Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    BRITANI/ RREFIMI I VAJZES NGA TIRANA,Unë studentja që rrezikoj shkollën

    BRITANI/ RREFIMI I VAJZES NGA TIRANA

    Unë studentja që rrezikoj shkollën
    Flet Mirela : Ligji i ri për azilin i padrejtë


    Nga Londra Muhamed Veliu
    LONDER
    Ligji i propozuar pak ditë më parë nga ministri i bren-dshëm anglez Blankett, ka ngjallur edhe reagimet e para. Të parët që janë ndier "vikitima" të këtij ndryshimi, janë studentët e huaj, të cilët vazhdojnë studimet në kolegjet apo universitetet e Britanisë së Madhe. Sipas ligjit të ri, nëse emigrantët nuk e fitojnë të drejtën e azilit, këta të rinj do të detyrohen të rikthehen në Shqipëri, pa pasur mundësinë e apelimit të vendimit të mësipërm të autoriteteve angleze. Përballë këtyre vështirësive ndodhen shumë shqiptarë të rinj, të cilët edhe pse shkëlqejnë në shkollat ku vazhdojnë studimet, nuk do të përfitojnë ndonjë përjashtim nga fati i mësipërm: rikthimi në Shqipëri.
    Mirela
    Një nga studentet që rrezikon shumë nga miratimi i projektligjit për emigrantët, është edhe, Mirela Cocja nga Tirana. Pasi ka mbaruar (A-Levels) shkollën e mesme me rrezultate të shkëlqyera, mezi pret të fillojë universitetin. Ajo përfundoi me nota maksimale në kimi, biologji, matematikë dhe fizikë në kolegjin Dundley, ku jetojnë 3.000 shqiptar. Mirela, 21-vjeçare, është vlersësuar nga mësuesit e këtij kolegji. Të afërmit e saj kujtojnë se kur mbërriti në Angli, Mirela kishte një anglishte jo të mirë, por falë këmënguljes së saj, arriti ta perfeksiononte gjuhën dhe të studionte pa asnjë problem përkrah bashkëmoshatarëve të saj anglezë. Ka vendosur të studiojë në Universitetin e Birminghamit për menaxhim dhe kimi. Por pas një pritje plot ankth të diplomimit në shkollën e mesme, asaj tani i duhet të ndeshet me një tjetër "provim", atë të përballjes me oficerët e emigracionit, që ndoshta mund ta riatdhesojnë. Mirela së bashku me familjen kanë gati tre vjet që janë në pritje të dokumenteve të azilit, që prej dhjetorit 2000, ku mbërritën në Angli. Gjatë kësaj kohë, 21-vjeçarja thotë se i është dashur të sakrifikojë shumë. "Shpesh herë më është dashur të lija leksionet, që të mund të përktheja për familjen në takimet e tyre të shumta me avokatët", thotë Mirela. Por pavarësisht se rezultateve të shkëlqyera në kolegj, ëndërrat e tiranases së re mund të shkatërrohen, nëse propozimet e ministrit Blankett një ditë mund të bëhen ligj. Nëse ndodh një gjë e tillë, edhe shumë emigrantë që i vazhdojnë, tashmë, studimet do të detyrohen t'i lënë ato në mes.

    Ligji, i detyruar nga kushtet Çfarë ndikoi në ideimin e tij
    Abuzimet e shumta me sistemin anglez të emgracionit, kanë qenë shkaku i lindjes së projekt-ligjit, polemik. Autoritetet angleze prej kohësh e kuptuar se emigrantët, i zvarrisnin çështjet nëpër gjykata për të zgjatur qendrimin e tyre në Angli. Nëse nuk e fitonin të drejtën e apelit, sipas ligjit që është ende në fuqi, emigrantët kishin të drejtë t'i apelonin vendimet e oficerëve të azilit. Më vonë çështja kishte mundësi të shkonte edhe në Gjykatën e të drejtave të njeriut. Këto procese në të shumtën e rasteve kanë zgjatur me vite. Por gjatë kësaj kohe, fëmijët e emigrantëve familjarë kanë hyrë nëpër shkolla dhe janë ambjentuar me shoqërinë vendase. Ndërsa pridërit, janë detyruar të punonin shpesh në të zezë për të ndihmuar të ardhurat, apo për të menduar për një shtëpi të rehatshme, jashtë azilit. Ligji në fakt mund të shërbejë shumë mirë si një faktor frenimi për valën e madhe të emigrantëve dhe klandestinëve që vitet e fundit kanë patur një dyndje drejt ishullit.

    SHIFRAT E EMIGRACIONIT
    - 1,8 bilion stërlina, ka kushtuar kriza e vjetshme e emigrantëve për takspaguesit anglezë.
    - 170 milion stërlina kushtuan apelet e ngritura nga ata që iu refuzua azili.
    - 2,5 bilion stërlina është kontributi i emigrantëve në ekonominë britanike për vitin 1999-2000
    - një ndër katër klandestinë që marrin rrugën për në Evropë, përfundon në Angli.
    - 1 person në çdo katër minuta, ose ndryshe 200 vetë ne ditë kanë kërkuar azil vjet në Britaninë e Madhe. Gjithsej 110 700 vetë.
    - Vetëm 1 në 10 emigrantë, besohet se është azilant i vërtetë që i ka kaluar persekutime.
    - Më shumë se 350.000 azilantë janë "zhdukur". Tani punojnë ilegalisht në ekominë e zezë.
    - Shumica përdorin dokumenta fals për për të marrë ndihma dhe trajtim mjekësor falas.
    - Numri i ditur i emigrantëve mund të jetë dyfishishuar nga numri i atyre të cilët nuk rregjistrohen.
    - Një në katër persona që jetojnë në Londër është emigrant, dhe një në njëzet veta është ose refugjat apo azil kërkues.
    - Më shumë se 23.000 afganë dhe 50.000 irakenë mbërritën në Britani në dhjetë vitet e fundit, por vetëm disa prej tyre kanë pranuar të kthehen vullnetarisht duke ju dhënë një spërblim në paund.
    - Nga 100 700 emigrantët që aplikuan për azil vitin e kaluar, vetëm 13.335 u riatdhesuan
    Nëntë ndër dhjetë azilantë mbërrinë në Britani pa asnjë dokument, gjë që vështirëson gjetjen e identitetit të tyre të vërtet.
    - Ministri Blankett ka premtuar që këtë vit të rrisë numrin e vizave të punës, nga 40 000 që u dhanë vjet, në 200 000 deri në fund të këtij viti.



    Blanket: Të ndalohet apelimi i gjyqit

    Ministri anglez propozoi dje ndryshimin e ligjit të emigrantëve



    Edhe zvarritjet nëpër gjykatat angleze nuk janë aq të thjeshta sa duken. Sipas autoriteteve britanike, madje ashtu siç thotë edhe vetë ministri Blankett, emigrantët e përdorin këtë mënyrë për të zgjatur qëndrimin në Angli. Tjera përjetime jetësore vijnë nga dëshmitë e shqiptarëve, që jetojnë si emigrantë në ishullin e plakur. Mirela kujton leksionet e lëna dhe mungesat e shumta për shkak të takimeve pa fund me avokatët, ku i është dashur të bënte rolin e përkthyesit në mënyrë që prindërit të kuptonin çfarë po u thoshte mbrojtësi i huaj. Të tjerë emigrantë përmendim ankthin e pritjes së letrave, vështirësitë e komunikimit me autoritetet, vështirësitë e përshtatjes me jetën atje. Dhe jo rradhë herë edhe moskuptimin e asaj çfarë përmbante përgjigjja zyrtare e kërkesës për azil, ose vendimi i Gjykatës së Apelit. Një stres i tillë kishte kapur në shtatorin e kaluar edhe babanë e Mirelës. Pasojat e për pak mund të ishin tragjike. Mesoburri tiranas ka pësuar një infarkt të miokardit dhe i cili i ka lënë një gjendje shëndetësore të shumë plogësht më pas. Megjithatë, synimi i tij, ashtu siç thotë Mirela për gazetën, nuk ka qenë shtyrja në kohë e marrjes së përjgigjes për azil. Por, vetë qëllimi që i largoi nga vendlindja, krijimi i një jetë më të mirë, e sidomos siguria për një gjë të tillë.

  2. #2
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ca azili kerkojne Shqiptaret ne Angli?
    Per cfare?
    Se politik jo e jo, se shqiperia eshte demokraci, sic u deklarua nga qeveria e Sales ne 93 ne Gjermani, ku e hengren azilkerkuesit Shqiptare, dhe sic u paraqit nga Hajdaraga ne Angli.
    Demokraci, nuk mund te kete perndjekje politike, pra asnje shkak per azil.
    Dhe mos u mundoni te paraqiteni si viktima, se mund tia fusni anglezit po jo neve!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    Me zemër në Shqipëri Maska e bond james
    Anëtarësuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mëmëdheu
    Postime
    74
    Janë zgjuar nga gjumi edhe anglezët për fat të keq të disa azilkërkusve, por prap ju dëshiroj fat atyre që lypin vendstrehim
    përshëndetje
    :^Globi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dyla
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    surrey, england
    Postime
    12
    pak fjale per anetaren "...just me", kur thua se anglezet jane te trashe gabon shume, ndoshta paraqiten ashtu por ende eshte mbreteri dhe e zonja bile, sa i perket ndihmave socilae e shkollimit ketu ne e dime se nje pjese kane perfituar shume, une jam student vet me ndryshimin e ligjit sigurshte qe do pesoj shume, po une edhe perkthej nganjehere dhe e di se qfare azili shqiptaret e shqiperise kerkojne, ju lumte shumica kane fituar dokumente, une edhe ju ndihmoj shume ne intevistat e tyre pse jo i kam vllezer e motra, pse disa idiote e disa lavire merren me prostitucion ata nuk perfaqesojne shqiperine po vetem berllogun e saje... e sipas teje ...justme te gjithe te urtit qenkan te trashe dhe se duhet ti shfrytezojme, e ti po me dhimbesh se qenke yankee, kur thua se ska si amerika ... po pyeti ata yenket dhe vete te tregojne se jane me te uurrejturit ne bote.

    te rujte zoti ty edhe ameriken tende...yankee
    don't worry be happy

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    mirela une per vete te uroj fat., dhe kjo eshte gjithcka qe mund ti them kesaj vajze. por shembulli i gjalle jam une, mezi arrita ose me mire pas tre vjetesh mundime, e sigurova nje vend ne universitet , dhe kur kam shkuar ne gjygj , gjykatesi me ka pyetur nese vazhdoj ndonje shkolle, iu pergjigja se nuk jam forte i mire ne shkolle por, e kam siguruar nje vend ne universitet.
    Ne te verteete kur ma beri kete pyetje mu be zemra mal pasi kisha me cte mbrohesha, but gues what, cfare mora si pergjigje, ti je ktu sepse je i persekutuar ne vendin tend jo qe te edukojesh, pra ky eshte ligji qe na kap ne, ose me mire te themi kryesorja, edukimi eshte dicka tjeter qe ndoshta, ose si ne rastin tim se morin per baze fare. Dhe qe nga ai e vetmja gje qe po bej eshte thesht nje kurs kompjuteri dhe asgje tjeter pasi shpresat per universitet mi preu gjykatesi pra shteti. dhe kjo me ka ndodhur perpara gjashte muajve.
    po ti mos u merzit se nuk je e vetme dhe raste te tilla ka keshtu si puna jone.
    mateo

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    8
    Me te vertete per te ardhur keq per Mirelen dhe per ata studente te shkelqyer shqiptar te cileve endrra e shkollimit i pritet ne mes.

  7. #7
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    ..Shpreh keqardhjen time sinqerisht per Mirelen...dhe per te gjithe ata student/e Shqiptar/e qe i eshte prer endra tyre...

    Me respekt Driloni!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  8. #8

    Ku dhe Cfare te kemi ty Manciste?!

    Postuar më parë nga Manciste
    Ca azili kerkojne Shqiptaret ne Angli?
    Per cfare?
    Se politik jo e jo, se shqiperia eshte demokraci, sic u deklarua nga qeveria e Sales ne 93 ne Gjermani, ku e hengren azilkerkuesit Shqiptare, dhe sic u paraqit nga Hajdaraga ne Angli.
    Demokraci, nuk mund te kete perndjekje politike, pra asnje shkak per azil.
    Dhe mos u mundoni te paraqiteni si viktima, se mund tia fusni anglezit po jo neve!
    Qe ta dish......dhe te mos pyesesh ne vend tjeter ti Mnaciste, shqiptaret paraqiten si kosovare dhe kerkojne azil politik. Pastaj ,jo jo sta f***a njeri ty, po ktu qeke i zhytur vete.

    Nga investigimi i "fuqishem" shume azilkerkues shqiptare po kthehen back home. Veshtire per t'iua futur.

    Nga kjo dilka qe sje i mireinformuar, ndaj vetem lexo.

  9. #9
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Dmth mashtrojne!
    Atehere ku qendron problemi?
    Ti genjen, i ha buke Anglise qyl per nja 1 vit, dhe pastaj ajo e meson te verteten dhe te kthen.
    Pse te qahesh atehere?

    Faleminderit qe ma sqarove mjegulla
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  10. #10
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    !Anglia Shteti me i mire ne bote per ato qe fitojn dekumentat!

    Mjegulla pse shpenzon kot me mostra?
    Jam JETUS jo TREGUS!.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 20:30
  2. Hedh vaj te djegur shoqes.Përjashtohet nga konvikti studentja e Infermierisë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 06:27
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 14:16
  4. Studentja 20 vjecare vret shoqen e dhomes per te dashurin
    Nga zeus në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:21
  5. Simbolet fetare dhe institucionet publike
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 24-04-2004, 14:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •