-
krijime#2.......
Njerėzit dhe koha
Kohė me diell
njerėzit ankohen
"S' ka shi ! "
Kohė me shi
njerėzit ankohen
"S' ka diell ! "
Pra:
sido qė tė jetė koha njerėzit gjithmonė do tė ankohen.
Mbarim Filmi
Orari i filmit mbaroi
Spektatorėt ngrihen tė shokuar,
Kėrcitjet e karrikeve
si krisma pushke nė betejė
Por tė vrarėt nuk bien
Por ngrihen...
Meditim
Nė mangallin e bakėrt tė hėnės,mes hirit tė reve ,xixėllon
prushi i yjeve,
Mė mashėn e erės nata lehtaz duke i trazuar,
Kam ndezur njė cigare dhe thith i zhytur nė mendime
nė stolin e vetmisė ku qėndroj i dobėsuar.
E ndjej ēdo ditė po thahem ngadalė si pusi qė shteret
dhe trupi po ftohet si sufėrine dėbore ,
Kam qėnė shumė i fortė, po pėrse mė vjen tani tė qaj
kur shoh fėmijė me kėmbė tė prera nga minat tokėsore.
Kur shoh qytetarėt qė shkunden nga njerėzit
Siē shkundet njė shami ku ka buke e thėrrime ,
Tek-tuk ndonjė mace
kėrkon pėr tė ngrėnė nė malet me plehra
Gratė s'duan femijė
provokojnė dėshtime.
O sa mė qan zemra me dėnesė tė heshtur pėr gjithė kėto
(Ndonjėherė tė qash me lotė dhe s' mund tė dish aspak)
Une rri meditoj gjer nė mėngjes
fare i pa gjumė
Ndėrsa shamia gri e qiellit shkund thėrrimet e yjeve diku larg...
Poemė vjeshte
Mielli i bardhė i reve
gatuar me brumė nė magjen gri tė qiellit vjeshtak .
Puplat ngjyrė floriri shkund dielli si zog
Pyjet si tufa lulesh
nė shportėn e natyrės me vegje ylberi,
Burimet guasin si pėllumbat kur dashurohen
e rrjedhin ujin me shkumbė sheqeri.
Qetėsia peshon rėndė
tek-tuk e gėrvishur
nga ndonjė cicėrimė zogu tė vetmuar,
Pleqtė lexojnė gazetat
herė-herė duke dremitur
e herė-herė duke shitur mend pėr kohen e kalur.
Bari i egėr si pėrmbytje e gjelbėrt kudo ėshtė dredhur
Kopshte e shtėpi i ka pėrfshire pa kufi,
S' ka kush ta presė
bijtė janė nė mėrgim.
Nėna ėshtė shumė plakė
e s' ka mė fuqi.
Vjeshtė nė shpirtrat tanė
flladi i mallit fryn
Gjethet e ndjenjave ngadalė po na i rrėzon,
Pas pak do mbetemi si trungjet e thata tė pemėve
qė dimri me egėrsinė e bardhė i torturon .
lėngu i ėmbėl i jetės vjeshtėrore
do thahet ngadalė kur tė kaloje vjeshta,
Mishin,
na e hėngri malli i pėrvėluar
dhe ne kemi mbetur vetėm:
eshtra !
-
-
Skeleti dhe mishi
Skeleti ndėrtuar me tulla eshtrash tė formave dhe dimensioneve
tė ndryshme.
i mbuluar me llacin e mishit
dhe zbukurimet e fasadave: frizurė flokėsh,vathė e medalion floriri,
lyerje sysh, heqje vetullash, kostume ngjyra-ngjyra, portofole,
Herė-herė operacione pėr tė fshehur rrudhat,grabitje e dhunshme
qė pleqėria dinake do t'i vjedhė rinisė naive.
Pleqėri e paskrupullt qė kėrkon
ashtu sic riparohet njė veturė e vjetėr me pjesė kėmbimi tė reja
por jo nga magazina,
por duke shkatėrruar veturat e reja,
merr ajo sy, veshka e pjesė tė tjera mishi
vjedh ajo copėza rinije.
Dhe kėshtu njė plak budalla shikon me sy djaloshi
por truri i vjetėr s 'ja zbėrthen dot pamjet rinore qė sheh ,
ai bėhet mė budalla
por ama i shpėtoi verbimit dhe e shkruan vetė testamentin
se kujt do ti japė pasurinė
duke i lėnė me gisht nė gojė ata qė donin ti merrnin pasurinė.
Kėshtu dinakėria pleqėrore jetoi mė gjatė
ndėrsa naiviteti rinor u pre nė mes .
Skeletet janė tė njėjtė,megjithse disa tė rinj e disa tė vjetėr,
janė indiferentė
por kėto hile i bėn mishi
ndihmuar nga zbukurimet mashtruese prej ari tė fasadės.
-
-
Demokraci Ballkanase
U rrėzua njė qeveri
hypi njė qeveri.
Refren: Kundėrshtarėt nė burg
fitimtarėt nė pushtet.
Premtime
dėshtime.
Rrėzohet qeveria
hypėn qeveria tjetėr.
Refren: Kundėrshtarėt nė burg
fitimtarėt nė pushtet
Premtime tė tjera,
dėshtime tė tjera.
Kėnga - Pushteti
Refreni - Burgu
Ditė shterpe
Sot ėshtė ditė shterpe.
Nė arat e vargjeve tė mija mė shumė kashtė sesa grurė mendimesh,
unė pėrpiqem tė mbledh prodhimin e pakėt
qė tė mos i lė fare bosh hambarėt e poezisė.
Por ata shumė bosh mbeten.
Mesa duket toka ėshtė varfėruar shumė
dhe farat poetike tė imitimeve tė huaja mė nuk vlejnė,
duhet ti kthehem farės sė vendit
qė klimės dhe tokės qė kam
mė shumė ju pėrshtaten.
Do ta thyej shterpėsinė
me kėshillat e agronomėve tė kritikės letrare
mė afėr tokės !
Mė afėr bujqėve popullorė tė poezisė !
E me siguri do tė kem prodhim tė mbarė vargjesh.
-
-
urime. . .
SHUME TE BUKURA! "Poemė vjeshte " dhe "Demokraci Ballkanase" bravo ne vecanti
-
-
faleminderit shigjeta dhe pentesila ja dhe disa te tjera ...........
Xhungėl
S'kam qėnė ndonjėherė nė xhungėl
por mė duket sikur e kam parė atė.
Kam parė boat dhe pitonėt tė gatshėm pėr tė marrė jetėn.
Kam parė lianat tė mė ngatėrrohen nėpėr kėmbė e trup,
sa sopata mė ėshtė ēmprehur nga puna e madhe.
Kam parė tufat e majmunėve tė trėmbur tė ekzekutojnė simfoni tmerri.
Apo tė shoh korkodilėt hipokritė e tė djallėzuar qė bėjnė sikur flenė nė qoshet e pellgjeve
Dhe me vertik pėrlajnė kaprollat e njomė qė s'e durojnė dot etjen .
Kam parė luanė tė tregohen trima me kafshėt e dobta
dhė elefantė tė qetė qė shikojnė me indiferencė ē' ndodhi pėrqark tyre.
Kam parė kafshė qė dashurohen me pasjon kafshe
siē kam parė kafshė qė urrejnė kafshėrisht njėra-tjetrėn .
Kam parė kėlyshė kafshėsh armike qė luajnė e qeshin sėbashku miqėsisht
dhe qė kur janė rritur kanė harruar miqėsitė fėminore
Kam parė kafshė t' i duan kėlyshet mė shumė se njeriu fėmijėt.
Kam parė kafshė tė gėzuara dhe tė trishtuara.
Kam ndjerė ligjin e rreptė xhungėlor tė ekuilibrit:
Njė kafshė ha kafshėn mė tė dobėt dhe qė vetė pėrfundon
nė gojėn e kafshės mė tė fortė se ajo.
E i kam parė e i kam ndjerė kėto
nė njė kohė qė nė xhungėl nuk kam qėnė ndonjėherė
por kam jetuar vetėm midis njerėzish.
-
-
Njė tren nė mesnatė
Llamarina e ndryshkur e ēatisė sė qiellit mbėrthyer me gozhdėt e
bronxta tė yjeve,
Hėna pikon nė tjegullat gri tė reve,
Njė lokomotivė me avull vrapon duke shfryrė
trokėllijnė patkojtė e saj mbi shina si kalė me galop .
Buburit zjarri,
kazani shfryn avull,
Trenistėt tė nxirė nga djersa dhe pluhuri i qymyrit tė zi ,
Treni i mesnatės i vjetėr dhe i rėndė
me kollėn e avullit si plak pa njeri .
E ka perfshirė ndryshku si bari qė mbin vėnd e pa vėnd
e megjithatė jeton ,
Ka dhe ky tren njerėzit qė vazhdojne ta duan
e ndokėnd qė e pastron .
Ka dhe ky tren pasagjerė qė udhetojnė
e ndokėnd qė ka edhe nostalgji ,
Mė shumė pleq e plaka
po s' pėrjashtohet edhe ndonjė i ri.
Pleqtė heqin pagjumėsinė duke udhėtuar
sheh veė syze miopėsh dhe bastune tė gjatė,
Tek tuk e ndonjė ēift tė rinjsh
Ėshtė origjinale tė bėsh dashuri nė njė tren avulli nė mesnatė .
Dhe ja ku vjen stacioni
nė dritė tė zbehtė
Trenit i dridhen eshtrat e hekurta prej frenimit,
Zbresin disa pleq
dhe hypin disa tė tjerė
Ndėrsa cifti i ri ėshtė nė kulm tė dashurisė dhe gėzimit .
Kali i murrmė i trenit pi ujė me etje
e pastaj tagjinė e zezė tė qymyrit pėrtyp e s' pushon
Sėrish nis udhėtimin krenar
se jeton akoma
megjithėse reomatizma e ndryshkut dhimbjen ja shton .
Krenar se ke akoma pasagjerė qė tė duan
Vrapin e lodhshėm megjithatė s'e ndale ,
Eh, pleqtė vrasin veēse pagjumesinė
ndėrsa ēiftet e rinj
velitur nga diskot , duan dashuri origjinale.
Zgjaten shinat si mendim i thellė, i gjatė
Mbi to rrėshqet treni me avull
i ndryshkur, i zi
Merr e zbret pasagjerėt e mesnatės nė stacione
qė megjithse pak,
bėjne tė jetojė edhe ai !
Tokė e zhuritur
Mbrėmjes kur rrudhat e dhjamosura tė lėkurės sė reve
Varen nė fytyrėn e mplakur tė diellit tė lodhur,
Ēapitet ngadalė si hije
njė vashė e mplakur
me njė qen te madh leshator tė pėrjargur.
Fytyra e saj e ngrysur si copė nate
burrėzuar nga qimet nė mjekėrr,
Petat e kremit tė yndyrshėm nė lėkurėn e rjepur
si suva gėlqereje tė rėnė nga muret e njė shtėpie tė vjetėr.
Ndjenjat, jeta dhe trupi ju thanė ngadalė,
I humbi gjallėria ,freskia dhe ėmbėlsia prej luleje tė njomė,
Lulet e ėndėrave ja rrėzoi vjeshta e moshės
dhe dimri i pa shpirt qė e afron .
Ju zhurit buza pėr njė puthje kalorėsi
nė trupin shkretėtirė pa oaze, pa shi,
Ku saēi i diellit pjek byrekun e rėrės
Byrek qė s' do ta shijojė njeri.
Asnjė karvan s' po duket nė horizontin e pėrvėluar
Asnjė ēallmė e bardhė dashnori.
U bė si toke e ēarė nga thatėsira e gjatė
e etur pėr pikėn e ujit qė s 'e mori.
Qeni fėrkohet nė shalet si shkopa
ajo me sytė gri egėr sheh pėrqark,
Njė ēift i ri
pėrpara saj puthet
Ajo pėshtyn plot nerva
dhe sheh me inat.
Pėshtyn
ndalon njė ēast
s'di ē' tė bėjė
Nis tė shajė, me fjalė kot,
Por qeni leshator i pėrjargur
E tėrheq drejtė natės pėrherė e mė fortė.
Vjeshtė dhe semaforė
Dikur e matja moshėn me pranvera
Veē lule pranvere mė dhuronin plot gas,
Por kohėt rrjedhin
ēatitė e vjetra
po fillojnė tė pikojnė
Me vjeshta tashti moshėn fillova ta mas .
Shushurimat e ėmbla
po kthehen tė bezdisshme
S' ka mė fjalė tė bukura
qė vajzat hedhin me kast,
Sot njė djalė i ri
ndalon veturėn me zhurmė
E bėrtet me inat :
'' Hap rrugėn o plak ! ''
I shkreti unė
jo se gabova tek semafori
Por drita e kuqe mu duk se shpejtė u ndes ,
Apo une po eci me ngadalė
nga pafuqilliku duhet shumė tė pres.
Vjeshta pėrqark meje po shkund puplat e gjetheve
Si zog i purpurt qė pret tė largohet,
Qielli i murrmė si ditar gjigand
ku faqa e fundit me shkrime zogjsh shėnohet .
Era po fryn
po flokėt e mia s' fluturojnė nė erė
As ballin s' ma mbulojnė si djalė i ri,
Nė kokėn time tullace,
bien gjethe vjeshte
Si tallje nga natyra :
Ke vdekur o njeri !
Pėr biletėn time
nė Kinemanė e Botės
Orari i Filmit tė Jetės ka mbaruar,
Tashmė duhet tė largohem
kėtė ditė vjeshte
Karriken time dikujt tjetėr pėr t' ja lėruar.
Tė ngushėllohem !
Dielli ngroh akoma
Dhe ndonjė cicėrimė e rrallė zemrėn ma regėtin,
S' ka gjė se semafori shpejtė e ndes tė kuqen
dhe shirat nė dritare bien pa pushim .
Kthej kokėn pas dhe shoh tė kaluarėn
Megjithėse shiu i ftohtė i vjeshtės
pėshpėrit pa pushuar
Pa pritur mė shkund njė bori veture ,
Dhe njė djalosh i ri bėrtet:
" Largohu plak se rrugėn ke bllokuar ! "
Tolerancė shėmbullore
I dashur maskara ,tė pėrshėndes
dhe tė ulesh nė tavolinė pėrballė meje tė ftoj,
Pėshtirė e kam tė shoh nė fytyrė
dhe njė pėshtymė tė madhe do doja ta hidhja nė tė.
Urdhėroni njė kafe
po, tė faleminferit .
E di qė ke llapur shumė lartė e poshtė,
si gramafon me pllakė tė thyer qė pėrsėrit vec njė avaz
saqė gjarpri helmin e fjalėve ta ka zili
Mos ėshtė e hidhur kafja ?
Shtjeri sheqer sa tė duash.
Si qėndron i pa turp pėrpara meje ?
Do desha duart ti fusja ne fyt,
por instiktivisht i fus nė xhepa
Dėshironi njė cigare ?
Prit tė ta ndes !
Nuk guxon tė hapėsh temėn e bisedes.
Mesa duket as unė s'dua ta prek ,
Kemi ulur tė dy shpatat qė i patėm drejtuar njėri tjetrit ,
i pėrdorim tashti si bastune pėr tu mbėshtetur nga lodhja.
Po shkon ? Mirupafshim !
S'folem pėr problemin por e kuptuam njėri tjetrin
Se ti je ti
Se unė jam unė
dhe besoj se kaq ėshtė e mjaftueshme.
Shpėrdorim
Thėrmohet koha nga ingranazhet a sahatit
nė copa ore
dhe thėrrime sekonde.
Ne thėrrimet i hedhim dhe copat i mbajmė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt