Njė major hollandez vizaton njė kapidan shqiptar
Shqipnija gjithsesi do tė mbesė Shqipni, pse Zoti kėshtu e do e kėshtu e dau Shqipnija do tė mbesė Shqipni pse fuqit pėrfundimisht e kanė s hpallė e temelue tue e kunorue me nji Mbret e Mbretneshė temnuem prej sash, e prej atdhetarvet tė vėrtetė
Nė mars tė vitit 1979, tek mblidhja mate riale gojore (nga bisedat me tė moshua rit, qė kishin qenė vetė pjesėmarės) dhe dokumentare (nė Arkivin Qėndror Shtetėror), pėr tablon Viti 1914 (220x190 cm) mė ra nė dorė vėllimi Leka (Lidhje-Edukatė-Kulturė-Argėtim) vjeti XII, 1940/Shkodėr 1942 XX Shtypshkronja Zoja e papėrlyeme, ku qysh nė kopertinė prezantohej sekuenca: Punėt e vogla, me bashkim rriten. Kjo revistė voluminoze prej 300 faqesh, ishte njė numėr i veēantė, nė vazhdim tė numrave kujtimorė tė XXV vjetorit tė pavarsisė komtare, qė nė tėrėsinė e saj pėrmbante dokumenta prej 17 majit 1908, gjer mė 1 shtatuer 1914. Nė morinė e tėrė atyre letrave private e zyrtare dhe tė telegrafeve zyrtare e private, qė shkonin e vinin si pikat e shiut, qė nga Stambolli, Vjena e Manastiri, qė nga Durrėsi nė Shijak, nė Tiranė, nė Krujė, nė Shkodėr, Elbasan, Mirditė, Berat, Vlorė etj, dhe anasjelltas; nė faqen 245 pashė njė vizatim tė njė malėsori shqiptar, pikėrisht kėtė qė po e botojmė tė zmadhuar. Nė origjinal, mendoj se duhet tė ketė qenė mė i madh ose tė paktėn kaq sa botimi ynė, ndėrkohė qė nė revistė ėshtė botuar nė dimensionet 8x2.5 cm. Eshtė njė vizatim i thjeshtė dhe i bukur, i trajtuar me shumė dashuri e finesė, qė majori hollandez z. L.Roelfsema i ka bėrė kapidanit Simon Doda. Siē del nėpėr faqet e revistės, kapidan Simoni, ka qenė ndihmės komandar i mirditasve, qė ishin pėrqėndruar nė Durrės, nė periudhėn e mbretėrimit tė Princ Vidit dhe ishin vėnė nė shėrbim tė qeverisė, kundėr forcave rebele tė vendosura nė Kodrėn e Rashbullut. (Diku, nė faqen 246, del dhe toger, sekretar i Komitetit tė Mbrojtjes tė Shqipnis). Pėr Simon Dodėn, shkruan edhe diplomati i shquar italian Ferdinando Salleo, nė librin e tij:Shqipėria: gjashtė muaj mbretėri (Shtėpia e librit & Komunikimit/Tiranė 2000 faqe 87). dyqind malėsorė katolikė e mirditorė, tė udhėhequr nga Simon Doda u dėrguan (bashkė me tė tjerėt) tė kapnin kodrat e Rrashbullit, qė zotėronin Durrėsin . Duhet tė ketė qenė figurė interesante dhe dinamike, sa kohė qė shumė letra e telegrafe, i drejtohen atij TNdriēmit Zotni Hotel Europa Simon Doda - Durc Durazzo Si asht miku ynė Kroon? Ah, sa herė mendoj pėr tė, pėr atė besė e dashtni tė flaktė qi i ka shqipnis! Tė marrmen lajmin e zi tė Gjen. Tomson, un i kam telegrafue (me Markonin), pėrdhimbtimet e mija Kroon-it pse njimend i ndjeri Tomson meriton nji kujtim e nji monument tė pėrjetshėm prej shqiptarėsh. Ēka me ta, kėshtu na po i bjerrim miqtė e vėrtetė tė Atdheut tonė Mė njeh gjithėherė mik tandin tė dashtun. Jak Sereggi Argj. Shkodėr 10 korrik 1914 ose Fort i dashtuni Simon Shqipnija gjithsesi do tė mbesė Shqipni, pse Zoti kėshtu e do e kėshtu e dau Shqipnija do tė mbesė Shqipni pse fuqit pėrfundimisht e kanė shpallė e temelue tue e kunorue me nji Mbret e Mbretneshė temnuem prej sash, e prej atdhetarvet tė vėrtetė, shqiptar tė brohorinun, tė dashtun e tė njoftun . Shum keq na ka ardhė pėr dekė tė Gjeneral Tomsonit . Miku i yt shum i dashtun D. Loro Spathari Famullitar i Mazrekut Mazrek 13.VII.1914 Apo nga: Midat Be Frashėri, Ahmet Dakli, Avdi Be Toptani, Esad Be Toptani, Hamid Be Toptani, Kapidan Marka Gjoni, Prenk Bibė Doda, Ahmet Zogu, Mustafa Kruja, Major A. Shevketi, Bedri Pejani, Dum Herri, Mahmut Beshiri, Sami Vrioni, Imzot Luigj Bumēi, Shefqet Daci etj. Autori i vizatimit L.Roelfsema (nga njėherė edhe L. Rolfsema) me gradėn major, organizator pėr qytetin e Durrėsit, ėshtė njė nga tėrė ata majorė e kapitenė, qė kishin ardhur nga Hollanda, pėr tė drejtuar ushtrinė dhe xhandarmėrinė e qeverisė sė Vidit, pėr tė dhėnė kontributin e tyre si: koloneli Thompson, Koloneli Philipps, majori Kroon, majori i xhandarmėrisė sė Korēės Snellen Van Vollen hoven, kapitenėt Fabius, Ser, Reimers etj. Pėrsėri nė librin e tij, qė sipėr thashė, Ferdinando Salleo, duke folur pėr ngjarjen e 23 majit 1914 nė faqen 88 shkruan: Nė vijėn e zjarrit pėr mbrojtjen e qytetit tė Durrėsit ishin rreshtuar dyqind e pesėdhjetė burra tė komanduar nga majori Roelfsema (i cili gjatė pėrleshjes do tė binte rob, nė duart e kryengritėsve) Edhe kapiteni anglez i Princ Vidit, Heaton Armstrong, nė librin e tij me kujtime:Gjashtė muaj mbretėri-1914, botuar nga Onufri- Tiranė 2001, nė faqen 118, ndėrsa kujton sulmin e 14 qershorit 1914, kur u vra koloneli Thompson, thotė: Majori Roelfsema, sė bashku me z. Artur Mur, i gazetės The Times kishin vrapuar mes plumbave dhe e kishin tėrhequr deri tek vendi i mbrojtur, kolonel Tomsonin, qė ishte goditur nė grykė pėr vdekje Pra Roelfsema ishte oficer i lartė hollandez, i cili nė ndryshim nga shokėt e tij, siē ndodh rėndom nė kėsi rastesh, veē aftėsive ushtarake, kishte dhe dhuntinė e tė vizatuarit. Siē e ka shėnuar dhe vetė autori, nė anėn e djathtė tė fletės, vizatimi ėshtė bėrė nė Durrės me 13 qershor 1914, njė ditė para se tė vritej koloneli Thompson dhe gati dy muaj e ca, para largimit tė Princ Vidit dhe vetė Roelfsemės, nga Shqipėria. Jemi tė mendimit, se ky nuk duhet tė jetė i vetmi vizatim i tij. Me siguri me atė pasion tė vizatuari dhe shkathtėsi tė linjės, majori Roelfsema duhet tė ketė bėrė edhe shumė e shumė punime tė tjera si: portrete, figura nė lėvizje, peisazhe, e pse jo edhe skica momentesh nga luftimet. Por mė pas, kur ėshtė kthyer nė vendlindje nė Hollandė, a ka vazhduar tė vizatojė e tė pikturojė? A ka tė botuar ndonjė album me punimet e tij dhe diēka mė gjerė, qoftė edhe pėr jetėn? Piėrisht ky ėshtė dhe qėllimi i kėtij shkrimi, pėr tė tėrhequr vėmendjen e Ambasadės Hollandeze nė vendin tonė, qė brenda mundėsive tė ndihmojė me tė dhėna interesante, kryesisht pėr jetėn artistike tė kėtij majori tė talentuar.
![]()
Krijoni Kontakt