Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10

    Question E Verteta Mbi Fatmir (foti) Cici

    Tema e hapur do t'ju informoje mbi te vertetat e pa botuara ende qe lidhen me Foti Cicin.
    Mesazhet tona do te shoqerohen me fakte te pa kundershtueshme dhe te verifikueshme nga te gjithe te interesuarit.
    Qellimi i kesaj teme nuk eshte nje kundervenje personale, por pasi duke krijuar nje imazh te genjeshtert si mbrojtes i shqiptarizmes, ai po disinformon opinionin e Forumit.
    Ne mesazhet e ardheshme ne do t'ju tregojme me hollesi se si e nisi karrjeren kishtare Fatmir Cici, me "bekimin" e Peshkopit te Konices, Sebastianos, si nje vorio-epiriot i thekur grek.
    Do te kerkonim dhe kontributin e atyre qe deri tani kane lexuar ne heshtje dhe indiferentizem deri diku, qe ta bejne te plote c'mitizimin e "patriotit" "vorio-epirot" Fatmir Cicit - Fotit.
    Jane te ftuar edhe mbrojtesit e genjyer qe te kontribuojne me njohurite dhe informacionin qe mendojne se kane.
    Me respekt, Vllaznimi.
    ____________
    Vllazeria per te Verteten

  2. #2

    Gazeta Tema

    Shkrimi i meposhtem, i botuar ne gazeten TEMA te Tiranes, verteton se At Foti Cici dhe Z. Sokrat Dhima jane i njejti person. Ka shume mundesi qe edhe Sfurku te jete At Foti Cici.
    =============
    GAZETA TEMA

    E Marte, Shtator 09, 2003 | Kryeredaktor Mero Baze


    KOMENTI

    Kleriku dhe njeriu

    Nga Sejfi Protopapa

    At Foti Cici, me banesė nė Kanada, kėto kohėt e fundit ka filluar njė fushatė personale me artikuj tė ndryshėm nė gazetat shqiptare. Si duket, At Fotit i pėlqen tė paraqitet si autoritet serioz pėr ēėshtjet ortodokse tė shqiptarėve. Ai insiston qė mendimet e tij janė tė vlefshme dhe pėr kėtė arsye, kushdo qė trajton problemet e ortodoksisė shqiptare, duhet tė konsultojė At Fotin. Ndėr tė tjera ai kėrkon qė statuti i Kishės, i aprovuar nga Patrikana e Stambollit mė 1937, duhet ndryshuar dhe sugjeron qė Sinodi i Shenjtė nė Shqipėri ta ndyshojė atė statut. Unė nuk kam asnjė prirje, as edhe dėshirė, tė bėj debat me At Foti Cicin. Mjafton tė them se ėshtė shumė e qartė pėr tė gjithė se sot pėr sot, pėr jetėn, krizėn dhe fatin e Kishės Autoqefale Ortodokse nė Shqipėri, vendimet bėhen vetėm e vetėm nga peshkopi grek Anastasios Janullatos, uzurpatori i asaj Kishe. Nga burime jo zyrtare unė jam informuar se peshkopi Ilia Katre nga SHBA do tė shkojė nė Shqipėri pėr njė qendrim dy vjeēar nė shėrbim tė peshkopit Janullatos. Unė e them me siguri se ēfarėdo plani qė tė ketė ndėrmend peshkopi Janullatos, ato plane nuk pėrmbajnė pjesėmarrjen e At Foti Cicit. Arsyetimi im ėshtė shumė i thjeshtė: Sipas vetė At Fotit, kur ai ishte z.Foti Cicij student nė Universitetin e Athinės, peshkopi Janullatos ia preu bursėn e qeverisė greke duke ndėrhyrė tek miqtė e tij nė atė qeveri. Nė fakt, si konsekuencė, ish z.Foti Cici vendosi tė largohet nga Athina dhe tė rivendoset nė USA. Pėr arsyet qė vetėm At Foti i di, ish z.Foti Cici, nga ndonjė herė ish z.Fatmir Cici, vetė zgjodhi tė mė kontaktojė mua pėr ardhjen e tij nė Amerikė. Unė pranova ta ndihmoj me gjithė mundėsitė e mia. Unė po i paraqes lexuesit kėto shėnime pėr At Fotin, sepse nė njė artikullin e tij ai e fillon me kėtė frazė: "Zoti Sejfi Protopapa ėshtė bėrė i njohur tek ne ortodoksėt si..." (Koha Jonė, 18 korrik 2003). Pėr tė qenė i saktė, mė poshtė po riprodhoj njė shkėmbim, nė e-mail, me At Fotin, nė kėto kohėt e fundit.



    Foti Cici i pėrgjigjet Sejfi Protopapės, 06.08.2003

    Hiq dorė nga kėto meselera, Sejfi, se do tė diskreditohesh fare nė sytė e shqiptarėve. I ke trokitur vdekjes dhe nė vend qė tė reflektosh pėr gafat qė ke bėrė, vazhdon me tė njėjtat mėnyra, me hilera e dredhira, pa pikė burrėrie. Plus kėtyre, ti je i pabesė dhe si i tillė nuk meriton vėmendje nga ne. Ti edhe gruas tėnde ia ke me hile, e jo me mua qė u pėrpoqe tė mė bėje vegėl tėnden dhe mė denigrove e mė katandise keq nė 2000-in. E kisha fajin unė qė besova tek mendja jote e prishur. Tė fala mė vonė, se kėshtu duhej bėrė, dhe erdha nė Boston, ndėrsa ti mė hėngre nė besė dhe nxore fytyrėn tėnde tė vėrtetė. Tė dhashė prapė njė rast vjet, qė tė tė tregoja vendin qė tė takon nė ortodoksinė shqiptare, dhe prapė u tregove siē je, nė njė kohė qė do tė pėrmirėsohej shumė profili yt me ēka tė kėrkuam. Ne nuk kishim aq nevojė pėr paratė e tua, sepse unė i kisha marrė masat dhe ashtu doli. Pra, ti je njėsoj i papenduar, ashtu si Janullatosi, dhe mė i pandreqshėm. Ta dish se ato qė kam shkruar nuk janė asgjė. Nė qoftė se vazhdon tė flasėsh mbrapa krahėve tė mi, siē ke bėrė tek disa persona tė njohur tek tė dy ne, dhe sidomos nė qoftė se nuk heq dorė por vazhdon tė futėsh hundėt atje ku s'tė takon, do ta pėsosh; do tė turpėrohesh nė pleqėri. Po ta them kėtė, se ende kam njė fije dashamirėsie ndaj teje. Merre si tė duash. Unė tė kam dalė borxhit. Rri urtė, Sejfi Protopapa!

    Foti Cici.



    Sejfi Protopapa i pėrgjigjet At Foti Cicit

    Ti ke zgjedhur tė mė ofendosh mua nė njė mėnyrė qė duket sikur ti po bėn njė dėfrim. Unė po shėnoj mė poshtė disa fakte tė thjeshta qė kanė tė bėjnė me takimin tonė kalimtar.

    1.Ti mė kontaktove mua nga Athina. Unė nuk tė kontaktova ty.

    2.Ti mė dėrgove me fax njė shumicė shkrimesh dhe rekomandimesh. Unė i kam nė dosje ato.

    3.Ti erdhe nga Athina nė New York pa mė lajmėruar mua.

    4.Nė New York ti qėndrove nė njė apartament vetėm me njė dhomė ku banonin dy shqiptarė zemėrgjerė.

    5.Prej asaj adrese, ti mė lajmėrove mua mbėrritjen dhe kushtet e jetesės. Menjėherė unė tė dėrgova 1000 USD, pėr tė mbuluar shpenzimet e ēastit.

    6.Ti erdhe nė Boston me kėtė njohuri midis nesh: (a) Unė tė thash se nuk isha nė lidhje me At Artur Liolinin, i cili do tė ishte zyrtari kryesor pėr tė ndihmuar hyrjen tėnde nė shėrbim tė Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė. (b) Pėrndryshe, unė do tė ndihmoja me sa kisha mundėsi.

    7.Ėshtė kredi pėr ty qė mė ktheve $700, duke thėnė se $300, ishin mjaft tani pėr tani. Unė kam firmėn tėnde nė ēekun tim.

    8.Po ashtu unė kam firmėn tėnde nė njė ēek tjetėr pėr $150, qė ti i dėrgove Tonit pėr shpenzimet qė ai bėri duke udhėtuar nga Tirana nė Sarandė pėr tė vėrtetuar situatėn kishtare nė Sarandė. Ti pėrdore emrin Fatmir nė mesazhin e-mail qė i dėrgove Tonit.

    9.Ndėrsa ishe kėtu dhe banoje nė shtėpinė time, ti provove tė banoje nė Manastirin Ortodoks qė ndodhet nė qytetin Jamaica Plain. Banimi nė atė Manastir tė lejonte ty ti thoje At Arturit se ku banoje. Pėrndryshe, do tė duhej ta mashtroje At Arturin. Por ti nuk duroje dot mizerjen e manastirit dhe pas pak orėsh erdhe pėrsėri nė shtėpinė time. Ne vendosėm qė ti tė mos i tregosh At Arturit as miqėsinė tonė as edhe faktin se ti banoje nė shtėpinė time pėr tė mbrojtur lidhjet qė ti mund tė zhvilloje me Kancelarin e Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė.

    10.Ti mė the se tė kishin abuzuar si At Arturi ashtu edhe shqiptarėt e Kishės Ortodokse nė New York si edhe shqiptarėt e Kishės Ortodokse ne Philadelphia. Kurse shqiptarėt e Kishės Ortodokse nė Worcester tė kishin trajtuar mirė.

    11.Kur humbe shpresėn tė lidheshe me shqiptarėt ortodoksė kėtu nė USA, ti u largove nga shtėpia ime dhe shkove tė jetosh nė shtėpinė e At Christos nė Veri tė shtetit New York, si miku i tij njohur, ndėrsa ishit tė dy nė Londėr. Shpresa jonė ishte qė ai si prift i Kishės Greke do tė kishte mundėsi tė tė mbante nė shtėpinė e tij dhe ndofta tė tė fuste nė shėrbimin fetar.

    12.Ti u largove nga At Christos (me sa kuptova unė prej teje ai nuk tė trajtoi mirė) dhe shkove nė Ohio University si student dhe si ndihmės mėsues me rrogė.

    13.Mė vonė, nga Ohio, ti ndihmove njė prift ortodoks shqiptar nė Toronto, Kanada. Mė pas ti vetė dole si njė prift ortodoks nė Peshkopatėn Kanadeze qė drejtohet nga peshkopi Serafim.

    14.Nga Kanadaja, tėrthorazi, ti mė kėrkove ndihmė financiare pėr punėt e tua kishtare. Pėr arsye personale, unė nuk tė ndihmova. Ėshtė e mundur qė pėr kėtė refuzim ti vendose tė mė ofendosh mua nė mėnyrė vulgare dhe tė ēmendur.

    At Foti, ti abuzon traditėn shqiptare dhe mė ofendon mua nė familje. Gruaja ime e vlerėson mikpritjen shqiptare. Ajo u kujdes pėr ushqimin tėnd dhe pėr banesėn tėnde.

    Ti mė ke kėrcėnuar mua nė mesazhin tėnd. Unė tė kujtoj ty se unė jam veteran i Luftės Civile nė Shqipėri. Po ashtu tė njoftoj se unė jam shumė krenar tė kem marrė pjesė me Ballin Kombėtar nė atė luftė civile. Historia mė mbėshtet mua, por ajo nuk ngjall shokėt e miqtė e ekzekutuar dhe nuk zbut vuajtjet e familjes si edhe tė tė gjithė shqiptarėve.

    Tė uroj ēdo sukses pėr tė ndihmuar besimin ortodoks tė shqiptarėve nė Kanada.

    Sejfi Protopapa



    Replika e At Foti Cicit

    Edhe njėqind vjet tė tjera tė rrosh, ti i tillė do tė mbetesh!

    Duke u nisur nga kjo fyerje dhe kthesa kundėr meje e priftit ortodoks, mu kujtua se inati i parė i ish z.Foti Cici doli kur unė dėrgova me email, gabimisht dhe pa qėllim, shkrimin origjinal tė shkruar nga ish z.Foti Cici sė bashku me formatin e atij shkrimi, tė gjysmuar dhe pastruar nga mua, pa asnjė shtesė, nė lidhje me situatėn kishtare nė Sarandė. Nė fakt, ish z.Foti Cici ishte shumė i kėnaqur me pėrpunimin tim dhe e botoi atė format tė paprekur me pseudonimin Sokrat Dhima. Ėshtė e qartė se gabimi im cėnonte egon e ish z.Foti Cici si autori origjinal i artikullit tė botuar megjithėse emri im nuk pasqyronte gjėkundi. Unė i sugjeroj lexuesit se nė kėtė rast ish z.Foti Cici ka tė drejtė tė inatoset me mua por unė gjej vėshtirėsi tė kuptoj qė ai tė mos pranonte ndjesėn time dhe, pėrkundrazi, tė shprehė pjesėn e keqe tė shpirtit tė tij. Me kėtė paraqitje unė shpresoj tė ndihmoj lexuesin qė tė ketė njohuri edhe pėr kėto pjesė pėrbėrėse tė At Foti Cicit.



    Copyright © Media Enter 2003

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    mos jeni ju sokrat dhima?

    pra, hapet nje lufte ketu duke futur dhe shkrimin ku flitet per ju? une nuk shoh ndonje sharje atje kunder jush. me gjithe keto gjera qe merreni ju, me shkrime pseudonime e gjera te ngjashme, ju mund te jeni Sokrat Dhima. Une vete njoh dy sokrat dhima. njeri eshte vellati i leko dhimes, sekretar i pergjithshem i koashit.

    une nuk jam as sokrat dhima e as at foti cici.

    ju kerkoni te na bindni te besojme se foti cici eshte i vene nga sebastjano.

    perse atehere i prene bursen ne greqi, sic del nga shkrimi juaj?

    |Ne qofte se ju jeni Sejfi Protopapa, duhet ta vertetoni, sepse ketu te gjithe jane anononime. Por e lejon forumi qe te jene te tille. rendesi ka se cfare themi.

    Nga shkrimi juaj une shikoj thashetheme: me the, te thashe, me dhe te dhashe. Ne ne Shqiperi nuk e permendim ne qofte se i japim dicka dikujt kur ka nevoje, keshtu eshte zakoni shqiptar. Aq me teper kur nga shkrimi yt del se ai nuk ti kerkoi parate dhe as ju njoftoi se do te vinte ne amerike, pra erdhi me ndihmen e tjeter njerezve. Ju thoni se ai ju ktheu 700 dolllare. Pra flasim per ketu per 300 dollare? Perse nuk ia kerkoni privatisht dhe ta padisni ne qofte se nuk ua kthen.

    Kush mund te dije se ato qe shkroni ju jane te verteta?

    Ju jepni repliken e Foti Cicit; ndaj kujt? Perse nuk e pefshini mesazhin tuaj, tek i cili ai eshte pegjigjur? A nuk e kuptoni se kuptohet qe ketu ka nje hile?

    Ky shkrim nuk ka vlere ne Shqiperi sepse eshte shkruar ne nje nivel thashethemi. Besoj se ka vlere ne anglisht. Perderisa ju thoni se prifti ne fjale eshte ne nje peshkopate kanadeze orthodokse, ju duhet ta botoni ne Kanada, le ta diskretitoni atje, ne qofte se ai eshte njeri i tille. Ne shqiperi keto gjera nuk jane per tu shkruar sepse ulni veten tuaj. Ndoshta ky eshte 'turperimi ne pleqeri' qu ju thote ai ne shkrim. Nje plaku nuk i ka hije te merret me gjera te tilla ketu, ku eshte per ne te rinjte, dhe sidomos ne forume, ku mosha mesatare eshte 25 vjec. Te ishit babai im une ju kisha mbyllur brenda me celes dhe nuk ju lija te dilni fare ne pazar.

    Perdreisa te dy ju urreni Janullatosin, besoj se duhet ti jepni doren njeri-tjetrit dhe jo te luftoni neper gazeta. ai eshte prift dhe ti je plak; te dyve ju vret opinioni.

    sfurku

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10
    Sfurku thote qe Foti Cicit i eshte prere bursa kjo eshte e vertete sepse atje ai u demaskua nga vellazeria si agjent i Shik-ut dhe jo si nje besimtar i thjeshte qe kishte deshire te sinqerte per teologjine. Por behet fjale per bursen e studimeve pasi ai arriti qe pas shume veshtiresish te lidhura me intelektin e tij te dobet (theksojme se e njohim nga afer) te diplomohet ne teologji me rezultate te dobeta gje qe mund ta vertetoje edhe vete Foti po t'ju tregoje diplomen. Interesant eshte edhe fakti qe studimet ne Teologji te Fatmirit vorioepirot zgjaten per gati nje dekade. Kete gje edhe ai nuk e pergenjeshtron dot pasi mjafton te pyesesh ne sekretariatin e Universitetit Kapodistria te Athines per tu njohur me daten e fillimit dhe mbarimit te studimeve. Ne do te vazhdojme tķ themi te vertetat dhe ftojme kedo qe ti analizoje me kujdes ato.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    perse nuk fakton?

    po ti ke dy jave qe po na premton fakte dhe vazhdon me shpifje.
    po te shikosh ne internet, ka te dhena per studimet e tij ne shqip dhe ne anglisht.

    ai studjoi ne athine shtate vjet dhe fitoi dy diploma, plus qe kur iu pre bursa ishte kandidat per doktor ne departamentin e studimeve muzikore. madje tema e tij ishte 'fan noli dhe pershtatja muzikore e pekthimeve te tij kishtare ne shqip'

    vete shkrimet e kundershtareve te tij, ndoshta ty vete, thone se ai fitoi burse ne nje universitet amerika ku jepte mesim. kaq i dobet ishte universiteti qe te mos kotrollonte mesataren e tij?

    ku ka universitet ne bote qe te jape mesataret e atyre qe jane diplomuar?

    na sill ti te verteta te tjera ti shikojme.

    ne qofte se e njeh nga afer perse fshihesh por nuk i thua haptazi qe te ndihmosh opinionin shqiptar, te cilin foti cici por fiton me shkrimet e tij?

    po ti vetem nga titulli i temes dukesh se cfare je.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10
    Sa per emrin qe ne kemi zgjedhur te mbajme kujtojme se nenkupton vellazeri dhe atdhedashuri kurse per ty Sfurk mund te themi se pseudonimi tend tregon skeptrin e Satanait qe ne shume imazhe paraqitet te mbaje ne dore.

    Kurse sa per anonimatin te themi se do te zgjedhim nje kohe me te pershtateshme qe te themi se kush jemi.

    Eshte e vertete qe Foti Cici ka kaluar me bursa ne nje sere universitetesh njehere duke kenduar himnin e vorioepiriotit dhe njehere duke lartesuar Shqiptarizmen. Nga dosja qe lexuam ne Forum se disponon Sejfi Protopapa dhe ka letrat e rekomandimit nga persona qe kane rene viktime e mashtrimeve te Fotit ne dime qe shume nga ata jane penduar per mbeshtetjen qe i kane dhene Cicit pasi kane kuptuar se kjo gje i ka ulur shume. Ju shume shpejt do te njiheni me deklaratat e tyre.

    Njekohesisht ne duam te sqarojme lexuesin e kujdesshem se Cicit i jane akorduar bursa por ai nuk ka arritur t’i mbaroje studimet pasi eshte ndeshkuar nga vete Universitetet per shkak te karakterit te tij shume arrogant dhe disiplinethyes. Atij iu dha bursa per dizertacion ne muzike por nuk mundi ta perfundoje. Ai do te bente disa studime te pergjysmuara ne Angli dhe njekohesisht ne Amerike ai nuk do te arrinte t’i mbyllte me sukses ato duke lene gjithcka te nisur ne mes.

    Ne CV e Fatmirit nga fshati jo minoritar i Sarandes jane rregjistruar nje sere shkollash te nisura por jo te perfunduara duke te lene pershtypjen e nje karakteri patologjik jo te formuar ende.

    Duam te sqarojme Sfurkun se ate qe Cici i beri Protopapes duke e diskretituar dhe duke u treguar bukeshkale sepse i mohoi mikpritjen dhe ofendoi gruan e cila e priti me ngrohtesi ai ia ka bere edhe nje personi tjeter ne Kanada. Keto gjera ne i mesuam nga shkrimi qe z. Protopapa ka futur ne temen shume interesante qe ne hapem. Ketu ne nuk duam te dalim ne mbrojte te Sejfi Protopapes por vetem duam te veme ne dukje faktet qe ai paraqet.

    E pergezojme z. Protopapa per botimin ne gazeten Tema te letres skandaloze qe Cici ia ka derguar me e-mail dhe meqenese nuk e ka pergenjeshtruar do te thote qe eshte autentike. Gjuha e perdorur te kujton nje adoleshent qe ka harruar te rritet dhe te nje mekatari qe ka harruar se eshte prift. (Lexoni me lart e-mailin qe Cici i ka derguar Protopapes. “Te ka trokitur vdekja...do ta pesosh...etj.)

    Nga gjithe keto zhvillime ne kemi arritur ne nje perfundim sa interesant aq edhe argetues.

    Kujtoni se cilet jane tani armiqte e Janullatosit? At Foti Cici, At Nikolla Marku dhe Sejfi Protopapa dhe “Sfurku”. Por tani keta persona jane armiq edhe te njeri-tjetrit. Nikolla Marku qe per hir te se vertetes duhet thene qe eshte antikanonik i eshte kundervene At Cicit i cili eshte kanonik por nuk ka asnje lidhje me KOASh-in duke futur hundet ne punen e brendshme te saj. Dhe Fatmir Foti Cici i eshte kundervene Sejfi Protopapes i cili eshte penduar thelle si shume te tjere per ndihmen qe i dha atij kur nuk dinte ku kishte koken. Se fundi vjen Sfurku i cili nuk di akoma ke ane te mbaje te Markut apo te Cicit pasi njehere shkruan ne mbrojtje te njerit dhe pastaj nen emrin e tij boton ne Forum artikullin e tjetrit. Por ka shume gjasa qe edhe Sfurku te behet armik me te gjithe te tjeret.

    Ne e dinim shume mire qe ne fillim se keshtu do te ndodhte pasi nje levizje qe nuk ka Hirin e Perendise qe gjendet vetem brenda Kishes se Tij eshte e destinuar te autoeliminohet. Ne te bejme thirrje edhe ty Sfurk (ne qofte se nuk je vete Foti Cici) qe te distancohesh nga ai sa nuk je akoma plagosur si z. Protopapa.

    Ashtu sic ne e dinim qe kampi anti-Janullatos do te percahet, ne e dime gjithashtu se do te jete shume e afert dita kur vete Kisha Orthodhokse Ruse do ta zhveshe nga petku i priftit Foti Cicin pasi eshte ne karakterin e orthodhokseve ruse qe te mos lejojne qe nje prift te kthehet ne nje Prokuror te Pergjithshem kunder asnje Kishe Orthodhokse.

    Kur te ndodhe kjo gje ne do te kemi kenaqesine e madhe kur te informojme lexuesit e Forumit Shqiptar se Foti Cici do ta kete marre pergjigjen e merituar nga Kisha Ruse e Kanadase.

    Ne do te vazhdojme si gjithmone te vertetojme se Foti Cici jo vetem qe s’eshte per prift megjithese ka veshur raso por s’eshte as orthodhoks i mire. . .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    Kanada, Greqi, Shqipėri
    Postime
    39

    le t'ia leme se ardhems

    Keto qe thoni ju jane dokrra. Ju perpiqeni te pajtoni te gjithe qe te luftoni nje prift te rendomte, vetem se ai ka ngritur zerin kunder pleqve qe kerkojne te bejen ligjin kudo. Sejfiu nuk ka thene se ai i ka ofenduar gruan. Problemi eshte se Protopapa nuk njeh teologji dhe nuk e ka kuptuar shkrimin qe ai ka bere ne debat me te, ku Protopapa nuk shahet aspak.

    Ju thoni gjera te paqena. Si mund te pendohet dikush qe ka dhene nje rekomandim per dike? Rekomandimi vlen per momentin qe leshohet, dhe universitetet nuk kerkojne shpagesa se cfare do te beje personi ne fusha te tjera. Ju thoni se ne zonen jo minoritare Cici ka lene disa shkolla, kur ne fshatin e tij ka vetem nje shkolle tete-vjecare. Ju prisni kohen e pershtatshme per te dhene emrin tuaj, por keshtu ju i jepni atim me shume liri te veproje, nese qenka kaq i keq. Bejeni tani dhe futuni ne debat me te. Ai mund te jete sic thoni ju, por nga ana tjeter dihet se sa e lehte eshte te krijoj shpifje qe te besohen ne boten shqitpare.

    Edhe kisha greke u perpoq qe Fan NOli te zhvishej nga klerik nga kisha ruse por nuk ia arriten. Ne qofte se kjo ndodh, atehere edhe une do te jem me ju, por vetem se duhet te me thoni me pare emrin.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    vllazni a vellavrasje

    Ti, vllazni, a vllavrasni, po te ishe i sinqerte do ta shkruaje 'vellazeri', perderisa je i Janullatosit. Por ju kane mesuar te perdorni te gjitha armet per te luftuar edhe ata pak patriote shqiptare qe ekzistojne. Tani po perpiqeni te perdorni edhe Sejfi Protopapen qe te arrini qellimet tuaja shkombetarizuese ne Shqiperi. Hera e pare qe u shkruan artikuj te tille kunder influences greke ne shtypin prestigjioz te Tiranes dhe jo te periferise, si deri tani. Vete kryepeshkopi e ka deklaruar se mjeket ia kane thene se ndodhet ne fazen e fundit te jetes se tij. Ne vend qe te mendoni se si mund te ndihmoni per te bere ndryshime ne dobi te shqiptareve, keni rene viktima, duke u perpjekur per vellavrasje.

    Lexo e hapi syte c'ka thene At FOti: "Nuk ekziston mundesia qe une te ftohem ne ndryshimet qe do te ndodhin ne Shqiperi, sic e thote dhe Sejfi Protopapa ne artikull, por edhe sikur te me ftojne, une nuk do te pranoj. Ne Kanada duhen tre prifterinj dhe une jam vetem fare, plus qe nuk jam i pershtatshem per peshkop". Pra, ju te janullatosit qe doni Shqiperine, dhe ju te coroditurit e tjere duhet te ndihmoni kishen shqiptare dhe jo ta luftoni ate, kur nje klerik shqiptar punon per ceshtjen shqiptare ne diaspore. Si me thoni mua te distancohem kur ju shkruani sharje ndersa ai shkruan dhe analizon me profesionalizem ceshtje per te cilat nuk eshte folur per dhjete vjete te tera? Ne do ta braktisim ate vetem kur kisha ortodokse ta heqe nga prift. Por kjo nuk besoj te ndodhe se kriteret e zhveshjes se nje prifti nuk jane me kriteret tuaja, ne qofte se ju nuk e doni ate si njeri 'te keq', fjala vjen.

    Dhe po ta them, per here te fundit ndoshta. Sa me shume ta luftoje Sejfi Protopapa Atin ne fjale, aq me shume pike fiton ai ne opinionin ortodoks, sepse dihet qe sa me shume pune te behet per kishen, aq me shume shpifje do te degjohen; dhe kjo eshte e pranuar per te gjithe ata qe merren me kishe. Ehste praktika kishtare biblike.

    Nga ana tjeter, sa me shume ta luftoni ju te Janullatosit, aq me teper i jepni atij peshe per te ardhmen, sespse artikulli qe u be shkak per kete debat eshte ai mbi nacionalizmin, i cili perfundon me fjalet se 'balanca eshte feja qe predikojme ne', duke parashikuar ne artikull edhe shpifjet dhe luften qe do ti behesh. Shikoje dhe na thuaj se cfare mendimi ke ti per kete artikull, perderisa ne qene shume i pergatitur.

    Por ti je me i fituar nga Protopapa, sepse perkohesisht Janullatosi do te gezohet, dhe do te beje prapesira te tjera perderisa shqiptaret merren me lufte kunder njeri-tjetrit, dhe se tani as KOASh-i e as autoqefalistat nuk kane asnje analist te dale e te shkruaje e te flase me sieriozitet e permbajtje, pervec fleterrufeve dhe mbledhes se firmave, si ne kohen e Enver Hoxhes.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    At Foti mbi perkthimet e Nolit (mos e kane paguar edhe per kete?)

    (Koha Jonė, 17 shtator 2003)

    Pėrkthimet kishtare tė Nolit - periudha e parė: 1908-1914

    At Foti Cici

    Pjesa mė e madhe e krijimtarisė sė botuar tė Fan S. Nolit i pėrket lėmit kishtar. Me pėrkthimet e teksteve liturgjikė, Noli jo vetėm hapi udhėn nė njė fushė tė re tė shqipes, duke shtėnė njė hije imponuese edhe mbas njė shekulli nga konceptimi e lėrimi i kėtyre teksteve, por ai bėri tė afrueshme tek bashkėkohėsit e tij synimet paraekzistuese pėr njė kishė shqiptare me tipare tė plota kombėtare. Themelimi dhe kanonizimi i famullisė sė parė shqipe nė ShBA, kishte si kusht, nga kisha ruse, shtypjen e njė libri shėrbesash nė shqip. Pa kėto pėrkthime dhe pa kėtė kishė tė parė, nuk mund tė fillonte lufta pėr njė kishė autoqefale shqiptare.

    Frymėzimi pėrkthimor i Fan Nolit nė kėtė fushė nxitej edhe nga zemėrimi ndaj sloganit fluturak, “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. Noli predikonte me nerv e pragmatizėm se besimet ekzistuese tė shqiptarėve, janė ato qė duhen shqiptarizuar. Por nė rastin e kishės ortodokse, duheshin mė parė librat. Duke parė se ishte njė fushė shumė e vėshtirė, e parrahur mė parė nė shqip, dhe e pafund pėr nga sasia e teksteve origjinalė, Noli i ri ngurronte. Madje dhe Kristoforidhi, siē shkruan peshkop Evllogji Kurilla, pati premtuar t’i futej kėsaj pune, por nuk e provoi. Nė rastin e Nolit ekzistonin edhe vėshtirėsi praktike; projektet pėrkthimore kishtare ishin vetėm pjesė e jetės sė tij shumėpėrmasore.

    Fillimisht Noli e hodhi idenė nė shtyp, duke u bėrė thirrje filologėve e teologėve shqiptarė tė bashkėpunojnė pėr njė pėrkthim tė pėrbashkėt. Sepse vetėm njė punė e tillė do tė jepte pėrkthime mė tė sakta dhe mė jetėgjata nė gjuhėn tonė. Dyzimi i Nolit justifikohej nė dy mungesa. Sė pari, ai nuk kishte studjuar teologji, e as kishte ndėrmend ta kryente; ai po pėrgatitej tė fillonte studimet pėr letėrsi nė Harvard. Sė dyti, Noli nuk kishte pėrvojė tė madhe me tė shkruarit shqip. Madje studjuesit e gjuhės sė tij me tė drejtė kanė vėrejtur se Noli po mėsonte pėr herė tė parė ato vite tė shkruante shqip, kėshtu qė dhe dramat e tij tė para nuk ėshtė e sigurt nėse u parėshkruan shqip. Kėtyre dy mungesave i shtohej dhe fakti se ai nuk kishte studjuar filologji, megjithėse ishte pėrpjekur dikur nė Athinė.

    Por Fan Noli posedonte shumicėn e armėve tė duhura pėr pėrkthimet kishtare nė gjuhėn shqipe. Pėrkthimi i njė teksti liturgjik kushtėzon, veē shqipes, greqishten bizantine, nė tė cilėn ėshtė shkruar origjinali. Noli njihte mė mirė greqishten e re, por kishte studjuar nė gjimnaz mjaft tekste nga greqishtja klasike, dhe duke qenė qysh i vogėl nė kishė, pranė tė atit psalt, ai u familjarizua me greqishten biblike e bizantine, tė cilat urėzojnė greqishten e vjetėr me atė tė re. Krahas gjuhėve, Fan Noli njihte mirė muzikėn kishtare bizantine. Ai eci shumė nė kėtė fushė gjatė studimeve nė gjimnazin e Adrianopojės dhe, siē dėshmon vetė ai tek shėnimet autobiografike, e pėrkreu kėtė disiplinė tė ēuditshme nė Egjipt, me mėsues njė murg grek. Pėrderisa gjithė himnet kishtare janė thurur nė njė muzikė, nė shumicėn e rasteve tė bashkėcaktuar me vargjet, mund tė themi se njohja e mirė e muzikės bizantine ishte ajo qė e trimėroi pėrkthyesin emigrant.

    Nga kahu i ndėrsjelltė i debatit, mund ta mbrojmė mirė Nolin e ri dhe tė vjetėr, po tė themi se asnjė pėrkthyes qė ka studjuar teologji e filologji, por qė nuk njeh muzikėn bizantine, nuk mund tė pėrkthejė as edhe njė himn nė gjuhėn shqipe, pa e pėrshtatur mė parė me sukses nė muzikė. Shėrbesat dhe himnet janė parathurur pėr t’u kėnduar dhe jo pėr t’u recituar. Dhe pėr tė arrirė njė pėrshtatje muzikore mesatare, ndoshta nuk duhet me domosdo njohja e simiografisė (notacionit) bizantine, por tė paktėn nuk bėhet pa mėsuar e kėnduar “me vesh” meloditė e tetė tingujve pėrkatės. Theofan Noli ishte njė njohės i mirėfilltė i muzikės bizantine.

    * * *

    Janė gjashtė libra tė botuar gjatė periudhės sė parė pėrkthimore, shumica prej tyre kushtuar kryepeshkopit rus tė Nju Jorkut, Platon. Libri i parė ėshtė pėrkthimi i shėrbesave dhe himneve tė javės sė madhe, i cili u krye me nxitim pėr ta pėrdorur pėr pashkėt e atij viti (Shėrbes’ e Javės sė Madhe, 1908). Tek ky libėr vėrejmė se si autori, duke pėrkthyer me ngut, nuk del dot nga trajtat nėndialektore tė gjuhės sė tij tė folur tė trashėguar, nė pėrdorim tė njė gjuhe dialektore tė shkruar. Stili gjuhėsor tek ky pėrkthim nuk ėshtė njėtrajtėsisht i qėndrueshėm, ndėrsa kėndimet biblike janė cituar nga Kristoforidhi. Nė librat e mėvonshėm Noli do t’i merrte pasazhet e Kristoforidhit vetėm si truall pėr t’i ripėrpunuar e pėr tė bėrė ato tė njėgjuhėshėm me stilin e himneve tė tij.

    Mbas pėrkthimit tė librit tė dytė, Librė e Shėrbesave tė Shėnta tė Kishės Orthodoxe (1909), ai e qartėsoi qėllimin dhe natyrėn e projektit tė tij. At Fan Noli me sinqeritet iu premtoi sivėllezėrve tė tij shqiptarė ortodoksė se do ti pajiste ata me tekstet mė tė pėrdorshėm nė gjuhėn shqipe, si njė mjet i domosdoshėm pėr adhurim nė gjuhėn amtare. Por autori prift, student e gazetar, nuk kishte ndėrmend tė ndėrmerrte pėrkthimin e plotė tė gjithė literaturės adhuruese ortodokse (Bibla dhe tekstet liturgjikė), njė punė qė as sot nuk ekziston. Nė shėnimet e Nolit tek kėto botime, ai bėn thirrje pėr ndihmė ekonomike nga shqiptarėt kudo qė janė, pėr tė pėrfunduar projektin e tij sa kombėtar aq dhe fetar.

    Vendimi i Nolit pėr tė botuar kėto pėrkthime, ngriti pyetjen e kanonit tė teksteve liturgjikė nė shqip. Ēfarė do tė pėrkthehej e ēfarė do tė lihej pėr mė vonė e pėr tė tjerė. Nė qoftė se Noli kishte njė motivim plotėsisht kishtar, krahas kohės sė nevojitur, ai do kishte pėrkthyer gjithashtu himnet e adhurimit tė pėrditshėm nga vepra nė dymbėdhjetė vėllime Mineon, dhe gjithashtu do tė jepte njė pėrkthim tė plotė tė veprės Triodion dhe Pentikostarion. Por nga tė tre kėto vepra joshteruese ai na dha nė shqip vetėm tre vėllime pėrzgjedhėse. Pėr festat e pėrditėshme nga Mineon Noli pėrmblodhi dhe botoi njė vėllim: Libre e tė Kremteve tė Mėdha tė Kishės Orthodoxe (1911). Me tė njėjtėn frymė ai botoi Triodin e Vogėl (1913), duke pėrkthyer shėrbesat e sė shtunės nė darkė dhe tė sė dielave, si dhe Pesėdhjetoren e Vogėl (1914), me tė njėjtėn metodė. Tek Triodi ai ripėrktheu gjithė shėrbesat dhe himnet e javės sė madhe, tė cilat ishin pėrkthyer tek libri i parėshtypur kishtar.

    Nė vend tė librit tė tetė tingujve, Paraklitiki, ose siē quhet nė terminologjinė e muzikologjisė perėndime, Oktaihos, ai na dha njė Lutjesore tė Vogėl (1914), duke pėrkthyer vetėm shėrbesat e fundjavės; mbrėmėsoren e sė shtunės dhe mėngjezoren e sė dielės, tė konceptuara kėto si njė seri e vetme, pa i shkurtuar shėrbesat dhe himnet. Qėllimi i tij ishte t’iu jepte shqiptarėve mundėsinė tė kenė tė plota shėrbesat e sė dielės dhe tė kremteve mė tė festuara tė vitit liturgjik ortodoks, nė pamundėsi pėr t’i pėrkthyer tė gjitha.

    Tek kėto pėrkthime Noli e pasuroi gjuhėn tonė me terma tė huaj dhe krijoi stilin e tij tė veēantė nė letrat shqipe. Ėshtė pėr tė vėnė re e pėr tė respektuar se, pavarėsisht nga futja e termave tė huaj, shumica e titujve tė librave greqisht u shqipėzuan dhe mbetėn nė gjuhėn tone tė tillė, ndryshe nga pėrkthime tė tjera liturgjike nė gjuhė tė tjera, pikėrisht se natyra e shqipes ėshtė krejt ndryshe, pėr shembull, nga anglishtja. Synimi i Nolit ishte tė pėrdorte njė shqipe letrare qė bazohej tek autorėt pararendės por dhe qė i tejkalonte ata, pėrderisa gjuha duhet te shprehte terminologjinė bashkėkohore tė gjuhėve evropiane.

    Filozofia e kėtyre pėrkthimeve tė Nolit shkoi kundėr vullnetit dhe talentit tė tij krijues. Atij i duhej tė prodhonte pėrkthime tė fjalėpėrfjalėshme, nė njė kohė qė gjithė e puna e tij pėrkthimore e mėvonshme nė letėrsi dhe nė lėmin kishtar dėftoi tė kundėrtėn. Noli ishte i prirė pėr pėrkthime-rikrijime, pėrkthime tė lira, “muzikale”. Nė periudhėn e parė pėrkthimore Noli u pėrpoq tė jepte njė “kuptim tė saktė” tė origjinalit nė greqisht. Mirėpo kjo solli sakrifikimin e pėrshtatjes muzikore tė kėtyre teksteve. Vetėm njė psalt i mirė dhe me pėrvojė mund tė kėndojė lehtė kėto libra tė para tė Nolit. Githėsesi, flasim kėtu pėr vėshtirėsi nė tė kėnduarit e teksteve tė pėrkthyer, duke pasur parasysh pėrkthimet e periudhės sė dytė nė vitet 40-tė, por ėshtė fakt se nė ēdo gjuhė ėshtė e vėshtirė tė balancohet gjuha e pėrkthyer me muzikėn e tingullit dhe tė melodisė pėrkatėse, gjė qė ėshtė vėshtirė tė shmanget, pėr shembull, tek “tė pėrshembėlltat”, siē i quajti Noli himnet e ndryshėm qė kėndohen me tė njėjtat melodi tė paradhėna.

    Kjo ideologji pėrkthimore shpreh motivimin politik tė Nolit. Ai pėrktheu nė njė frymė qė mund tė lehtėsonte Kishėn Ortodokse tė pranonte dhe tė njihte kėto pėrkthime, si libra kishtarė nė shqip, ndėrsa njė qėndrim tjetėr nė pėrkthim do tė ngrinte pengesa tė tjera nė lėvizjen pėr pavarėsinė e kishės shqiptare. Me kėtė strategji Noli shpresonte se ēdo reagim negativ ndaj pėrkthimeve tė tij do tė ishte i kufizuar.

    * * *

    Ndėrsa po botonte librin e shėrbesave, Noli filloi tė informojė dhe organizojė shqiptarėt ortodoksė brenda dhe jashtė Shqipėrisė, duke iu kėrkuar tė dėrgojnė peticione nė Patrikanėn Ekumenike pėr pavarėsinė e kishės ortodokse nė Shqipėri. Noli sugjeronte qė njė nga tė dhėnat e kėtyre ndėrmarrjve, tė ishte dhe fakti se “mesha ėshtė pėrkthyer nga njė prift shqiptar ortodoks”. Nga ana tjetėr ai kėrkoi nė disa raste tė shkruheshin letra tek kryepeshkopi rus Platon, pėr tė thėnė se pėrkthimet e tij ishin tė sakta, pavarėsisht se shkruesit dinin apo jo greqisht. Edhe ky fakt tregon se sa vuante Noli pėr tė sendėrtuar projektin e pėrkthimeve kishtare, si pjesė e njė lėvizjeje kombėtare.

    Receptimi i kėtyre botimeve ishte i ngrohtė nga figurat e letrave shqipe tė asaj kohe, me Faik Konicėn nė krye. “Nė tėrė jetėn time, tha Fan Noli nė fjalėn funerale tė Konicės, s’kam njohur njeri qė interesohej pėr Kishėn tonė kombėtare aqė sa Faik Konitza. Ay na e shtypi Librėn e Meshės mė 1908 nė Bryksel; ay i ndreqi korektimat pas abecesė sė vjetėr njė herė; pastaj i ndreqi vetvetiu pėr sė dyti pas abecesė sė re, qė posa u-vendos prej Kongresit tė Manastirit. Ay e ka zgjedhur pikturėn e Shėn Joan Gojartit qė figuron nė mes t’asaj libre. Dhe kėtė pikturė e ka kėrkuar nat’ e ditė, me javė e me muaj, gjer sa e zbuloj nė librat e vjetėra kishėtare. Siē mė shkruante, piktura duhej ta tregonte Shėn Joanin jo tė bukur dhe tė pashėm, siē e kanė imagjinuar disa piktorė, pot tė mvojtur dhe tė shėmtuar, ashtu siē ka qenė me tė vėrtetė”. Pėr fat tė keq nuk shikojmė sot ndonjė joortodoks, nga ata qė ndėrhyjnė nė ēėshtjet tona kishtare, tė ketė frymė tė tillė bashkėpunuese e fedashjeje, si Faik Konica.

    Por veē vlerėsimit nga ana politike e letrare, pėrmes njė vendosjeje kulturore tė pėrkthimeve tė periudhės sė parė, kishte dhe reagime negative. Nė pjesėn mė tė madhe kėto vinin nga kisha greke. Patrikana i konsideronte pėrkthimet e Nolit me “gabime dogmatike”, dhe si rrjedhojė tė papranueshme pėr adhurim. Por cila ishte alternativa e Kishės sė Madhe pėr shqiptarėt, pėr mbarėvajtjen shpirtėrore tė tė cilėve ishte pėrgjegjėse karshi Zotit? Greqishtja bizantine nė kishė, e mėsimi i detyruar nė shkollat greke?

    Kėtu duhet tė pėrpiqemi ta rilexojmė historinė, me parabindjen se ngarkesa emocionale qė vjen nga opinionet e gjithė burimeve greke, dhe nga shumė vlerėsime tė burimeve shqiptare, ėshtė njėsoj e pranishme. Pyetjet se, pėrse Patrikana Ekumenike dha lejen pėr pėrkthimin e Dhjatės sė Re shqip nė vitet 1820, dhe mė pas e ndaloi kėtė pėrkthim, dhe se pėrse qeveria greke sponsorizoi botimin e fjalorit tė parė tė mirėfilltė tė gjuhės shqipe nė vitet 1900, mbas vdekjes sė autorit, Kostandin Kristoforidhit, janė tė domosdoshme pėr tė filluar njė debat tė ri. Pėrkthimet e Nolit janė pjesė e kėsaj polemike, dhe ndoshta pika mė e skajshme. Duke i thirrur arsyes, nga njėra anė duhet kuptuar fryma e Kishės Ortodokse, tek raportet e tekstualitetit nė adhurim, por nga ana tjetėr duhet pranuar se ekziston nevoja e njė rivlerėsimi tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke.

    Pėr sa i pėrket reagimeve nga pala shqiptare, kėtu mund tė pėrmendim filologun patriot Aleksandėr Xhuvani, i cili kishte njė epėrsi ndaj Nolit sepse ai kishte pėrfunduar studimet nė Athinė pėr filologji, ndėrsa Noli ishte ende student nė Harvard, dhe me boshllėqe disiplinore nė shqip dhe nė greqisht. Nė disa pika kritika e Xhuvanit ishte me vend, nė tė tjera ishte pjesė e mbetjeve puritane, por qė atėhere mbizotėronte letrat shqipe.

    Shfaqja dhe mirėpritja e kėtyre pėrkthimeve kishte rėndėsi historike sepse ishin pėrkthimet e para liturgjike nė gjuhėn shqipe dhe me to u arrit organizimi i kishave shqiptare nė ShBA dhe pavarėsia e kishės nė Shqipėri nga Patrikana greke e Kostandinopojės. Gjithėsesi, ndėrsa stili mjeshtėror i Nolit mahniti njerėzit e letrave shqipe, nuancat teologjike i rrėshqitėn vėmendjes sė tyre.

    * * *

    Kjo ishte periudha e parė e pėrkthimeve tė Fan S. Nolit, me shumė dritė e me pak hije. Para pėrfundimit tė kėsaj pune nė dukje tė pamundur, prifti 30-vjeēar iu kishte premtuar bashkatdhetarėve tė tij, se do t’iu dhuronte lutjet mė tė domosdoshme nė shqip. Tashmė atė e priste njė fushė tjetėr, pėrkthimi i letėrsisė botėrore, “pėr tė cilėn kombi ynė ka kaq nevojė”.

    Njė pyetje mbetet ende habitore pėr studjuesit e Nolit: si mundi ai tė ishte kaq prodhimtar nė periudhėn mė tė ngjeshur tė jetės sė tij: 1908-1914. Ai ishte student nė Harvard pėr disa vjet, ku po pėrpiqej tė pėrkryente anglishten, ishte prifti i parė nė shėrbim tė mijėra shqiptarėve ortodoksė, ishte gazetar dhe veprimtar i papushuar gjithė kėtė periudhė gjashtėvjeēare. Sikur tė mos ishin mjaft gjithė kėto, ai duhet tė pėrkthente vazhdimisht shėrbesat dhe himnet e vėshtirė bizantinė. Siē duket, njerėz tė tillė shenjohen pėr tė kaluar nga tė gjitha tundimet, e pėr tė ardhur tek ne tė paprishur e tė paplakur. Por ai nuk ėshtė trajtuar gjithmonė kėshtu. Kur pėrkthimet kishtare tė Fan Nolit kishin zėnė vend mirė dhe kisha ortodokse nė Shqipėri ishte mėvetėsuar, mjaft “patriotė” shqiptarė e quanin peshkopin tonė herė “tė kuq”, e herė “me mjekėr fallco”.

    Periudha e parė pėrkthimore e Nolit nė kishė, i dha atij statusin e pėrhershėm nė ortodoksi. Sa profetik ishte Mitrush Kuteli nė vitin 1943, kur duke analizuar jetėn dhe poezinė e Nolit u shpreh: “Imzot Theofani jo vetėm qė krijoj veglėn e parė qė hapi rrugėn drejt Autoqefalisė kishėtare, por edhe farkoj terminologjinė Shqipėtare pėr Kishėn Orthodokse. Kėto shqipėrime e tija janė edhe sot, e do tė jenė pėr shumė kohė, librat e shėrbimit tė shenjtė tė Kishės s’onė”. Me tė vėrtetė edhe sot, kėto pėrkthime preferohen si alternativa e parė pėr pėrdorim nė kishė. Kėto libra janė baza nga ku do tė nisen njė ditė pėrkthyesit pėr tė pėrmirėsuar e plotėsuar pėrkthimet kishtare nė shqip.

    Pėrkthyesit e sotėm tė pasazheve himnologjikė duhet tė kenė parasysh se pėrkthimet e periudhės sė parė tė Nolit janė mė tė pėrshtatshėm pėr tė cituar, sepse nė kėto botime himnet i qėndrojnė shumė mė afėr origjinalit, siē do tė shohim nė shkrimin pėrkatės mbi pėrkthimet e periudhės sė dytė. Ėshtė interesant fakti se njė shtėpi botuese nė Selanik, me fillimin e riorganizimit tė jetės fetare tė pasdiktaturės nė Shqipėri, filloi rishtypjen e librave tė periudhės sė parė tė Nolit, deri sa seria u ndal me botimin e librit tė tretė, pikėrisht sepse kisha ortodokse nė Shqipėri nuk u interesua pėr marrjen dhe shpėrndarjen e kėtyre librave.

    Por botimet e Selanikut janė njė pėrjashtim, ose tė paktėn dėshmojnė potencialin e njė debati tė mundshėm prodhimtar midis dy zonave. Ende sot Greqia zyrtare nuk i ka ndryshuar termat ndaj Fan Nolit. Nė tė vetmen vepėr historie mbi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė nė greqisht, pėrpunuar e ribotuar nė vitin 1998, Noli kishtar vazhdon tė figurojė atje me tė njėjtat epitete pėrdorur nga kisha greke nė vitet 20-tė: “hyjtallės” e “aventurier”. Ndėrsa cilėsimi i parė ėshtė krejt shpėrfolės, i dyti ndoshta qėndron, sepse pa aventura, sidomos kur kėto shpirtėzohen e kanalizohen nė njė qėllim tė mbarė kombėtar e fetar, nuk mund tė bėhet asgjė e madhe nė botėn ballkanase.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    PER MODERATORET

    Zoterinj moderatore,

    para tre javesh u hap tema 'E verteta mbi Fatmir Foti Cicin', por nuk u be gje. Ju lutem fshijeni kete rubrike sepse nuk reflekton qellimet e Forumit. Ne nuk jemi gazete ku te publikoken fakte sensacionale, por debatojme ketu mbi te dhena te shtypit, te cilat kane emer dhe mbiemer. Megjithate ju e dhate rastin por ata nuk e mbajten fjalen, qe te na sillnin faktet e premtuara kunder priftit shqiptar ortodoks At Foti Cici.

    Kur t'i botojne ne shtyp, une vete do ta hap kete teme per debat.

    Ju keni fshire tema dhe anetare nga Forumi, kur ata nuk kane shprehur objektivat tuaja.

    Faleminderit!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  4. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •