Close
Faqja 23 prej 24 FillimFillim ... 1321222324 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 233
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,969
    [b]E DOMOSDOSHME SHQIPERIA ETNIKE,POLITIKISHTE DHE FIZIKISHTE/b]

  2. #222
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Shqipri etnike e? Ca Bo ti me LLAAAAAAAAAAAAA ...! Pak katunar e malok kena ne...na duhen ne kta tjeret. Mos e thont zoti me u bashku me kosovar e maqedons. Pupupupup

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2007
    Postime
    9
    Citim Postuar më parë nga The Dardha Lexo Postimin
    Kodi PHP:
    SHQIPERI ETNIKE PER NJEREZ ME ETNITETIN ME TE VJETER NE BALLKAN 
    Shkruani mendimin tuaj.
    shqipria duhet te jete ashtu sic i takon jo e cunguar sic e cungoi eugropa por e plote sic e krijoi zoti

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2007
    Postime
    9
    shqiperia dote shkoje atje ku i takon

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Tkurrja ilire nuke eshte e natyrshme !
    Bjeshket e Namuna mund te jene vetem se zbukurim qe natyra na i dhuroj keto male.
    Mua edhe kaqe sa eshte me duket e vogel...

  6. #226
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439

  7. #227
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Vështrime historike

    MARRDHËNIET GREKO - MAQEDONASE NË OPTIKËN

    E HISTORIANIT


    Në shkurt të vitit 2002 bëra një vizitë në fshatin grek Psaradhes që ndodhet buzë liqenit të Prespës së Madhe dhe gjatë bisedave me fshatarët grek vura re që flitnin tre gjuhë greqisht, shqip dhe maqedonisht, por e ndienin veten grek. Ata kishin marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe maqedonasit edhe i bënin shpeshherë vizita njëri-tjetrit. Po ashtu në këtë liqen ndodhej një ishull i vogël ku ishte një kish e madhe tashmë e shkatërruar që ishte ndërtuar diku nga shekulli XI dhe i kishte shërbyer besimtarëve të ritit ortodoks bullgar.

    Harta e Maqedonisë – Greqisë ( Kliko KËTU mbi harte per ta zmadhuar )http://www.ethnologue.com/maps/GRMA_ETH.jpg

    Modifikimet ( nga Fuqitë e Mëdha ) në hartën e Ballkanit ( Kliko KËTU ) mbi harte


    http://www.lib.utexas.edu/maps/histo...tions_1914.jpg

    Shkruan: Prof.Arben LLALLA *

    Tetovë, 01. 12. 2007



    Sot termi Maqedonia është bërë shumë elastik dhe kushdo mund ta përdori sipas qejfit. Greqia nga Kozani në Thraqi e quan Maqedonia e Egjeut dhe në qytetin e Selanikut funksionon ministria me emërtimin Ministria e Maqedonisë dhe Thraqit, që ndoshta është themeluar para 100 vitesh. Në Bullgari ekziston Maqedonia e Pirinit. Ndërsa fqinje me Bullgarinë, Serbinë, Greqinë dhe Shqipërinë njihet një shtet i pavarur me emrin Republika e Maqedonisë.

    Në vitet 1990, pas fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë emri Maqedoni filloi të ngjallte ndjenjat nacionale të sllavëve dhe grekëve të cilët nëpër tavolinat e “kafeve” filluan se kush i pari do ta përvetësojë emrin Maqedoni. Kjo na kujton thënien e njërit nga heronjtë grek Marko Dragumis i cili ishte me origjinë shqiptare dhe ka thënë për Maqedoninë: “Maqedonia i përket kujtdo që e merr”.

    Hija e krenarisë së Aleksandrit të madh këtu e 2200 vjet më parë ka bërë që intelektualë sllavë dhe grekë të jenë gjithnjë në garë se kush para syve të botës do të provojë trashëgiminë e “indentitetit kombëtar maqedonas”. Pa harruar se nga prejardhja Aleksandri ishte shqiptar, i linduar nga një nënë ilire Olimbia dhe gjyshja nga babai ishte ilire Eurodika që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve.

    Deri në vitin 1990 për grekët nuk kishte pasur ndonjë problem emri i Republikës së Maqedonisë, ata ishin pajtuar në heshtje se njëra nga Republikat e Jugosllavisë të quhej Republika e Popullore e Maqedonisë. Por pas vitit 1990 nuk ekziston më Jugosllavia e madhe, por kemi një Greqi të fortë në krahasim me Republikën e Maqedonisë e cila kërkon të jetë anëtare e NATO-s dhe BE, dhe Greqia ka dhjetëra vjeçar që është anëtare e këtyre dy organizatave të fuqishme. Problemi për emrin Maqedoni ende vazhdon të jetë jo vetëm shqetësim i dy vendeve, por edhe i organizatave ndërkombëtare që disa herë janë vënë në siklet se kush e ka të drejtën për ta trashëguar emrin e Maqedonisë antike, Greqia apo Republika e Maqedonisë tashmë e njohur botërisht.



    Vështrime historike



    Çështja e Maqedonisë nuk i ka fillesat në fillimet e viteve 1990, fillimet e këtij problemi kanë një histori të vjetër që kur rusët e Katerinës së Madhe ëndërronin pansllavizmin deri në Greqinë e sotme. Grekët u mashtruan nga Katerina e Madhe nga premtimet e lirisë, rithemelimin e perandorisë Bizante. Garanci për këtë u bë vëllazërimi i përbashkët i fesë ortodokse dhe kështu filluan planet për ndërtimin e boshtit ortodoks të udhëhequr nga rusët që fillonte nga Serbia e Karagjergjoviçëve, kalonte nëpër Maqedoninë e Nikocarës dhe në Greqinë e Thimio Papa Bllahava. Këta të tre kishin lidhur marrëveshjen për pansllavizmin, por kjo marrëveshje u dështoi sepse Bllahava hasi në rezistencën e Ali Pash Tepelenës, ku arvanitasi Jorogo Lllalla-Karaiskaqi vrau vëllanë e Thimio Papa Bllahavës.

    E kthyer në një “muze” të popujve ballkanik, Maqedonia shihej si një vend i rëndësishëm sepse ajo shtrihej nga Vardari e deri në bregdetin e Selanikut dhe në fillim të shekullit XX popullsitë e etnike të ndryshme si shqiptarët, serbët, bullgarët, turqit, vllehët dhe grekët do të luftoni kundra njëri-tjetrit duke e kthyer Maqedoninë në epiqendër të nacionalizmave rivale. Lufta nisi të bëhej në fillim midis bullgarëve, grekëve dhe serbëve, pasi secila kërkonte të shkëpuste një copë sa më të madhe nga Maqedonia që deri pak kohë më parë ishte në zotërimet e perandorisë osmane. Kjo luftë bëhej edhe nëpërmjet propagandës fetare dhe arsimore ku vihej re një luftë e ashpër fetare midis autoritetit të Patriakanës Ekumenike të Konstandinopojës të kontrolluar nga grekët dhe Eksarkisë Bullgare e cila ishte themeluar në vitin 1870 dhe kishte arritur të bënte një propagandë të suksesshme në Maqedoni duke bërë që sllavët ortodoks të përkrahin më mirë kishën bullgare që bëhej në gjuhën e tyre se atë greke. Për patriotët bullgarë, Maqedonia përbënte trashëgiminë bullgare dhe duhej ti përkiste asaj.

    Në mars të vitit 1912 Serbia, Bullgaria dhe më vonë Greqia dhe Mali i Zi nënshkruan një traktat ku do të ndanin tokat e perandorinë osmanëve në Ballkan në mënyrë të barabartë, por ndeshën në problemin e ndarjes së Maqedonisë që e kërkonin Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Greqia dhe Serbia në qershor të 1913 nënshkruan një marrëveshje që ta ndanin Maqedoninë midis tyre në dëm të Bullgarisë. Pas disa humbjeve të mëdha në gusht të 1913 Bullgaria pranoi me marrëveshje që pjesën më të madhe të Maqedonisë ti takonin Serbisë dhe Greqisë. Kështu u zgjeruan territoret e tyre duke filluar masakrat mbi popullsitë e tjera si kundra shqiptarëve, bullgarëve, çifutëve dhe turqve që banonin në territoret e Maqedonisë që tashmë i përkisnin Serbisë dhe Greqisë.

    Më tej problemet për emrin Maqedoni do të shfaqeshin në tetor të 1945, kur Titoja në Shkup deklaroi: “Sot ekziston Maqedonia jashtë Republikës Popullore të Maqedonisë. Janë vëllezërit tanë në Maqedoninë e Egjeut dhe ne besojmë se një ditë do të bashkohen me ne në Republikën Popullore Maqedonase të Federatës”. Kjo deklaratë e Titos më 1945 i trembi grekët të cilët heshtën për arsye sepse Jugosllavia doli nga lufta më e fortë se Greqia që ishte në prag të luftës qytetare. Titoja pas kësaj thënie ndoshta ka pasur ndërmend me kalimin e viteve të realizonte ëndrrën e sllavëve për një dalje në Selanik, prandaj ai e la një shteg të hapur për tu kundërvënë grekëve.

    Pas përfundimit të luftës së dytë botërore në Greqi nisi lufta qytetare për pushtet në gusht të vitit 1946. Atë kohë qeveria e Greqisë që udhëhiqej nga Partia e Popullit akuzoi Bullgarinë dhe Jugosllavinë se po përkrahin dhe furnizonin forcat e majta që udhëhiqeshin nga komunistët. E ndodhur në vështrimi qeveria e Greqisë i kërkoi ndihmë Sh.B.A dhe Britanisë së Madhe të cilët pa rezerva e ndihmuan qeverinë me ushqime armatime dhe ushtarë. Nga fundi i vitit 1947 komunistët që përkraheshin nga Bullgaria dhe Jugosllavia kishin themeluar Qeverinë Demokratike të Përkohshme dhe Ushtrinë Demokratike që përbëhej 40% nga ushtarë sllavomaqedonas të Greqisë. Në fund të vitit 1949, forcat komuniste greke u shpartalluan nga forcat e djathta greke që mbështeteshin nga ushtria e Sh.B.A-së dhe Anglia. Ndërhyrja e aviacionit amerikan për asgjësimin e forcave të qëndresës ishte vendimtare. Kështu, mijëra kryengritës komunistë gjetën strehim të përjetshëm në Shqipëri, Jugosllavi, Poloni, Çekosllovaki, në Bashkimin Sovjetik, Hungari dhe Bullgari. Në Maqedoni ushtarët e Ushtrisë Demokratike u vendosën më së shumti në Tetovë dhe njihen me emrin “egeci”. Këtyre “egecëve” shteti grek u ndaloi rreptësisht rikthimin në Greqi, në krahasim me komunistët që u strehuan në vendet e tjera të cilët pas vitit 1974 u falën dhe u rikthyen nëpër shtëpitë dhe tokat e tyre. Vetëm nga vitit 2004 “egecët” u lanë 15 ditë të vizitonin të afërmit e tyre që nuk i kishin parë për 50 vite me rradhë. Duhet thënë se Ushtria Demokratike që udhëhiqej nga komunistët u tradhëtua nga Bashkimi Sovjetik i cili në vitin 1947-1949 nuk ishte një superfuqi bërthamore dhe nuk dëshironte një përballje të drejtpërdrejtë me Sh.B.A. që tashmë e kishte hedhur bombën atomike në Japoni.



    Prapaskenat greko-serbe për ndarjen e Maqedonisë



    Në fillim të viteve 1990 Maqedonia ankohej nëpër organizatat ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të maqedonasve në Greqi. Në të vërtetë në brezin kufitar midis Greqisë dhe Maqedonisë nga krahu grek ka disa fshatra që janë sllavofonëse dhe kanë lidhje shpirtërore më Maqedoninë. (Në shkurt të vitit 2002 bëra një vizitë në fshatin grek Psaradhes që ndodhet buzë liqenit të Prespës së Madhe dhe gjatë bisedave me fshatarët grek vura re që flitnin tre gjuhë greqisht, shqip dhe maqedonisht, por e ndienin veten grek. Ata kishin marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe maqedonasit edhe i bënin shpeshherë vizita njëri-tjetrit. Po ashtu në këtë liqen ndodhej një ishull i vogël ku ishte një kish e madhe tashmë e shkatërruar që ishte ndërtuar diku nga shekulli XI dhe i kishte shërbyer besimtarëve të ritit ortodoks bullgar. Po ashtu nga kufiri i Kapshticës (Korçë) e deri në Follorinë syri do të ndeshi shumë shtëpi të braktisura që nga viti 1949. Këto shtëpi janë të ndërtuara me mure balte dhe kanë qenë shtëpitë e fshatarëve që kanë përkrahur ushtrinë demokratike të komunistëve grekë. Pas humbjes të luftës më 1949 banorët i braktisën shtëpitë e tyre dhe nuk dihet se ku përfunduan. Gjatë viteve që punoja në Selanik kisha një koleg të punës që gjuhë të mëmës kishte maqedonishten të cilën e fliste në shtëpi dhe me mua e pranonte origjinën e tij maqedonase, por në ambientin me kolegët e tjerë në punë e mohonte. Po ashtu një koleg i punës u martua me një vajzë greke që fliste në familje maqedonisht dhe mbiemri i saj ishte Krava edhe babai i saj ishte një nga prodhuesit më të mëdhenj të prodhimeve të bulmetit në Greqi).

    Aty nga vitet 1992-1994 në Follorinë një prift grek deklaroi që ishte maqedonas dhe hodhi themelet e një kishe ortodokse maqedonase, por gjatë një bisede në një nga kanalet televizive greke ky prift u arrestua në studion e TV dhe nuk dëgjova më për fatin e tij. Pas disa kohësh nga njerëz të panjohur u rrahën dy plaka në Follorinë dhe siç u morr vesh më vonë ato ishin motrat e priftit të deklaruar maqedonas. Greqia duke u përballur në një situatë të tillë dhe të zymtë u afrua edhe më shumë me politikën raciste serbe. Kështu në vitet 1991-1994 Greqia ra politikisht brenda në kurthin e Millosheviçit dhe politikanëve të tjerë serb që ishin iniciatorët e luftërave në ish-Jugosllavinë.

    Në vitet 1991-1994 Millosheviçi gjatë intervistave që jepte për gazetat greke deklaronte për kufijtë e përbashkët serbo-grek, pra ai u premtonte grekëve se Maqedoninë do ta ndanin midis tyre. Kështu që grekët jetonin emocione të madhe se më në fund u gjet shpëtimtari për të gllabëruar Maqedoninë. Ato vite nëpër rrugët e Selanikut ndeshje parulla të mëdha kur shkruhej: “Maqedonia është greke”. Në Selanik u organizuan protesta ku mijëra grekë protestonin për emrin e Maqedonisë dhe flamurit të saj. Vallë nuk kishte ekzistuar për grekët 45 vjet Republika Popullore e Maqedonisë?! Pse pas shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë grekët u shqetësuan për emrin MAQEDONI?

    Politikanët dhe një pjesë e popullit grek u rreshtua publikisht në anën e serbëve gjatë luftës në Bosnjë, pati edhe nga ata grekë që shkuan vullnetarë për të luftuar përkrah serbëve kundra myslimanëve boshnjakë. Pas lufte këta grek endeshin nëpër rrugët e Greqisë duke u çjerrur për trimëritë që kishin treguar në luftën e Bosnjës. Flitet se rreth 100 grekë kanë marrë pjesë në luftën e Bosnjës përkrah “vëllezërve” të tyre serbë.

    Shumë shpejtë emocionet e grekëve për kufirin serbo-grek të premtuar nga Millosheviçi u shuan. Millosheviçi jo vetëm nuk dëshironte ndarjen e Maqedonisë, por ndihmoi në pavarësinë e saj duke pasur fqinje një Maqedoni paqësore dhe aleate e Serbisë. Grekët ishin të ndërgjegjshëm se nuk do të mundnin kurrë të gllabëronin ndonjë pjesë të Maqedonisë, sepse do të përballeshin me shumë fronte lufte si me shqiptarët, bullgarët dhe hanxharin turk që u rin mbi kokat e tyre. Kështu që Greqia preferoi më mirë sanksionet ekonomike kundër Maqedonisë. Por siç doli më vonë më shumë u dëmtua ekonomia greke se ajo maqedonase sepse Maqedonia filloi furnizimin e mallrave që kalonin nëpërmjet Greqisë ti kalonte nëpër pikave kufitare me Shqipërinë. Grekët e kuptuan se më mirë do të mundnin “ta pushtonin” Maqedoninë dhe Ballkanin duke luajtur me letrën e tregtisë se sa atë të presioneve politike dhe ushtarake. Në qytetin e Manastirit një grek ka hapur një rrobaqepësi ku sipas deklaratës së tij për një televizion grek në vitin 2000 tha se kishte mbi 80 gra maqedonase të punësuara ku u kishte krijuar kushte për të mësuar gjuhën greke falas.



    Në përfundim




    Pas krijimit të shtetit të pavarur maqedonas me vetëdije kombëtare dhe me nacionalizëm të veçantë u pa se maqedonasit kishin më shumë armiq se sa miq. Kështu maqedonasit kishin kundërshtarë grekët, bullgarët dhe serbët të cilët përpiqeshin ti asimilonin, ndërsa të vetmit që nuk kanë pretendime për thithjen e kulturës dhe kombit maqedonas janë shqiptarët të cilët e pranojnë ekzistimin e kombit maqedonas, por kërkojnë që edhe maqedonasit të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të zbatohen ligjet për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë si njohjen zyrtare të gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar.

    Ndërsa Greqia e ka kuptuar se nuk ka asnjë përfitim nga mënyra e lojës për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mos njohjen e emrit të Maqedonisë. Por ajo e ka të vështirë të pranojnë se roli i saj politik dhe ushtarak nuk ka më fuqinë e viteve të mëparshëm, prandaj mundohet me presionet politike nëpër organizatat e NATO-s dhe BE-s të tregojë se është një forcë me ndikim në Europë dhe Ballkan. Ka gjasa që shumë shpejtë Greqia do ta njohë Maqedoninë me emrin Maqedonia e Re dhe këtë emër do të përdoret në marrëdhëniet dypalëshe.



    · Autori është historian
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 03-12-2007 më 13:17
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #228
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Poooooooooooo Me Te Madhe.haka Shkon Gjitmon Te I Zoti.zoti Vonon Por Nuk Harron

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Une nuk e mbeshtes nje shqiperi etnike !
    Pa perzen njehere ata sllave qe nuk rrijne urtë ne trojet tona une se mendoje se na duhet shqipria sepse keta neve nuk do na lene kurresesi te qete, pra menyra me mire eshte qe ti largojmi serbet pertej danubit e pastaj le te vijne me pasosha si rust !!!

  10. #230
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    nuk ta kuptoj kete shqipen un ty lacipaci?
    cdo te thuash ti me keto qe ke shkruar se shqipet jashte kufirit na qenkan katundar ndersa ti nje qytetar me shkole dhe kulture' Mos more!! Nga te kemi nga te kemi o tu mbyllte e mendjes se me te mbyllur se kaq ajo mendja jote sbesoj se mund te tkurret me tej!
    E di ti zoteri se gjenetikisht ata qe ti quan "malok dhe katundare" jane shqiptaret me te vjeter te ketij trualli dhe kane me shume se ti te drejta mbi kete toke?
    E DI TI MOR KAQOL SE PO MOS TE ISHIN PIKERISHT ATA QE TI I QUAN "malok dhe katundare" TE CILET U DETYRUAN NGA HALLI TE JETONIN NEPER MALE TE IZOLUAR PER TE RUAJTUR GJUHEN, RRACEN DHE IDENTITETIN E PASTER TI NUK DO EGZISTOJE SOT E KESAJ DITE?
    Hidhi 1 sy zbulimeve gjenetike mbi shqiptaret do zbulosh qe Kosovaret dhe shqiptaret e veriut jane me te vjeterit e ballkanit dhe te europes!




    Citim Postuar më parë nga LlaCiPaCi Lexo Postimin
    Shqipri etnike e? Ca Bo ti me LLAAAAAAAAAAAAA ...! Pak katunar e malok kena ne...na duhen ne kta tjeret. Mos e thont zoti me u bashku me kosovar e maqedons. Pupupupup
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 04-12-2007 më 10:16

Faqja 23 prej 24 FillimFillim ... 1321222324 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •