Foti Cicin mbi studimin "Perkthimet kishtare te Nolit", botuar ne gazeten "Koha Jone", te dates 17 shtator 2003. Jemi ne pritje te botimit edhe te periudhave te mevoneshme te botimeve te tij.

    Eshte hera e pare qe Cici pas shume kohesh duket se kthehet ne nje nga detyrat kryesore te te qenit teolog, ajo e studimeve kishtare. Edhe pse e pergezojme At Fotin per studimin e tij, duam t'i kujtojme atij faktin se edhe pse eshte nje njohes relativisht i mire i Nolit, kjo nuk i jep te drejten te sulmoje KOASh-in dhe kreun e saj Kryepeshkopin Anastas.

    Eshte vendi t'i kujtojme ketu Fotit thenien e At Artur Liolinit ne ceremonine e dhenies se cmimit me te larte human ne boten ortodokse, "Atenagora", Kryepeshkopit Janullatos: "Po te ishte Fan Noli gjalle ai do te ishte nje nga miqte e Kryepeshkopit Anastas".

    Edhe pse Cicit ka shume te ngjare te mos t'i pelqeje kjo thenie, ne duam t'i rikujtojme se ky fakt permbledh dy ngjarje:

    E para pendimin e Liolinit i cili duke pare perpjekjet e Janullatosit per ringritjen e Kishes ne Shqiperi vendos te ndryshoje sjellje duke ndalur fushaten denigruese dhe opozitare ndaj tij.
    Dhe se dyti se me kete deklarim Liolini pranoi publikisht, duke e patur njohur Nolin personalisht, se nuk ka asnje arsye per te perballevene ne ideologji konfliktuale dy personalitete te rendesishme qe kane kontribuar njeri per themelimin dhe tjetri per konsolidimin e Autoqefalise se Kishes Ortodokse te Shqiperise.

    Pershendetje, Vllaznimi

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    a, e ktheve pllaken...

    Do te ishte mire ta pergezoje vete At Fotin ne shtyp per shkrimin e tij, sepse ketu nuk pi uje. Dhe madje te debatoje me te ne ato pika ku ai nuk eshte 'absolutisht' njohes i mire i Nolit, perderisa perdore termin 'relativisht'. Edhe une nuk besoj se At Cici nuk eshte njohes i plote i Nolit, por per perkthimet kishtare te Nolit une nuk di te ekzistoje ndonje shkrim tjeter. NE qofte se po, me thuaj dhe do te te falenderoj.

    Se cfare thote At Artur Liolini per Janullatosin, ato jane mendimet e tij dhe vetem te tij. Ai nuk shreh popullin shqiptar, pavaresisht se ka tentuar, dhe as komunitetin shqiptaro-amerikan, i cili e ka denuar qendrimin e tij kete here, filogrek. Po ju kujtoj se Liolini nuk ka studiuar teologji, dhe vete sjellja e tij, here kunder, e here pro Janullatosit, eshte pjese e kesaj biografie. AI eshte njeri i zgjuar, eshte diplomuar per historine e artit, por e perseris, jo per teologji. Ne qofte se po, me thuaj ti se ku dhe kur.


    Tani, te me fale zoti Sokrat, kam nje fjale:

    Vellazen murgj, qe sherbeni ne oboorin e
    Janullatosit, po e kryeni me se miri misionin qe ju ka
    caktuar Padroni, per te percare shqiptaret, e per te bere vegel tuajen dhe Artur Liolinin e Sejfi Protopapen.

    Sikur te mos majftonte vellavraja qe ushqeni, diten dilni me nga nje sepate ne dore
    dhe prisni pemet e parkut mbrapa Partise Socialiste, ku
    do te ndertohet Katedralja "Ngjallja", e financuar nga
    Gejxh, ndersa naten futeni neper forume me
    pseudonime.

    Jazek ju qofte!

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Vllaznim, te falenderoj qe nxorre disa te verteta ne shesh, te cilat une i kam dyshuar me kohe. Ajo qe nuk ma priste mendja kurre, ishte pikerisht qe nje klerik qe flet/shkruan shqip, i shuguruar si prift ne Greqi ku beri edhe shkollen teologjike, te na fliste sot per "patriotizem". Aq i perkushtuar eshte per KOASH aqsa ka 10 vjet qe nuk i ka shkelur kemba ne Shqiperi.

    Engjelli i Perendise me sfurk ne dore e kish emrin Satana.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10

    Kontrolloni etiken personale!

    Duam t’iu kujtojme anetareve te nderuar te Forumit se kur e nisem temen, nuk kishim per qellim t’iu jepnim mundesine te shanin njeri-tjetrin. Por nga ana tjeter theksojme se po ndodh ajo qe nuk e prisnim sepse ne vend qe ofezat te perdoreshin nga armiqte e Fotit, cuditerisht ato po perdoren nga mbeshtetesit e tij apo nga ai vete.

    I kujtojme Sokrat Dhimes se ne qofte se perfaqeson sic pretendon ideale te pastra ortodokse, nuk ia lejon etika e besimtarit qe te shaje te tjeret ne kete menyre.
    Kjo tregon se e ka humbur qetesine e tij prej adulti te pjekur dhe po shqetesohet nga faktet qe ne po i paraqesim. Nervozizmi nuk eshte gje e mire se te demton shendetin.

    Po ashtu edhe Sfurku ben te njejten gje duke thurrur vjersha ofenduese per murgjit qe jane nga rangjet me te rendesishme ne ekzistencen e nje Kishe dhe se pa ta Kisha Ortodokse nuk do te kishte kuptim. Megjithese nuk ka asnje talent poetik, ne e pergezojme per kete iniciative te tij te re. Ndoshta me kalimin e kohes na del ndonje poet i shquar

    O Cfurk, mos harro se edhe At Cici qe ti pretendon se mbeshtet eshte Hieromurg, i pamartuar, d.m.th. edhe prift edhe murg dhe se duke share murgjit ke perfshire edhe ate qe ke nen protektorat.

    Ndersa paraqitesh i cuditshem sepse ti di shume per Liolinin dhe realitetin e diaspores, nga ana tjeter ti s’ke asnje njohuri per realitetin shqiptar. Nuk shpresoj te thuash faleminderit, sepse kjo nuk eshte ne stilin tend, megjithate po te themi te lexosh nese do te dish me shume per Nolin librin, “Gjuha Shqipe ne Kishe” te Dhimiter Bedulit, qe ka qene nje nga teologet me ne ze te Kishes sone.

    Kurse per saktesim dua te te them disa gjera:

    1. Ne nuk punojme me Laptop por me Desktop.

    2. Ne nuk marrim asnje lek per te vertetat qe themi, pasi per te genjyer duhet te paguhesh dhe jo per te thene te verteten.

    3. Nuk jemi aspak ne sherbim te grekerve, por ne sherbim te se vertetes shqiptare.

    4. Nuk kemi te njejten kombesi me Cicin vorioepiriot, por jemi me kombesi, shtetesi dhe rezidence shqiptare.

    5. Se fundi ti nuk je i mireinformuar kur thua se: “diten dilni me nga nje sepate ne dore dhe prisni pemet e parkut… ndersa naten futeni neper forume me
    pseudonime. Ne fak ndodh e kunderta. Ne ne Forum futemi diten, kurse pemet nuk i presim ne por KOASh-i dhe kete gje sic e kemi degjuar e ben naten per te mos penguar gjate dites banoret dhe kalimtaret e rastit.

    6. Nga pika e mesiperme del se ti shume lehte e dizinformon Forumin duke mos e verfikuar lajmin qe te vjen dhe se ti ndodhesh larg per t’i pare vete me sy keto gjera.

    Prandaj te dashur bashkebisedues ne temen tone, beni me shume kujdes dhe mendoni mire perpara se te flisni qe te mos krijoni pershtypjen se jeni te papjekur dhe te pakulturuar sepse keshtu do te humbni kredibilitetin. Kjo eshte nje keshille miqesore nga ne, por ju beni si te doni

    Ne fund nje sqarim per Aldon. At Foti Cici nuk eshte siguruar ne Greqi, por ne Kanada nga peshkopi Serafim i Orthodox Church of America (OCA).

    Pershendetje, Vllaznimi

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    Kanada, Greqi, Shqipėri
    Postime
    39

    po konsumohesh dhe fillove te predikosh

    Hap nje rubrike te re, sepse jemi tek rubrika e fese dhe jo e thashethemeve.

    I thua Sfurkut se Beduli shkroi liber per Nolin e per gjuhen shqipe ne kishe. Genjeshter! Ai shkroi nje parathenie ne nje liber te perkthyer nga Noli, dhe kjo parathenie u botua nga KOASh-i. Ne e kemi tek koleksioni i kishes, dhe eshte me te vertete nje broshure si ato te bardhat te Enverit, "Perse u perdor dhuna policore dhe tanket ne Kosove", po i mba mend, dhe me sa me kujtohet perkthimet e Nolit zene vetem nje faqe. Pra, beni lutje per Bedulin e ndjere, se ai ju ndihmoi qe te keni sot nje kryepeshkop grek, por mos e ngarkoni me gjera te paqena.
    Perderisa permend kombesine e At Foti Cicit, Beduli ishte me kombesi greke. Ndersa ju jeni shqiptare, por te shitur e jenicare... Duket te mendoheni se cfare do te beni kur te vdese Janullatosi, sepse edhe Nicolas Gage nuk do te kete me nevoje per ju atehere.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    e kaluara e murgjeve te Janullatosit, jenicereve ortodokse

    Zoti Sokrat eshte pak idealist, por une e njoh mire grupin e murgjeve te Janullatosit. Ai thote se 'pemet i pret KOASh-i, por KOASh-i nuk eshte Noli, jane te sotmit, dhe Janullatosi me pahir ben nje meshe e jo te behet druvar. Pra, Vllaznia po e pohon terthorazi se qenka gje e mire te shkojne naten dhe te presen pemet e parkut te Tiranes.

    At Foti Cici eshte prift i pamartuar, sic thua dhe ti, por jeni mijera vjet larg. Prandaj kur flasin per murgjerit, flasim per juve te deshtuarit, qe jetoni me fondet e ministrise se jashtme te Greqise, qe keni kryemurg nje pedofil se Efremin.

    Nga paguheni ju? TI u fute tani dhe tek forumi mysliman dhe fillove te shperndash urrejtje edhe atje. Une ju njoh mire juve. Megjithese jeni murgjer ose kandidate per murgjer, nje dite mund te shikoni neper gazeta historine tuaj, sepse e di origjinen e familjeve tuaja, me se merren prinderit tuaj disa prej te cileve kane dale neper already neper gazeta, cfare keni qene perpara se te vishni petkun e murgut ortodoks, etj,etj qe s'jua pret mendja. Eshte mire te mateni mire.

  8. #28
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Hene, 22 Shtator 2003


    NOLI PRET NGA KISHTARET ATE QE PATI PROPOZUAR

    AT FOTI CICI

    Noli, 14 libra jo fetare ne 26 vjet dhe akthi themelues i shqipes kishtare. Qe nga viti 1914, kur Fan S. Noli botoi librin e fundit kishtar te periudhes se pare perkthimore "shih shkrimin perkates: Koha Jone, 17 shtator 2003), e gjer ne vitet 40-te, kur u kthye tek perkthimet liturgjike, ai botoi 14 libra jokishtare, kryesisht perkthime te letersise boterore. Mbas nje jete te stuhishme, kleriku gjashtedhjetevjecar botoi ne vitin 1941 librin Uratore, i pari vellim i periudhes se dyte te perkthimeve kishtare me 600 faqe, ne vitin 1947 Kremtoren, me 818 faqe, dhe ne vitin 1952 vellimin e fundit te periudhes se dyte, Triodi dhe Pesedhjetorja, 396 faqe. Sic duket dhe nga shumica e titujve, ai e provoi shqipen kishtare ne piken me te larte, duke na dhene terma te shpenguar dhe jo te ngjizur shtirazi.

    Vlen te lexojme kushtimet ne librat kishtare te periudhes se dyte, te cilet permbajne nje bote simbolike jeteshkrimore, te njeriut Theofan. I pari liber, Uratore, eshte me perfaqesori i literatures liturgjike ortodokse, qe ne perdorim mund qe quhet dhe prifterorja, sepse ne praktike eshte manuali i priftit. Sa e kishin enderruar kete liber shqiplecitesit e pare, prifterinjte e martirizuar te Shqiperise se paranolit... E kujt tjeter mund t’ia kushtonte Hiresia e Tij librin e sherbesave? "Te perndercimit At Kristo Negovani, Deshmorit te Kishes sone Kombetare, per kujtim te perjetme!". Keshtu, detyrimi i pare iu blatohej pararendesve, eterve shqiptare te parafjetur me shprese ngjalljeje.

    Vepra qe e lodhi me shume Peshkop Nolin

    Kremtorja, libri me voluminoz i tij, ishte vepra qe e mundoi me shume Imzot Theofanin. Sa here ishte penduar e vrare shpirterisht qe punet e kishes e te kombit nuk e kishin lene te bente me shume per nenen e tij te shumemnduar. "Nenes se dashur Maria Stilian Noli, per kujtim te perjetme!". Peshkop Noli i blatonte kishes se saj vepren qe e lodhi me shume. Pastaj ky eshte libri me i kenduar ne Kishen Ortodokse; bashkeshorti i saj dhe ati i tij, Stiliani, ishte psalt. Kremtorja me festat e shenuara kishtare, te cilat i kujtonin ditet e bashkekremtuara, gjate femijerise e djalerise se hershme...

    Po kush ishte ai shpirt qe i dha Theofanit faren e beses, me intuite dhe jo me arsyetime? Ate besim te perfolur tek i cili u ngrit gjithe ajo jete, me kaq dritehije.... Kush i pati thene Theofanit te kundroje qiellin, sic u kujtua e beri ne maje te ures se Gallatese ne Stamboll, tek ajo ure qe ndan dy bote, i pangrene e i pashok, t’i therriste per ndihme e ndermjetim shenjtit dalezotes te shqiptareve, shen Gjergjit, dhe menjehere te shfaqej atje At Athanasiadhis, ish profesori i tij ne gjimnaz, qe t’i ofroje bileten per Athine? Kush ishte ajo qe e mesoi te agjeroje, ndonjehere per dite te tera, qe i fali caste prej asketi, shume para se te jepte premtimet murgjerore ne manastirin rus? Pra, kush e meritonte librin e kreshmeve te medha dhe te Ngjalljes? "Gjyshes se dashur Sumba Gjerq Noli, per kujtim te perjetme" "Triodi dhe Pesedhjetorja).

    Ndersa Papo Kristo Negovanit i dha atesine, emrat e te atit dhe gjyshit, i shtoi perbri nenes dhe gjyshes. Tre kushtime peng pra, ne tri vepra te medha te Nolit.

    Pajtimi me Faik Konicen ia kishte rivijuar permasat

    Peshkop Noli kishte dy arsye per te riperkthyer e ribotuar tekstet liturgjike ne shqip. Se pari, kanoni i adhurimit nuk ishte plotesuar, sepse shume sherbesa nuk ishin perkthyer gjate periudhes se pare. Gjashte librat e periudhes se pare, 1908-1914, jane perfshire ne keto botime, por te riperkthyera, dhe sasia e tre vellimeve te periudhes se dyte eshte pothuaj dyfishuar nga ajo e para. Se dyti, ai deshte ta perkthente meshen sipas ideologjise se tij, gje qe nuk ishte e mundur gjate viteve te hershme te periudhes se pare perkthimore si prift i ri. Atehere ai perkthente per te pajisur levizjen per autoqefali me librat e munguar kishtare, gje qe e lidhte priftin e saposhuguruar, nen omoforin e peshkopatit rus, me ideologjite ekzistuese tekstuale te Kishes Ortodokse, dhe sidomos asaj greke, e cila ishte pergjegjese per shqiptaret.

    Por tashme ai ishte politikisht i pavarur, kisherisht po ashtu, dhe pozita e tij ne komunitetin shqiptar ne Amerike ishte fuqizuar, sidomos mbas pushtimit te Shqiperise nga Italia. "Mjekra fallco" nuk degjohej me ne shqip, jo sepse ai kishte vite qe e kishte hequr, por se terheqja nga politika dhe marria me studime ia kishte ndryshuar profilin e meparshem, disi te pakuptueshem per besemiret dyshues ortodokse. Pajtimi me Faik Konicen ia kishte rivijuar permasat. Per me teper, ne vitet 40-te Fan Noli kishte te njejtin autoritet ne letrat shqipe sa c’kishte Kristoforidhi gjate viteve kur Noli po botonte librat e tij te pare. Hija e Kristoforidhit, me puritanizmen sunduese tek perkthimet e tij biblike, dhe fantazma e ptrikut te Stambollit, me disa peshkope greke qe e kercenonin ne kor, ishin merguar nga faqja e imzot Theofanit...

    Tekstet liturgjike te Nolit s’kane te dyta

    Por cfare ndryshimesh sollen keto perkthime, te cilat u leruar ne vite paqeje per Nolin? Ne qofte se japim nje gjykim permbledhes, mund te themi se kete here kemi dy ndryshime te medha ne punen perkthimore te Nolit meshar. Se pari, himnet jane perkthyer ne menyre te lire, duke arrire kesisoj nje pershtatje te perkryer muzikore tek teksti i perkthyer, brenda gjinive muzikore bizantine, gje qe nuk ekziston tek perkthimet e periudhes se pare. Cilido psalt sot, qofte dhe me njohuri mesatare ne muziken kishtare, e ka shume te lehte ti kendoje keto tekste, e te imitoje te gjitha ngjyrimet e melodive bizantine. Kjo ideologji i ben keto perkthime te vetevendosen mbi nje truall te perhershem muzikologjik. Nga gjithe kerkimet qe kemi bere mbi perkthimet e vona liturgjike ne gjuhe te tjera, nuk kemi gjetur tekste me "muzikale" si keto te periudhes se dyte shqip te Fan Nolit. Ndersa ne perkthimet e para, synimi pat qene kultivimi i tekstit dhe jo pershtatja muzikore.

    Por Noli nuk ishte i kenaqur vetem me nje perkthim thjesht te lire, me perparesi ne muzikalitetin e gjuhes se perkthyer. Ne fakt, kjo eshte nje metode jokishtare ne perkthimet liturgjike. Sikur te mos mjaftonte kjo, dhe ketu vijme tek arsyeja e dyte, nga njera ane peshkopi perktheu sherbesat qe plotesonin kanonin liturgjik ne shqip "kanonin e konceptuar prej tij), por nga ana tjeter, ai i shkurtoi sherbesat, duke hequr disa nga uratat qe lexon prifti, dhe duke shkurtuar shume fraza dhe vargje nga himnet origjinale.

    Pse i "censuroi" Noli himnet dhe sherbesat ne perkthime?

    Perse i shkurtoi Noli himnet dhe sherbesat ne perkthimet e dyta? Perderisa ai vuri muziken si te pare ne perkthim, ishte e kuptueshme qe ne disa himne, detyrimisht, perkthyesi do te sakrifikonte vargjet "here-here duke i tjetersuar ato) per hir te te kenduarit, por megjithate kjo nuk mund te shpjegoje gjithe ndryshimet. Tek uratat prifterore nuk ekziston asnje lidhje me muziken, perderisa ato jane thjesht recitime; por Noli edhe atje ka vene dore.

    Tek Uratorja ai e justifikon kete perzgjedhje duke thene se, "Disa prej Uratave jane shkurtuar, dhe disa kendime jane lene jashte jo vetem per te kursyer harxhet, po me teper nga shkaku qe ato figurojne vetem ne librat, edhe kurre nuke kendohen." "Parathenia e Uratores). Kjo eshte e vertete per disa nga uratat, por jo per te gjitha lutjet qe ai shkurtoi e nuk perfshiu fare ne kanonin e tij liturgjik.

    Por supriza me e madhe e ketyre botimeve eshte se nuk kemi ndonje ndryshim te dukshem ne stilin e gjuhes a ne terminologjine liturgjike. Kjo eshte shume habitese, sepse mbas nje qendrimi disavjecar ne Shqiperi, e mbas nje pune te madhe tekstuale me shqipen, per pothuaj dy dhjetevjecare, Fan Noli duket se nuk eshte i prirur te pajtohet me ecurine e nje gjhe drejt njesimit. Ndryshimet midis dy periudhave jane nuancore e jo stilore. Ideologjia planifikuese e Nolit ne gjuhe, nuk e kaperceu cakun e nje toskerishteje "romane".

    Ndersa nga kendveshtrimi teologjik, keto perkthime te dyta deshmojne se mendja gjithmone e zene e Nolit, nuk u vra kurre per adhurimin dhe tekstualitetin ortodoks, per vete faktin se nje persiatje e tille kushtezonte nje thellim teologjik. Por eshte per te admiruar se Noli punoi fort, dhe kurre nuk ishte i kenaqur nga puna e tij e meparshme. Madje dhe pasazhet biblike jane riperkthyer tek botimet e dyta, gje qe deshmon nje pune shume te madhe dhe te gjate, e cila nuk ishte kaq e domosdoshme. Shpifja me e madhe qe i kane bere shqiptaret Nolit ishte, kur i thane "dembel".

    Synimi nolian i pershtatjes me boten e re

    Tek perkthimet e periudhes se dyte, ne shohim qarte ideologjine politike te perkthyesit, si nje burre kishar i diaspores ortodokse. Perderisa Noli nuk ishte teolog, vizioni i tij per te ardhmen e ortodoksise ne Ameriken e Veriut percaktohej thjesht ne nje perspektive ideologjike. Kryesore ishin ceshtjet e gjuhes adhurimore, sic do te shikojme tek shkrimi perkates mbi perkthimet liturgjike te Nolit ne anglisht, dhe ato te politikes se juridiksioneve kishtare etnike ne ShBA, qe kishin lidhje me statusin e tij te gjysmepranuar ne Amerike. Mendimi i Nolit gjate ketyre perkthimeve nuk permbante debate teologjike. Por mesha eshte pjese e pandare e teologjise ortodokse. Mitropoliti Theofan besonte se Kisha Ortodokse ne perendim do te rikonsideronte traditen lindore adhuruese dhe do te bente ndryshime, per sa i perket zgjatjes dhe struktures se sherbesave e himneve, per t’u pershtatur ne boten e re. Por kjo nuk ndodhi.

    A ishin keto perkthime per perdorim ne kishat shqiptare te Amerikes, apo paraqiteshin me nje perspektive tejamerikane, edhe per kishen ortodokse ne Shqiperi? Edhe vete Noli do ta kishte te veshtire t’i pergjigjej kesaj pyetjeje, sepse referencat e perkujtimit te emrit te peshkopit meshetar tek kjo periudhe perkthimore nuk jane te njetrajtshme. Tek periudha e pare ne lexojme "Per Kryepeshkopin tone aksh", gje qe i jep librit nje perdorim tej juridiksionit te tij kishtar, e con tek te githa peshkopatat shqiptare dhe e shtrin tej diteve te Nolit enderrimtar. Por kjo nuk eshte e vertete per perkthimet e dyta. Tek keto botime lexojme, "Per Kryepeshkopin tone aksh", atje ku peshkopi vendor duhet te perkujtohet, por ka pika te tjera ku perdoruesi i librit shtanget: "Theofanit, fort te perndercimit edhe te lumturit Mitropolit te kryekisheve te shenjta te Duresit e te Bostonit, kryetarit edhe eksarkut te Shen Ilirise, perfalesit te Shen Gjergjit edhe Ungjillorit te Shqiptareve, atit e kryepriftit tone, per shume vjet, per shume vjet, per shume vjet!" "Uratore, f. 192).

    Permendja e fronit te braktisur pa kthim

    Nga deshmia e mesiperme del se peshkop Noli perdor emrin e tij si titull te kryepeshkopit te Shqiperise, duke permendur Durresin, fronin e tij te braktisur pa kthim "nentor 1923-dhjetor 1924), duke e vendosur veten mbi gjithe peshkopet shqiptare te asaj kohe. Ai shkelte kesisoj, vec etiketes kishtare, edhe kanonet perkatese mbi peshkopatin e dhene ortodoks, perderisa kisha meme asokohe, ne vitin 1941, kishte nje ekzistence plotesisht kanonike ne Shqiperi. Vetecilesimet e tjera te mbetura tek ky liber, nuk mund te vertiten vetem me terma brenda vetenjohjes, a tjeternjohjes se Fan S. Nolit...

    Vec kesaj, tek Uratorja Noli na jep rastin te vazhdojme te habitemi. Peshkopi perktheu ne kete vellim sherbesen e Miros se Shenjte, celebruar nga Patriku. Perse e shtoi ai kete sherbese ne kanonin e meshes shqiptare? Shqiperia nuk ka patrik dhe miroja i jepej, sic i jepet edhe sot, KOASh-it nga Patrikana Ekumenike, ose gjate regjimit komunist, ne disa raste nga Patrikana e Rusise. A nuk vjen ndesh renditja e kesaj sherbese me kanonin shqiptar liturgjik, por dhe me vete parathenien e Uratores, ku Noli, sic thame me siper, perpiqet te heqe dhe te shkurtoje nga origjinali, "per te kursyer harxhet, por me teper nga shkaku qe ato figurojne vetem ne librat dhe kurre nuke kendohen"? Kush eshte patriku i vertete i Uratores?

    Noli, prift dhe prelat

    Duke vezhguar gjithe keto fenomene te shumekuptimta, ne qofte se krahasojme dy periudhat perkthimore te Fan S. Nolit ne shqip, mund te themi se te parat vijne nga nje prift qe i leron e i blaton si lutje ne kishe, ndersa te dytat vijne nga nje prelat qe i koncepton dhe i kendon per vete. Por prape, as kjo nuk mund te shpjegoje paradoksin e perkthimeve te periudhes se dyte. Lajthimi yne eshte se ne nuk e pranojme paradoksin, si cast lajthitjeje per cdo njeri...

    Nga portretizimi i Kutelit tek refuzimi i Kishes se sotme Ortodokse ne Tirane

    Perkthimet e dyta u receptuan pothuaj ne heshtje. Per shembull, ne vitin 1943, kur Mitrush Kuteli portretizon Nolin me nentitullin "Shkrimtar Kishetar" tek Mall e Brenge, ne titujt e botimeve kishtare te Nolit nuk jepet Uratorja, e cila kishte dy vjet qe ishte botuar, por sic duket nuk ishte marre vesh. E njejta gje vihet re dhe ne reagimet e kishes ortodokse ne Shqiperi, e cila nuk i njohu keto libra per perdori ne adhurim. Edhe sot ato perdoren ne rast se dicka mungon nga perkthimet e para ose ne rast se fizikisht librat e pare jane shteruar.

    Perkthimet e para ishin pritur me buje, ne kohen e tyre, per arsye te lidhjes historike me levizjen per pavaresi. Qe te merrte trajte te plote kjo pavaresi, duhet te ishte nje mevetesim politik dhe fetar, sidomos per ortodokset. Periudha e dyte nuk kishte ndonje rendesi historike pervecse per te plotesuar disa nevoja liturgjike e pastorale. Per me teper ishte me e veshtire per ti bere keto vepra te njohura nga te gjithe per arsye te luftes, dhe sidomos te pasluftes.

    Por edhe perkthimet e para te Nolit, te cilat jane me "ortodokse", nuk u trajtuan me bindjen se ishin plotesisht te pershtatshme, por se ishin te vetmet ekzistuese ne kete gjini. P.sh. ne statutin e vitit 1922 thuhet: "Librat e Kishes Shqipetare, te cilat jane perdorur gjer tani, do te vazhdojne te perdoren, deri sa te formohet Sinodhi Episkopal, i cili do te vendose mbi perdorimin e tyre" "neni 13). Gjithashtu edhe statuti i vitit 1929: "Librat kishetare te perkthyer duhet te kontrollohen nga Sinodhi i Shenjte, i cili eshte i detyrurar, sa me shpejt te jete e mundur, te kujdeset per perkthimin dhe botimin e librave qe nuk jane perkthyer "neni 8).

    Varferia e sinodeve postnoliane

    Megjithe kete shqetesim dhe mospranim ne dukje, e vetmja veper nga premtimet e statutit te vitit 1929, ishte rishikimi dhe ribotimi i librit te sherbesave, perkthyer e botuar dikur nga Noli. Fatkeqesisht, as ai sinod, e as te tjeret qe vijuan gjer me sot, nuk munden ta pasurojne literaturen adhurimore ortodokse me dicka tej Nolit, dhe madje as munden t’i rishikojne dhe t’i rishtypin te gjitha librat e Nolit. Me paaftesine e tyre, kishtaret shqiptare i dhane perkthyesit te madh nje status te pamohueshem ne Kishen Ortodokse. Gjithesesi, mungesat ne libra, krahas problemeve te tjera, e mbajne kishen tone autoqefale larg plotesimit te tipareve te plota vendore, disa prej te cileve u sendertuan vetem nepermjet punes vigane te Fan Nolit.

    Nente vellimet e perkthimeve kishtare te Fan S. Nolit ne shqip, te cilet iu shtuan gurit te Kostandin Kristoforidhit, jane blatorja e gramatologjise sone kishtare. Noli pret nga kishtaret e sotem ate qe pati propozuar para se te niste punen perkthimore: teologe e filologe shqiptare, te thirren per nje pune te perbashket, per te ideuar e plotesuar kanonin adhurimor te ortodoksise shqiptare.



    E vura kėtė shkrim sepse jam mė se i sigurtė se ky shkrim ėshtė shkrim atdhetar, gjė qė shihet fare qartė. Nuk njoh At Foti Cicin, por pėr kėtė shkrim kėtu dhe pėr disa tė tjerė tė kėsaj natyre i ēmoj shumė si dhe qė tė gjithė e dijmė se qenia e Janullatosit nė krye tė KOASH ėshtė njė gjė shumė antikombėtare, prandaj edhe vlerėsoj e ēmoj kėdo qė punon pėr largimin e tij e pėr pastrimin e KOASH nga nga elemente tė huaj joshqiptar qė punojnė kundėr interesave shqiptare, sepse nė rradhė tė parė ėshtė pėr interesat tona shqiptare, si shqiptar qė jemi.
    Pėr At Foti Cicin, ndėrrimi i emrit nuk mė pėlqen fare dhe do tė dukej shumė mirė tė dali me emrin shqiptar Fatmir, qė edhe tingėllon shumė mė bukur se ky tjetri dhe nė tė njėjtėn kohė uroj qė tė mos jenė tė vėrteta ato qė shkruhen kėtu.
    I uroj suksese dhe gjithė tė mirat gjithė shqiptarėve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    At Fatmir?

    Nuk lejohet nga kisha ortodokse te kene prifterinjte emra jo fetare, dodoni; me sa di une gjithmone. Psh dhe Imzot Pelushi quhej po Fatmir por emrin kishtar e ka Joan. Ndoshta do te vije nje dite qe do te kete emra shqiptare ne kishe, dhe me duket se shkrime te tille punojne ne kete drejtim. ME kalimin e viteve, ndoshta, por me peshkope greke edhe 1000 vjet te kalojne nuk behet gje per ne. Por ty te lumte qe shikon anet pozitive te cdo njeriu. Sot per sot, edhe une jam me ty. Nuk jam dakord me te gjitha sa shkruan At FOti Cici, por duhet ta mbeshtesim se eshte me patriot nga te tjeret; kur te dalin te tjere me patriote, prape do t'i mbeshtesim. Ti Dodoni dukesh njeri me arsyetim; a besohen ketu qe shkruan Vllaznia ketu? Fillimisht une u lekunda pak, por kaloi nje muaj dhe perces shpifjeve nuk shikoj ndonje fakt. Por me thuaj dhe ti mendimin tend.

  10. #30
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Vllaznimi me ato qe shkruan ketu perdhos emrin e tij qe ne Shqip eshte shume domethenes. Njerez si puna e tij jane sahalepires qe e shesin lekuren e vet per nje cope buke.
    At Foti Cici te pakten po perpiqet qe te organizoje nje Kishe me karakter Shqiptar qe eshte per tu pergezuar, por kjo bie ndesh me interesat Greke qe kane uzurpuar KOASH-in, ndaj po e luftojne me cdo menyre.
    Ne kete kohe qe te gjitha fete kryesore ne Shqiperi kane influenca te theksuara nga jashte kufijve eshte per tu pergezuar puna e At Foti Cicit qe po perpiqet te sjelle nje fryme Shqiptare.
    timeo Danaos et dona ferentes

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  4. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •