1 Në kohën para-osmane ka pasur infiltrime arabësh të cilët kanë qenë mercenarë të mbretërive tjera europiane në atë kohë, megjithëse për këtë kohë dihet shumë pak.Ka mundësi që gjatë qëndrimit kanë lënë ndonjë gjurmë në kulturën tonë.1. Fakti qe emri eshte nje emer katolik dhe mbiemri nje mbiemer mysliman, a tregon gje kjo me ne thellesi apo eshte thjesht nje rastesi ? A tregon kjo qe balada ne fjale i perket periudhes se pas pushtimit osman ? Apo mbiemri ka pesuar ndryshime gjate transmetimit gojor deri ne tingellimin e tij mysliman ?
2. E dyta qe me terheq vemendjen eshte ngjyra e zeze e bajlozit. Me sa di une, shqiptaret nuk kane patur te bejne me afrikanet (po flas poshte Saharase). Do te isha shume i interesuar te di se cila eshte ajo qe ka perfaqesuar njera-tjetren : ligesia te zezen apo e zeza ligesine ? Ne gjuhen shqipe ekzistojne shume fjale te cilat madje nuk i kam hasur ne frengjisht : shpirtbardhe, zemerbardhe, shpirtzi, shpirtkatran, etj. Me nje fjale, e mira eshte gjithmone e bardhe dhe e keqja gjithmone e zeze. Ne psikiken popullore keto shprehje kane mbetur te gdhendura dhe as qe mund te mendohet qe te mund te ndryshoje.
2 Edhe kjo mund të shpjegohet në të njëjtën mënyrë, pra bajlozi mund të ketë qenë arab mercenar i asaj kohe.
P.S. Ibiza, fotoja që ke postuar nuk shfaqet.
Krijoni Kontakt