TIRANË - Diplomacia këtë vit ka shënuar arritje pozitive dhe konkrete". Me këto fjalë e vlerësoi presidenti Moisiu punën e dikasterit të diplomacisë gjatë vitit 2003. Ai kërkoi nga ambasadorët shqiptarë të punojnë më tepër në drejtim të integrimit në strukturat euroatlantike dhe i ftoi ata të kenë më shumë vëmendje për problemet e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.

Emigrimi
Presidenti Moisiu propozoi dje ngritjen e një ministrie të Emigracionit, që, sipas tij, duhet të angazhohet me çështjet e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. "Nuk mjafton që për këto probleme të angazhohet drejtoria e disporës në ministrinë e Jashtme, apo drejtoritë e specializuara nëpër dikasteret e tjera, por, besoj se ka ardhur koha që zgjidhja të përfshihet në një ngritje në nivel ministrie", tha Moisiu. Ai shtoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë për një politikë të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal. "Por ne nuk mund të pranojmë disa deklarata apo projekte destabilizuese që vijnë nga segmente të caktuara politike në Ballkan", shtoi ai. Duke folur për procesin e integrimit euroatlantik, kreu i shtetit theksoi se sukseset e diplomacisë nuk mund të maten me numrin e vizitave zyrtare dhe të takimeve, por me arritjen e rezultateve konkrete dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Zv/ministri i Jashtëm, Luan Hajdaraga, i ftoi dje diplomatët shqiptarë të jenë më të vëmendshëm ndaj shqetësimeve të emigrantëve shqiptarë dhe kërkoi thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me ato vende me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie. Pas seminarit që do të vazhdojë tri ditë, presidenti Moisiu shtroi mbrëmë një koktej për të gjithë ambasadorët, në vilën e tij në bregdetin e Durrësit.

(marrë nga Balkanweb)
-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=

thënë nga Moisiu

Por ne nuk mund të pranojmë disa deklarata apo projekte destabilizuese që vijnë nga segmente të caktuara politike në Ballkan.
Gëzohem me këtë nismë pozitive. Është me të vërtetë për t'u përshëndetur dhe për t'u përkrahur që emigrantët shqiptarë të Greqisë, Italisë dhe Gjermanisë (ku ndodhen shqiptarët më të numërt) ta kenë të drejtën që i garanton edhe Kushtetuta e Republikës Shqiptare. Më duket mëse e arsyseshme një Minstri e veçantë vetëm për emigrantët shqiptarë, pasi me hamëndje them se mund të kapin edhe dy-milionshin.

Citova Mosiun më sipër se më vjen shumë mirë që po çohet në këmb, dhe po i mbron shqiptarët nga marrëzitë greko-sërbe. Poshtë politika e tyre!

Drini.