Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163
    TURP !!
    Turp te kene ato qe ngrejne lart figuren e Janullatosit dhe ulin poshte figuren e prifterinjve shqiptar dhe atdhetare ne te njejten kohe .
    Turp per ty Albo qe mbron Janullatosin dhe me duket se i shikonke gjerat me teleskop se ti ne USA kurse ai ne shqiperi
    prandaj poshte GREKERIT dhe RROFTE SHQIPERIA
    GABIM 404

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Meqe dikush permendi turpin.
    Turp pershembull eshte qe te ndodhe nje maskarade si kjo ketu ku njerez anonime rrotullojne neper goje emra e mbiemra reale.
    Turp te kete dhe Cici qe i ka hyre nje fushate qesharake vetshpalljeje e vet-trompimi.
    Cudia fillon qysh ne postimin e pare kur thote njeri "ne vazhdim do rrezojme mitin e Cicit". Po c'mit more?! Cici po mundohet te nxjerre emrin e vet nga varri duke mbajtur emra te medhenj neper goje. Po mundohet te dale koke me vete. Koke qe u mbush me mesimet e atij qe sot na i qenka ngritur kundra ne emer te shqiptarizmes.
    Janullatosi eshte teme tjeter qe moralisht nuk i takon nxenesve te tij te vendosin per te por popullit Shqiptar.
    Ne keto postimet tuaja ketu ne cdo dy fjali njera do te permbaje emrin e ndritur te Cicit. Qesharake! Ky s'eshte vecse vetpublicitet pllebishtar. Imitim shtrembalaq i strategjive te dekadave te shkuara qe perdoreshin ne media per te popullarizuar dicka me spond.
    Mua e gjithe kjo me ngjason me nje farse ne fakt. S'eshte cudi qe jo nje por disa nga keta pseudonimet ketu jane te vet Cicit.
    Cici s'po gjen dot me ndonje diasporist per te rrjepur kshu e po ben publicitet ne internet nga qe eshte me lire? Mos me thoni qe ky Cici po ndjek gjurmet e Nolit se do ve duart ne koke.
    C'jane keto farsa?
    Sidoqofte, publiku me mend ne koke ia ka vene noten kesaj farse. Noten e shihni duke krahasuar numrin e shikimeve qe jane ne kete teme me ate te postimeve. E bast qe mbi 90% e klikimeve jane te vete Cicit, po ashtu si dhe postet.

    Eshte e lehte te gjykosh ne eshte Cici ky qe shkruan apo jo. Shqiptaret e ndershem revoltohen e i kepusin nga nje te share Janullatosint, nje parrulle "rrofte Shqiperia" si ky siper e mjaftohen me kaq. Kurse jane nja dy tre neperka anonime ketu qe nuk leshojne pe kur u shan Cicin, e mbushin temen me fjalime e shkrime te Cicit e zor se dorezohen te gjalle. Askush nuk do e mbronte Cicin me kaq zell pervec vete Cic anonimit.
    Duhet te kuptoni dicka te dashur ortodokse shqiptare. Qe Cici eshte vecse nje individ paradoksal qe nuk perfaqson ortodoksine shqiptare. Cici po mundohet te vetidentifikohet e shfaqet si misherim i ortodoksizmit shqiptar nderkohe qe shkollimin dhe edukaten ortodokse e mori ne Greqi me paret e grekut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kalemi : 24-09-2003 mė 02:21

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Me gjithe keto hidh e prit me veten e tij Cicit do i jete dyzuar dhe personaliteti.
    Shume interesante gjuha induendo qe ka perdorur Sfurku vende - vende.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kalemi : 24-09-2003 mė 03:02

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10

    Kjo teme po merret me shume se seriozisht!

    Ja pra, kjo teme tani po merret me shume se seriozisht. Aq seriozisht sa po dilet fare nga tema. Ne i respektojme te gjithe anetaret e forumit qe shkruajne, por duam t’iu sugjerojme atyre qe ta lexojne me mire e me kujdes temen tone dhe te debatojne ne lidhje me te. Nuk mund te vish ne temen qe flet per Cicin dhe te shash Janullatosin apo Sejfi Protopapen dhe te tjere. Jo se ne demtohemi po i shate, por thjesht sepse kjo gje nuk eshte qellimi i temes qe kemi hapur.

    Ne nuk po mbrojme aspak Janullatosin, por shqiptarizmen e sulmuar. Ne duam te tregojme qe ky prift shqiptar nuk eshte ai qe thote sepse edhe qe te behej ky qe eshte sot eshte bere duke luajtur flamurin vorio epirit.

    Ne duam qe t’ju sugjerojme me perulesi qe ju te shprehni mendimet tuaja a eshte shqiptar apo grek Foti Cici dhe jo a eshte shqiptar apo grek Janullatosi sepse te gjithe e dime qe eshte grek.

    Per t’ju ndihmuar ne arritjen e perfundimit tuaj ju ftojme te pyesni Foti Cicin se c’ domethene «έλληνας το γένος», ose “ellinas to jenos”, dhe ai pasi te hapi dokumentet qe ka ne arkivin e tij do te mund t’jua shpjegoje me mire.

    Meqe tema tashme eshte shtrire ne tre faqe te medha dhe ne shumicen e hapesires se mundshme idhtaret e Foti Cicit kane shkruajtur gjera qe nuk paraqesin fakte ne mbrojtje te tij por ceshtje ne ere, gjejme vendin te bejme nje sqarim:

    Ne e kuptojme shume mire panikun qe zuri mbeshtetesit e tij dhe vete Fotin me pseudonim (qe ju vete mund ta keni kuptuar fare mire), pasi ne publikuam faktet kunder tij, fakte qe jane te shumta ne numer dhe qe asnje nuk i ka pergenjeshtruar deri tani.

    Duhet gjithashtu te kuptoni qe ne ketu nuk erdhem te shanim Foti Cicin. Ketu ngaterrohet shume thjesht ofeza me te verteten. Kur ne me poshte do ta quajme Fotin tradhetar, ne nuk e shajme sic rendom perdoret kjo fjale por ne i themi se me sjelljen e tij ai tradhetoi vendin e tij dhe Kishen Shqiptare.

    Gjithashtu ne do te donim t’ju kerkonim qe te mos shajme njeri-tjetrin per hir te Foti Cicit, sepse kjo nuk eshte e llogjikshme.

    Jemi shume te gezuar qe thirrjes se Sfurkut per te na perjashtuar nga Forumi Shqiptar si edhe per te mbyllur temen ne fjale iu pergjigjen vete administratoret.

    Sfurku dhe Foti Cici u tremben nga paraqitja e ketyre fakteve dhe i kerkuan forumit perjashtimin tone dhe mbylljen e temes. Nese ata jane te ndershem, nuk kane pse te kene frike nga e verteta dhe jane te ftuar ne cdo rast t’i pegenjeshtrojne ato. Ne do te permendim disa fakte qe vertetojne ashtu sic ju premtuam ne fillim kur hapem temen se Foti Cici nuk eshte ai qe pretendon te jete. Sot fale teknologjise se perparuar gjithkush ashtu si dhe ne nese disponon fakte kunder tij mund t’i postoje ato ne temen e hapur nga ne.

    Tema do te qendroje e hapur pasi ne jemi te sigurt se njerez te tille megjithe perpjekjet tona nuk korrigjohen por perkeqesohen.

    Meqenese do fakte ti Sfurk dhe ne nuk e kuptojme se pse nuk i ke pare ato deri tani po fillojme te t’i themi ato me thjesht qe te mos lodhesh shume per t’i kuptuar. Ne t’i paraqitem faktet dhe ti thua se nuk po shikon. Nuk eshte se ti nuk shikon, por ti nuk do te shikosh sepse je i njeanshem dhe i fanatizuar na Foti per te pare vetem ne siperfaqe. Ne te ftojme ty ti analizosh perseri faktet e meposhtme qe tani jane shtuar dhe duke i studjuar me kujdes te arrish ne nje perfundim, jo ne favorin tone ndoshta edhe te kunderten, por te arrisht diku. Dhe kjo jo per ty, por per gjithe opinionin mbareshqiptar:

    1. Foti Cici eshte nga Nivica e Sarandes dhe i perket kombesise shqiptare te cilen ne fillimet e tij do ta mohonte dhe me pas kur nuk arriti qellimet e tij do ta perqafonte.
    2. Foti Cici do ta mohonte gjithmone prejardhjen e tij nga Nivica duke aluduar per prejardhjen e tij nga Aliko (fshat me minoritare). Duke e mohuar vendlindjen e tij dhe si rrjedhim kombwsinw e tij, Foti arriti te merrte favore te medha.
    3. Foti Cici e nisi karrieren e tij si bir shpirteror i Sebastianosit dhe si anetar i zellshem i Sfeves. Nese do te kete kurajon ta pergenjeshtroje kete gje ne do t’ia perplasim ne fytyre faktet duke i treguar vete personit dokumentat qe perbri emrit Foti shkruhet: “Kombesia Greke” (Vorioepirot).
    4. Foti Cici i dashuruar pas luksit te jetes evropiane e shtyn mbarimin e shkolles per 7 vjet dhe gjate kesaj kohe nuk denjon te jetoje asnje dite ne Shqiperi ne sherbimin e Kishes Ortodokse Shqiptare. Vonesa e tij shkaktohet dhe nga intelekti i tij i dobet dhe interesi i vogel per ceshtjet teologjike.
    5. Foti Cici shkon ne Angli dhe Amerike dhe deshton perseri ne mbarimin e studimeve te tij pasi merren masa disiplinore kunder tij per shkak te sjelljeve te tij patologjike.
    6. Vellai i tij, Artem Cici i cili ka marre burse nga Kryepeshkopi Anastas i mbrujtur me ide patriotike nga Artemi, vendos ta braktise perfundimisht vendin e tij per tu vendosur ne Selanik dhe per tu martuar me nje shtetase greke. Kete e beri vetem pasi u diplomua per teolgji ne Athine dhe mbaroi Konservatorin per muziken kishtare bizantine.
    7. Ne “ndihme” te Kishes Shqiptare Artemi vendos te punoje si psalt i majte ne nje nga kishat e Selanikut. Ndersa nga dashuria per shqipen ai psal bukur greqisht per greket dhe nuk pranoi kurre qe zerin e tij te bukur ta vendose ne sherbim te Kishes Shqipare. (Na vjen keq qe permendim dhe Artemin kunder te cilit nuk kemi asgje por vetem qe duhet qe ta perdorim si fakt qe verteton “dashurine per Atdheun” te Foti Cicit.
    8. Foti dhe Artem Cici pasi kane marre njeri miratimin dhe tjetri bursen nga Janullatosi vendosin te behen bukeshkale duke perbere edhe zhgenjimin me te madh ndaj Kryepeshkopit qe priste shume prej tyre.
    9. Foti Cici shkon ne Amerike i ndihmuar nga Sejfi Protopapa, perplaset me Liolinin dhe tregohet bukeshkale edhe ndaj Protopapes duke e ofenduar ate familjarisht dhe duke cenuar edhe personalitetin e gruas se tij qe u interesua t’i gatuante dhe t’i pergatiste dhomen ne kohen qe ai u strehua ne shtepine e z. Protopapa.
    10. Foti Cici eshte armik i Janullatosit, Liolinit, Nikolla Markut dhe Sejfi Protopapes. Blloku Anti-Janullatos u perca vetem pas politikes sherrndjelleese te Fatmirit.
    11. Interesant eshte edhe fakti qe studimet ne Teologji te Fatmirit vorioepirot zgjaten per gati nje dekade. Kete gje edhe ai nuk e pergenjeshtron dot pasi mjafton te pyesesh ne sekretariatin e Universitetit Kapodistria te Athines per tu njohur me daten e fillimit dhe mbarimit te studimeve.
    12. Foti Cici demaskohet me artikullin e Sejfi Protopapes botuar ne gazeten “TemA” te dates 9 shtator 2003 E pergezojme z. Protopapa per botimin ne gazeten Tema te letres skandaloze qe Cici ia ka derguar me e-mail dhe meqenese nuk e ka pergenjeshtruar do te thote qe eshte autentike. Gjuha e perdorur te kujton nje adoleshent qe ka harruar te rritet dhe te nje mekatari qe ka harruar se eshte prift. (Lexoni me lart e-mailin qe Cici i ka derguar Protopapes. “Te ka trokitur vdekja...do ta pesosh...etj.)
    13. Foti Cici dhe Artem Cici jane tradhetare te vertete. Dhe kete ne e themi jo per t’i ofenduar por per t’i karakterizuar me kuptimin e plote te fjales tradhetar. Ata tradhetuan Atdheun, sepse nuk denjuan me te ktheheshin dhe Kishen sepse nuk i sherbyen me asaj.
    14. Foti Cici eshte genjeshtar sepse se pari genjeu Janullatosin duke i premtuar se do te kthehej ne Shqiperi dhe se dyti se genjen opinionin publik shqiptar duke u deklaruar shqiptar nderkohe qe karrieren e tij e nisi si voirioepiriot?
    15. Foti Cici eshte genjeshtar edhe i vetvetes pasi nuk e ka zgjidhur me veten nese eshte shqiptar apo grek, ortodoks apo joortodoks. Ai nuk e ka vendosur akoma qendrimin e tij pro apo kunder Patriarkanes Ekumenike qe eshte qendra e Ortodoksise boterore, si rrjedhim ai eshte konfuz brenda vetes.
    16. Foti Cici tejkalon kompetencat e tij si prift kur ne shkrimet e tij nderhyn ne problemet e brendshme te nje kisheje tjeter autoqefale. Te gjithe lexuesit e forumit duhet ta kuptojne se Kishat Autoqefale funksionojne si shtete te pavarura dhe nuk eshte ne frymen e kanoneve te Kishes Ortodokse qe nje Kishe si OCA te nderhyje ne punet e brendshme te KOASH-it. Nese si besimtar i thjeshte Cici kishte te drejte te fliste per problemet e KOASH-it pasi do te ishte anetar i saj, tani si prift i Kishes Ortodokse Ruse ne Amerike, OCA, ai nuk ka te drejte te nderhyje ne punet e brendshme te nje Kishe tjeter.
    17. Foti Cici sulmon kater elemente te Kishes Shqiptare: a) Kishen si institucion, b) Keshillin e Shenjte (Sinodin), c) Patriarkanen Ekumenike (qendren e ortodoksise boterore dhe d) Janullatosin. Pra ai sulmon te gjitha institucionet e larta te Kishes Ortodokse ne bote. Ai sulmon shtepine e tij. Foti Cici ne kete rast ka dale armik i vetvetes dhe i asaj qe ai perfaqeson.
    18. Foti Cici mund te shante vetem Janullatosin, ne e kuptojme urrejtjen e tij pasionante sepse nuk arriti t’i zhvaste edhe para te tjera, por jo Keshillin e Shenjte i cili perbehet edhe nga peshkope shqiptare.
    19. Foti Cici duhet te dije se nje prift predikon dashurine dhe jo urrejtjen, paqen dhe jo dhunen, mirekuptimin dhe jo skandalin, unitetin dhe jo percarjen.
    20. Foti Cici kryen nje shkelje te rende kanonike kur i drejtohet nje primati ortodoks sic eshte Janullatosi me terma: “At i mashtrimit dhe i genjeshtres dhe se do te shkoje ne ferr”. Eshte cmenduri qe nje prift ortodoks te sulmoje peshkopet e Kishes Ortodokse mbareboterore. Kjo do te thote qe ai nuk beson ne misionin e larte te Kishes Ortodokse.
    21. Foti Cici le te na thote se si e mori bursen e tij per te studiuar Teologji ne Athine. Ai tregohet mosmirenjohes ndaj Sebastianosit kur i mohon lidhjet me te.
    22. Foti Cici mohon gjithashtu lidhjet e tij me Kryepeshkopin Janullatosin qe ai kishte ne vitet e para te studimeve te tij perreth gjysem dekade.
    23. Foti Cici e mendoi Kishen si nje vend ku mund te bente karriere. Kur e pa se gjerat nuk po realizoheshin sipas afateve te percaktuara nga vete ai, vendosi t’i luftoje te gjithe bamiresit e tij.
    24. Foti Cici me shkrimet e tij nuk mund te arrije gje tjeter pervecse skandalizimit te vazhdueshem dhe coroditjes se besimtareve ortodokse. Ai ndan te njejtin mision me Nikolla Markun panvaresisht se jane armiq midis tyre.
    25. Foti Cici quhet nga at Nikolla Marku si prift antishqiptar. Foti Cici e quan At N. Markun si prift antikanonik. I gjithe ky sherr behet per te terhequr sunvensionet e pasanikut Sejfi Protopapa. Me sa duket ne avantazh per momentin eshte Nikolla Marku.
    26. Foti Cicit i digjet ne dore nje nga kartat me te preferuara ne lojen e tij te dyfishte. Duke e ofenduar Protopapen ky i fundit e dekonspiron ate. Ja se cfare i shkruan ne artikullin e gazetes TemA te dates 9 shtator 2003: “Duke u nisur nga kjo fyerje dhe kthesa kundėr meje e priftit ortodoks, mu kujtua se inati i parė i ish z.Foti Cici doli kur unė dėrgova me email, gabimisht dhe pa qėllim, shkrimin origjinal tė shkruar nga ish z.Foti Cici sė bashku me formatin e atij shkrimi, tė gjysmuar dhe pastruar nga mua, pa asnjė shtesė, nė lidhje me situatėn kishtare nė Sarandė. Nė fakt, ish z.Foti Cici ishte shumė i kėnaqur me pėrpunimin tim dhe e botoi atė format tė paprekur me pseudonimin Sokrat Dhima. Ėshtė e qartė se gabimi im cėnonte egon e ish z.Foti Cici si autori origjinal i artikullit tė botuar megjithėse emri im nuk pasqyronte gjėkundi. Unė i sugjeroj lexuesit se nė kėtė rast ish z.Foti Cici ka tė drejtė tė inatoset me mua por unė gjej vėshtirėsi tė kuptoj qė ai tė mos pranonte ndjesėn time dhe, pėrkundrazi, tė shprehė pjesėn e keqe tė shpirtit tė tij. Me kėtė paraqitje unė shpresoj tė ndihmoj lexuesin qė tė ketė njohuri edhe pėr kėto pjesė pėrbėrėse tė At Foti Cicit”.
    27. Eshte mese e qarte qe Foti Cici shkruan ne forum me pseudonimin e Sokrat Dhimes. Kjo gje vertetohet me larte pasi Protopapa i nxjerr atij te palarat.
    28. Foti Cicit i pelqen shume te flase per “Belulin”. Ja sec thote ai per veten :

    Sokrat Dhima tek “Gjuha e Ortodoksise ne shqip”
    Ashtu eshte! T'a shikosh kur meshon, ka nje ze te bukur dhe kur predikon i thote gjerat troc e thjesht, qe te kuptohen nga cdo nivel. Kendon bukur se eshte diplomuar per muzike bizantine ne konservatorin e Athines, plus teologjise. Prandaj dhe eshte per tu habitur, se si iu shpetoi grekeve nga duart.

    Sokrat Dhima
    Ju perpiqeni te pajtoni te gjithe qe te luftoni nje prift te rendomte, vetem se ai ka ngritur zerin kunder pleqve qe kerkojne te bejen ligjin kudo.

    Sokrat Dhima
    Une vete kontaktoj shume shpesh me te me email.




    Konkluzion

    Arsyet qe ne i permendem gjithe keto gjera nuk jane per te denuar at Foti Cicin se pse u deklarua si vorioepiriot apo perse perfitoi nga Sebastianos dhe nga Anastasi, pasi kjo eshte normale per shqiptaret e pasdiktatures sic i pelqen Fotit te vetequhet. Deri diku ne e kuptojme sjelljen e tyre, por ajo qe na indinjon eshte fakti se pasi njerez te tille te pasinqerte me te kaluaren dhe me te tashmen nuk iu takon te luajne rolin e patriotit te flakte “te cilet iu perkushtuan teresisht ceshtjes shqiptare jashte atdheut”.

    Ketu eshte vendi t’iu permendim nje shprehje ndoshta jo te njohur nga te gjithe: “Streha e fundit e batakcinjve eshte patriotizmi”. Edhe i madhi Konica thote nje shprehje, e cila eshte me e njohur se e para: “Shqiptaret jane te vetmit per te kthyer ceshtjet personale ne ceshtje kombetare”.

    Si perfundim, ne nuk presim ndonje mrekulli nga personat ne fjale, por kemi marre persiper nje detyre te cilen shpresojme ta permbushim:

    “Cmitizimin e pseudopatrioteve te cilet duhen demaskuar dhe largmbajtjen e tyre prej patrioteve te vertete te cilet duhen nderuar dhe respektuar”.

    Pershendetje te gjitheve, Vllaznimi.
    Rrofshin shqitaret e vertete qe per asnje moment apo interes nuk e mohuan faktin e te qenit shqiptare.

  5. #35
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163
    Nuk mund te vish ne temen qe flet per Cicin dhe te shash Janullatosin


    hmmmmmmm ore cop mishi mu sma ndjen fare se kush eshte CICI.Une jam ateist por me vjen ndot dhe me rrenqethet mishi kur ndegjoj qe Janullatosi ka bere gjera te mira per Shqiperine,me vjen ndot kur ju shikoj juve qe shkruani me aq pasion per Janullatosin sikur te ishte nje profet,me vjen ndot qe ju ulni poshte vlerat e prifterinjve shqiptar,me vjen ndot kur ju ziheni me njeri-tjetrin,
    Doni nje shembull ja u them une :
    kush nga ju e di qe ne Elbasan eshte nje kishte ortodokse ku sherben nje prif i cili nuk donte qe tja leshonte kishe nen kujdestarine e Janullatosit besoj se shume nga ju qe merreni me kete pune e dini me mire se une kete.Mos me thoni tashti qe keni per te share dhe kete prift i cili respektohet nga i gjithe populli i Elbasanit per sherbesen e tij nga Zotit,ndaj njerezve dhe ndaj atdheut
    prandaj ju plerat qe me ngrini lart figuren e Janullatosit mos na cani ****** si shume se ju jeni bere si zagare mbas atij ,jeni dhe shqiptar ju mor te paftyre.TURP

    Me respekt MANDI
    GABIM 404

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    qenke i kalemit

    O Kalemi, ik e kalemosu me mire, sesa t'ia futesh kot. Cfare mendimi ke ti per Janullatosin?

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    O Fatmir, ik bej Cicin! Nuk te jap kenaqsine e te marrit me ty, sepse ti ate kerkon, vemendje.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    irineu

    O Vllazni, c'u be ai anetari i grupit tuaj, Irineu? A vazhdon ne Londer? Irineu, ai qe ishte me origjine serbe dhe per kete ishte krenar ne Seminar, prandaj u largua nga Shqiperia perpara se te fillonte lufta ne Kosove, sepse nuk deshte te luftonte kundra
    serbeve.

    A mos je dhe i nga ata te grupit te Ollges, me Irineun? Lexova se At Luka Veronis te libri "Predikime" Botim i K.O.A.Sh. 2001
    Faqe 88. "Nje sheruese e tille ne Tirane i mirepret te
    krishteret ne shtepine e saj, por i mashtron njerezit,
    duke thene se Jisui nuk eshte biri i Perendise"

    Irineu ka qene nje nga dishepujt e zjarrte te
    Magjistares Ollga.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10

    Une po largohem pasi kaq kisha per te thene.

    Nuk jam as njeri as tjetri, bile as qe i njoh. Mos u merr me thashetheme dhe te zesh emra te tjeresh ne goje sepse kjo nuk eshte ne etiken e njerezve pozitive megjithese ti nuk hyn aspak tek keta te fundit.

    Ti duhet ta kesh kuptuar tashme qe meqe di kaq gjera per Cicin, patjeter qe e kam njohur mire ate dhe kam patur kontakte me te. Dhe nuk i kam shkruajtur te tera qe di…
    Gjithashtu mund te kesh kuptuar qe marr vesh nga teologjia. Une kam studiuar teologji, por nuk jam teolog pasi i nderpreva studimet per arsye personale, sepse zgjodha nje drejtim tjeter ne jete. Tani jam nje besimtar i thjeshte qe kam nje biznes te vogel dhe qe jetoj i kenaqur me familjen time ne atdheun tim.

    Une kam qene nje mik i ngushte i Cicit dhe i jam larguar kur kuptova se s' ishte i sinqerte me veten. Ne ate kohe une nuk e denova qe luante rolin e vorioepiriotit sepse te gjithe ne qe ishim ne ate kohe ne Athine e benim nga pak kete gje. Por Fatmiri (flas me emrin kur e kam njohur une) shkoi edhe me tej. Ai u be grek me karta te rregullta per te perfituar favore nga shteti grek.

    Ky ishte edhe shkaku qe une u largova perfundimisht prej tij sepse nuk mund ta duroja dot faktin qe ai shtirej per te pasur favore te ndryshme nga shteti grek.

    Megjithate une i kam ruajtur keto sekrete per shume vjet brenda vetes derisa lexova ne shtyp emrin e tij. Ai duke dale nga vetvetja dhe duke mos u mjaftuar ne detyren e priftit sulmonte njerez te ndryshem nen flamurin e shqiptarizmes.

    Ne kete moment une vendosa qe te publikoja faktet dhe te vertetat qe dija kunder tij qe opinioni shqiptar te mos sugjestionohej nga loja e tij patriotike.

    Une e respektoj Cicin si prift dhe me vjen keq qe ai del nga detyra e tij. Dikur me pyetet ne Forum se pse nuk dilja hapur ne shtyp me emer kunder tij.

    Se pari sepse une nuk jam njeri i rendesishem, por shqiptar i thjeshte dhe shtypi nuk do te me jepte rendesi dhe se dyti se te botosh mesazhet ne forum nuk eshte gje e vogel pasi ne cdo shoqeri kerkimi nese do te shtypje emrin e Foti Cicit do te te hapeshin dritaret e forumit qe flisnin per te. Ne kete menyre une e kuptova qe ekzistonte Forumi dhe u regjistrova.

    Si perfundim une desha te falenderoj Forumin per mikpritjen sepse une do te dal prej tij pasi keto ishin te vertetat qe une dija, te cilat edhe i publikova.

    Kam edhe nje kerkese per moderatoret:
    Duke e pare qe tema e hapur po agravon ne ofeza dhe sharje banale si edhe permendje emrash njerezish te tjere te pafajshem, te cileve mund t’iu jete shkaktuar ndonje indinjate serioze, do t’ju kerkoja qe ta kycnit temen sepse une e konsideroj te mbyllur.

    Ishte kenaqesi te bashkepunoja me ju, VLLAZNIMI.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    ti, i dekllarates, dale more...(Adil Carcani)

    SInqerisht, Vllazni, te lutem. Une mund te jem mbeshtetes i At Foti CIcit, por nese ti del ne shtyp per ti publikuar te dhenat qe di, do te jete nje kontribut per kishen shqiptare. Ndoshta atehere une mund te hidhem me ty....

    Edhe ne qofte se nuk ndihesh 'i rendesishem', nje shkrim i tille mund te te beje me te rendesishem se mesatarja e rendesishmerise shqiptare sot. Pastaj, ne qofte se iken, cfare do te beje Albo dhe djemte e tjere te Janullatosit ketu?

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  4. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •