Close
Faqja 14 prej 24 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 233
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    SHQIPERI ETNIKE DERI NE VDEKJE

    RROFTE SHQIPERIA E MADHE

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977
    Nuk ka egzistuar asnjëherë ideja e zmadhimit të teritoreve Shqiptare.Atje ku flitej e njëta gjuhë, ishte i njëjti komb.Atje ku bukës i thon bukë dhe ujit i thon ujë,atje jan trojet shqiptare.Përveç coptimit e gllabërimit nga të tjerët, asgjë të mirë nuk kan par deri sotë.
    Dua ta shoh Shqipërinë,
    Si barçe me trëndelinë.
    Ashtu siç e do dhe tinë!
    Shqipëria do bëhet siç ka qënë S H - Q - I - P - Ë - R - I.

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    nje zjidhje per kete problem eshte dhe nje referendum mbare kombetar dhe ta vendosin vete shqiptaret meqe politikanet nuk ndjehen .
    jam mese i sigurte qe referendumi do dali pozitiz per kete ceshtje .

  4. #134
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lightbulb Më Mirë Një Fund I Dëshpëruar, Sesa Një Dëshpërim Pa Fund!

    MË MIRË NJË FUND I DËSHPËRUAR, SESA NJË DËSHPËRIM PA FUND!
    Shkruar nga Muhamet KRASNIQI
    Thursday, 13 September 2007
    Të ashtuquajturit politikanë aktual të Kosovës kaherë kanë dhënë prova se nuk do të qajnë hallin e popullit e as të Kosovës, mbase kjo po vërtetohet për çdo ditë e më shumë, duke u dëshmuar të papergjëgjshëm dhe të pandërgjëgjshëm, të korruptuar e të shantazhuar dhe duke u pasuruar në mënyrë enorme në kurriz të popullit.

    Në këtë kontekst duhet rikujtuar dokumentet fatale që ata kanë nënshkruar apo pranuar për Kosovën, siç janë dokumenti i Rambujesë, Korniza Kushtetuese, marrëveshja Hakerup- Çoviq etj. Të gjitha këto kanë kulmuar me pakon e Ahtisaarit e cila ngërthen në vete projekte të dëmshme, siç janë decentralizimi, dhe atë vetëm në vija etnike (që legjitimon ndarjen e Kosovës), eksterritorialitetin (që ia uzurpon trashëgëminë kulturore dhe historinë shqiptarëve) etj. Prandaj nuk duhet befasuar përse jemi katandisur aq shumë kur të kihet parasysh se me këto institucione kukulla udhëheqin liderët e shantazhuar. Por, befasia qëndron te populli i cili naivisht dhe në mënyrë verbale vazhdon t’iu besojë këtyre politikanëve përkundër se këta asgjë nga premtimet gjatë fushatave parazgjedhore nuk i kanë realizuar. Pikërisht këtë naivitet të popullit klasa aktuale politike po e shfrytëzon mjeshtërisht për interesa të saj, duke e mashtruar opinionin se në bisedat shtesë me Serbinë nuk do të diskutohet statusi i Kosovës por vetëm çeshtjet teknike, derisa në anën tjetër pranojnë se kanë bërë shumë kompromise, që jep të kuptohet se koncesionet i kanë bërë në dëm të pavarësisë së Kosovës.
    Shpresat nuk duhet humbur për sa i përket pavarësisë, sepse ajo përveç që na takon si një e drejtë univresale, atë populli ynë edhe e meriton në rend të parë për faktin se ka derdhur gjak gjatë historisë sonë mijëravjeçare. Por, megjithatë duhet pasur parasysh edhe një fakt tjetër se liria dhe pavarësia nuk vijnë vetvetiu, as nuk dhurohen nga askush. Pavarësia, liria dhe sovraniteti fitohen përmës organizimit të fuqishëm, vendosmërisë dhe këmbengulësisë, duke mos përjashtuar edhe luftën çlirimtare nëse Serbia në çfarëdo mënyre pretendon të kthehet në Kosovë. Vendosmërinë dhe këmbëngulësinë për pavarësi duhet manifestuar edhe para faktorit ndërkombëtar, madje edhe para miqëve tanë. Pra, faktorit ndrkombëtar duhet t’i bëhet e ditur se populli shqiptar përkundër faktit që ka manifestuar një durim të madh, megjithatë kjo pritje e gjatë një ditë do ta ketë edhe fundin e saj. Prandaj miqët tanë duhet të marrin parasysh sakrificat e shumta të popullit tonë dhe sidomos argumentin që ka të bëjë me autoktoninë e popullit shqiptar në këto troje në mënyrë që të neutralizojnë pengesat e Rusinë dhe aleatëve të saj kur është në pyetje pavarësia e Kosovës, e që është një kompromis i madh, ngase zgjidhja më e drejtë është ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një Shqiperi etnike. Në të kundërtën, Rusisë dhe aleatëve të saj duhet bërë e ditur se mund të ndodhin trazira të cilat do ta destabilizonin jo vetëm Kosovën por tërë rajonin, madje edhe Evropën.
    Duke pasur parasysh se jo vetëm shtyrja e statusit është e dëmshme për popullin e Kosovës, ngase do të ndikojë në zhvillimin jo të mjaftueshëm ekonomik të saj, por madje edhe kur kësaj i shtohet skepsa se çfarë përmbajtje do të ketë statusi, atëherë dilemat dhe skepticizimi që mbretërojnë në opinionin tonë janë tejet të arsyeshme. Shi për këtë, populli ynë ndoshta, pikërisht për shkak se duke qenë i bindur (mashtruar) se statusi nënkupton pavarësinë e plotë dhe sovrane të Kosovës, edhe nuk ka reaguar apo nuk ka kundërshtuar aq shumë ndaj proceseve të stërzgjatura të negociatave dhe ndaj shtyerjeve të njëpasnjëshme lidhur me definimin e statusit politik të Kosovës. Por tanimë kur pothuajse shumica janë bindur se pakoja e Ahtisarit është tejet e dëmshme për të ardhmen e Kosovës dhe kur të kihet parasysh se i ashtuquajturi grup i unitetit po e mbron pikërisht këtë pako në negociatat shtesë tashmë të filluara, që, sipas të gjitha gjasave dhe provave të deritashme, nuk do të jetë asgje tjetër përveç legjitimim i ndarjes së Kosovës në dy entitete (shqiptare dhe serbe), atëherë reagimi i popullit do të jetë tejet i fuqishëm dhe në përmasa mbarëkombëtare mbase edhe me implikime rajonale. Kështu që edhe në rastin tonë do të vlente thënia e filozofit Jim Morrison, se më i mirë është një fund i dëshpruar sesa një dëshprim pa fund.
    Pra në rastin tonë më mirë do të ishte një fund i dëshpruar (për ata që kanë pasur iluzione se negociatat na shpiejnë në pavarësi, që do të nënkuptonte ndërprerjen e negociatave) sesa një dëshprim i pafund (vazhdimi i negociatave dhe i iluzioneve), që rrjedhimisht do të çonte deri te revolta e fuqishme e qytetarëve me qëllim të realizimit të vullnetit të popullit dhe amanetin e mijëra dëshmorëve të rënë në fushën e nderit për çlirim dhe ribashkim kombëtar. Në mënyrë që reagimi i popullit të ketë edhe përkrahjen ndërkombëtare, populli do të duhej të rreshtohej krahë-përkrahë liderit shpirtëror kombëtar Adem Demaçi, këtij tribuni dhe legjendë e gjallë e kombit, i cili ka një kapital të pakontestueshëm kombëtar, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, siç është çmimi Saharov i Parlamentit Evropian etj. Po ashtu edhe atdhetari dhe vizionari tashmë i dëshmuar Albin Kurti, si dhe shumë veprimtarë të çështjes kombëtare, por që aktualisht nuk janë të kyçur në të ashtuquajturat institucione të Kosovës, meritojnë përkrahje të fuqishme në rrugëtimin e përbashkët drejt sendërtimit të amanetit të dëshmorëve të kombit.
    Po qe se nuk do të përkrahej ky koncept demokratik dhe paqësor, në mënyrë që zgjidhja e drejtë të bëhet nëpërmjet referendumit si e drejtë e natyrshme e popujve, atëherë eventualisht do të mund të paraqiteshin në skenë forca çlirimtare të armatosura për të penguar destruktivitetin dhe tradhëtine eventuale që do të mund t’i bëhej popullit shqiptar përmes zvarritjes së pafund të negociatave dhe pakove të disfavorshme. Me një fjalë ka mundësi që do të pasonte edhe kryengritja gjithëpopullore për bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare, që do të ishte opsioni i fundit, pasi të jenë shterur të gjitha format demokratike për arritje të synimit mbarëkombëtar.



    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #135
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga King_Arthur Lexo Postimin
    SHQIPERI ETNIKE DERI NE VDEKJE

    RROFTE SHQIPERIA E MADHE
    pershendetje King_Arthur
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #136
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Sdua te komentoj me shume se cfare eshte komentuar. Shqiperi Etnike tingellon bukur po per mua me bukur tingellon Nje Shqiperi e Rikthyer ne Kufijte e Saj. Vetem kjo pamja e meposhtme do e qetesoje Ballkanin njehere e mire
    shum me vend
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Jo Shqiperi Etnike por Shqiperi NATYRALE
    Barca

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-12-2006
    Postime
    1

    samir dote ishte te plotsohet endrat

    Shqipri etnike.Kur permendet kjo fjal ne te gjitha zemrat e shqiptarve fillon nje rrahje e shpejt pasiqe dihet se nje ender e kahmotshme eshte per shqiptaret.Mirpo shpresojm se kjo ender do te realizohet ndonjeher.
    Rroft populli shqiptar dhe shpresojm se do tja arij qeellimit ta bej shqiprin e madhe siq ka qen dikur

  9. #139
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga Ramije Lexo Postimin
    Shqipri etnike.Kur permendet kjo fjal ne te gjitha zemrat e shqiptarve fillon nje rrahje e shpejt pasiqe dihet se nje ender e kahmotshme eshte per shqiptaret.Mirpo shpresojm se kjo ender do te realizohet ndonjeher.
    Rroft populli shqiptar dhe shpresojm se do tja arij qeellimit ta bej shqiprin e madhe siq ka qen dikur
    http://www.al-today.com/


    rofte populli shqiptar ne shqiperine e bashkuar
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #140
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga jimmyswe Lexo Postimin
    Jo Shqiperi Etnike por Shqiperi NATYRALE

    http://www.al-today.com/ pershendetje SHQIPERI NATYRALE
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 14 prej 24 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •