Ne mentalitetin tone,mashkulli e sheh forcen te muskujt,te mospasja frike nga ligji,madje edhe mik i mire konsiderohet ai qe ben te pamunduren,qe shkel ligj e kanun dhe te ploteson nevojat apo hallin qe ke.Ky eshte mik per koke.
Pse formohemi ne kete menyre?
Pse konsiderojme vlere demonstrimin e forces dhe jo vetepermbajtjen?
Cdo gje e ka nje fillim dhe fillesa e njeriut eshte te nena.Nena ne raport me femijen,pretendon te kete vendin e pare,por ky vend i pare eshte vertet i saj,por ne pergjegjesine qe ajo ka per jeten qe po rrit,per mbrojtjen e saj dhe per t,i mesuar ca gjera,per t;i dhene mundesine qe femija te orientohet drejt jetes dhe jo drejt dyshimit e frikes.
Kur nena ne vend qe ti transmetoje gezimin qe ndien qe po behet nene,ajo e sheh rritjen e femijes si nje sakrifice (ç,kam hequr une qe jeni bere kaq,kam hequr buken e gojes,kam sakrifikuar per ju,nuk kam pare nje dite te bardhe prej jush)-dhe vetem ajo,sepse babai eshte si "cjapi ne pyll".Dhe pikerisht ketu fillon "krimi" i nenes,qe merr gjithcka per vete dhe e perjashton me dhune,madje e zhben figuren e babait.
Madje ne raport me femijen,hyn me force dhe jo rralle ne familjet tona degjon pyetjen absurde qe i drejtohet femijes;"Ke do ti me shume?".Nena ketu harron nej gje.Ne raport me djalin e saj ajo nuk mund te jete modeli,modeli eshte i ati,sepse te dy jane meshkuj dhe nena,dashur pa dashur,e detyron djalin e saj qe kur te rritet te behet si "cjapi ne pyll",i perjashtuar dhe pa pergjegjesi ne familjen e tij.
Me kete sjellje ajo i transmeton friken ndaj femres,per pasoje edhe gruaja e tij ne te ardhmen do te sillet njelloj,-nuk do ti lejoje femijet e tij ta duan dhe ,edhe nese do ta duan,do ta duan me frike,njesoj si ka dashur ai babain e tij.
Mos harroni shprehjen "Gruaja ka futur shejtanin ne shishe".Asnje gruaje nuk i pelqen ta etiketojne keshtu sepse kjo tregon qe gruaja punon prapa kraheve,pra eshte e pabese dhe e paafte te ndertojs marredhenie direkte.Dhe sigurisht qe me njerezit e pabese nuk mund te krijohen raporte dashurie.Keto raporte edhe nese ekzistojne,nuk mund te vazhdojne me tej,sepse shkaterrohen nga frika.Nje femer afer nje mashkulli me shume ka frike se sa perpiqet te nxjerre me te miren per veten e saj.
Kohet ecin,gjithcka ndryshon dhe ne mendojme se edhe mentaliteti yne per njeri_tjetrin ndryshon.Por nuk eshte gjithmone e vertete.Ndryshimi brenda nesh eshte shume i veshtire.Te gjithe e kerkojme ndryshimin por e kerkojme te tjetri.Po ta analizosh pak, te tjetri kerkon vetem femija.I rrituri duhet te kerkoje te vetja,sepse eshte ne moshen qe i rrit gjerat dhe i mbron vete.Te rritesh do te thote te behesh nena dhe babai i vetes,pra te behesh zot i vetes.Ky proces ndodh kur nena nuk i ka thene femijes se "kam vuajtur qe te kam rritur dhe babai eshte cjapi ne pyll"!E gjithe kjo tregon se ne jemi te rritur vetem fizikisht dhe psikoemocionalisht kemi mbetur femije dhe zgjidhjen dhe ndryshimin e kerkojme jashte vetes,te tjetri.Kur na bie barra per ti dhene drejtim vete,i drejtohemi ose forces tone,pra muskujve,ose ndonje te forti qe njohim,gjitmone duke patur ne mendje thyerjen e ligjit.
Marredheniet burre_grua jane shume te vecanta,te mbushura me ngjarje te vogla,qe,sa e rrisin,aq edhe e vene ne prove marredhenien dhe gjitmone burri edhe gruaja,edhe ne marredhenie me te tjeret,i shohin gjerat pikerisht nga ky kendveshtrim,pra i perjetojne ngjarjet ne baze te ketij raporti.Kur kjo lidhje funksionon,te gjitha raportet e tjera,duke filluar nga femija jane te shendetshme.Si burri,si gruaja,pretendojne nga tjetri qe t,i plotesoje kerkesat dhe deshira dhe harrojne thelbesoren,qe eshte nje marredhenie dyshe qe ndertohet me kohe,me detyrimet dhe kerkesat reciproke.Pikerisht kete gje as e dime dhe refuzojme ta mesojme (e kemi shume te veshtire te marrim pergjegjesi).Le me te mendosh qe kete gje t,ja transmetosh edhe femijes.E gjithe tradita jone,per fat te keq,eshte mbushur me etiketime dhe sakrifica.(Ky i mire,ky i keq).Te gjithe luftojme per vend te pare,pa menduar per pergjegjesite.
E kerkojme vendin e pare per te sunduar dhe jo per te mbajtur pergjegjesi dhe per t,i krijuar kushte atyre qe kane nen pergjegjesi dhe per t,i krijuar kushte atyre qe kane nen pergjegjesi qe te arrijne maksimumin e te mires vete.
Ne mendojme se femijen e bejme ne,e rrisim ne.Ne te vertete femija rritet vete.Ne te rriturit ose i ndihmojme duke i krijuar kushte,ose i frenojme,duke u sjelle si pronare dhe duke i bere pyetjen fatale;;"Ke do ti me shume?".
Pse eshte kjo pyetje fatale?
Femija eshte ne rritje dhe nuk ka asgje per te dhene.Njeriu qe nuk ka,nuk i kerkohet.Ai eshte ne fazen qe duhet te marre.Madje ne kemi nje shprehje qe edhe guret e rruges duhet ti japim femijes se po rritet.Ndersa ti kerkosh femijes ke do me shume?????Kur ai nuk di te te doje,sepse eshte ne fazen qe ate duhet ta duan sespe eshte i vogel.Ai vete do te doje,por me vone....
Duke e bere para kohe,kjo pyetje i ve ne dyshim femijes ekzistencen e tij,sepse ai eshte ne moshen qe mund te ekzistoje vetem po ta duan.Mos harroni te tere pyetjen qe femija e ben shpesh;"Me ke xhan ti mami?"...."Me ke xhan ti babi?"...
Ne fakt ai e ben kete pyetje se do qe t,ju kujtoje qe e keni harruar t,ia thoni dhe po dyshon!Femija nuk mund te rroje ne dyshim,sepse gjymtohet dhe gjymtohet aty ku eshte me i veshtire riparimi,ne shpirt.
Jemi deshmimtare te ngjarjeve te frikshme qe njeret te rritur,te shkolluar bejne veprime qe te befasojne.Per shembull,edhe djem universitare kalojne ne droge,jane te dhunshem ne marredhenie,nuk arrijne te ndertojne nje marredhenie dhe ngjizja e kesaj cudie duhet kerkuar ne moshat e brishta,kur njeriu ndertohet.Kur te rriturit,duke nisur nga nena,nuk i ofrojne mjedisin e gezuar dhe te sigurte ne modele te shendetshme,me sistem vlerash qe ndertojne njeriun qytetar,ate qe mban pergjegjesi per veprimet e tij dhe i kerkon te vetja gjerat,qe nuk shkel ligjin dhe nuk perdor muskujt per te dhunuar tjetrin,qe nuk e quan dhunen vlere,qe nuk kenaqet se e kane frike te tjeret,qe nuk besojne tek arroganca,por bejne vetem nje gjest_jane tolerante.
Jane tolerante sepse kane shume respekt per veten e tyre...
KY eshte Qytetari...
Po ju si mendoni per keto marredhenie?
Krijoni Kontakt