Pse i merrni kafshet per ofendim ne qofte se jane edhe ato te krijuara nga Zoti?
Pse i merrni kafshet per ofendim ne qofte se jane edhe ato te krijuara nga Zoti?
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Mister ???Ema**
Shkruajtur me : 27-08-2003
qellimi i jetes eshte mister...
ca here na duket sikur i kemi rene ne te, se ajo qe po bejme, ose ajo cka duam te bejme eshte qellimi i jetes sone... dhe pastaj?!?!
pastaj del dicka tjeter, dikush tjeter perpare dhe gjitheshka ndryshon, dhe qellimi i jetes behet dicka tjeter. E zeza behet e bardhe, e bardha e zeze.
paper
Jeta jone ne kete bote ka nje qellim specifik, dhe nuk eshte rezultat i akcidentit natyror ose denim per arsye te ngrenies se FRUTĖS nga pema e ndaluar.
Ne jemi ketu NĖ PAJTIM ME planin e Krijuesit , kjo jete ne kete bote eshte nje TEST , eshte nje mundesi qe te vertetojme se e meritojme jeten E PĖRJETSHĖME dhe te HARESHME ne boten tjeter.
Krijuesi nuk na ka krijuar vetem per pak vite te kesaj bote !!!
Sikur te ishim krijuar vetem per jeten e kesaj bote do te rezultonte ne nje shaka te luajtur nga Krijuesi me qeniet njerezore.
Me perfundimin e kesaj bote , i gjithe njerezimi do te RINGJALLJET dhe do te kerkohet llogaria e tyre per jeten e kaluar ne kete bote.
Jeta ne boten tjeter do te jete E PĖRJETSHĖME - E PĖRHERSHĖME.
... a do te jete E HARESHME apo plot me DHIMBJE varet nga ajo se si e kalojme jeten prezente!
Lexo , Meso , Studijo ...
Qėllimi i jetės !
Prej NGA ? Ku ASHTU ? dhe PSE ?
Thėnė mė ndryshe : Nga kemi ardhur ? Ku jemi duke shkuar ? dhe PSE jemi kėtu ?
Qė tė kesh njė besim positiv nuk ėshtė e domosdoshme.
Tė jesh nė harmoni me vetvehtėn dhe universin ėshtė ajo cka llogaritet !
Tė jesh nė harmoni me atė qė tė ka udhėzuar
Krijuesi ėshtė ajo cka llogaritet !
Qėllimi i jetės !
T'i leme anash ēdo gjė qė ka nė rruzullin tokesor, tė shikojmė e tė mendojmė pak mbi trupin tonė tė Krijuar nė formė kaq tė bukur :
A mendon njeriu se Ne e krijuam atė prej njė pike uji (fare) kur qe, ai kundėrshtar i rreptė (Jasin, 72).
Qėllimi i jetės ?
Mendoni edhe njėhere !
Kėsaj here pakėz mė me shumė kujdes !
...
Vdekja eshte ajo qė i hap rrugė tė reja mendimit nė kėrkimet e tij, qė Jeta me joshjet e saj nuk mund t'i ofrojė nė shkallėn e duhur !!!
'Think deep , before you speak '!!
PrInCiPiEl
Shkruaj postime te tilla, shkruaj po s'te erdha te te vjedh naten!Postuar mė parė nga Ekzekutuesja
Pse i merrni kafshet per ofendim ne qofte se jane edhe ato te krijuara nga Zoti?
P.s ne c'kat e ke shtepine?
Sa per temen njeriu duhet te kete vertet nje qellim ne jete dmth nqs lind dhe nje dite do te vdese atehere gjithcka duket pa kuptim. Pikerisht qellimi qe njeriu ka ne jete me beri te besoj se Zoti ekziston. Cili eshte qellimi? Me thene te drejten me duket se do lodhem duke e kerkuar dhe ne fund nuk do te gjej gje.
Ezekiel 25-17.
Fshehtėsia e egzistencės
Kush jam unė? Ēėshtė kjo gjithėsi dhe pse? Pse erdha nė kėtė botė dhe kush mė solli? Cili ėshtė roli im nė kėtė botė? Sa vlej unė nė kėtė gjithėsi?
Pyetja dhe dilema mė esenciale qė njerėzimin e mundon qysh prej kohėrave tė lashta ėshtė ekzistenca. Pse jemi krijuar, ēėshtė misioni ynė nė kėtė botė edhe ēduhet bėrė nga jeta jonė?!
Mė parė filozofėt ishin ata qė e ēanin kokėn nė kėtė ēėshtje dhe bredhnin tė humbur nė labirinthin e jetės dhe assesi nuk arrinin ta zbulojnė sekretin e jetės. Ose, tė themi se e kanė zbuluar pjesėrisht, pse jo?! A nuk ishin ata qė e vėrejtėn njė element tė pėrbashkėt tek tė gjithė njerėzit pa marrė parasysh racėn, vendin ku jetonin, intelegjencėn, pėrparimin e tj. kėrkimin e lumturisė. Lumturia ishte e madhėruar nga njerėzit. Tė gjithė e synonin atė, por pak prej tyre e gjenin, kurse tė tjerėt mashtroheshin se e kanė gjetur, e nė tė vėrtetė kanė parė vetėm vizion tė rrejshėm dhe kanė sakrifikuar ēdo gjė vetėm e vetėm tė arrijnė tek ajo. Por kot, ajo sgjendej aty. Edhe njė fatamorganė nė shkretėtirėn e gjerė tė jetės.
Asketėt e patėn mbytur trupin (burgun e shpirtit) me largim nga tė mirat e jetės dhe mundim tė trupit. Epshorėt slanė pasion pa ndjekur dhe kėnaqėsi tė kėsaj bote pa shijuar. Shkencėtari tėrė jetėn e vet ia kushtoi zbulimit tė krijesave intelegjente nė Mars e gjetiu qė tė mos ndjehej njerėzimi i vetmuar nė kėtė gjithėsi tė madhe, kurse vet u vetmua nė varrin e tij tė ngushtė, tė ftohtė e tė errėt... Assesi njeriu ta gjejė veten nė kėtė botė tė vogėl, por tė madhe. Ai humbi duke e kėrkuar veten nė kėtė ekzistencė enigmatike. Jetojmė, vdesim, por vdekja nuk ėshtė fundi, ngase shpirtėrat tanė do tė reinkarnohen nė shpezė, njerėz etj., do tė thoshte njė njeri i lindjes. Apo ndryshe, jetojmė, vdesim, krimbat na e brejnė ēdo milimetėr tė trupit tonė tė ftohtė dhe vetėm dheu do tė na ngopė gojėn, e eshtrat do tė na bėhen hi. Kujtimi pėr kėnaqėsitė e kėsaj jete, mbrėmjet e ngrohta dhe gostitė me shokėt e dashur, qė kurrė sdo ti shohim mė, treten diku nė kosmosin e errėt, do tė thoshte njė perėndimor. Eseju i njė rok kėngėtari pėrfundon me fjalėt: ... pa cak bredhim nėpėr orbitat e verbėra, tė pandihmė, tė vetmuar!...
A thua kėshtu?!!!... A vetėm disa vjet kėnaqje, vuajtje, mund... e nė fund rezultati zero?! A thua a njė hiē jemi nė kėtė fshat tė quajtur Tokė?! A kaq i pavlerė ėshtė njeriu nė kėtė univers, a vetėm tė hajė e tė pijė e nė fund tė shndėrrohet nė pleh e tė harrohet fare?!!!
Po pastaj gjithėsinė kush e krijoi? Si u bė? Prej se kaq e madhe dhe e pėrsosur? Aq e bukur?!... A thua ajo ėshtė mė e vlefshme, apo njeriu, a thua cili ėshtė mė interesant te Krijuesi?! Po ēka ka atje larg nė Jupiter? Nėse iki atje, a do tė ēlirohem nga vuajtjet e Tokės, apo ndoshta lumturia ėshtė e humbur diku jashtė Sistemit diellor?!...
Duke u gjetur nė kėtė labirinth tė ngatėrruar, njeriut shpesh iu ka shpenzuar energjia pėr jetė dhe ambicia pėr tė kėrkuar lumturinė iu ka shuar pas dėshtimeve tė shumta. Deri kėtu ka arritur truri dhe mendja e njeriut dhe kėtė kufi tė transcendencės smund ta kalojė dot, prandaj ka pasur nevojė pėr kontakt me Krijuesin dhe tė Gjithėdijshmin qė ta njohė fshehtėsinė e ekzistencės.
ARGUMENTET PĖR EKZISTIMIN E ZOTIT
Tė kuptuarit e ekzistencės sė Krijuesit, Zotit tė kėtij universi ėshtė hapi i parė qė bėn njeriu drejt zgjidhjes sė kėsaj enigme. Tė ekzistuarit e Zotit kurrė nuk ka qenė ēėshtje problematike tek popujt pėrgjatė historisė, ngase njohja dhe pranimi i Tij si Krijues dhe Sundues i kėsaj gjithėsie arrihet pėrmes vet natyrės sė njeriut (fitres), dhe ekzistimi i njė Krijuesi dhe Sunduesi ėshtė diē
ka e domosdoshme. Prandaj, pothuajse nuk ka nevojė tė diskutohet dhe tė argumentohet me argumente logjike ekzistenca e Zotit, me pėrjashtim tė atyre qė iu ėshtė prishur ajo natyrshmėri me tė cilėn e pranojnė Zotin. Sidoqoftė, shumica e atyre qė e mohojnė ekzistencėn e Zotit, ata nė realitet e njohin dhe e pranojnė Atė. Kėtė e vėrteton Kur`ani kur flet pėr Faraonin ateist i cili e konsideronte veten zot: Ai (Musa) tha: -Po ti (Faraon) e di se ato (mrekullitė) nuk i zbriti kush tjetėr pėrveē Zotit tė qiejve e tė Tokės. (El-Isra, 102); Megjithėse nė brendėsi tė vetveteve tė tyre tė bindur nė to (nė mrekullitė se ishin nga Zoti), i mohuan me mendjmadhėsi e me pa tė drejtė. (En-Neml, 14) Ibėn Tejmije thotė
: Te popujt e hershėm dhe te tė mėvonshmit ėshtė e padiskutuar se tė gjithė xhinėt dhe njerėzit e njohin dhe e pohojnė ekzistencėn e Zotit Krijues, edhe pse shumica e njerėzve (masat e gjėra popullore) nuk e kuptojnė argumentimin e filozofėve pėr ekzistimin e Zotit! Prandaj, njohja e Zotit ėshtė diēka me tė cilėn xhinėt dhe njerėzit janė tė krijuar, sikurse tė ushqyerit qė ėshtė diēka shumė e natyrshme tek ata. Ata si foshnje e kryejnė kėtė proces pa qenė tė detyruar dhe pa pasur nevojė t`iu argumentohet vlera dhe mėnyra e tė ushqyerit.
Nė njė rast tjetėr thotė: Njohja dhe pranimi i Krijuesit ėshtė ēėshtje e natyrshme nė shpirtėrat e njerėzve, edhe pse mund tė ndodhė te disa njerėz t`iu prishet natyrshmėria dhe tė kenė nevojė pėr argumentime logjike qė tė arrijnė tek ajo njohje. Do tė thotė se, njohja e Zotit ndonjėherė, dhe kjo ėshtė normale dhe e njohur, arrihet pėrmes natyrshmėrisė, e ndonjėherė arrihet me meditim.
NATYRSHMĖRIA (FITREJA) E NJERIUT UDHĖZON KAH EKZISTENCA E ZOTIT
Shembuj:
1. Nė njeriun ekziston njė shtytės qė nxit vazhdimisht tė vrojtohet qielli dhe krijesat nė tokė dhe gjithmonė nxit tė arrijė te Krijuesi i Tij. Edhe Kur`ani e ndihmon kėtė shtytės: Dhe pėr ata ėshtė argument (pėr ekzistencėn e Zotit dhe pėr ringjalljen pas vdekjes) Toka e vdekur, tė cilėn Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanė. Dhe u kemi bėrė kopshte hurmash e rrushi dhe burime (ujė), qė tė hanė nga ato fruta dhe nga ēka prodhojnė vetė duart e tyre. A i gėzojnė ato dhe nuk falendėrojnė?! (Jasin: 33-35); A ėshtė mė i rėndė krijimi i juaj apo i qiellit tė cilin e ngriti. Ngriti kupėn e tij dhe e pėrsosi atė. Natėn ia errėsoi e ditėn ia ndriēoi. (En-Naziat: 27-29)
2. Kur e sheh njeriu njė pamje tė bukur apo nuhat ndonjė aromė tė kėndshme, apo shijon diēka tė shijshme, apo arrin sukses nė punė a mėsime, ai vetvetiu, si pa dashje, e ngritė zėrin duke e pėrmendur Zotin me gėzim, sikur lajmėrimi pėr gėzimin e tij sbėhet pa e pėrmendur All-llahun.
3. Njeriu ėshtė afėr njė pune tė ligė, tė pamoralshme a njė krimi dhe nė momentin e fundit i kujtohet Zoti, gjė qė e bėn tė ndjen njė frikė dhe turp. Kjo ėshtė natyra e tij qė ia bėn tė ditur se do tė kthehet te Zoti.
4. Kur njeriun e rrethojnė problemet dhe e shkel zullumi e ai nuk mund tė ēlirohet nga kjo situatė, nė errėsirė e gjen vetveten se si ankohet te Zoti i vet i Lartė dhe si kthehet tek Ai.
Kjo natyrshmėri (fitre) nė dritėn e Kuranit do tė thotė: Natyrė e njeriut me tė cilėn e njeh Zotin dhe e njeh Atė si tė vetmin Krijues dhe si tė vetmin qė meriton tė adhurohet. -thotė Ibėn Kethiri kur e interpreton ajetin: ... natyrshmėri (fitre) nė tė cilėn All-llahu e ka krijuar njerėzimin... (Err-Rrum 30) Kurse Pejgamberi alejhis-selam (paqja e Zotit qoftė mbi tė) lidhur me kėtė natyrshmėri thotė: Ēdo fėmijė lind sipas natyrės sė pastėr (fitres) pastaj prindėrit e bėjnė ēifut, tė krishterė apo zjarrrputist. Do tė thotė se, po tė mos ishte ndikimi i prindėrve nė fėmijėn me lloje tė ndryshme doktrinash tė gabuara, ky fėmijė me natyrshmėrinė e tij do tė arrinte tek njohja e All-llahut.
DISA ARGUMENTE LOGJIKE PĖR EKZISTENCĖN E ALL-LLAHUT NĖ KURAN
Kurani e argumenton ekzistencėn e Zotit me argumente logjike, siē janė krijimi i njeriut, krijimi i qiejve, i tokės dhe i botės me kėto dy argumente: Dhe Ai ėshtė i cili tokėn e shtriu dhe nė tė krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bėri dy lloje (ēift), bėri qė nata ta mbulojė ditėn. Vėrtet, nė gjithė kėtė ka argumente(nė lidhje me ekzistencėn e All-llahut) pėr njerėzit qė thellė mendojnė. E nė tokė copa sipėrfaqesh tė ngjitura njėra me tjetrėn, kopshte hardhie, tė mbjella (tė llojllojshme) dhe hurma (bimė kėto) qė janė tė degėzuara dhe jo tė degėzuara (nga njė filiz) e tė gjitha ujiten nga njė ujė dhe Ne shijen nė ngrėnie tė frutave e kemi dalluar njerėn prej tjetrės. Nė tė vėrtetė, nė tė gjitha kėto ka argumente pėr njerėzit e menēur. (Er-radė: 3 dhe 4) dhe A nuk e dinė ata tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura e ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi, a nuk besojnė. (El-Enbija: 30)
Njeriu duke shikuar, soditur e studiuar, sė pari vet ekzistencėn e vet, trupin e vet, atė sistem tė pėrsosur dhe tė harmonizuar nė vetvete: shqisat, gjakun, zemrėn, trurin, gjymtyrėt, organet e tjera, arrin deri te pėrfundimi se ai ashtu siē ėshtė, nuk ka mundur tė gjendet nė kėtė botė ashtu pa lidhje, rastėsisht apo vetvetiu, por patjetėr ekziston njė Krijues i Ditur. Kurani na nxit tė mendojmė: A u krijuan nga asgjėja apo ata vetė janė krijues?!... Pra, njeriu ose u krijua nga asgjėja ose ai e ka krijuar veten ose All-llahu e ka krijuar atė. Logjikisht dy tė parat bijnė poshtė...
Pastaj, kėsaj i shtohet edhe fakti se Krijuesi qė logjikisht u pranua nuk e ka lėnė ashtu njeriun tė humbė nė kėtė botė tė egėr, por ėshtė pėrkujdesur pėr tė: e ka mėsuar ti pėrdorė veglat, ti nėnshtrojė kafshėt dhe ta pėrvetėsojė natyrėn. Nė pėrgjithėsi, tė gjitha krijesave Ai u ka siguruar ushqim, vend pėr jetė dhe kushte pėr mirėqenie.
Kėshtu Kurani e provokon njeriun tė mendojė logjikisht, si njeriun e thjeshtė ashtu edhe shkencėtarin, secilin nė mėnyrėn e vet dhe tė arrijė nė pėrfundimin se pas gjithė kėsaj toke, kėtyre planeteve, kėtij sistemi tė pėrsosur, ēėshtė zbuluar e ēka nuk ėshtė zbuluar, pas gjithė kėsaj krijimtarie gjigante qėndron njė Krijues i Fuqishėm i cili kur i thotė diēkahit: Bėhu, ai bėhet!
PĖRSE U KRIJUA NJERIU (OSE PĖR ĒFARĖ QĖLLIMI U KRIJUA)
U tha se truri i njeriut nuk ka mundur tė bėjė mė shumė se ta argumentojė ekzistencėn e Zotit. Kėtė e dėshmojnė edhe filozofėt nga tė cilėt secili e mbron teorinė e vet nė lidhje me marrėdhėniet Zot-njeri dhe shkakun e krijimit tė njeriut. Kėtu njeriu ka nevojė shumė pėr mėsim mė direkt prej Krijuesit tė tij e All-llahu i Mėshirshėm mu pėr kėtė shkak i ka dėrguar pejgamberėt dhe i ka zbritur Librat e shenjtė. Tė gjitha fetė qiellore janė tė pajtimit se njeriu ėshtė krijuar ta adhurojė Zotin e vėrtetė. E Islami, respektivisht Kurani si zbritje e fundit nė zinxhirin e librave tė zbritur nga All-llahu e zbulon kėtė enigmė, apo shkakun e krijimit tė njeriut nė kėtė jetė tė shkurtėr: Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pos qė tė mė adhurojnė Mua, tė Vetmin. (Edh-Dharijat 52). Adhurimi i Zotit apo ibadeti, siē thuhet nė origjinal, ėshtė pikėpyetja mė e madhe tė cilėn All-llahu i Mėshirshėm pėr tė mos na lėnė nė mėshirėn e filozofėve dhe mendjeve tona tė mangėta nė arritjen e sė mirės absolute na e zbuloi. Mendimtari i shquar islam Sejjid Kutub nga ky ajet i nxjerr dy aspekte:
Aspekti i parė i ajetit:
Nga ajeti: Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pos qė tė mė adhurojnė vetėm Mua, mėsojmė se ekziston njė qėllim i caktuar nga krijimi i xhinėve dhe njeriut. Kush punon dhe jeton sipas domethėnies sė kėtij ajeti, ai e ka realizuar qėllimin nga ekzistenca e tij, e kush largohet nga ai qėllim e ka kaluar jetėn e vet kot, e ka humbur funksionin e vet nė kėtė botė, kurse jeta e tij ėshtė e paqėllimtė, e zbrazėt dhe larg kuptimit tė saj themelor, pa tė cilin jeta nuk ka vlerė. Ai ka dalė nga ligji pėr shkak tė tė cilit ėshtė sjellė nė ekzistencė dhe ka pėrfunduar nė humbje tė plotė, humbje e cila e pret ēdokėnd qė del nga ligji i ekzistencės i cili e ruan dhe i siguron amshueshmėri. Ky funksion i caktuar qė i lidh xhinėt dhe njerėzit me ligjin e ekzistenės ėshtė adhurimi i All-llahut (ibadeti). E ai ligj ėshtė tė ketė rob dhe Zot, rob i cili adhuron dhe Zot i cili adhurohet dhe tėrė jeta e njeriut tė ngritet nė bazė tė kėtij relacioni.
Aspekti i dytė i ajetit:
Nga ajo qė u cek, kuptohet aspekti i dytė i kėsaj tė vėrtete tė madhe. Ne kuptojmė se adhurimi (ibadeti) duhet tė ketė kuptim mė tė gjerė dhe mė gjithėpėrfshirės se vetėm kryerja e disa ritualeve fetare (namazi, agjėrimi, haxhi e tė tjera tė ngjajshme me to). Pasiqė xhinėt dhe njerėzit nuk mund ta kalojnė tėrė jetėn e tyre nė kryerjen e ritualeve, All-llahu as qė i obligon me kėtė. Ai i obligon me lloje tjera tė aktiviteteve qė e pėrbėjnė shumicėn e periudhės sė jetės sė tyre. Ndoshta ne edhe nuk i dimė aktivitetet me tė cilat janė tė obliguar xhinėt, por ne shumė mirė i dimė ato me tė cilat ne jemi tė ngarkuar. Jemi tė obliguar ti njohim fuqitė, energjitė dhe pėrbėrėsit e tokės, ti shfrytėzojmė ato siē don All-llahu, me njė fjalė jemi tė obliguar ta zbatojmė ligjin e All-llahut (sheriatin) nė tokė.
Pra, ibadeti (adhurimi i All-llahut) ėshtė qėllimi apo shkaku pėr tė cilin u krijua njeriu, ėshtė funksioni kryesor i njeriut me tė cilin nėnkuptohet diēka mė shumė se sa thjeshtė vetėm ceremonitė fetare. Realiteti i ibadetit pasqyrohet nė dy ēėshtje kryesore:
1. Mbjellja e kuptimit tė ibadetit tė Zotit nė shpirtin e njeriut, ose me fjalė tjera njeriu ta ndjejė se ekziston robi dhe Zoti, robi i cili adhuron dhe Zoti i cili adhurohet dhe pas kėsaj nuk ka asgjė tjetėr. Nė ekzistencė nuk ka tjetėr veē kėtij relacioni. Njė Zot dhe tė tjerėt janė robėrit e Tij; dhe
2. Ēdo lėvizje tonėn dhe ēdo gjest nė jetėn tonė tia kushtojmė All-llahut, sinqerisht vetėm Atij dhe tė largohemi nga ēdo ndjenjė tjetėr dhe nga ēdo kuptim tjetėr i cili del jashtė rrethit tė ibadetit tė All-llahut.
Me kėto dyja realizohet kuptimi i ibadetit dhe punėt bėhen sikur ceremonitė fetare, ashtu qė gjitha punėt bėhen ibadet pėr All-llahun dhe me to njeriu e ushtron funksionin kryesor tė tij. Atėherė, njeriu jeton nė botė dhe e ndjen se aty gjendet pėr ta kryer funksionin e vet me tė cilin e ka ngarkuar All-llahu. Ti nėnshtrohet All-llahut dhe ta adhurojė Atė, ky ėshtė qėllimi i tij nė jetė dhe si shpėrblim i kėsaj, ai nė shpirt gjen njė qetėsi, kėnaqėsi me gjendjen dhe me punėt e tij, ngase All-llahu ėshtė i kėnaqur me tė dhe pėrkujdeset pėr tė, e pastaj nė botėn tjetėr gjen tė mira dhe shpėrblime tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė, qėndrimi i njeriut pėrballė obligimeve dhe ngarkesave me punė krejtėsisht ndėrrohet. Ai tani, nė tė gjitha punėt dhe obligimet shikon si nė lloje tė adhurimit tė All-llahut tė vet dhe kėshtu e kryen obligimin e vet nė tokė. Nė kėtė mėnyrė, pėrpos namazit, zekatit, agjėrimit, tė cilat janė shtyllat mbi tė cilat qėndron Islami, pastaj dhikrit, therrjes sė kurbanit, respektimit tė prindėrve, leximit tė Kuranit etj. ēdo gjė pėr njeriun bėhet ibadet: puna e tij, mėsimi, martesa, rritja dhe edukimi i fėmijėve, bile edhe gjumi dhe ushqimi nėse bėhen me qėllim qė tė pushojė njeriu e tė forcohet pėr ibadet e punė bėhet ibadet, e madje edhe marrėdhėnia seksuale me gruan e tij nėse bėhet me qėllim qė tė ikė nga ndalesat e All-llahut bėhet ibadet! Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftė mbi tė, ka thėnė: ...edhe marrėdhėniet tuaja me gruan konsiderohen lėmoshė. Tė pranishmit u ēuditėn: A edhe nėse dikush e kėnaq epshin e tij, ai ka sadakė?!. Ai ėshtė pėrgjigjur: Po sikur ta kėnaqte epshin nė haram a sdo tė dėnohej! Kėshtu nėse e kėnaqė atė nė hallall do tė shpėrblehet.
ĒDO TĖ THOTĖ ADHURIM (IBADET) NĖ ISLAM
Pasiqė ibadeti ėshtė qėllimi nga ekzistenca e njeriut, medje krejt gjithėsia ėshtė krijuar pėr atė qėllim, tė cilin ne e kemi mėsuar nga shpalljet e Zotit, e posaēėrisht nga shpallja e fundit, Kurani, prandaj edhe kuptimin e ibadetit duhet ta nxjerrim nga Kurani dhe Sunneti i Pejgamberit Muhammed, paqja e All-llahut qoftė mbi tė , i cili e ka spjeguar dhe jetėsuar Kuranin. Nė Kuran dhe Sunnet gjejmė edhe rrugėn nėpėrmes sė cilės do ta realizojmė atė qėllim. Nė Kuran dhe Sunnet ibadeti nuk pėrkufizohet nė disa farze (obligime fetare), por ēdo lėvizje e muslimanit qė buron nga besimi e tij me tė cilėn ai synon tė afrohet tek All-llahu, konsiderohet ibadet. Nė Kuran All-llahu i Lartėsuar na obligon qė tėrė jetėn tia kushtojmė atij: Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr All-llahun, Zotin e botėve! Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetėr). Me kėtė jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve ( i pari qė pranoj dhe bindem)! (El-Enam: 162, 163)
Dijetari eminent Islam Ibėn Tejmijje e definon ibadetin si: emėr pėrmbledhės i gjithė asaj qė All-llahu e do dhe e pėlqen, qoftė ajo fjalė a punė, e fshehtė apo e dukshme. Ēėshtja qartėsohet mė tepėr nėse i tregojmė llojet e ibadeteve, p.sh.: namazi, zekati, agjėrimi, haxhi, fjala e sinqertė, kryerja e emanetit, bėmirėsia ndaj prindėrve, mbajtja e lidhjeve me farefisin, kryerja e premtimit, thirrja nė punė tė mira dhe ndalimi nga tė kėqiat, luftimi i kafirėve dhe dyftyrėshave, bėmirėsia ndaj fqiut, jetimit, tė varfėrit, musafirit dhe kafshėve, gjithashtu lutja e Zotit (duaja), tė pėrmendurit e Tij (dhikri), leximi i Kuranit, e tė ngjajshme. Ibadet ėshtė edhe tė duhet All-llahu dhe i Dėrguari i Tij, frikėsimi nga All-llahu dhe pendimi tek Ai, sinqeriteti ndaj Tij, durimi nė vėshtirėsi (sabri), falėnderimi i Zotit pėr tė mirat, mbėshtetja nė Zotin, shpresa nė mėshirėn e Tij, frika nga dėnimi i Tij etj. Sipas kėsaj e tėrė feja ėshtė ibadet.
Pastaj Ibėn Tejmijje vazhdon dhe thotė se ibadeti pėrfshin kuptimet nėnshtrim dhe dashuri, pra nėnshtrim dhe dashuri e plotė pėr All-llahun. Prandaj, kush i nėnshtrohet njė njeriu, por e urren atė pėr tė nuk thuhet se i bėn ibadet atij, do tė thotė se nuk e adhuron. E nėse njeriu e do dikė por nuk i nėnshtrohet, edhe kjo nuk ėshtė ibadet. Nga kjo kuptohet se burimi i ibadetit ėshtė nė zemėr, kurse Muhammedi, paqja e All-llahut qoftė mbi tė, thotė: Vėrtetė nė trup ėshtė njė copė mishi, nėse ajo ėshtė e shėndoshė tėrė trupi ėshtė i shėndoshė, e nėse ajo prishet tėrė trupi prishet. Ajo ėshtė zemra. Pra, nėse nga zemra buron dashuria pėr All-llahun, atėherė trupi i nėnshtrohet Atij, e nėse nga zemra nuk buron dashuria, atėherė as trupi nuk e adhuron All-llahun.
Ata qė ibadetin e kuptojnė vetėm si disa ceremoni fetare (tė cilat janė pjesė tė rėndėsishme tė ibadetit qė e do All-llahu) e i kryejnė vetėm ato ceremoni, ata nuk e kanė kuptuar ibadetin mirė dhe nuk e kanė bėrė atė qė kėrkohet prej tyre. Ata nuk e dinė se ibadeti ka tė bėjė edhe me moralin, edukatėn, sistemin politik, ligjin, adetet etj. Ibadet do tė thotė qė njeriu ēdo fjalė tė tij, punė, gjest, sjellje apo marrėdhėnie me njerėzit ta bėjė nė pajtim me ligjin Islam dhe tė largohet nga fjalėt, punėt, gjestet, sjelljet apo marrėdhėniet qė nuk janė nė pajtim me ligjin islam apo me atė qė All-llahu e do. Pra duhet ta bėjė dhe ta konsiderojė atė si nėnshtrim dhe ibadet pėr Zotin: Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janė thjeshtė pėr All-llahun, Zotin e botėve! Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetėr). Me kėtė jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve (i pari qė pranoj dhe bindem). (El-Enam: 162, 163)
FRYTI I KĖSAJ NJOHJEJE
Ta dijė njeriu qėllimin e ekzistencės sė tij si dhe rrugėn dhe orientimin e tij. Ta njohė misionin e jetės sė tij. Tė ndjejė se jeta e tij ka kuptim dhe vlerė. Tė ndjejė shijen e jetės sė tij. Ta dijė se ai nuk ėshtė njė grimcė e humbur nė kosmos, e as krijesė qė nė kaos bredhė netėve tė errėta. Tė mos bjerė nė depresion e tė ftohet nga jeta sikur ata qė e mohuan All-llahun dhe dyshuan nė Tė, e nuk e kuptuan pėrse ekzistojnė, pėrse jetojnė dhe pėrse vdesin!... Qė besimtari assesi tė mos jetojė i verbėr nė kėtė botė, e as tė ecė pa qėllim, por tė lidhet me All-llahun e Madhėruar, ta gjejė veten nė kėtė botė, tė ecė i udhėzuar nga Zoti i tij dhe vetėm Atė ta adhuron e mos tė bredhė nėpėr idhuj tė ndryshėm. Besimtari nuk thotė atė qė thotė poeti i konfuzionuar e pesimist:
E vesha petkun e jetės pa u pyetur,
e nė mes lloj-lloj ideshė e mendimesh mbeta i hutuar,
E do ta xhveshin kėtė petk njė ditė nga unė,
e unė akoma sdo tė di pse erdha dhe ku do tė shkoj...
Pėrkundrazi, besimtarit iu ka qartėsuar orientimi hyjnor, ai mirė e di se prej kah ėshtė i ardhur, pse ėshtė i ardhur, kah do tė shkojė dhe ku do tė mbesė. Ky ėshtė njė personalitet shumė stabil, optimist dhe maksimalisht jetėn e vet e shfrytėzon nė tė mira.
I njoh te gjitha maskat e rruges Tepelene - Tirane. Qorrin, Kacakun, Kukurecin, Berdufin, Selmanin, Gjoleken, mos ki merak pashaporten e kam ne xhep.Postuar mė parė nga Azhubuam_Haani
Julius se vjedh dot ti ate se duhet te kalosh nga rruga ime hehehe
Te themi edhe ndonje gje per temen se perndryshe na e presin... te drejten e llafit
Me vjen cudi gjithmone qe tema te hapura nga besimtaret myslymane kane te njejtin fund. Jeni bere si filmat amerikane ku "heroi" bashkebisedon me te "paudhet" dhe ne fund del fitimtar (por kjo ndodh sepse personat e tjere te implikuar ne diskutim nuk kane aq nerva dhe kohe qe te merren me llafe bosh)
Ju uroj shendet o shoke dhe me mend ne koke!
Ezekiel 25-17.
Jo nuk e di pse jam krijuar, por do mundohem ta gjej arsyen.A e dini pse jeni krijuar?
Gjithe te mirat.![]()
Klevis2000
Nese ke mundesi te me japesh nje email address tenden ku mund te shkruaj se kam pak pyetje per ty ne lidhje me fene tone *Islam*
nese nuk te pengoj normal a
hejj me flani ju te tjeret qe su pergjigja pyetjes..sorry
R_SOPI
U krijova si rrjedhoje e disa minutave qejf ndermjet plakut e plakes ....
U krijova meqenese plaku erdhi pijshem ate nate ne shpi dhe harroi te perdorte indietron nedrkohe qe po parkonte dhe u perplas padashje me maunen plake..lol
U krijova sepse nje spermatozioid mikroskopik fluturoi drejt tunelit te erret dhe u perplas me nje vezore .....
E rendesishme eshte te diskutojme sesa e justifikojme ne krijimin tone ne kete jete te larmishme dhe te orientuar nga dhe vezhguar nga i Madhi Zot....................ama kete une nuk e komentoj dot sepse ate e ka ne dore vete Zoti ne diten ku une do shkoj pertej qiejve dhe me deftesen e Jetes ne dore do pres pergjigjen e tij nese jam apo nuk jam i afte te ze nje pune ne institucionin Parajse..
Pershendetje !
As qe isha ne plan te krijohem se mami dhe babi deshen nje djal. Por mbasi u krijova mendoj se jam krijuar vetem per te vuajtur. Eshte nje citat me sa e mbaj mend te "Gjeniu" e cila thote : "Mes lindjes dhe vdekjes eshte vetem nje rruge, rruga e madhe e vuajtjes"
Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte
Plotesisht dakort me ty POR "midis vuajtjes dhe hicit une do te zgjidhja te paren" nuk e mbaj mend se kush e ka thene!Postuar mė parė nga As^Dibrane
As qe isha ne plan te krijohem se mami dhe babi deshen nje djal. Por mbasi u krijova mendoj se jam krijuar vetem per te vuajtur. Eshte nje citat me sa e mbaj mend te "Gjeniu" e cila thote : "Mes lindjes dhe vdekjes eshte vetem nje rruge, rruga e madhe e vuajtjes"
Ezekiel 25-17.
Krijoni Kontakt