Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    KOMENTE NGA NJË FOLKLORIST SUEDEZ

    Miku im folkloristi suedez Dr. Doc. Sven-Bertil Jansson, i cili e njeh personalisht edhe Fatos Arapin, me shkruan në një E-mail (përkthim shqip pas tekstit suedisht)

    "Det är svårt att yttra sig om din idé om sångens ursprung i 1100-talet. Det går säkert att argumentera för den, men väl knappast att bevisa. Sambandet mellan sång och historiska händelser är ofta mycket svårt att fastställa när sångens detaljer är så allmänna och antagligen inte okända i andra episka sammanhang. Jag kan ju inte läsa sången på albanska men jag har läst den version på franska som finns i Chansonnier épique albanais. Noterar att det inte är stora likheter med den skandinaviska balladen. Den och den albanska har sannolikt inte med varann att göra utom i själva motivet med hjälten som avvärjer en fara i kamp mot en hotande gestalt. Ser också att det finns ett släkthedersmotiv i Gjergj ("l´honneur de ma maison") som väl kanske är typiskt för denna tradition. Vidare att "bailli" (det franska ordet för bailoz, brukar översättas med "fogde") är "morisk". Så varifrån kommer han, var ligger andra sidan av havet?

    En sak som jag tycker är slående är den starka känslosamhet som finns i sången (och väl i andra albanska/balkanska sånger?)
    Det innerliga förhållandet mellan bror och syster t ex. Och det starka understrykandet av tragiken i slutet av sången. Det är gripande på ett annat sätt än de skandinaviska balladernas tämligen hårdkokta stil."

    Shqip:
    "E kam shumë të vështirë të jap komente lidhur me mendimin tënd për përcaktimin e burimit të këngës në shekullin XII. Mund të argumentosh për këtë, por jo ta provosh. Lidhjet midis këngës dhe ngjarjeve historike përcaktohen vetëm me vështirësi kur të dhënat e këngës janë aq të përgjithshme dhe me gjasë jo të panjohura në rrethana të tjera epike. Sic dihet unë nuk mund të lexoj këngën në gjuhën shqipe, ndërsa versionin në gjuhën frenge e kam lexuar në Chansonnier épique albanais. Po shënoj se nuk ekzistojnë shumë detaje të ngjashme me baladën skandinave. Balada jonë dhe balada shqiptare më duket se nuk kanë të bëjnë me njeritjetrën përvec motivit të heroit i cili e eviton fatkeqësinë duke luftuar kundër një figure kërcenuese. Unë kuptoj se në këngën e Gjergj Elez Alisë ekziston edhe motivin e nderit të familjes ("l'honneur de la maison"), sigurisht tipike për këtë traditë. Edhe se "bailozi", frengjisht "bailli" që interpretohet në France si "qehaja", "sekuestrues", është fjalë "moriane" (d.m.th. nga arabët, U.Q). Kështu, nga ku po vjen bajlozi? Cila është ana tjetër e detit?

    Një gjë shumë e dukshme është paosi, emocionet e forta, që përshkojnë këtë këngë (dhe sigurisht edhe këngë të tjera shqiptare - ballkanike?) Për shembull në lidhjet plot dashuri midis vëllaut dhe motrës. Gjithashtu se si kjo këngë e thekson tragjikën e madhe në fund të këngës. Kjo këngë është shumë prekëse, sidomos duke e krahasuar me stilin mjaft të vrazhdë të baladave skandinave."

    Kështu shkruan miku im, specialist i këngëve mesjetare skandinave. Ai nuk ka përvojë nga këngët ballkanike, prapë më duket se shënimet e tij janë me vlerë.

    Komentet e anëtarëve të Forumit janë shumë të mirëpritura!
    Ullmar Qvick

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    urime, urime, urime

    dhe te falenderoj ne emer ( ose nick ) te te gjitheve per gjithe punen qe ke sjelle ketu. kisha shume vite pa lexuar gjergj elez aline dhe u dashurova serish me te.
    ajo qe me ngre peshe ne kete kenge, por edhe ne krijime te tjera popullore eshte se nuk ka lloj tjeter krijimtarie shqiptare me origjinale dhe te pasur nga ku mund te mesosh nje histori te tere,tradita, zakone, kulture te nje populli.
    gjithashtu, gjuha e kesaj dhe kengeve te tjera sillet sikur do te mund te sillej drejt e nga nje mort apo vaj apo dyluftim. pa zbukurime, nderlikime etj. eshte krejt ndjenje. mllef, nerv, zemerim, dashuri...e sjelle kaq thjeshte dhe kaq afer realitetit te te folurit dhe zakoneve tona.
    duke lexuar folklorin tone me rikthehet krenaria ( e demtuar ) ,mbushem me jete dhe kerkoj te gjej nje gjergj qe i duhet aq shume vendit tim.

    Ullmar, te falenderoj perseri dhe nese nuk ke kohe te sjellesh krejt studimin, mundohu te pakten te sjellesh sa me shume krijime qe mundet te kesh.( shume prej nesh nuk kane mundesi reale per te lexuar foklor shqiptar).

    pershendetje, buna

    p.s me fal per mosperdorimin e shkronjave te medha ( thjesht kohaaaaa )

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Roli i qyqes

    Dua të shtoj disa fjalë nga libri i vlefshëm "Personifikimi në poezinë popullore shqipe" nga Rrustem Berisha (Prishtinë 1976), ku studiuesi shkruan për personifikimin e qyqes:
    "Vetëm rreth personifikimit të qyqes, gjeneza e së cilës, sipas gojëdhënave, konsiderohet se është nga njeriu, janë thurur shumë këngë në të cilat personifikohet ajo. Në rend të parë, qyqja paraqet kuptimin e shkretërimit, fikjes, mbylljes së derës së një shtëpie, shuarjen e jetës së njeriut, kurse në jetën e përditshme, paaftësi totale të njeriut. Vaji i saj thërret kob, zi. Në këngën e Gjergj Alez Alisë, qyqja u drejtohet udhëtarëve dhe i bën me dije për një tragjedi që ka ndodhur aty; u jep një porosi me rëndësi të vecantë që bazohet në respektin që duhet t'i bëhet trimit të madh edhe pas vdekjes:

    "Amanet more shtegtari i malit!
    N'kofsh tuj kndue ksajt, kajkën e e pushue!
    N'kofsh t'u kajtë ksajt, gjâmën për me e xânë!
    Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m'bjeshkë,
    Kah verova gjithkund vrri e n'vrri,
    Kah mjerova gjithkun shpíe n'shpi,
    Kërkund s'ndesha m'Gjergj Alez Ali!"

    Qyqja rri mbi muranë të varrit ku pushojnë vëlla e motër. Ajo kur vjen si bredhëse që ishte, gjen blirin me degë të thata, kulmin e nxirë dhe të rrëzuar të sarajit, dhe, kjo pamje shkretërimi e nxiti të vajtojë për shtëpinë e fikur pa e nxitur kurrkush. Ajo frymëzohet si njeri dhe qan fatin e trimit. Tragjedinë që e kishte filluar këngëtari, e përfundon vetë shpendi me një fuqi të jashtëzakonshme, elegjiake, shpendi që e ka të vetmen prirje vajtimin. Me gojen e qyqes janë përfshirë me një fjalë karakteristikat e Gjergjit, janë shprehur në stilin popullor si mjaft të spikatura dhe në formë përmbledhëse: "Kërkund s'ndesha m'Gjergj Alez Ali!" Edhe pse më parë i dimë parimet etike të këtij luftëtari, karakterin, qëndresën, qyqja e ka dhënë në mënyrë të prerë, se pas vdekjes së tij nuk mbeti trim si ky, trim që don motrën, që del për ballë armikut. Kështu në atë pamje pikturale e cila na paraqitet si rrënim i cdo gjëje që ishte pronë e Gjergjit, ngritet vepra e tij e madhe dhe e pa shoqe. Dhe, pikërisht për madhështinë e tij shpirtërore e strategjike këndon një shpend që di t'ia thotë dhimbës bukur."

    Kjo nuk mund të shprehet më mirë. Rrustem Berisha me këtë analizë na jep dicka me shumë rëndësi, dhe për këtë arsye i citova këtu fjalët e tij për rolin e qyqes në Këngën e Gjergj Elez Alisë.
    Ullmar Qvick

  4. #14
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sipas një artikulli të botuar në të përditshmet e vjetshme nga një studiues shqiptar (të më falni që nuk i kujtoj dot emrin) bajlozi, apo arapi i zi që ka dalë prej detit duhet të jetë/jenë piratë spanjollë (bilbao) të cilët bënin gjithë ato që përshkruhen në Këngë dhe lyenin fytyrën e tyre me bojë të zezë. Ndodhitë janë të shekullit XVII. Piratët rrihnin vetëm brigjet e mesdheut.
    Sa për faktin se turqit dhe fjalët e tyre kanë hyrë mbas pushtimit në Arbëri, kjo është pjesërisht e saktë. Durrësi ( that city, the western key of the empire, was guarded by... , and a numerous garrison of Albanians and Macedonians,,...” – sipas Ulja dhe rënia e Perandorisë Romake – Gibbon, ) dhe shumë kohë më parë prej Perandorit Bizantin ju ishte lënë me pagesë nën ruajtje jeniçerëve turq, (që e kam lexuar ose tek Gibboni ose tek simotra e Norwich –it Bizanti: ulja dhe rënia).
    Gjithsesi, Kënga mbetet ndër krijimet më të mira të shqiptarve.

  5. #15
    Gjergj Kastrioti Maska e Skenderbe
    Anëtarësuar
    16-10-2005
    Vendndodhja
    Michigan/Ilirida
    Postime
    27
    Gjergj Elez Alia VS Bajlozi I Zi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Skenderbe : 19-10-2005 më 20:22

  6. #16
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Sa bukur keto kenge ..

  7. #17
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Faleminderit Z. Ullmar !

    Z. Ullmar, ju falenderoj per perkushtimin tuaj ne lidhje me baladat e moçme shqiptare. Personalisht mendoj qe keto balada jane thelbi i qenies shqiptare.

    Ne lidhje me baladen e Gjergj Elez Alise, do kisha dashur te them nja dy gjera. Nuk jam studiues i mirefillte por thjesht mendova te kap dy pika :

    1. Emri i Gjergj Elez Alise
    2. Ngjyra e zeze e bajlozit.

    1. Fakti qe emri eshte nje emer katolik dhe mbiemri nje mbiemer mysliman, a tregon gje kjo me ne thellesi apo eshte thjesht nje rastesi ? A tregon kjo qe balada ne fjale i perket periudhes se pas pushtimit osman ? Apo mbiemri ka pesuar ndryshime gjate transmetimit gojor deri ne tingellimin e tij mysliman ?

    2. E dyta qe me terheq vemendjen eshte ngjyra e zeze e bajlozit. Me sa di une, shqiptaret nuk kane patur te bejne me afrikanet (po flas poshte Saharase). Do te isha shume i interesuar te di se cila eshte ajo qe ka perfaqesuar njera-tjetren : ligesia te zezen apo e zeza ligesine ? Ne gjuhen shqipe ekzistojne shume fjale te cilat madje nuk i kam hasur ne frengjisht : shpirtbardhe, zemerbardhe, shpirtzi, shpirtkatran, etj. Me nje fjale, e mira eshte gjithmone e bardhe dhe e keqja gjithmone e zeze. Ne psikiken popullore keto shprehje kane mbetur te gdhendura dhe as qe mund te mendohet qe te mund te ndryshoje.

    Pyetja ime eshte kjo : si mendoni ju, qe psikika popullore shqiptare ka pesuar ndikimin e nje ngjarje reale e cila ka vene balle per balle nje hero shqiptar (te bardhe) dhe nje personazh real te huaj te zi (ose te pakten me lekure me te erret sesa eshte ngjyra e lekures se shqiptareve), apo kjo lidhet me nje te kaluar edhe me te thelle pagane, ku e erreta (nata, terri, i huaji) eshte gjithmone e rrezikshme dhe kercenuese per njeriun, dhe ku e bardha eshte pastertia, qartesia, kthjelltesia (dielli, dita, njeriu i familjes) ?

    Do t'ju isha shume mirenjohes nese na sillni ca shembuj nga psikika popullore suedeze ne lidhje me kete çeshtje.

    Ju pershendes
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 18-01-2006 më 19:02

  8. #18
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ja edhe nje pjese e kenges se Gjergj Elez Alise e marre nga Lahuta e malesise "


    Kish dale nji Harap prej detit
    trim i zi e belaxhi
    edhe qitka ' i porez t'rande
    ka tri buke pogace per shpi
    shate mbase vene per dite me i pi
    ka i taroc per mish te zi'
    ka nji dash n'mjesdite m'ia pjekun
    ka nji skjap per darke m'ia repun.
    Njiqind vete n'mejdan ka pre
    njiqind vithna qiti faret
    njiqind shpia edhe ka djegun.
    Kur vojt rendi n'Shqipatri
    njati Gjergj Elez Alise
    leter t'vrashte i paska cue
    ndiej , yi or' Gjergj Elez Ali
    mbas dy javesh si t'bjere kjo leter
    ti n'mejdan mue ke me m'dalun
    pse ty kullat do t'i djegi
    mal e verri pse do t'i shkeli
    dhen e dhi pse do t'i mjeli
    pse edhe gruen rob do ta marr!
    Letra Gjergjit n'dore ka ra
    Edhe Gjergj fort a vra
    fort a vra kur e ka kendue.
    Dy jave vehten e ka mbajtun
    buke prej derrit ai tue hanger
    mish taroci ai tue granun
    vene tri vjece tue pi
    edhe atin e ka mbajtun
    tagji urizit n'strajce tue i qitun
    Vene me pi per uje tue i dhanun
    Krye dy javesh , mbushun dy jave
    vehten Gjergj e ka provue
    nji lis t'madh kish ' pase n'oborr
    me dy dueret Gjergji e ka kapun
    me gjithe toke e ka zhgulun
    opet n'vend edhe e ka ngulun.
    Kenka mbathe e kenka veshun
    paska veshun petka arit
    paska ngjeshe shpaten florinit
    zgjidhka gjokun pullali
    ia ven frenin traqind pullash
    ia mberthen me shtate kollona
    edhe nanes ai po i ban za
    hallalle, nane , ti me me ba
    mire e keq , shka kemi folun!
    E i ka puthun nanes doren
    Amanet , mori ti loke
    n'kjofte gjikue me m'pre harapi
    lot per mue ti mos me derdhun!
    -"Hajt , mor'bir , Zoti te ruejte
    se s't'korite , jo , lokja jote"
    E ka marre topuzin n'dore
    e ka hypun mbi shpine t'atit
    edhe a nisun per t'gjate t'shpatit
    tue zbardh drita prej sabahit
    i ka vojtun n'dere Harapit
    "Nadja mire , Harap i zi!
    Nuk ke ngae me ndeje sot n'hi
    por cau del n'ate fushe t'mejdanit
    sot ka dy jave si m'ke cue fjale
    sot ty kryet due me ta pre!
    Kur ka pa Harapi i detit
    n'dere njate Gjergj Elez Aline
    shif shka bani atehere Harapi
    lekura buejesh per at ka lidhun
    Asht tute ati i Gjergj Elezit
    e kah Gjergj paska shkue
    Mos u tut , bre zogu i atit
    gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje
    I asht turre harapi i zi
    e m'topuz m'ta edhe ka shti
    Gjergj kryet po e ka alun
    permbi krye topuzi rreshqiti
    T'iu drodh Gjergj Elez Alia
    dale-kadale , Harapi i zi!
    se m'thone Gjergj Elez Ali
    E m'topuz m'ta edhe ka shti
    M'lug t'dy kraheve ia ka ngjitun
    tre pash para n'dhe e ka ngulun
    dekun n'toke ra atebote harapi
    ka marre djali edhe ka zdrypun
    ia ka pre ate krye te zi.
    hukubet Zoti e kisht' falun
    tri pellambe buzen kishte pasun
    kisht'pase veshin sa' i zhgun burri
    sa dy vete me te me u mbelue
    Kur ka ndie Mbret Sulejmani
    paska shkue m'ate dere Stambolle
    trim ka e trima s'ka
    por si ka trima n'Shqipni
    s'i ka Krajli as s'i ka Mbreti
    s'i ka toka as s'i ka deti.




    Pergezime per temen
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397

    Post

    Me pelqen analiza qe i keni be,e kam lexuar shume here edhe cdo here me ka ofru emocione te medha
    analize te mire i keni bere desha te reagoj pak me kete se sa ka ndryshime ose sa pason ndonje ndyshim prej nje perjudhe ne tjetren shume ndyshon,kjo ne fakt eshte gojedhen dhe edhe Gjergj Eles Alia ka ndryshime nga vendi ku eshte mbledh folklori,ka shume verzione,

    Fakti qe emri eshte nje emer katolik dhe mbiemri nje mbiemer mysliman, a tregon gje kjo me ne thellesi apo eshte thjesht nje rastesi ? A tregon kjo qe balada ne fjale i perket periudhes se pas pushtimit osman ? Apo mbiemri ka pesuar ndryshime gjate transmetimit gojor deri ne tingellimin e tij mysliman ?

    Une nje vend e kam lexu Gjergj Elez Alin me nje karakteriste qe nuk e ka ne kete verzion,psh aty eshte
    qe shtat dite,shtat varra
    ose
    qe tri dite,tri varra
    ketu kan ndyshu nr.

    ndersa sa i perket ngjyres se bajlozit ne nje liber te gojdhenave spjegohet keshtu
    1.bajlozi i zi mund te jete shprehje si shpirt i keq,shpirt i zi
    2.ose e panjohura per racat e tjera dhe imazhet qe kan pas per ata qe nuk kan ngjyren e tyre
    ok tani ju le me kete kenge te mire dhe shpresoj se do psotoni ende per te

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e ibiza
    Anëtarësuar
    03-02-2005
    Postime
    11

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotëve bizantinë orthodhoksë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-02-2023, 04:19
  2. Gjergj Fishta... në vitin 2005
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •