Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 53
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10
    Sqarim

    Se pari na duhet te bejme nje sqarim per Sfurkun qe e ndjejme si vellain tone ashtu si edhe Fotin, prandaj kemi dashur t’i keshillojme dhe jo t’i ofendojme ashtu si ata vete kane pare ne shkrimet tona. Por kjo nuk do te thote se ne do te bejme kompromis per te mos e treguar te verteten si edhe per te mos i vene ne dukje gabimet At Fotit. Kete ne e bejme per ta ndihmuar ate pasi ne qofte se e leme te beje si te doje do te marre veten me qafe. Sigurisht qe me kete shprehje ne nuk deklarojme se do ta ndalojme Cicin te kryeje aktivitetin e tij pimantik (pastoral), absolutisht jo, ai eshte i lire te beje c’te doje. Ne thjesht do t’i tregojme duke e respektuar si prift dhe si teolog se cfare nuk eshte e hijeshme te beje.

    Se dyti ne nuk jemi armiq per vdekje te At Fotit vetem se ne nuk miratojme metodologjine e tij sharese dhe ofenduese ndaj Anastasit, Patriarkanes dhe disa peshkopeve te tjere ortodokse.

    Eshte i paprecedent fakti qe nje klerik i thjeshte te kthehet kunder Kishes se tij pasi te jesh antipeshkopal je edhe antiortodoks. Prandaj ne kemi theksuar se me shkrimet e tij, Cici po tregon qe jo vetem nuk eshte nje prift i mire, por as edhe nje besimtar i mire. Edhe ne Kishen Katolike jane bere shume gabime historike nga Pape etj., por asnje prift katolik nuk shkruan neper gazeta me stil te nje replike politike kundervenie ndaj Vatikanit.

    Si mund te jesh nje ortodoks i mire kur kunderflet ndaj Patriarkanes Ekumenike qe ati si teolog qe eshte e di shume mire se institucioni i Patrikanes shpreh dhe garanton unitetin e Kishes Ortodokse. Cici deklaron se lufton nje shkeputje ndaj varesise nga Patriarkana por kjo eshte nje beteje donkishoteske pasi kjo varesi nuk ekziston sepse Kisha Ortodokse e Shqiperise eshte shpallur Autoqefale pikerisht me tom patriarkal, d.m.th vete Patriarkana e Kostandinopojes (Stambollit) ia njeh Autoqefaline Kishes Shqiptare.

    Ne qe banojme ne Shqiperi dhe i shikojme gjerat me mire se Cici e sigurojme ate se jemi teresisht autoqefale dhe te pavarur. E vetmja varesi qe kane Kishat Ortodokse te te gjithe botes, perfshire edhe OCA, Kishen ne te cilen Foti eshte dorezuar si prift eshte ajo shpirterore sepse si Cici e di shume mire ekziston nje paresi nderi per Kryepeshkopin e Romes se Re te cilen te gjitha Kishat e respektojne.

    Por fatkeqesisht duket shume qarte se ajo qe do te beje At Foti eshte ta shkepuse Kishen e Shqiperise teresisht nga Patriarkana duke e kthyer ate ne nje kishe skizmatike apo paleoimerologjite.

    At Foti te mos paraqitet si i vetmi ekspert ne fushen e Teologjise pasi sic mund ta kuptoje nga shkrimi nga teologjia marrim vesh pak edhe ne.

    Do te shkruajme pak me vone persa i perket studimit te tij te shkurter mbi perkthimet e Imzot Fan Nolit per te cilin e urojme.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Sfurku, ketu po zhvillohet nje debat midis besimtaresh orthodokse dhe ky eshte edhe qellimi i ketij forumi, tu japi shqiptareve nje mundesi qe te debatojne me njeri-tjetrin jo thjeshte neper faqet e gazetave, por edhe drejt per drejt me njeri-tjetrin.

    Ne e stimulojme debatin konstruktiv ne kete forum dhe ky debat eshte i tille.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    cila eshte tema e debatit, Ilirjan?

    Apo mos jeni i njejti person, Vllaznia dhe Albo?

    Ti, o Vllazni, o hasmeri, thua se ai lufton Patrikanen, por 101 veta, me falni 102, bashke me halldupin NIkolla Marku, e shajne pikerisht duke thene se ai eshte agjent i Patrikanes.

    Ejani ne vete, e shqiptare!

  4. #14
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242

    Re: cila eshte tema e debatit, Ilirjan?

    Postuar mė parė nga Sfurku
    Apo mos jeni i njejti person, Vllaznia dhe Albo?
    Nuk e besoj Sfurk pasi Albo e ka fiksuar shqiptimin e fjales ortodoks ne "orthodoks" kurse Vllaznimi (apo Vellazerimi?) te pakten e thote Ortodoks packa se eshte hutuar pak me siper dhe ben fjale per Kishen Orthodhokse Ruse.
    Nje mishmash kaq te madh nuk kam pare.
    Albo eshte vetem nje H larg Shqiptimit te fjales ORTHODHOKS qe e ka sanksionuar KOASH i Janullaotsit.
    Eshte vertete te te vije keq se ku eshte katandisusr gjuha jone qe ne kte forum deklarohet me te madhe se duhet "mbrojtur me gjithe kusht".
    timeo Danaos et dona ferentes

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    te lumte

    Te pergezoj qe po citon Nolin mbi Konicen, nga shkrimet e priftit tone. Ja, kjo eshte e verteta mbi At Fotin (Fatmir Foti Cicin), i cili po flet per te ardhmen duke peshuar te tashmen, por dhe duke marre nga e kaluara gjithcka e mire per kombin tone.

    Vllaznia thote tani, 'vellai yne Foti', ndersa deri dje thoshte se do ta zhveshim nga prift, hapi rubrike me vete per ta demaskuar, me metodat e Hoxhes. Ndersa per mua thoshte 'sfurku me simbolin e satanit', ndersa tani me thote dhe mua 'vella', se kujtoooon se jam prifti))

    Nuk e di se po te dale me emer ne shtyp, eshte kaq i ceket dhe qesharak, sa replika e At FOtit ndaj tij, jam i sigurt, se do te hyje ne tekstet shkollore te femijve tane; jam i sigurt per kete, se sa me shume po lexoj shkrimet e At Cicit, aq me shume shikoj erudicionin dhe gjakftohtesine e tij, por dhe burrerine e shqiptarit qe nuk tutet... Keto jane pasojat shkombetarizuese te Janullatosit, i cili nga njera ane nuk krijoi mendimin e lire fetar en shqiperi, nga ana tjeter, ai mundi te shperbeje autoqefalistat, te cilet ne fakt u shperbene vete, mbasi u percane me njeri-tjetrin, sepse njeri eshte me halldup nga tjetri, dhe kujtojne se do te fitojne me shpifje dhe me vellavrasje; ja Haxhi Qamilet!!!

  6. #16
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Une vete jam Bektashi (jopraktikues) dhe ndoshta nuk me takon te "fus hundet" ne punet e Ortodokseve po ky "perdhunim" qe i behet punes se Nolit dhe gjuhes shqipe nuk mund te tolerohet prej meje.
    Ajo qe me vret me shume nuk eshte se ne duhet te luftojme vetem me Janullatosin e kompani por edhe me ata qe jane verbuar prej tij, si puna e Albos qe eshte me te vertete te te vije keq.
    Une nuk e ve ne dyshim sinqeritetin e Albos ne besimin qe ka per punen bamirese qe po ben Janullatosi ne Shqiperi por te besoje se dhunosja e shqipes (te cilen ne kete forum e kemi te shenjte) ne ate far menyre eshte e drejte, eshte vertet fatkeqesi.
    Tani me ka lindur vertet deshira ta njoh At Foti Cicin dhe ndoshta kur te vij ne Kanada do te perpiqem ta takoj patjeter nqs gjendet ne rrethinat e Torontos. Doja thjesht ta pergezoja per punen e mire qe po ben.
    Neve na duhet fjala e Zotit dhe megjithese fjala e Tij eshte e drejte ne cdo gjuhe sikur te ishte ne Shqip do na tingullonte me bukur.
    timeo Danaos et dona ferentes

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    Kanada, Greqi, Shqipėri
    Postime
    39

    kontakt me At Fotin

    Tek webi i Kishes Ortodokse ne Amerike (www.oca.org) eshte tek 'clergy listing', emaili i At Fotit: FrFoti@yahoo.ca. Ai tani udheton midis TOrontos dhe Montrealit, dhe meqenese kisha e MOntrealit eshte me e reja, ai banon atje perkohesisht, sepse jane dy kisha me nje prift, por ju sugjeroj ti dergoni nje email qe t'ju thote vete ai programin e tij. Une vete kontaktoj shume shpesh me te me email.

  8. #18
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Flm per infon Z. Sokrat. Vajta edhe tek site i kishes se Shen Astit dhe me pelqeu ideja pavaresisht se ka nevoje per me teper informacion, por te pakten eshte nje fillim i mbare.
    timeo Danaos et dona ferentes

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10

    Ja faktet per Foti Cici

    Jemi shume te gezuar qe thirrjes se Sfurkut per te na perjashtuar nga Forumi Shqiptar si edhe per te mbyllur temen ne fjale iu pergjigjen vete administratoret.

    Sfurku dhe Foti Cici u tremben nga paraqitja e ketyre fakteve dhe i kerkuan forumit perjashtimin tone dhe mbylljen e temes. Nese ata jane te ndershem, nuk kane pse te kene frike nga e verteta dhe jane te ftuar ne cdo rast t’i pegenjeshtrojne ato. Ne do te permendim disa fakte qe vertetojne ashtu sic ju premtuam ne fillim kur hapem temen se Foti Cici nuk eshte ai qe pretendon te jete. Sot fale teknologjise se perparuar gjithkush ashtu si dhe ne nese disponon fakte kunder tij mund t’i postoje ato ne temen e hapur nga ne.

    Tema do te qendroje e hapur pasi ne jemi te sigurt se njerez te tille megjithe perpjekjet tona nuk korrigjohen por perkeqesohen.

    Meqenese do fakte ti Sfurk dhe ne nuk e kuptojme se pse nuk i ke pare ato deri tani po fillojme te t’i themi ato me thjesht qe te mos lodhesh shume per t’i kuptuar. Dhe kjo jo per ty, por per gjithe opinionin mbareshqiptar:

    1. Foti Cici eshte nga Nivica e Sarandes dhe i perket kombesise shqiptare te cilen ne fillimet e tij do ta mohonte dhe me pas kur nuk arriti qellimet e tij do ta perqafonte.
    2. Foti Cici e nisi karrieren e tij si bir shpirteror i Sebastianosit dhe si anetar i zellshem i Sfeves. Nese do te kete kurajon ta pergenjeshtroje kete gje ne do t’ia perplasim ne fytyre faktet duke i treguar vete personit dokumentat qe perbri emrit Foti shkruhet: “Kombesia Greke” (Vorioepirot).
    3. Foti Cici i dashuruar pas luksit te jetes evropiane e shtyn mbarimin e shkolles per 7 vjet dhe gjate kesaj kohe nuk denjon te jetoje asnje dite ne Shqiperi ne sherbimin e Kishes Ortodokse Shqiptare. Vonesa e tij shkaktohet dhe nga intelekti i tij i dobet dhe interesi i vogel per ceshtjet teologjike.
    4. Foti Cici shkon ne Angli dhe Amerike dhe deshton perseri ne mbarimin e studimeve te tij pasi merren masa disiplinore kunder tij per shkak te sjelljeve te tij patologjike.
    5. Vellai i tij, Artem Cici i cili ka marre burse nga Kryepeshkopi Anastas i mbrujtur me ide patriotike nga Artemi, vendos ta braktise perfundimisht vendin e tij per tu vendosur ne Selanik dhe per tu martuar me nje shtetase greke. Kete e beri vetem pasi u diplomua per teolgji ne Athine dhe mbaroi Konservatorin per muziken kishtare bizantine.
    6. Ne “ndihme” te Kishes Shqiptare Artemi vendos te punoje si psalt i majte ne nje nga kishat e Selanikut. Ndersa nga dashuria per shqipen ai psal bukur greqisht per greket dhe nuk pranoi kurre qe zerin e tij te bukur ta vendose ne sherbim te Kishes Shqipare. (Na vjen keq qe permendim dhe Artemin kunder te cilit nuk kemi asgje por vetem qe duhet qe ta perdorim si fakt qe verteton “dashurine per Atdheun” te Foti Cicit.
    7. Foti dhe Artem Cici pasi kane marre njeri miratimin dhe tjetri bursen nga Janullatosi vendosin te behen bukeshkale duke perbere edhe zhgenjimin me te madh ndaj Kryepeshkopit qe priste shume prej tyre.
    8. Foti Cici shkon ne Amerike i ndihmuar nga Sejfi Protopapa, perplaset me Liolinin dhe tregohet bukeshkale edhe ndaj Protopapes duke e ofenduar ate familjarisht dhe duke cenuar edhe personalitetin e gruas se tij qe u interesua t’i gatuante dhe t’i pergatiste dhomen ne kohen qe ai u strehua ne shtepine e z. Protopapa.
    9. Foti Cici eshte armik i Janullatosit, Liolinit, Nikolla Markut dhe Sejfi Protopapes. Blloku Anti-Janullatos u perca vetem pas politikes sherrndjelleese te Fatmirit.
    10. Interesant eshte edhe fakti qe studimet ne Teologji te Fatmirit vorioepirot zgjaten per gati nje dekade. Kete gje edhe ai nuk e pergenjeshtron dot pasi mjafton te pyesesh ne sekretariatin e Universitetit Kapodistria te Athines per tu njohur me daten e fillimit dhe mbarimit te studimeve.
    11. Foti Cici demaskohet me artikullin e Sejfi Protopapes botuar ne gazeten “TemA” te dates 9 shtator 2003 E pergezojme z. Protopapa per botimin ne gazeten Tema te letres skandaloze qe Cici ia ka derguar me e-mail dhe meqenese nuk e ka pergenjeshtruar do te thote qe eshte autentike. Gjuha e perdorur te kujton nje adoleshent qe ka harruar te rritet dhe te nje mekatari qe ka harruar se eshte prift. (Lexoni me lart e-mailin qe Cici i ka derguar Protopapes. “Te ka trokitur vdekja...do ta pesosh...etj.)
    12. Foti Cici dhe Artem Cici jane tradhetare te vertete. Dhe kete ne e themi jo per t’i ofenduar por per t’i karakterizuar me kuptimin e plote te fjales tradhetar. Ata tradhetuan Atdheun, sepse nuk denjuan me te ktheheshin dhe Kishen sepse nuk i sherbyen me asaj.
    13. Foti Cici eshte genjeshtar sepse se pari genjeu Janullatosin duke i premtuar se do te kthehej ne Shqiperi dhe se dyti se genjen opinionin publik shqiptar duke u deklaruar shqiptar nderkohe qe karrieren e tij e nisi si voirioepiriot?
    14. Foti Cici eshte genjeshtar edhe i vetvetes pasi nuk e ka zgjidhur me veten nese eshte shqiptar apo grek, ortodoks apo joortodoks. Ai nuk e ka vendosur akoma qendrimin e tij pro apo kunder Patriarkanes Ekumenike qe eshte qendra e Ortodoksise boterore, si rrjedhim ai eshte konfuz brenda vetes.
    15. Foti Cici tejkalon komptetencat e tij si prift kur ne shkrimet e tij nderhyn ne problemet e brendshme te nje kisheje tjeter autoqefale. Te gjithe lexuesit e forumit duhet ta kuptojne se Kishat Autoqefale funksionojne si shtete te pavarura dhe nuk eshte ne frymen e kanoneve te Kishes Ortodokse qe nje Kishe si OCA te nderhyje ne punet e brendshme te KOASH-it. Nese si besimtar i thjeshte Cici kishte te drejte te fliste per problemet e KOASH-it pasi do te ishte anetar i saj, tani si prift i Kishes Ortodokse Ruse ne Amerike, OCA, ai nuk ka te drejte te nderhyje ne punet e brendshme te nje Kishe tjeter.
    16. Foti Cici kryen nje shkelje te rende kanonike kur i drejtohet nje primati ortodoks sic eshte Janullatosi me terma: “At i mashtrimit dhe i genjeshtres dhe se do te shkoje ne ferr”. Eshte cmenduri qe nje prift ortodoks te sulmoje peshkopet e Kishes Ortodokse mbareboterore. Kjo do te thote qe ai nuk beson ne misionin e larte te Kishes Ortodokse.
    17. Foti Cici le te na thote se si e mori bursen e tij per te studiuar Teologji ne Athine. Ai tregohet mosmirenjohes ndaj Sebastianosit kur i mohon lidhjet me te.
    18. Foti Cici mohon gjithashtu lidhjet e tij me Kryepeshkopin Janullatosin qe ai kishte ne vitet e para te studimeve te tij perreth gjysem dekade.
    19. Foti Cici e mendoi Kishen si nje vend ku mund te bente karriere. Kur e pa se gjerat nuk po realizoheshin sipas afateve te percaktuara nga vete ai, vendosi t’i luftoje te gjithe bamiresit e tij.
    20. Foti Cici me shkrimet e tij nuk mund te arrije gje tjeter pervecse skandalizimit te vazhdueshem dhe coroditjes se besimtareve ortodokse. Ai ndan te njejtin mision me Nikolla Markun panvaresisht se jane armiq midis tyre.
    21. Foti Cici quhet nga at Nikolla Marku si prift antishqiptar. Foti Cici e quan At N. Markun si prift antikanonik. I gjithe ky sherr behet per te terhequr sunvensionet e pasanikut Sejfi Protopapa. Me sa duket ne avantazh per momentin eshte Nikolla Marku.
    22. Foti Cicit i digjet ne dore nje nga kartat me te preferuara ne lojen e tij te dyfishte. Duke e ofenduar Protopapen ky i fundit e dekonspiron ate. Ja se cfare i shkruan ne artikullin e gazetes TemA te dates 9 shtator 2003: “Duke u nisur nga kjo fyerje dhe kthesa kundėr meje e priftit ortodoks, mu kujtua se inati i parė i ish z.Foti Cici doli kur unė dėrgova me email, gabimisht dhe pa qėllim, shkrimin origjinal tė shkruar nga ish z.Foti Cici sė bashku me formatin e atij shkrimi, tė gjysmuar dhe pastruar nga mua, pa asnjė shtesė, nė lidhje me situatėn kishtare nė Sarandė. Nė fakt, ish z.Foti Cici ishte shumė i kėnaqur me pėrpunimin tim dhe e botoi atė format tė paprekur me pseudonimin Sokrat Dhima. Ėshtė e qartė se gabimi im cėnonte egon e ish z.Foti Cici si autori origjinal i artikullit tė botuar megjithėse emri im nuk pasqyronte gjėkundi. Unė i sugjeroj lexuesit se nė kėtė rast ish z.Foti Cici ka tė drejtė tė inatoset me mua por unė gjej vėshtirėsi tė kuptoj qė ai tė mos pranonte ndjesėn time dhe, pėrkundrazi, tė shprehė pjesėn e keqe tė shpirtit tė tij. Me kėtė paraqitje unė shpresoj tė ndihmoj lexuesin qė tė ketė njohuri edhe pėr kėto pjesė pėrbėrėse tė At Foti Cicit”.
    23. Eshte mese e qarte qe Foti Cici shkruan ne forum me pseudonimin e Sokrat Dhimes. Kjo gje vertetohet me larte pasi Protopapa i nxjerr atij te palarat.
    24. Foti Cicit i pelqen shume te flase per “Belulin”. Ja sec thote ai per veten :

    Sokrat Dhima tek “Gjuha e Ortodoksise ne shqip”
    Ashtu eshte! T'a shikosh kur meshon, ka nje ze te bukur dhe kur predikon i thote gjerat troc e thjesht, qe te kuptohen nga cdo nivel. Kendon bukur se eshte diplomuar per muzike bizantine ne konservatorin e Athines, plus teologjise. Prandaj dhe eshte per tu habitur, se si iu shpetoi grekeve nga duart.

    Sokrat Dhima
    Ju perpiqeni te pajtoni te gjithe qe te luftoni nje prift te rendomte, vetem se ai ka ngritur zerin kunder pleqve qe kerkojne te bejen ligjin kudo.

    Sokrat Dhima
    Une vete kontaktoj shume shpesh me te me email. (Foti Cici flet me vete me e-mail.




    Konkluzion

    Arsyet qe ne i permendem gjithe keto gjera nuk jane per te denuar at Foti Cicin se pse u deklarua si vorioepiriot apo perse perfitoi nga Sebastianos dhe nga Anastasi, pasi kjo eshte normale per shqiptaret e pasdiktatures sic i pelqen Fotit te vetequhet. Deri diku ne e kuptojme sjelljen e tyre, por ajo qe na indinjon eshte fakti se pasi njerez te tille te pasinqerte me te kaluaren dhe me te tashmen nuk iu takon te luajne rolin e patriotit te flakte “te cilet iu perkushtuan teresisht ceshtjes shqiptare jashte atdheut”.

    Ketu eshte vendi t’iu permendim nje shprehje ndoshta jo te njohur nga te gjithe: “Streha e fundit e batakcinjve eshte patriotizmi”. Edhe i madhi Konica thote nje shprehje, e cila eshte me e njohur se e para: “Shqiptaret jane te vetmit per te kthyer ceshtjet personale ne ceshtje kombetare”.

    Si perfundim, ne nuk presim ndonje mrekulli nga personat ne fjale, por kemi marre persiper nje detyre te cilen shpresojme ta permbushim:

    “Cmitizimin e pseudopatrioteve te cilet duhen demaskuar dhe largmbajtjen e tyre prej patrioteve te vertete te cilet duhen nderuar dhe respektuar”.

    Pershendetje te gjitheve, Vllaznimi.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    dil nga ferra

    tekstin e ke perkthyer mire, pastaj per kete paguhesh, duke ndenjur tere diten me nje lap top, ne sherbim te grekeve, ne Tirane-Durres, por perse nuk del me emer ne shtyp? Ne qofte se del, do te qartesohet terreni, dhe At Foti duhet te pergjigjet, por dije se letra te tilla si anonime ketu justifikohen, por po dole me emer duhen fakte. Nese dikush eshte 'patologjik', nuk do fakte fare, pevec emrit tuaj, jo per suprize, sesa per argetim...

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  4. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •